buletin informativ nr.1 republika e kosovës republika kosova ...

buletin informativ nr.1 republika e kosovës republika kosova ... buletin informativ nr.1 republika e kosovës republika kosova ...

map.rks.gov.net
from map.rks.gov.net More from this publisher
25.07.2013 Views

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA-VLADA-GOVERNMENT MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNE ADMINISTRACIJE MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION BULETIN INFORMATIV NR.1

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA-VLADA-GOVERNMENT

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

MINISTARSTVO JAVNE ADMINISTRACIJE

MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION

BULETIN INFORMATIV NR.1

PËRMBAJTJA

02 - 03 Struktura e MAP-it

04 Fjalim i Ministrit

06 Fjalimi i Sekretarit të Përhershëm

08 Departamenti për Menaxhimin e Reformës

së Administratës Publike

10 Departamentit Ligjor i MAP-it

11 Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil

12 Departamenti i Inxhinieringut

16 Departamenti i E-Qeverisjës dhe Proceseve Administrative

18 Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

19 Zyra e Administratës dhe Personelit

20 Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rrjeti BULETIN Shtetëror INFORMATIV i Teknologjisë NR.1 Informatike dhe Komunikimit

01 - 02

Struktura e MAP-it

Hajredin HYSENI

Zv. Ministër

Birsen SHUFTA

Këshilltare dhe Zëdhënëse

Sebil PAJKO

Këshilltare

Mahir YAGCILAR

Ministër

Fitim SADIKU

Sekretar i Përgjithshëm

Ergin KALA

Këshilltarë

Engin MELEKOGLU

Këshiltarë

Nexhmedin KASTRATI

Zv. Ministër

Skender SALLAUKA

Këshilltarë

Kenan SAFCI

Këshiltarë

Bardha RRUSTEMI

Drejtoreshë e DMRAP-së

Naser SHAMOLLI

Drejtor i DL-së

Tefik MAHMUTI

Drejtor i ZAP-së

Armend RUGOVA

Kordinatorë për të Drejtat e

Njeriut në MAP

Mërgim LUSHTAKU

Drejtor i DIEKP-së

Bajram (Ejup) KOSUMI

Drejtor i DRNOJQ-ve

Driart ELSHANI

Drejtor i DEQPA-së

Shefki GASHI

Drejtor i njësisë së auditimit

të Brendshëm në MAP

Muhamet LATIFI

Drejtori i DASHC-it

Zeqir BEKOLLI

Drejtor i ZKP-së

Ibrahim I. SHABANI

Drejtor i ZBF-së

Hysni VESELI

Kryeshef Ekzekutiv i

IKAP-it

Ilir OSAJ

Drejtor i DSPIMNQ-së

Arton BERISHA

Drejtor i ZP-së

BULETIN INFORMATIV NR.1

02 - 03

Z. Mahir JAGCILAR

Ministër

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

PËRMBYLLË NJË VIT TË SUKSESSHËM

BULETIN INFORMATIV NR.1

Republika e Kosovës është duke ndërtuar

një shërbim civil modern, profesional,

efikas dhe transparent, bazuar në

meritë dhe i mbështetur në praktikat më

të avancuara ndërkombëtare.

Politika e re në administratën publike ka

të bëjë me modernizimin dhe zhvillimin

e vazhdueshëm të kapaciteteve të administratës,

duke realizuar reforma me

fokus kryesor qytetarët dhe realizimin e

kërkesave, të të drejtave dhe interesave

të tyre.

Sipas Studimit të Fizibilitetit për Kosovën

nga ana e Komisionit Evropian, korniza ligjore

ekzistuese në fushën e administratës

publike, është e përshtatshme dhe legjislacioni

është i përshtatur me qasjet e fundit

të administratës publike në Evropë. Ligjet

për shërbimin civil, sigurojnë kushtet ligjore

për një shërbim civil të qëndrueshëm,

të njësuar dhe profesional. Ministria e Administratës

Publike, gjatë vitit 2012, me

aprovimin e akteve nënligjore, ka përmbushur

edhe kërkesën për miratimin e

legjislacionit sekondar për shërbimin civil.

