27.07.2013 Views

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013 - Xhemal AHMETI

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013 - Xhemal AHMETI

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013 - Xhemal AHMETI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013

Nga Xhemal AHMETI - http://xhemal-ahmeti.org

Traktat dëshirash shqiptare

«Nenikékamen» (fituam) bërtiti korrieri që kishte vrapuar nga Maratona në Athinë për ta sjell

lajmin për «fitoren» e grekëve ndaj persëve dhe ra përtokë, vdiq. Kështu duket shqiptari që nga

dita e rënies së komunizmit; që nga dita e çlirimit të Kosovës.

Kohë bilancesh. Jo në stilin broshuresk të Sami Frashërit «ç’kemi qenë, ç’jemi e ç’do të bëhemi», por

më shumë ç’sjanë e çka dëshirojnë shqiptarët; ata nuk janë dashnor të realitetit që kanë. E urrejnë atë. E

çmontojnë përditë, madje e kishin këmbyer edhe me sekuencat më banale virtuale. Dëshirojnë më të

mirin pushtet në botë pa u obliguar për një pushtet më të mirë ndaj vetes, në shtëpi, në mentalitetin

individual, familjar, grupor. Mendësi paradoksale. Kërkojnë të pamundurën? Jo, dëshirojnë minimalen e

së mundshmes që në qytetin real të të urtit amerikan David K. Lewis (Plurality of Worlds 1986,

Blackwell) janë praktikë jo vetëm filozofike; atë copë lirie që kanë duan të jetë e dinjitetshme. Dhe siç

thoshte shkrimtari gjerman Peter Bamm (Adami dhe majmuni, 1969) «një dëshirë s’ka ç’ humb përveç

vetes kur realizohet». Sa reale janë dëshirat shqiptare? Mbase nuk i kuptojmë dot ëndrrat pa realitetin: Si

duket ai?

Nga njëra anë – përparimet!

Në krahasim me shoqëritë përreth inteligjencia e përfillur nga mediat debaton suksesshëm çdo tabu; as

përballë çështjeve seksuale nuk druhet më. Historia e humbi virgjëritetin e saj sakral dhe diskutohet

racionalisht si në gjithë atë botën e çliruar nga lugetërit e nëntokave muzeale. Denoncohen pafrikshëm

politikanët afektivë bashkë me mushkarët e tyre në terren. Mediat kosovare (kryesoret së paku) nuk

page 1 / 3

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013

Nga Xhemal AHMETI - http://xhemal-ahmeti.org

heshtin më para krimit as atëherë kur kryepatriarku i fisit më të madh të vendit kërcënon me gisht

revolverashi. Shkrimtarë, poetë, piktorë dhe krijues të zhanreve të ndryshme deri dje të modës kanë

pensionuar «vullnetarisht» lapsat e tyre për ta sabotuar traditën monotone socrealiste, kështu duke u hapur

rrugë atyre pak autorëve që i kemi të rrallë e përmallë. E ata tash e kanë fjalën: me veprat e tyre do -

Beqë Cufaj si shembull konkret – qësot kanë përlarë e shpuar këndej e përtej murrët e «Europa

universalis» – it me mesazhe estetike të origjinës shqiptare. Në klubet e ajkave nuk hyhet më vetëm me

pasaportë klanesh por edhe me individualitet. Grykësve u është zënë fyti me tarifën që morën nga masat;

iu tha manifestueshëm se nuk gëzojnë asnjë privilegj më shumë se sa i vdekshmi, i zakonshmi tjetër pa

asnjë qindarkë në xhep.

Nga ana tjetër – dështimet!

«Nenikékamen» (fituam) bërtiti korrieri që kishte vrapuar nga Maratona në Athinë për ta sjell lajmin për

«fitoren» e grekëve ndaj persëve dhe ra përtokë, vdiq. Kështu na duket shqiptari që nga dita e rënies së

komunizmit; që nga dita e çlirimit të Kosovës. Ai fitoi lirinë për të vdekur çdo ditë nga mjerimi, nga

keqtrajtimi, nga ngulfatja politike. Demokracia ecë si një adaxhio në ato gramafonat defektuoz, zëprishur

të paraluftës së dytë. Politikani dhe gazetari bëjnë lojën e maces me miun: njëri maskon, tjetri demaskon,

i treti plaçkit i fundit ulërinë dhe humb zërin pa e dëgjuar kush. Ka edhe politikanë të pafajshëm që

distancohen nga fabrika mizantropike pushtetare, të atillë që harrojnë të bëhen të sinqertë deri në fund

duke pranuar se janë dekor, trumpakët ushtarë të po atij legjioni ditëvrasës si të tjerët.

