29.07.2013 Views

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

12

Bota

redaktor: Arsim Buxhovi

e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Franca

Luftime të ashpra në Abidjan

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në

kryeqytetin e Bregut të Fildishtë,

Abidjan. Konflikti i armatosur ka

ndodhur ndërmjet mbështetësve

të presidentit të pranuar ndërkombëtarisht,

Alasane Outara, dhe

atyre të presidentit në largim, Lorain

Gbagbo, i cili nuk po pranon që

Vendi i centraleve

bërthamore

Me 58 centrale bërthamore, Franca

është vendi me më së shumti centrale

të tilla në botë për numër banorësh.

80 përqind e energjisë elektrike në

Francë prodhohet në këto centrale.

Por, tani kritikat po shtohen.

Paris, 1 prill – Menjëherë pas

katastrofës në Japoni, presidenti

Sarkozy e ka bërë të qartë se

Franca s’do të heqë dorë nga

energjia bërthamore. Ministri i

Industrisë, Eric Besson, thekson

se reaktorët në Francë janë më

të sigurtit në botë, dhe se heqja

dorë nga ta do t’i kushtonte shumë

francezëve. Kohë më parë,

ekologët kërkuan mbajtjen e një

referendumi për centralin më

të madh të koncernit shtetëror

Areva, i cili konsiderohet i paprekshëm.

Shoku nga nafta

Para daljes në pension Bertrand

Barré ishte drejtor për

komunikim shkencor, në qendrën

e koncernit Areva, në Paris.

“Ne në Francë kemi pasur

fat që një pjesë e madhe e

programit bërthamor është

krijuar në kohën kur opinioni

ishte i preokupuar me shokun

e furnizimit me naftë. Programi

bërthamor francez mes viteve

1974 dhe 2000 kishte për qëllim

që energjia elektrike të mos va-

rej nga nafta. I tërë vendi ishte

pajtuar me këtë. Meqë centralet

bërthamore po funksionojnë

mirë dhe nuk kanë pasur asnjë

problem, njerëzit janë mësuar

me to”, thotë ai.

Mirëpo, drama në centralin

japonez Fukushima është më e

madhe se ajo në Chernobil, më

26 prill 1986. Asokohe autoritete

për javë të tëra pohonin se retë

radioaktive nga Ukraina ishin

ndalur në kufi me Francën. Më

vonë, ekspertët zbuluan se kjo

ishte një gënjeshtër e shtetit.

Eksperti i fizikës, Roland

Desbordes, është udhëheqës

i qendrës së vetme për hulumtime

bërthamore në Francë.

Ai merr në dorë një shishe me

dhe nga ajo periudhë, në të

cilin ende shihen dëshmitë e

prezencës së masës radioaktive.

“Ky është një Cesium 137. Në

laborator është konstatuar se

gjatë 25 viteve nuk e ka humbur

as gjysmën e radioaktivitetit.

Edhe më tej këtu kemi një masë

prej rreth 60% të radioaktivitetit

që ndodhi para 25 vitesh”, shpjegon

ai.

Kërkohet ndalja e

centraleve të vjetruara

Në Lyon ndodhet qendra ‘Sortir

du Nucléaire’, një rrjet ky ekologësh

me rreth 900 shoqata në

gjithë Francën. Ato kërkojnë ndaljen

e 16 centraleve të vjetra, që

janë futur në përdorim para më

shumë se 30 viteve. Zëvendëskoordinatori,

Xavier Rabilloud,

tregon një hartë trishtuese të një

vendi përplot centrale bërthamore,

depo për mbeturina ose

për përpunimin e materieve

bërthamore, dhe me reaktorë

e limane për anije bërthamore,

siç është edhe aeroplanbartësja

Charles de Gaulle. Autoriteti për

mbikëqyrjen e energjisë bërthamore

(ASN) deri tani ka regjistruar

mes 800 e 900 incidente

bërthamore në Francë.

“Është fakt që sektori bërthamor

në Francë është totalisht

jashtë ndikimit të strukturave

demokratike. Qytetarët kurrë

s’kanë pasur mundësi që, nëpërmes

referendumit ose deputetëve,

të shprehin mendimin e

tyre për programin bërthamor”,

pohon Rabilloud. Ndryshe, aktualisht

në Francë po debatohet

për vazhdimin e kohëzgjatjes së

funksionimit të të gjitha centraleve

edhe për 50 vjet. Franca prodhon

më shumë energji elektrike

seç i duhet, por përfaqësuesit e

industrisë bërthamore thonë se

duan të eksportojnë, nëse, për

shembull, Gjermania heq dorë

nga centralet e saj bërthamore.

(DW)

të largohet nga posti i presidentit

pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale

të 28 nëntorit të vitit të

kaluar.

Raportet e mediave ndërkombëtare

thonë se mbështetësit e

presidentit Outara po sulmojnë

drejt rezidencës së ish-presidentit

E shtunë, 2 prill 2011

Gbagbo, në Abidjan. Gjithashtu,

raportohet se forcat e Outara’s

kanë marrë nën kontroll televizionin

shtetëror. Si pasojë e luftimeve

të premten u raportua të jetë vrarë

edhe suedezja, Zehra Abidi, një zyrtare

kjo i Misionit Paqësor të OKB

në Abidjan.

Amerikanët tër

LIBI

Shtete e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin të

shtunën aeroplanët e tyre ushtarakë nga operacionet

ajrore mbi Libinë, me të cilat tani komandon NATO,

paralajmëroi Pentagoni të premten.

Washington, 1 prill – Sekretari

amerikan i Mbrojtjes, Robert

Gates, dhe shefi i Shtabit

të Përgjithshëm të Forcave ushtarake,

Mike Mullen, deklaruan

para Komunitetit të Dhomës së

Përfaqësuesve dhe të Senatit se,

pjesëmarrja ushtarake e SHBA’ve

në Libi do të përfundojë të shtunën.

Ata të dy e kundërshtuan edhe

idenë që SHBA të furnizojë dhe

stërvis kryengritësit libianë që po

luftojnë kundër forcave të liderit

të Libisë, Moammar Gaddafi .

Sipas tyre, kjo do të duhej të jetë

punë e shteteve arabe dhe e shteteve

të tjera.

Gjatë deklaratave të mëhershme

të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë

nuk përjashtohej mundësia

që SHBA të armatosnin kryengritësit,

të cilët gjatë kësaj jave

ishin detyruar të tërhiqeshin nga

pozicionet që i mbanin, për shkak

të sulmeve të forcave tokësore të

Gaddafi t, shumë më të trajnuara

dhe më të përgatitura.

“Shikuar nga këndvështrimi im,

nëse duhet të ketë këso lloj përkrahje

për opozitën libiane, për

realizimin e saj ka përplot burime

të tjera alternative, por aty

nuk hyjnë Shtetet e bashkuara të

Amerikës”, theksoi Robert Gates.

Shefi i shërbimit të informimit

në Shtëpisë e Bardhë, Jay

Carney, tha se nuk sheh ndonjë

kundërthënie ndërmjet deklaratës

së Gates dhe asaj të presidentit

amerikan, Barack Obama,

se ai “as nuk e përkrah, e as nuk

e përjashton” mundësinë e stërvitjes

dhe armatosjes së kryengritësve

libianë.

UNHCR apelon

për ndihma urgjente

Komisariati i Lartë për Refugjatë

i OKB (UNHCR) vlerësoi të premten

se situata humanitare në Libi

është tejet dramatike, dhe apeloi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!