Ministria e Administratës Publike ka realizuar

edhe detyra tjera nga aspekti i pagave

për të gjithë zyrtarët që marrin paga

nga Buxheti i Kosovës. Duke zbatuar Planin

e Veprimit për Reformën e Administratës

Publike, ka filluar edhe aprovimi i

rregulloreve për organizimin e brendshëm

të institucioneve qendrore; është duke

vazhduar koordinimi i procesit reformues

ndërministror si dhe përkrahjet tjera teknike

për të gjitha institucionet shtetërore.

Ky institucion është duke punuar në krijimin

e infrastrukturës së nevojshme për

një administratë publike moderne. Janë

duke u ndërtuar mijëra metra katrorë

hapësira pune, infrastrukturë dhe pajisje të

nevojshme të teknologjisë informative, janë

duke u ofruar trajnime për ngritjen dhe zhvillimin

e kuadrove profesionale adekuate

për administratën publike. Po ashtu, janë

krijuar raporte të reja me OJQ-të duke i

mbështetur financiarisht dhe duke krijuar

bashkëpunim në krijimin e politikave të reja

për funksionimin e tyre.

Për të rritur edhe më tej përpjekjet tona

për përmirësimin e përgjegjësisë, profesionalizmin

dhe efektivitetin në administratën

publike në të gjitha nivelet dhe për

zbatimin e suksesshëm të reformave të

kërkuara, inkurajojë të gjithë akterët relevantë,

sidomos shërbyesit civilë, të japin

shtytje, të kenë vullnet dhe energji, për

angazhim dhe përkushtim më të fuqishëm

në arritjen e rezultateve pozitive në punë,

sepse qëllimi përfundimtar i këtyre përpjekjeve

është funksionimi i duhur i institucioneve

shtetërore për të mirën e popullatës.

Duke besuar që këto sfida t’i përballojmë

me sukses, falënderoj të gjitha institucionet

e Republikës së Kosovës për bashkëpunim,

partnerët ndërkombëtarë për përkrahje dhe

shërbyesit civilë për punën dhe kontributin

e dhënë, në rezultatet e arritura në fushën

e administratës publike.

Mahir Yagcilar, ministër

04 - 05

Z. Fitim SADIKU

Sekretar i Përgjithshëm

ZYRA E SEKRETARIT TË

PËRGJITHSHËM NË MAP

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm ka

rol ekzekutiv dhe është në funksion të

zbatimit të politikave dhe të objektivave

të Ministrisë së Administratës Publike, të

parashtruara nga njësitë brenda Ministrisë

dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Objektivat për vitin 2013

Reformimi i administratës publike;

Krijimi i një shërbimi civil jopolitik, profesional

i bazuar në merita dhe i menaxhuar

mirë;

Krijimi i infrastrukturës ligjore për

nëpunësit civilë dhe ata publikë;

Cilësia e shërbimeve përmes shfrytëzimit

të teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit;

Ndërtimi, rivendosja, mirëmbajtja dhe

zgjerimi i ndërtesave qeveritare;

Zbatimi i Planit vjetor të punës së

Qeverisë për vitin 2013;

Zbatimi i Planit të veprimit për Marrëveshjen

e Stabilizim Asociimit;

Krijimi i një klime bashkëpunimi me

qytetarë përmes ofrimit të qasjes në dokumentet

zyrtare dhe pjesëmarrjes në

proceset e tjera;

Ngritja e kapaciteteve në shërbimin

civil përmes trajnimeve;

Thellimi i bashkëpunimit me rajon,

Bashkim Evropian dhe më gjerë në fushën

e administratës publike.

Misioni i Ministrisë së

Administratës Publike

Krijimi i një administrate publike moderne,

të qëndrueshme dhe të paanshme, në

shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve;

Ofrimi i shërbimeve cilësore administrative

dhe i një infrastrukture funksionale për

institucionet e qeverisjes.

Të arriturat për vitin 2012

Miratimi i Planit të veprimit për Reformën

e Administratës 2010–2013;

Nxjerrja dhe monitorimi i tri planeve

zhvillimore strategjike – PZHS-ve për vitin

2012 (12 PZHS të aprovuara para vitit

2012) nga gjithsej 21 PZHS sa janë të

planifikuara (19 ministri, Zyra e Kryeministrit

dhe Instituti i Kosovës për Administratë

Publike);

Kompletimi i akteve nënligjore të Ligjit

për Shërbimin Civil të Kosovës (gjithsej 21

rregullore);

Kompletimi i akteve nënligjore të Ligjit

për Pagat e nëpunësve Civilë të Kosovës

(gjithsej 2 rregullore);

Kompletimi i akteve nënligjore të Ligjit

për Lirinë e Asociimit në organizatat joqeveritare.