Qytetari me fytyrë të përplasur për ndonjë rrëpire ta çon mallin e atyre artefakteve arkeologjike që

besojmë të na i kenë lënë dinozaurët me plisa testament: në portretin e tij e shohim historinë e nesërme të

pushteteve të sotme. Shkrimtarët, intelektualët, akademitë nuk arrijnë ta gjejnë përgjigjen ndaj psesë

ontologjike; pse janë pikërisht në këtë epokë? Nuk dinë dhe nuk e pranojnë që iu mungon kapaciteti të

dekodojnë realitetin. E kur nuk pranon, nuk ndryshon, nuk mëson, ke jetuar dhe vdes kot.

Në thellësia e frymës – dëshirat!

Të përshkruash anatominë e dëshirave është e njëjte sikur të bëhesh autor i «Uchronia: The Alternate

History List» të motivuar nga psikanalitiku Immanuel Velikovsky (1895–1979). Kjo metodë

kontrafaktike tashmë e adaptuar, qëllimisht akronike është bërë seminar permanent akademik për

diagnostikët e kohës, sidomos atyre që duan të lexojnë dëshirat (edhe historike) e masave. Në thelb

qëndron pyetja; si do të ishte sikur? Me këtë pyetje ia nisim maratonës së spekulimeve: Si do të ishte

sikur shqiptarët ta bënin vetëkritikën parim të reflektimit të tyre; çka do të ndodhte nëse mediat e Tiranës

do t’i lejonin opinionet vetëm si shoqëruese hulumtimesh faktike – si bëhet në ca pjesë të botës – duke

mos luajtur më rolin e prokurorit që shpif ose maskon. Si do të ishte nëse mediat e Prishtinës kohë pas

kohe do të përjashtonin vullnetarisht edhe snobizmin e ca opinionistëve të tyre nga epiqendra, sikur me të

drejtë ua bënë politikanëve në numrat e tyre festiv – qoftë edhe për hir të regjenerimit intelektual, moral

ose së paku duke i përshkruar lexuesit krimin me fakte në vend të bërtitjes tashmë neveritëse «Ja

krimineli, kapeni, vritnja, mbytnja». A do t’iu emigronte letra gazetave të Shkupit sikur ta sabotonin

vijën mendore njëdimensionale, qoftë ajo edhe më e përkryera? A do të rrëzohej kryeministri kosovar nga

froni i tij bodrumor nëse do ta fillonte një debat të drejtpërdrejte e tradicional me kritikët e tij më të

rreptë? A do tua përlyenin laraskat kollaret ministrave nëse ata do të uleshin me grupet e shoqërisë civile

për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të shumta, madje edhe të atyre që nga padija i fabrikojnë për çdo

ditë vetë? Do të mëplakej kryeministri i Shqipërisë nëse në institucione kërkon mendjet produktive,

page 2 / 3

Powered by TCPDF (www.tcpdf.org)

Traktat dëshirash shqiptare - 01-05-2013

Nga Xhemal AHMETI - http://xhemal-ahmeti.org

integruese në vend të suflerëve, servilëve dhe mbarsëve të infantilitetit politik? Çka do të humbte

shqiptari nëse dëshirën nuk e mat me xhepin personal por edhe me nevojën e skamnorit pranë? Çka do të

kishte ndodhur sikur shqiptarët ta pensiononin krenarinë e tyre për ca vite dhe të pranonin pa smirë të

mësojnë nga të suksesshmit, jo të përkryerit që nuk ekzistojnë, por nga ata që nuk kanë ende probleme të

kuptojnë se si instalohet demokracia, si gëzohet liria dhe si respektohet tjetri.

Apeli si shteg i vetëm

Në fakt lista e dëshirave lartë duhet të jetë programi moral jo vetëm i pushteteve, por edhe i të gjithëve.

Madje njerëzit normal, ata me skrupull në pozitat me përgjegjësi do të ishin djegur në kokë nga skuqja,

nga turpi, sepse të pretendosh të jesh anëtar i klubit të të zgjedhurve dhe të mos dish të lexosh as dëshirat

më elementare të shoqërisë (të çdo shoqërie) është më shumë se sa shkas për tu shporrur qëandej, nga

posti e kemi fjalën.

page 3 / 3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!