29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Kjo vizitë është

mbështetje

unike.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 11 °C

Min: 2 °C

Nesër

HASHIM THAÇI,

Kryeministër i Kosovës,

e ka vlerësuar kështu në

mbledhjen e kabinetit vizitën

e Sekretares, Hillary Clinton

dhe Baroneshës Ashton në

Kosovë.

PDK-ja nuk ka

përgatitje

akademike për të hyrë

në ASHAK.

ISMET BEQIRI,

Shef i Grupit Parlamentar

të LDK, i ka bërë këto

komente pas kërkesës së

deputetit të PDK-së, Ramë

Vataj, për mbajtjen e një

debati parlamentar lidhur

me ASHAK-në, e kanë

vlerësuar si absurde.

Orientim strategjik i

Kosovës është integrimi

në BE dhe në NATO.

JAKUP KRASNIQI,

Kryetar i Kuvendit të

Kosovës, i ka bërë këto

komente në kuadër

të vizitës zyrtare në

Mbretërinë e Bashkuar, ku

është pritur nga kryetarja

e Lordëve të Parlamentit

Britanik, Baronesha

D’Souza, si dhe nga

personalitete e deputetë

të tjerë.

Max: 16 °C

Min: 8 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Nëse vendet

dhe disa rrjete

gjejnë një

mënyrë për të

rënë dakord

mbi normat që

dekurajojnë

luftën

kibernetike

ndaj

infrastrukturës

civile, atëherë

do të jetë e

mundur që

bota e re

virtuale të

bëhet me pak

konfl iktuale.

E martë, 30 tetor 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Siguria kibernetike

John Arquilla

Foreign Policy

Koreja e Veriut është fuqia udhëheqëse e kibernetikës

në botë sot. Ky konsiderohet si opinioni i Richard

Clarke, “ish mbreti” i kibernetikës dhe këshilltar i

katër presidentëve. Por si arriti ai në këtë përfundim?

Shumë thjesht, duke vlerësuar vendet sipas

aspektit të aftësive të tyre sulmuese dhe mbrojtëse,

të ndërthurura me vartësinë e tyre në Net dhe Web.

Koreja e Veriut posedon aftësi sulmuese modeste,

por mbrojtja e saj kibernetike është fenomenale dhe

kërkohet shumë pak që ky vend i trishtuar të bëjë

lidhjen me kibernetikën, në mënyrë që të vazhdojë

të funksionojë. Por si e konceptojnë Shtetet e Bashkuara

analizën e Clarke? Pavarësisht viruseve kompjuterike

që posedon , Amerika zë vetëm vendin e

katërt në klasifi kim, me Rusinë në vendin e tretë dhe

Kinën në të dytin. Shtetet e Bashkuara bien shumë

poshtë në klasifi kim për shkak të mbrojtjes së tyre

të “varfër”, shoqëruar nga vartësia e lartë kibernetike.

Në Forumin e Sigurisë “Aspen” këtë verë, kreu i

Komandës kibernetike, Gjenerali Keith Alexander,

vlerësoi Amerikën me notën “3” persa i përket sigurisë

kibernetike, në një shkallë nga 1 deri në 10. Ai

vuri në dukje se ndërprerja kibernetike është aq e

shfrenuar saqë vjedhja e pronës intelektuale përbën

“transferimin më të madh të pasurisë në histori”.

Gjërat nuk duken dhe aq mirë dhe nuk janë duke u

përmirësuar. Disfata e Aktit të Senatit të Sigurisë të

vitit 2012 është vetëm një përsëritje e në një afat gati

20-vjeçar dështimesh, për të zotëruar dhe mbajtur

nën kontroll sfi dën e mbrojtjes së hapësirës virtuale.

Po të kthehemi pas, gjatë mandatit të parë të

Presidentit Bill Klinton, ky koncept kishte të bënte

vetëm me përmirësimin e sigurisë së komunikimeve

private. Amerikanët duhet të shijonin aftësinë rutinë

për të dërguar mesazhe të koduara me njëri-tjetrin,

pa u spikatur nga hakerat; në këtë mënyrë hapësira

kibernetike do të ishte më e sigurtë. Por qeveria nuk

po aprovonte pezullimin e monitorimit të mesazheve,

kryesisht për qëllime në lidhje me zbatimin e ligjit.