Sfidat e MAP-it për vitin

2013

Mungesa e burimeve financiare për

zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës

Publike;

Zbatimi i sugjerimeve të dala në Raportin

e Progresit të Komisionit Evropian;

Zbatimi i legjislacionit që përkon me

administratën publike;

Vetëdijesimi i qytetarëve, bizneseve,

shoqërisë civile në shfrytëzimin e produkteve

të teknologjisë së informacionit në

dispozicion;

Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore

për procesin e integrimit evropian,

reformës së administratës publike dhe të

përafrimit të legjislacionit vendor me atë

të Bashkimit Evropian.

BULETIN INFORMATIV NR.1 06 - 07

Departamenti për

Menaxhimin e Reformës

së Administratës

Publike

Departamenti për Menaxhimin e Reformës

së Administratës Publike (DM-

RAP) gjatë vitit 2012, krahas aktiviteteve

të zhvilluara lidhur me monitorimin e zbatimit

të rekomandimeve të dala nga procesi

i rishikimeve funksionale dhe mbështetjes

së Komisionit Ndërministror për Reformën

e Administratës Publike (KNRAP), aktivitet

tjetër kryesor ka qenë finalizimi i

propozim-planit të veprimit për zbatimin e

Strategjisë së Reformës së Administratës

Publike (PVRAP).

Ky plan është miratuar fillimisht nga KN-

RAP dhe më pastaj nga Qeveria e Republikës

së Kosovës.

Për të mundësuar zbatimin efikas dhe

efektiv të PVRAP-së, Qeveria e Republikës

së Kosovës, më 4 korrik 2012, ka miratuar

vendimin për organizimin dhe funksionimin

e strukturave implementuese përkatëse.

DMRAP në vazhdimësi ka bërë analizimin,

vlerësimin dhe ka ofruar rekomandime mbi

propozim-planet zhvillimore strategjike, të

hartuar nga institucionet. Gjithashtu, Departamenti

ka siguruar procedimin e tyre

për aprovim nga KNRAP-ja dhe Qeveria.

Gjatë vitit 2012 janë miratuar nga KNRAP

dhe Qeveria këto planet zhvillimore strategjike:

1. Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së

Punës dhe Mirëqenies Sociale;

2. Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së

Diasporës, dhe

3. Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së

Tregtisë dhe Industrisë.

Planet tjera zhvillimore e strategjike të

miratuara më parë nga KNRAP dhe Qeveria:

1. Ministria e Administratës Publike;

2. Ministria e Punëve të Brendshme;

3. Ministria e Infrastrukturës;

4. Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal;

5. Instituti i Kosovës për Administratë

Publike;

6. Ministria për Komunitete dhe Kthimi;

7. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor;

8. Ministria e Financave;

9. Zyra e Kryeministrit;

10. Ministria e Zhvillimit Ekonomik;

11. Ministria e Drejtësisë dhe

12. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve.

Departamenti për Menaxhimin e Reformës

së Administratës Publike është përgjegjës

edhe për fushën e organizimit të brendshëm

të administratës publike dhe sigurimin

e zbatimit të Ligjit për Administratën

Shtetërore. Në këtë aspekt më datën 25

prill 2012, Qeveria e Republikës së Kosovës,

ka aprovuar Rregulloren për Stan-

dardet e Organizimit të Brendshëm dhe

Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën

shtetërore.

Në bazë të kësaj rregulloreje të gjitha ministritë

dhe organet e tyre vartëse duhet të

hartojnë projekt- rregulloret përkatëse për

organizimin e brendshëm.

DMRAP-ja shqyrton dhe analizon në detaje

dokumentet e ofruara nga ministritë,

dhe deri më tani një numër i madh i tyre

tashmë i kanë sjellë në Ministrinë e Administratës

Publike për marrjen e pëlqimit.

