29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Agim Neza

E martë, 30 tetor 2012

Vizita e mëparshme e presidentit Bush dhe kjo e sekretares

së Shtetit, znj.Klinton, kanë qenë dhe janë në mbështetje

të prosperitetit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe të të gjitha

vendeve të rajonit.

Mirë se vjen në Shqipëri znj. Klinton!

Vizita zyrtare e sekretares së Shtetit, Hillary Klinton,

bashkëshortes së ish-presidentit Klinton, të cilët

janë miq të veçantë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar,

përbën lajmin më të rëndësishëm në kuadër të

marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, në

prag të kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së

Shqipërisë.

Vizita e sekretares së Shtetit, znj. Klinton në

Shqipëri, është vazhdim i politikës së SHBA, si shteti

më i fuqishëm i botës, i cili ka qenë një aleat dhe

mbështetje për Shqipërinë e shqiptarët, që nga krijimi

i shtetit shqiptar e gjer në ditët e sotme. SHBA kanë

kontribuar në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë (presidenti

Wilson, 1919), në konsolidimin e demokracisë,

në anëtarësimin në NATO dhe në mbështetjen që u

ka dhënë shqiptarëve të Kosovës për pavarësinë e saj.

Askush më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës

nuk ka kontribuar për të ndihmuar demokracinë

të triumfojë si sistem universal. SHBA ka qenë

dhe mbetet një mbështetëse e fl aktë për të triumfuar

ndaj përvojave të hidhura të të gjitha atyre vendeve

që përjetuan fashizmin, nazizmin, diktaturën komuniste,

regjimet ushtarake dhe qeveritë diktatoriale. E

tillë ishte edhe Shqipëria, e cila përjetoi demokracinë

vetëm pas viteve ‘90.

Vizita e sekretares së Shtetit, Klinton, është treguesi

më i mirë se marrëdhëniet midis SHBA me Shqipërinë

janë të shkëlqyera. Nga ana tjetër, niveli i bashkëpunimit

dhe miqësisë që përjeton populli shqiptar për

Amerikën dhe popullin amerikan vështirë se haset

diku tjetër. Gjatë këtyre 20 viteve të demokracisë të

gjitha qeveritë shqiptare kanë pasur dhe kanë një

admirim të madh për Shtetet e Bashkuara, duke u

angazhuar për të intensifi kuar bashkëpunimin në të

gjitha fushat. E për këtë nuk duhet të ketë xhelozi se

kush ishte në drejtim të qeverisjes kur u anëtarësuam

në NATO, kur Kosova u shpall e pavarur, kur presidenti

Bush vizitoi Shqipërinë…etj!

Gjatë këtyre 20 viteve, SHBA ka qenë aleati ynë

strategjik. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA kanë

pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën politike,

ekonomike, sigurisë e të mbrojtjes, si dhe luftës

kundër terrorizmit. Ky bashkëpunim ka qenë një

mbështetje e vazhdueshme për reformat dhe stabilitetin

e vendit tonë. Në këtë kuadër, një rol të veçantë,

krahas personaliteteve të tjera të larta amerikane, ka

luajtur edhe çifti Klinton. Presidenti Klinton dhe sekretarja

e Shtetit, znj.Klinton, meritojnë vlerësimet më të

veçanta nga të gjithë shqiptarët, qofshin në Shqipëri,

Kosovë, Amerikë dhe kudo që ata ndodhen. Në prag

të kësaj vizite të sekretares së Shtetit, znj.Klinton në

Shqipëri e Kosovë, natyrshëm të gjithë kujtojmë mesazhet

e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, Bill Klinton, në Kosovë se: “Ne bëmë luftën,

ju (shqiptarë të Kosovës) duhet të bëni paqen.” Dhe

sot shqiptarët kanë bërë realitet mesazhin e presidentit

Klinton për stabilitet e paqe. Të dy (presidenti

Klinton dhe sekretarja Klinton) janë kontribuues të

paqes, demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut

në botë.

Vizitat e sekretares së Shtetit, znj.Klinton, do të gjenerojë

stabilitet dhe siguri më të madhe për Ballkanin.

Vizita e sekretares së Shtetit, Hillary Klinton, në rajonin

e Ballkanit, është në kuadër të partneritetit midis

Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës për të

përballuar sfi dat e sotme globale. Shtetet e Bashkuara

dhe Europa po veprojnë së bashku për të zgjeruar

shanset, për të çuar përpara demokracinë, për të forcuar

më shumë institucionet e pavarura, dhe për të

mbrojtur dinjitetin njerëzor.

Europa dhe në veçanti vendet e Ballkanit sot janë

më të sigurta se kurrë më parë si rezultat i partneritetit

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më Bashkimin

Europian. Natyrisht të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se

në rajon kanë mbetur shumë çështje të rëndësishme

të pambaruara, të cilat kërkojnë intensifi kim të bashkëpunimit

midis SHBA-ve dhe BE. Kjo evidentohet

edhe në faktin se znj. Klinton gjatë vizitave në Beograd

dhe Prishtinë do të jetë e shoqëruar nga përfaqësuesja

e lartë e Bashkimit Europian, znj. Ashton, ku synohet

për të avancuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë,

si dhe për të inkurajuar hapat konkretë që do t’i lejojnë

këto vende të përparojnë në rrugëtimet e tyre

përkatëse për anëtarësim në BE.

