29.07.2013 Views

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

E humbëm

rastin.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Soren Jessen Petersen,

Ish-shef i UNMIK-ut, duke iu

referuar veriut të Kosovës

dhe viteve 1999-2000, koha

kur mund të parandalohej

shkëputja e kësaj pjese.

Deputetët

s’detyrohen të

rrinë në seancë.

Jakup Krasniqi,

Kryetar i Kuvendit të

Kosovës, në lidhje me

votimin e presidentit të

vendit.

Ndoshta konfl ikti

mes Kosovës dhe

Serbisë nuk ka

përfunduar ende.

Geoffrey Nice,

Ish-zëvendësprokuror

në rastin Milosevic

në Gjykatën e Hagës,

gjatë një interviste për

zhvillimet e fundit në

Kosovë.

Max: 16 °C

Min: 6 °C

Max: 16 °C

Min: 8 °C

Serbia zor

tërhiqet

nga politika

dyfytyrëshe.

Njërën e bën

për Evropë,

e tjetrën

për shtëpi.

Pretendimi

i presidentit

serb, Boris

Tadic, për

arritjen e një

pajtimi historik

serbo-shqiptar

s’është gjë

tjetër, pos një

tentim demode

për imponimin

e të dytës në

bisedimet e

sponsoruara

nga BE’ja.

E shtunë, 2 prill 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Faton.Raçi

@gazetaexpress.com

Rikthimi

i Memorandumit

të arnuar serb

Pohimi i presidentit serb, Boris Tadic, se ai synon arritjen

e një pajtimi historik mes serbëve e shqiptarëve,

përveç synimit të hapur për shmangie të përgjegjësisë

së Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë,

aludon edhe ekzistimin e një agjende të fshehtë serbe

karshi nesh, dhe BE’së. I vetëdijshëm se cilido që të

jetë rezultati përfundimtar i bisedimeve teknike me

Kosovën ai nënkupton se Serbia e pranon realitetin

në terren, Tadic tenton që ‘topin’ ta hedhë shumë më

larg, duke e hedhur atë brenda terrenit të Shqipërisë

– me të cilën asnjëherë s’ka pasur përplasje direkte.

Qartazi, Tadic kështu dëshiron të nënvizojë se

Kosova s’është një palë bashkëbiseduese relevante.

Se problemet ndërmjet Kosovës e Serbisë s’janë

vetëm teknike, por edhe ngushta politikisht. Dhe,

më e rëndësishmja, Tadic sikur ende shpreson në

jetësimin e një varianti të arnuar të Memorandumit

dikur famoz të Akademisë së saj të Shkencave (SANU)

– pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij, Ljubomir. E,

varianti origjinal i Memorandumit nuk merrej me

trajtimin e bisedimeve teknike me shtete fqinje, por

me krijimin e Serbisë së Madhe.

Politika e sotme serbe nuk ka evoluar aq shumë në

këtë aspekt, sa mendon bashkësia ndërkombëtare. Po

t’i hidhet një sy ‘Strategjisë së Qeverisë së Serbisë për

Serbët Jashtë Serbisë’, përmes së cilës Tadic me shokë

rishtazi synojnë “t’i udhëzonin” këta të fundit se si të

sillen brenda shteteve të krijuara nga ish-Jugosllavia,

del se prapavija politike e saj nuk ndryshon shumë

nga teksti i saj frymëzues – Memorandumi i SANU’së.

Detajet e mësipërme, në fakt, tregojnë se Serbia

vazhdon me taktikën e saj të kultivimit të një

dyfytyrësie politike. Kështu, sa herë që duhet të

dëshmojë përkushtimin praktik drejt perspektivës

evropiane, ajo në mënyrë indirekte fut në lojë edhe

kartën e saj alternative, atë të nacionalizmit serbomadh,

i cili mund të shpërthejë lehtë, nëse bashkësia

ndërkombëtare nuk i jep diçka në këmbim të kooperativitetit

të shfaqur. Njëkohësisht, falë njëlloj frike

të pashpjegueshme të BE’së nga këto kërcënime

indirekte të Serbisë, kjo e fundit arrin të mbajë gjallë

agjendën e saj paralele politike, atë të mosheqjes dorë

nga pretendimet afatgjate territoriale karshi shteteve

fqinje, përfshirë Kosovën.

Shikuar nga ky asket, kërkesa e udhëheqëses së eki-

pit të Kosovës në bisedime me Serbinë, zëvendëskryeministres

Edita Tahiri, që baronesha Ashton të

saktësojë agjendën e bisedimeve dhe përfitimet

konkrete të Kosovës nga to, edhe pse e vonuar, është

me vend. Bashkimi Evropian duhet t’ia precizojë qartë

Serbisë kornizat e bisedimeve, në mënyrë që të

mënjanohet hapësira për manipulim dhe çorientim

të tyre. Vetëm një defi nim i thatë e deklarativ i tyre,

si bisedime teknike që hapin perspektiva evropiane,

nuk mjafton. Fraza tejet e përgjithësuar e baroneshës

Ashton, se Kosova nga bisedimet përfi ton një perspektivë

të qartë evropiane, është e stërkonsumuar

tashmë. Edhe frazat e tipit: krijimi i marrëdhënieve të

mira dhe bashkëpunimi rajonal në të gjitha fushat, ka

kohë që nuk përcaktojnë gjë, s’e obligojnë askënd, dhe

thuhen lehtë në Ballkan. I kemi dëgjuar edhe nga vetë

Serbia, sa herë që temë mubaheti ka qenë perspektiva

e saj evropiane. Nga ana tjetër, ajo, paralelisht,

ka shtyrë përpara agjendën e saj alternative politike.

Ideja e presidentit Tadic për përmbylljen e konfl iktit

historik qindravjeçarë shqiptaro-serb, përpilimi

i Strategjisë së Qeverisë së Serbisë për Serbët Jashtë

Serbisë, dhe zërat gjysmë të zëshëm në Beograd për

ekzistimin e një varianti të arnuar të Memorandumit

serb, janë vetëm një pjesë e kësaj agjende. Idetë dhe

konceptet e tilla serbe, në kohën kur Kosova e Serbia

bisedojnë për herë të parë si dy shtete të pavarura,

s’janë të rastësishme, por rezultat i mosdefi nimit të

qartë të kundërpasojave nga ana e BE’së. Nëse BE

vazhdon me improvizime, synim parësor i të cilave

më parë del të jetë ndreqja e imazhit të vetvetes, e jo

ofrimi i një perspektive të defi nuar evropiane për të

dyja palët, atëherë humbet vetë esenca e të biseduarit.

Ato degradohen, dhe krijojnë hapësirë për ide

si të Tadicit.

Pa një qartësim të saktë të asaj se në ç’mënyrë, kur

dhe ku do të mbërrijnë palët pas përfundimit të bisedimeve

të nisura, interpretimet e rrezikshme për

cakun e tyre vetëm sa do të shtohen.

P.S. Për ekzistimin dhe qarkullimin e mundshëm

brenda qarqeve politike në Beograd të “një varianti

të moderuar të Memorandumit”, që frymëzoi të gjitha

luftërat e Serbisë të viteve të 90’a, këtyre ditëve shkruan

edhe vetë mediat serbe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!