DMRAP, fushë tjetër të veprimtarisë ka

pasur edhe bashkëpunimin me partnerët

ndërkombëtarë për sigurimin e

mbështetjes financiare për procesin e reformës

në administratën publike.

BULETIN INFORMATIV NR.1 08 - 09

Departamenti Ligjor

i MAP-it

Gjatë viti 2012 si prioritet kryesor i Departamentit

ligjor të MAP-it ka qenë

Programin Legjislativ 2012 i Qeverisë së

Republikës së Kosovës, i cili është realizuar

me sukses, si dhe një mori aktesh

nënligjore që dalin nga ligjet e sponsoruara

nga MAP-i.

Projektligjet e parapara në Programin

Legjislativ 2012, që janë apo pritet të

miratohen në Kuvendin e Republikës së

Kosovës, do të kenë një ndikim të madh

në reformimin e administratës publike,

proces i cili do të ndihmojë në integrimin e

shtetit të Kosovës në strukturat evropiane,

duke i plotësuar disa nga kushtet kryesore

të dala nga Raporti i Progresit.

Programit Legjislativ 2012 i Qeverisë së

Republikës së Kosovës, në kuadër të Departamentit

ligjor të MAP-it:

1. Projektligji për pagat e funksionarëve

publikë-është në procedurë të miratimit

në Kuvend;

2. Projektligji për organet qeveritare për

shoqërinë e informacionit – ndodhet në

procedurë për miratim në Kuvend;

3. Projektligji për ndryshimin dhe

plotësimin e Ligjit për procedurën administrative

– me përkrahjen e SIGMA dhe

GIZ, është hartuar drafti fillestar;

4. Projektligjit për ndryshimin dhe

plotësimin e Ligjit për konfliktet administrative,

pritet përcjellja për në ZKM;

5. Projektligji për punën në zyrë, është

përcjellë në ZKM;

6. Projektligji për Institutin e Kosovës për

Administratë Publike - është përcjell në

ZKM.

Departamenti Ligjor i MAP-it për vitin 2012

ka hartuar të gjitha projekt-rregullore që

mbulojnë fushën e legjislacionit civil dhe

pothuajse të gjitha janë miratuar nga

Qeveria e Republikës së Kosovës, me të

cilat është kompletuar pakoja e akteve

nënligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Sfidat e Departamentit

Ligjor dhe plani i punës

për vitin 2013

Si sfidë kryesore e Departamentit Ligjor

mbetet hartimi i akteve ligjore dhe nënligjore

me një kualitet të lartë për të vazhduar

dhe jetësuar më tej reformën e administratës

publike, e cila është edhe mision

i Ministrisë së Administratës Publike. Për

vitin 2013 janë paraparë që të hartohen 7

projektligje, 4 nga të cilat do të jenë projektligje

të reja, ndërsa tri plotësim-ndryshime

të ligjeve aktuale. Gjithashtu, do të

vazhdohet nxjerrja e akteve nënligjore,

për të cilat është përgjegjëse Ministria e

Administratës Publike.

Departamenti i

Administrimit të

Shërbimit Civil

(DASHC)

epartamenti i Administrimit të Shër-

Dbimit Civil (DASHC) në MAP në përputhje

me objektivat e parapara me planin

e punës për vitin 2012 ka realizuar këto

objektiva:

Objektivi 1

Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave

për një shërbim civil profesional, të

paanshëm, të përgjegjshëm dhe shumetnik.

Për zbatimin e Ligjit për Shërbimin

Civil, Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civilë

dhe Ligjit për Administratën Shtetërore të

Republikës së Kosovës, janë hartuar dhe

janë miratuar nga Qeveria 9 rregullore.

Objektivi 2

Zhvillimi dhe koordinimi i zbatimit të politikave

për krijimin dhe aftësimin e kuadrove

për Shërbimin Civil të Kosovës (SHCK). Në

bazë të nevojave të identifikuara nga institucionet,

në bashkëpunim me Institutin e

Kosovës për Administratë Publike (IKAP),

është hartuar plani vjetor i trajnimit për

vitin 2012. Për aftësimin e kuadrove, zyrtarët

e DASHC-së gjatë vitit kanë ndjekur

trajnime, kanë marrë pjesë në seminare,

punëtori dhe aktivitete tjera.

