29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E martë, 30 tetor 2012

Xhaka e këndell Gladbachun

Pas kritikave të shumta, më në

fund arrijnë lëvdatat. Granit

Xhaka e ka këndellur Borussia

Monchengladbachun të dielën,

duke e ndihmuar që ta mposhtë

Hannoverin me rezultat 3:2. Ekipi

i futbollistit kosovar po humbiste

2:0, ndërsa në 20 minutat e fundit

bëri rikthim sensacional, duke

LKANIKE

Kosova në vend të

Teodes, në grup

me Beogradin

Pjesëmarrja e një ekipit

kosovar në Ligën Ballkanike

lidhet kryekëput me tërheqjen

e ekipit malazez KK Teodo.

Në fakt, kjo skuadër nuk i ka

zhvilluar dy xhirot e para të

Ligës Ballkanike dhe për këtë

drejtuesit e Ligës Ballkanike

vendosën ta zëvendësojnë

me një ekip kosovar.

Në Grupin B, ku bënte pjesë

ekipi nga Tivari, bën pjesë

edhe një ekip nga Serbia,

OKK Beograd, një sfidë e

veçantë kjo, pastaj skuadra

greke BC Kavala, ajo bullgare

BC Rilski Sportist dhe ekipi

maqedonas KK Kozuv.

Kurse në Grupin A marrin

pjesë pesë skuadra tjera: BC

Galil Gilboa nga Izraeli, BC

Levski nga Bullgaria, KK Kumanovo

2009 nga Maqedonia,

KK Djuro Djakovic nga Kroacia

dhe KK Mornar nga Mali i Zi.

shënuar tri gola. Përfaqësuesi

zviceran u inkuadrua në lojë 15

minutat e fundit dhe e dha kontributin

e tij. “Unë kam eksperiencë

ndërkombëtare, pasi që kam

luajtur në Ligën e Kampionëve

dhe me përfaqësuesen”, theksoi

Xhaka i cili i kushtoi ekipit gjerman

10 milionë euro.

Moral Pozhegu

moral.pozhegu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 tetor — Pas Trepçës ’89 dhe

Prishtinës, ‘valles’ për titull të kampionit në

Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll i

është shtuar edhe Trepça. Skuadra mitrovicase

i shfrytëzoi për mrekulli lëshimet që bënë ekipet

kryesuese, duke iu afruar kreut të tabelës

në vetëm katër pikë.

Pas fi tores ndaj Prishtinës të dielën, ‘Xehetarët’

kanë grumbulluar 20 pikë, prej tyre 6

fi tore, 2 barazime e 4 humbje, duke u renditur

në pozitën e tretë. Ndërkaq, Trepça ’89,

kryesuese, ka 24 pikë, kurse kampioni aktual

S’është dashur të shkarkohej Vogel

Xherdan Shaqiri i ka kritikuar drejtuesit

e Baselit, të cilët vendosën ta

shkarkonin trajnerin Heiko Vogel për

t’ia besuar postin e shefi t të shtabit

teknik trajnerit Murat Yakin. Skuadrës

zvicerane nuk po i shkojnë fort punët

mirë, që prej largimit të dyshes Shaqiri-Xhaka,

por 21 vjeçari nuk mendon

se fajin për këto rezultate negative e

West Bromi, pas Sadikut

Armando Sadiku është bërë objektiv

i shumë skuadrave evropiane.

Sulmuesi shqiptar, i cili po shkëlqen

me Luganon në Zvicër, pëlqehet

nga ekipi anglez West Bromwich

Albion, njofton ueb faqja tribalfootball.com.

Sadiku, i cili iu bashkua Luganon

nga Lucarno gjatë kësaj vere, ka

realizuar 9 gola nga 11 ndeshje këtë

sezon. Përpos ekipit nga Premierliga,

në ditët e fundit flitej se për

përfaqësuesin shqiptar ka shfaqur

interesim edhe kampioni aktual i

Gjermanisë, Borussia Dortmund.