Vizita e sekretares së Shtetit, znj.Klinton, është

rikonfirmim se SHBA ka kontribuar në harmonizimin

e politikave rajonale, të cilat kanë gjeneruar

stabilitet dhe siguri më të madhe për Shqipërinë

dhe pjesën tjetër të Europës Juglindore. Strategjia e

SHBA-ve është një strategji partneritetesh që afi rmon

rolin jetësor që kanë NATO dhe aleanca të tjera që

ka SHBA, duke përfshirë edhe OKB-në. Kjo strategji

është e rrënjosur në promovimin e lirisë dhe dinjitetit

në të gjithë botën, që ka të bëjë me shtetin ligjor, lirinë

e fjalës, lirinë e fesë, tolerancën fetare dhe etnike, të

drejtat dhe respektin për gratë, respektin për pronën

private etj.

Vizita e sekretares së Shtetit Hillary Klinton në rajon,

sipas mendimit tim, është në vazhdimësi të mesazhit

të Departamentit të Shtetit, e përcjellë nga znj.Klinton

në fjalimin e saj në Paris, në janar të vitit 2010, ku theksonte

se: “Për ta mbajtur Europën të sigurt, duhet të

mbajmë të hapura kanalet e komunikimit, duke qenë

të drejtpërdrejtë mbi politikat dhe përqasjet tona…

Synimi ynë duhet të jetë një kuadër modern sigurie

që forcon parimet e integritetit territorial, mospërdorimin

e parë të forcës, transparencën dhe të drejtën e

vendeve pritëse për të miratuar stacionimin e trupave

në territorin e tyre.”

Natyrisht, në kuadër të këtyre vizitave të sekretares

së Shtetit, znj.Klinton, një rol të rëndësishëm ka edhe

vizita në vendin tonë si një vend anëtar i NATO-s, i

cila ka dhënë një kontribut të veçantë për paqen dhe

stabilitetin në rajon.

Sekretarja e Shtetit, znj.Klinton, duke qenë një njohëse

shumë e mirë e Shqipërisë, e di se kombi shqiptar

në rrugëtimin për pavarësi u kalit nga luftërat, duke

kundërshtuar çdo armik dhe duke mbështetur çdo

mik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë

dhe për këtë znj.Klinton, krahas mesazheve politike,

do t’u urojë të gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Pavarësisë

të Shqipërisë.

Gjithashtu, risi e vizitës së sekretares së Shtetit, znj.

Klinton në Shqipëri, ndryshe nga personalitetet e tjera

të rëndësishme të SHBA që kanë vizituar Shqipërinë,

ka të bëjë me fjalën e rëndësishme të saj në Parlamentin

shqiptar. Mesazhi i saj në prag të 100-vjetorit

të pavarësisë të Shqipërisë, do të jetë mesazh për të

gjithë klasën politike shqiptare, do të jetë mesazh për

një prosperitet dhe begati më të mirë të Shqipërisë

dhe shqiptarëve.

Dhe për këtë çdo shqiptar shpreh urimin “Mirë se

vjen në Shqipëri znj.Klinton!”.

Sot më mirë se kurrë të gjithë duhet ta dimë se të

bashkuar mund të bëjmë gjithçka, ndërsa të ndarë

mund të bëjmë shumë pak, pasi do të jetë më e

vështirë të përballemi me sfi dat e fuqishme që kemi

përpara.

Natyrisht, shqiptarët do të mirëpresin në Shqipëri

sekretaren e Shtetit me flamurin shqiptar dhe atë

amerikan, për të shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve

të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e çmuar që i

kanë dhënë dhe po i japin në mënyrë të vazhdueshme

Shqipërisë dhe kombit shqiptar për forcimin e

demokracisë. Dhe gjatë kësaj mikpritjeje, do Zoti nuk

do të kemi lajme dezinformuese, siç ishte lajmi për

“vjedhjen e orës” gjatë vizitës së presidentit Bush në

Shqipëri. Shpresoj dhe besoj se “sajuesit e atij lajmi”

e kanë kuptuar se vizita e mëparshme e presidentit

Bush dhe kjo e sekretares së Shtetit, znj.Klinton, kanë

qenë dhe janë në mbështetje të prosperitetit të mëtejshëm

të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të rajonit.

VIP shpija,

në shtëpi!

VIP Shpija tani në platformën IPKO,

24 orë LIVE!

Ndiqni spektaklin VIP Shpija, përmes

kanalit Vip Shpija, për vetëm 4€

për tërë edicionin.

Klientët të abonuar në pakon 1 vjeçare

(Familjare, Premium, Premium HD),

tojnë qasje falas.

Abonimi bëhet vetëm në dyqanet e IPKO-së.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!