Objektivi 3

Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të

politikave në fushën e pagave në administratën

publike.

Janë realizuar kërkesa sipas ligjeve në

fuqi, të institucioneve të SHCK-së për

aprovimin e titujve të ri të punës, koeficienteve

të pagës, autorizimin e publikimit

të shpalljeve të konkurseve.

Objektivi 4

Mbajtja dhe administrimi i sistemit të pagave

dhe të regjistrit qendror të nëpunësve

civilë.

Janë kryer në kohë dhe me cilësi të gjitha

shërbimet për pagesën e pagave për të

gjithë përfituesit nga buxheti i Kosovës.

Zhvillimi i regjistrit qendror të nëpunësve

civilë është në proces.

Departamenti ka kontribuar me pjesëmarrje

aktive në aktivitete ndërkombëtare dhe

vendore në fushën e administratës publike.

Sfidat për vitin 2013

Zbatimi i sistemit të ri të pagave;

Zbatimi i sistemit të vlerësimi të rezultateve

të punës;

Zhvillimi i sistemit të menaxhimit të informatave

të burimeve njerëzore në Shërbimin

Civil të Kosovës;

Hartimi i strategjisë së trajnimit të nëpunësve

civilë 2014-2016.

BULETIN INFORMATIV NR.1 10 - 11

Departamenti i

Inxhinieringut

Departamenti i Standardeve, Politikave

të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të

Ndërtesave Qeveritare, synim dhe mision

kryesor ka krijimin e infrastrukturës

moderne për akomodimin e të gjitha institucioneve

në objekte shtetërore dhe

menaxhimin e këtyre aseteve. Ky departament,

konform përgjegjësive të Ministrisë

së Administratës Publike, gjatë vitit 2012

vazhdon me sukses të kryej këto detyra:

Udhëheqë politikat e planifikimit në

fushën e infrastrukturës së ndërtesave

shtetërore konform Ligjit për Planifikim

hapësinor, Ligjit të Ndërtimit dhe ligjeve

tjera në fuqi në Republikën e Kosovës;

Ka hartuar strategji për implementimin

e prioriteteve shtetërore në fushën e infrastrukturës

të ndërtesave shtetërore;

Ka udhëhequr zbatimin e strategjive në

DSI

SSN

SSI

DSPIMNQ

DMIK

SDN

SDI

BULETIN INFORMATIV NR.1

DMOSH

SMN

SMI

SMP

fushën e infrastrukturës së ndërtimeve në

harmoni me Ligjin e Ndërtimit dhe ligjet

tjera në fuqi në Republikën e Kosovës;

Ka menaxhuar me tërë infrastrukturën

e ndërtesave dhe pronën e paluajtshme

shtetërore brenda dhe jashtë territorit të

Republikës së Kosovës;

Ka hartuar standarde teknike mbi format

e shfrytëzimit të ndërtesave shtetërore

nga institucionet përkatëse.

Organizimi

Departamenti i Standardeve, Politikave të

Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave

Qeveritare konform strukturës organizative

të Ministrisë se Administratës

Publike është ndarë në tri divizione, me

gjithsej 56 zyrtarë profesionalë të fushave

të ndryshme të inxhinierisë.

1. Divizioni i Standardeve dhe Politikave të

Inxhinierisë

2. Divizioni i Menaxhimit të Investimeve

Kapitale

3. Divizioni i Menaxhimit të Objekteve

Shtetërore.

Arritjet e Departamentit

të Inxhinieringut në MAP

PALLATI I DREJTËSISË

Sipërfaqja e ndërtesave është 50

680.87 m2. Lokacioni është 3ha e 14 ari;

Projekti bashkëfinancohet nga Zyra

Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

dhe Qeverisë së Kosovës. Vlera e kontratës

për Lot 1 e financuar nga ZNKEK

është 22,582,846.00€ (përfshirë edhe

10%). Vlera e kontratës për Lot 2 e financuar

nga Qeveria është 5, 364,668.10

Euro.

Hapësira për akomodim të stafit është

625 punonjës.

BURGU I SIGURISË SË

LARTË

Sipërfaqja e ndërtesave është 105.944

m2. Lokacioni rreth 14 hektarë, në fshatin

Gerdoc, komuna e Podujevës.