Kurse, kohë më parë, për 21 vjeçarin

kishin lëvizur edhe ekipet italiane

si Fiorentina, Catania, Siena

e Chievo, plus ai gjerman Munich

1860. Sadiku planifi kon të qëndrojë

në Zvicër së paku deri në fund

të këtij sezoni, ndërsa destinacion

më i mundshëm i tij është Italia, me

disa skuadra nga Serie A që e presin

duarhapur. Këtë vit Sadiku është

bërë pjesë e rregullt e Kombëtares

shqiptare, ku ka arritur të shënojë

edhe gol.

kishte trajneri. “Sipas meje, nuk ishte

e nevojshme të shkarkohej trajneri.

Kisha kontakte të kohëpaskohshme

me të, por jo më pas shkarkimit. Jam i

bindur se Heiko do t’i rikthente gjërat

në vendin e vet”, deklaroi përfaqësuesi

zviceran, i cili me trajnerin Vogel fi toi

titullin e kampionit dhe Kupën e

Zvicrës.

Trepça për titull

Trepça i është bashkuar Trepçës ’89 dhe Prishtinës në luftë për titull të kampionit në

Superligë. Dështimi i ekipeve kryesuese dhe fi toret e xhirove të fundit e futën në ‘valle’

edhe ekipin ‘Xehetar’. Trajneri Fidaim Haxhiu e pranon se Trepça do ta synojë titullin, por

insiston se ky nuk është imperativ kryesor i mitrovicasve. Me disa përforcime në janar, ai

beson se gjelbërezinjtë do të korrin suksese në pranverë.

Prishtina është i dyti me 23.

“Mbasi i jemi afruar kreut, normalisht se

jemi futur në garën për titull, të cilin megjithatë

nuk e kemi imperativ kryesor. Por, fi toret

tona nuk do të mjaftonin nëse nuk do të

ekzistonin dështimet e ekipeve tjera, që na

mundësuan që në këtë valle të futemi edhe

ne”, deklaroi trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

Sigurisht, objektiv primar i Haxhiut, që e

zëvendësoi trajnerin Shefqet Kurti, është që

të grumbullojë sa më shumë pikë e nëse i

jepet mundësia, ta kërkojë edhe vetë titullin.

“Fillimisht synojmë t’u ikim pozitave të poshtme

të tabelës që ta sigurojmë ekzistencën,

në mënyrë që ta kemi më lehtë në pranverë.

Kemi orar të përshtatshëm dhe nëse na ofro-

SPORT

29

het mundësia, do të mundohemi ta shfrytëzojmë”,

vazhdoi ai.

Për të arritur deri tek titulli, Haxhiu e pranon

se nevojiten përforcime, edhe pse thotë

se momentalisht ka ekip solid. “Kemi fond të

lojtarëve kualitativë, por duhet ta rrisim konkurrencën

dhe t’i mbulojmë disa mangësi me

3-4 përforcime me lojtarë që premtojnë. Kemi

ekip stabil, serioz dhe lojtarë me përvojë. Do

të mendojmë të nxjerrim rezultat pozitiv lojë

pas loje”, përfundoi Haxhiu.

Hysi vazhdon të mahnitë

Ndërkohë, ekipi i cili po mahnit këtë sezon

në Superligë është Hysi. Skuadra nga Merdara,

e cila në fi llim të sezonit shihej si e rrezikuar

për të rënë nga liga, pas largimit të shumicës

prej futbollistëve, ka bërë sensacion nën drejtimin

e strategut Hysni Maxhuni. Skuadra

llapjane e mundi të dielën Dritën dhe u ngrit

në kuotën e 19 pikëve, vetëm 5 më pak se

kryesuesi Trepça ’89, duke shënuar 5 fi tore, 4

barazime e 3 humbje.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!