29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

6 POLITIKË

TEJKALONI DALLIMET

Express

Prishtinë, 29 tetor —

Sekretarja amerikane e Shtetit,

Hillary Clinton, është nisur për në

Ballkan, ku do t’i kërkojë Serbisë

dhe Kosovës që t’i tejkalojnë dallimet

e hidhura dhe të integrohen

plotësisht në BE dhe në NATO,

shkruan AFP.

Clinton, që së pari do të ndalet

për bisedime të hënën në Algjeri,

mbi krizën politike në Mali, do të

bashkohet me shefen e diplomacisë

europiane, Catherine Ashton

si pjesë e vizitës së saj në Ballkan,

ku të dyja pritet të shtyjnë përpara

një integrim më të madh.

Shefja e diplomacisë amerikane

do të vizitojë së pari Bosnjën,

shteti ballkanik që duhet të aplikojë

për anëtarësim në BE, por

që zyrtarisht kandidaturën do ta

dorëzojë në fund të këtij viti.

Shteti mbetet thellë i ndarë në

vija etnike, derisa liderët serbë të

Bosnjës kërcënojnë me ndarje.

“Ne nuk jemi treguar të ndrojtur

për ta thënë dhe qartësuar

se jemi të zhgënjyer se liderët e

Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i

kanë vendosur interesat e shtetit

të tyre së pari, dhe në vend të

kësaj kanë promovuar partitë

dhe grupet etnike dhe agjendat

e tyre personale”, ka thënë një

zëdhënës i Departamentit amerikan

të Shtetit, që ka dashur të

mbetet anonim.

“Mendoj se mesazhi nga sekretarja

Clinton dhe Përfaqësuesja

e lartë Ashton do të jetë… se

dëshirojmë ta shohim atë të

bëhet anëtare e BE/NATO’s, por

neve na duhen reformat e domosdoshme”,

është shprehur

zëdhënësi.

Clinton për herë të fundit ka

vizituar Bosnjën, sikurse edhe

Serbinë e Kosovën, në vitin 2010.

Pa Ashtonin, ajo do ta përfundojë

vizitën e saj në Shqipëri

dhe Kroaci, të cilat iu bashkuan

NATO’s në vitin 2009.

Nga gjashtë ish-vendet jugosllave,

vetëm Sllovenia iu ka bashkuar

BE’së në vitin 2004, ndërsa

Kroacia pritet të bëhet anëtare në

muajin korrik.

Zagrebi është një shembull për

pjesën tjetër të rajonit”, ka thënë

zyrtari i DASH’it.

“Kjo është një gjë e rëndësishme

dhe ne theksojmë se kjo

është diçka, të cilën e ka mbështetur

gjatë SHBA-ja, por edhe mesazh

për rajonin”, ka thënë zyrtari.

Hoxhaj priti ambasadorin e gjerman, Blomeyer

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver

Hoxhaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin

e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në

Kosovë, Peter Blomeyer, i cili ka dorëzuar kopjet

e letrave kredenciale në MPJ të Kosovës. Ministri

Hoxhaj ka njoftuar Ambasadorin Blomeyer për

proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm

Mirëpresin Sekretaren

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar

në mbledhjen e kabinetit se Kosova mirëpret vizitën

e Sekretares, Hillary Clinton dhe Baroneshës Ashton,

duke shtuar se kjo jep një mesazh të qartë për të

ardhmen e Kosovës evropiane. Shefi i ekzekutivit të

vendit ka thënë se Kosova është jashtëzakonisht e

përgatitur dhe mirëpret vizitën e sekretares së Shteteve

të Bashkuara të Amerikës, Clinton dhe Baroneshës

Ashton. Për më tepër ai ka shtuar se vizita e

këtyre dy zyrtareve të larta jep mesazhe të qarta për

të ardhmen e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe

“Po, është vështirë, reformat

janë të vështira, rruga për

anëtarësim është e gjatë dhe nëse

bëni gjënë e duhur dhe zbatoni

atë për të cilën jeni pajtuar, ju

aktualisht keni kaluar vijën përfundimtare”.

Ky mesazh, shkruan AFP, u drejtohet

kryesisht armiqve të hidhur,

Serbisë dhe Kosovës.