Projekti bashkëfinancohet prej Zyrës

Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në

Kosovë dhe Qeverisë së Kosovës . Lot 1:

Shërbime për Konsultime, testime dhe

mbikëqyrje te punëve - 160,000.00€;

Lot 2, Kontrata për ndërtimin e gardhit rre-

thues - ELSAM 295,346.00 €; Lot 3 Vlera e

kontraktuar: 7,878,956.66 euro.

Punimet janë duke vazhduar me dinamikë

të lartë, deri tani 62% e projektit

është kompletuar.

Hapësira për akomodim është për 300

të burgosur dhe stafi administrativ sipas

standardit të numrit të burgosurve.

SELIA E MINISTRISË SË

FORCËS SË SIGURISË

Sipërfaqja e ndërtesës është 10807.00

m². Lokacioni është në afërsi të kazermës

“Adem Jashari” në sipërfaqe prej 1.8 ha.

Vlera totale e kontratës është:

3,451,650.00 Euro.

Projekti vazhdon me dinamikë të lartë,

deri tani 50% e punimeve janë realizuar.

Hapësira për akomodim të stafit është

300 punonjës.

12 - 13

MINISTRIA E PUNËVE TE

JASHTME

Sipërfaqja e ndërtesës është 2,250.00

m²

Vlera e kontratës është 737,644.55€.

Numri i stafit i cili mund të akomodohet

është rreth 130 zyrtar.

PROKURORIA E QARKUT NË

PEJË

Sipërfaqja e ndërtesës është 2,250.00

m²

Vlera e kontratës është 737,644.55€.

Numri i stafit i cili mund të akomodohet

është rreth 90 zyrtarë.

QENDRA E PARABURGIMIT

NË GJILAN

Në gusht të viti 2012 është punuar projekti

detal për 300 të paraburgosur dhe

150 staf administrativ.

Lokacioni gjendet në komunën e Novobërdës

me sipërfaqe prej 3.21 ha.

Pritet të fillohet ndërtimi.

BULETIN INFORMATIV NR.1

KOMPLEKSI I UNIVER-

SITETIT TË MITROVICËS

Sipas dizajnit, kompleksi përmbush të

gjitha kriteret teknike për kompleks modern

universitar.

Vlera financiare e përllogaritur e kompleksit

është rreth 10 milionë euro dhe

finalizimi i tërë kompleksit parashihet të

bëhet në vitin 2015.

Departamenti i

Regjistrimit dhe

Ndërlidhjes me OJQ

Ky departament administron politikat

që ndërlidhen me regjistrimin dhe

funksionimin e OJQ-ve. Gjatë vitit 2012

ka bashkëpunuar me shoqërinë civile në

organizimin e përbashkët të debateve të

hapura publike, si dhe kanë marr pjesë

aktive edhe në aktivitetet që organizon

shoqëria civile si punëtori dhe seminare të

ndryshme.

Gjatë vitit 2012 DRNOJQ ka regjistruar

474 OJQ, prej tyre 468 OJQ vendore dhe

6 OJQ ndërkombëtare. Prej tyre 19 OJQ

janë shumetnike, nga themeluesit e komuniteteve

të ndryshme që jetojnë në Kosovë

dhe 60 OJQ nga minoritetet. Vlen të

theksohet se në DRNOJQ janë regjistruar

OJQ nga pjesëtarë të SHC nga tërë territori

i Republikës së Kosovës.

PALLATI I DREJTËSISË SELIA E MINISTRISË SË

FORCËS SË SIGURISË

SELIA E AGJENCISË SË KOSOVËS

PËR INTELIGJENCË

PROKURORIA E QARKUT NË PEJË

MINISTRIA E PUNËVE TE

JASHTME

KOMPLEKSI I UNIVERSITETIT

TË MITROVICËS

14 - 15

Departamenti i

E-Qeverisjës dhe

Proceseve

Administrative

Rrjeti Shtetëror i

Teknologjisë Informatike

dhe Komunikimit

Rrjeti Shtetëror mbulon shumicën e

zyrave të institucioneve qendrore dhe

lokale nëpër 35 komuna nga 38 sa janë

gjithsejtë.