Kjo Iniciative dështoi për shkak të ndërhyrjeve të

shumta. Pas gjithë këtyre viteve, Akti mbi sigurinë

kibernetike bëri thirrje për një monitorim të ngjashëm

(edhe pse më pak gjithëpërfshirës), së bashku

me kërkesën që fi rmat komerciale duhet të ndanin

vullnetarisht më shumë informacion; por dështoi

për shkak të shqetësimeve që krijoi. Këto ngjarje

janë vetëm fundi i një shtegtimi të gjatë hartimi të

këtyre politikave përcarëse. Në vitet në vijim, pas

gjithë këtyre disfatave, u ngritën komision pasi komision

për të studiuar mundësinë e përmirësimit

të sigurisë kibernetike, pa shkelur padrejtësisht privatësinë

e askujt. Megjithëse qeveria mori në konsideratë

rrezikun ndaj hakerave, ajo e kundërshtoi

idenë e përmirësimit të sigurinë individuale duke

inkurajuar përdorimin e një kriptografi e të vështirë,

për shkak se inteligjenca dhe komunitetet pro zbatimit

të ligjit rezistuan fuqimisht çdo nismë që mund

të reduktojë aftësinë e tyre kontrolluese. Papajtueshmëria

e qeverisë u kundërshtua vetëm në fund

nga veprimet e “rebelëve të kodit”, për të përdorur

termin “tek” (teknologji), të gazetarit Steven Levy, i

cili theu këto rregullat, ndoshta edhe ligjin, duke

vene në dispozicion të njerëzve kriptografi në (kodin

e duhur). Falë tyre, amerikanët e thjeshtë kanë

tashmë akses me të njëjtat rejta, të cilat janë në dispozicion

të udhëheqësve të tyre; ne këto kode kanë

akses edhe kriminelë, terroristëve dhe shumë të tjerë,

të cilët janë veçanërisht të interesuar për të ruajtur

fshehtësinë e komunikimeve të tyre. Për fat të keq

liderët e industrisë nuk e kanë theksuar mjaftueshëm

vlerën e një kriptografi e të fortë. Ekzistojnë shumë

arsye për këtë neglizhencë: inkurajimi i përdorimit

te një kriptografi e të fortë mund të dobësonte

shitjet w produkteve të mbrojtjes dhe të antiviruseve,

të cilat përbejnë kryesisht biznesin e sigurisë

kibernetike. Fatkeqësisht, sot siguria kibernetike

është më e dobët se kurrë, për shkak se tregu nuk

e ka kërkuar atë. Konsumatorët janë shumë më të

interesuar në karakteristika të tilla si: shpejtësia,

shumëllojshmëria, pesha, madje edhe ngjyra. Ky

është një rast klasik i dështimit të tregut. Kështu që,

bota komplekse virtuale që është vazhdimisht në

rritje, në të cilën individët, ndërmarrjet komerciale

dhe ushtarakët, janë gjithnjë e më të varur është

rrënuar nga pasiguria e shfrenuar. Këtë thonë edhe

zyrtarë të lartë të qeveritarë. Kështu thonë edhe

ata që i njohin rezultatet e “lojës së gjerë ushtarake”

të CIA-s (ende të klasifi kuara), pra luftës mbi

sigurinë kibernetike. Ky horizonti i heshtur është

administruar disa vite më parë. Të njëjtën gjë thonë

të gjithë ata, të cilët janë të përfshirë në mbrojtjen

ndaj së keqes; ndërhyrjet në jetën reale dhe në sistemet

e informacionit të mbrojtjes të njohura për

publikun nën emrat si :Labirint nën Rrezen e Dritës

dhe ShiuTitan ; janë ish hakerat të sofi stikuara ruse,

por këta të fundit duket që burojnë edhe nga Kina.

Nëse nuk ka një ndryshim të thellë në perspektivë,

tregu do të vazhdojë të dështojë, me prodhuesit

duke u fokusuar në produkte të shpejta, të cilat

janë më tërheqëse ndaj teknologjisë. Nëse nuk ka

premisa për risi, frika e “Big Brother-it” do të parandalojë

veprime legjislative edhe pse një pjesë e

të dhënave, në lidhje me individët dhe zakonet e

konsumit të kryera nga rrjete sociale, dihen tashmë

nga qeveria. Është në të vërtetë shumë e çuditshme

sesi njerëzit i lejojnë me aq lehtësi organizatave si

Facebook, një akses të madh në jetët e tyre private,

por i refuzojnë privatësinë e tyre liderëve në Uashington.

Kur presidentët dhe këshilltarët e tyre të

fi llojë të marrin më seriozisht kërcënimet kibernetike

dhe të ndalojnë thënien e gjërave të tilla si “lufta

kibernetike nuk ekziston” (si “ish-mbreti” kibernetik

dhe këshilltari i presidentit Barak Obama, Howard

Schmidt, ka thënë), atëherë mungesa e lidershipit

mbi këtë çështje do ta lëjë Amerikën të pambrojtur.

Por mënyra për të ecur përpara ekziston ende.

Ekziston gjithashtu edhe një rol rregullator: për të

mandatuar një siguri më të mirë nga jashtë, diçka

që akti i sigurisë i Sen Joseph Lieberman duhet të

bëhet vullnetarisht. Nxitja e përdorimit të gjerë të

kriptografi së mund të reduktojë frikën për humbjen

e privatësisë. Ne duhet të fi llojmë të trajtojmë sigurinë

kibernetike si një çështje të politikës së jashtme

dhe jo vetëm si një çështje të brendshme. Por, nëse

vendet dhe disa rrjete gjejnë një mënyrë për të rënë

dakord mbi normat që dekurajojnë luftën kibernetike

ndaj infrastrukturës civile, siç bëjnë edhe shumë

vende që prodhojnë armë kimike dhe biologjike, (të

cilat kanë nënshkruar konventat kundër posedimit

të këtyre armëve), vetëm atëherë do të jetë e mundur

që bota e re virtuale të bëhet me pak konfl iktuale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!