Bisedimet ndërmjet Prishtinës

dhe Beogradit, të lansuara në

mars të 2011, nën ndërmjetësimin

e BE-së, janë pezulluar pas

zgjedhjeve të majit në Serbi, në

të cilat dolën fi tuese forcat nacionaliste.

të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën

euro-integruese të Kosovës. Hoxhaj ka shprehur

mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës

së Kosovës për përkrahjen e madhe që

Gjermania ka dhënë dhe po vazhdon të japë për

Kosovën në të gjitha aspektet. Ministri Hoxhaj

po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së

Më herët në këtë muaj, Ashton

organizoi një takim të lartë të

kryeministrave të të dy vendeve.

BE dhe Uashingtoni kërkojnë

nga të dy vendet të rinisin zyrtarisht

bisedimet, derisa Serbia

shpreson të fi tojë datën për nisjen

e negociatave për anëtarësim me

BE’në.

Serbia nuk e njeh shtetin e pavarur

të Kosovës, derisa kryeministrat

e të dy vendeve, Hashim

Thaçi dhe Ivica Daçiq, janë deklaruar

për normalizim raportesh

mes shteteve.

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq,

ka thënë javën e kaluar

NATO-s. “Vlerësoj se kjo vizitë është mbështetje unike

dhe shumë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës dhe baroneshës Ashton në procesin e

konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës, por

edhe perspektivës euro-atlantike për t’u anëtarësuar

Kosova sa më shpejt në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Në të njëjtën kohë është edhe një mesazh edhe

për të ardhmen e Kosovës, është mesazh për të ardhmen

evropiane të rajonit, pra është një vizitë historike,

është një vizitë e përbashkët dhe unike e mbështetjes

së Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit është mesazh

për të sotmen dhe të nesërmen e gjithë rajonit”,

ka thënë Thaçi.

se Beogradi është “i gatshëm të

bëjë një mori kompromisesh për

të zgjidhur çështjen e Kosovës,

por që pret të njëjtën edhe nga

shqiptarët”.

Kosova ka shpallur pavarësinë

pas një dekade të konfl iktit brutal

ndërmjet shqiptarëve të Kosovës

dhe forcave të Serbisë, i cili përfundoi

me ndërhyrjen e NATO’s

në vitin 1999.

Bashkëshorti i Hillary Clintonit,

Billi, ka qenë president amerikan

në atë kohë dhe çifti trajtohen si

heronj në Kosovë. Një statujë e

Bill Clintonit është ngritur në një

nga rrugët kryesore të Prishtinës.

E martë, 30 tetor 2012

Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve

bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë

në Kosovë, Peter Blomeyer, ka vlerësuar progresin

që po arrihet në Kosovë duke rikonfi rmuar

përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për

shtetin e Kosovës.

Hillary Clinton, sipas Zëdhënësit të saj, do të kërkojë nga Prishtina

dhe Beogradi që t’i tejkalojnë dallimet e mëdha që kanë.

S’do të jetë

takim i vështirë

Kryeministri i Serbisë, Ivica

Daçiq, ka thënë se vizita në Beograd

e Sekretares amerikane të

Shtetit, Hillary Clinton, dhe e

shefes për politikë të jashtme të

Bashkimit Evropian, Catherine

Ashton, shënon një hap para të

Serbisë drejt integrimit evropian.

Ai u ka thënë gazetarëve se nuk

pret takim të vështirë “me kushte

dhe ultimatume të reja”.

“Përkundrazi. Mendoj se bisedimet

që tani kemi me partnerë të

Perëndimit janë ndryshe. Ato

kanë për qëllim që së bashku të

gjejmë modele për zgjidhjen

paqësore të problemeve”, ka

thënë Daçiq, siç transmeton

Evropa e Lire. Clinton dhe Ashton

do të qëndrojnë në Beograd

të martën më 30 tetor. Diplomatët

perëndimorë i kanë bërë

vazhdimisht thirrje Serbisë që të

normalizojë marrëdhëniet me

Kosovën si kusht për të avancuar

drejt BE-së.Clinton dhe Ashton

do të qëndrojnë në Prishtinë të

mërkurën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!