Janë 400 km të linjës së fijeve optike, nga

të cilat 23 komuna janë të lidhura nëpërmjet

këtyre fijeve.

Komunat tjera janë të lidhura me fije mikrovalore

(170 lidhje).

Më se 500 lokacione në Prishtinë dhe komuna

tjera, menaxhohen nga më shumë

se 200 serverë me kapacitet të rendit TB

(TeraBajt).

Në aspektin e infrastrukturës fizike të TIKut,

janë realizuar projekte të shumta për

fuqizimin të rrjetit mikrovalor duke ndërlidhur

komunat e Republikës së Kosovës

dhe pika të tjera fundore të institucioneve

me Qendrën e Sistemit të TI-së. Është realizuar

“superstrada elektronike” përmes

unazës së kabllos optike duke ndërlidhur

regjionet komunale në rrjetin shtetëror.

Janë ndërlidhur me rrjetin shtetëror: Qend-

BULETIN INFORMATIV NR.1

rat e Regjistrimit të Automjeteve, Gjykatat,

Qendra e Inteligjencës Financiare, QKUK

me gjithë rrjetin e brendshëm, pika të institucioneve

qeveritare në veri të vendit, etj.

Gjatë këtij viti është vënë në funksion rrjeti

shtetëror, nëpërmes një koordinimi më të

mirë me përfaqësues të institucioneve tjera

për të shfrytëzuar kapacitetet ekzistuese të

rrjetit shtetëror për aplikacionet e tyre për

nevojat e qytetarëve. Si shembull mund të

përmenden:

Aplikacioni i farmaceutikës - Ministria e

Shëndetësisë;

Aplikacionin i e-Punësimi - Ministria e

Punës dhe Mirëqenies Sociale;

Sistemi ‘video konferenca’ i cili funksionon

jashtëzakonisht mirë falë rrjetit

shtetëror të TIK - Ministria e Administrimit

të Pushtetit Lokal;

Sistemi për monitorim të automjeteve

që e përshkojnë autostradën “Ibrahim

Rugova”- Ministria e Infrastrukturës;

Hapja e rrjetit ndaj institucioneve;

Hapja e rrjetit ndaj qytetarëve.

Përmes lidhjeve VPN është bërë e mundur

që çdo institucion qeveritar në tërë territorin

e Republikës së Kosovës si dhe ambasadat

e Kosovës në botë, t’iu bëhet e mundur

kyçja në rrjetin shtetëror për të shfrytëzuar

resurset që ofron Sistemi shtetëror i

teknologjisë informatike. Janë kyç në rrjetin

shtetëror më se 95% e zyrave të gjendjes

civile. Me ndihmën e Bankës Botërore është

realizuar faza e parë e projektit “Qendra e

të Dhënave” e Republikës së Kosovës e cila

do të shërbejë për vendosjen e të dhënave

për të gjitha institucionet shtetërore.

Me fuqizimin dhe zgjerimin e rrjetit qeveritar

përfitimet janë të mëdha, si krijimi i

pikave fundore për kyçjen e shkollave dhe

spitaleve, aktualisht i kemi kyçur 6 shkolla

në 3 komuna të Republikës së Kosovës

(Mitrovicë, Klinë dhe Gjilan), për të vënë

në zbatim Aplikacionin e-Shkolla si pilot

projekt.

Zyra për Komunikim

Publik

Zyra për Komunikim Publik, bazuar në

planin e punës i cili mbështetet në

Planin vjetor të MAP-it, ka arritur të realizojë

detyrat e punës me përgjegjësi.

Duke bashkëpunuar ngushtë me stafin

civil, zëdhënësen dhe Kabinetin e Ministrit,

ZKP-ja arriti t’i përmbushë objektivat e

veta, qofshin ato në planin e monitorimit,

të përgjigjeve, të kërkesave për gazetarët,

në qasje për dokumente zyrtare, në koordinim

të punëve me mediat, në hartimin

e njoftimeve, lajmeve, raporteve, kumtesave,

realizimit të intervistave dhe të

përcjelljeve të ngjarjeve dhe aktiviteteve,

që kishin të bënin me stafin civil, por edhe

me kabinetin dhe veprimtarinë e Ministrit

dhe të Ministrisë në përgjithësi.

Duke ndjekur aktivitetin e përditshëm të

Ministrisë dhe të Ministrit, Zyra për Komunikim

Publik në ueb faqen zyrtare ka

arritur t’i plasojë 84 lajme e raporte, 8

njoftime, dhe 106 fotografi, që flasin për

veprimtarinë e përditshme.

Zyra e Komunikimit Publik ka pranuar 30

kërkesa për qasje në dokumente zyrtare.

Prej tyre, në 29 raste është lejuar qasja në

dokumente, kurse për 2 raste palët janë

udhëzuar të drejtojnë kërkesat në institucionet

tjera, për faktin se kërkesa e tyre

nuk kishte të bënte me ministrinë tonë.

16 - 17

Departamenti për

Integrim Evropian

dhe Koordinim të

Politikave

Gjatë vitit 2012, Departamenti për

Integrim Evropian dhe Koordinim të

Politikave ka realizuar aktivitetet e dala

nga agjenda evropiane për MAP:

Të arriturat për vitin 2012

Planin vjetor i punës së Departamentit

për Integrim Evropian dhe Koordinim të

Politikave;

Planin Vjetor i Punës së MAP në kuadër

të Qeverisë për vitin 2012;

Agjenda evropiane e MAP për 2012;

Hartimi i kornizës ligjore të projektit për

IKAP, përmes instrumentit IPA 2013;

Rishikimi i Planit të Veprimit të Partneritetit

Evropian për vitin 2012;

Përgatitja dhe asistimi në përgatitjen e

koncept dokumenteve për MAP;

Raportimi dhe Monitorimi për të arriturat

sipas Planit të Veprimit për Partneritet

Evropian;

Raportimi dhe Monitorimi i realizimit të

Planit të Punës së Qeverisë për 2012;

Hartimi dhe koordinimi i Raportit të Studimit

të Fizibilitetit për MAP;

Koordinimi i donatorëve;

BULETIN INFORMATIV NR.1

Organizimi i trajnimeve për shfrytëzimin

e instrumenteve para-anëtarësimit

në Bashkimin Evropian, si: TAIEX, IPA,

TWINNING, etj.

Hartimi i Planit të Veprimit për Marrëveshjen

e Stabilizim Asociimit.

Objektivat e DIEKP për vitin

2013

Zbatimi dhe monitorimi Planit të Veprimit

për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit;

Monitorimi gjatë realizimit të projektit

IPA 2013 për Institutit të Kosovës për Administratë

Publike;

Zbatimi i Planit Vjetor të Punës së

Qeverisë, Plani i MAP për 2012;

Koordinimi i mëtutjeshëm i shfrytëzimit

të instrumenteve të para anëtarësimit në

BE (TAIEX, IPA, TWINNING, etj.)

Sfidat për vitin 2013

Realizimi i projektit të ndërtimit të objektit

të Institutit të Kosovës për Administratë

Publike i përfituar në bashkëfinancim me

Komisionin Evropian me IPA 2013;

Si sfidë tjetër për 2013, për Departamenti

për Integrim Evropian dhe Koordinim të

Politikave parashihet kompletimin i stafit

të DIEKP sipas organogramit me qëllim

të përmbushjes së obligimeve të dala nga

kompetenca dhe detyrat e saj.

Zyra e Administratës

dhe Personelit

Zyra e Administratës dhe Personelit

(ZAP) në MAP është përgjegjëse për

menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve

njerëzore, menaxhimin dhe përkujdesjen

e burimeve materiale, ofrimin e shërbimeve

për sigurinë e objekteve, ofrimin e

shërbimeve administrative dhe kryerjen

e funksioneve logjistike, duke përfshirë

transportin, depon, arkivin, përkthimet,

postën, inventarin dhe menaxhimin e pasurisë

së MAP-it.

Të arriturat për vitin 2012

Zyra e Administratës dhe Personelit ka arritur

me sukses t’i ofrojë të gjitha shërbimet

për Ministrinë sipas mandatit.

Ndërsa, për të gjithë qytetarët (zyrtarët)

që kanë kërkuar shërbime nga Ministria e

Administratës Publike, e që për vitin 2012

në regjistër janë evidentuar rreth 5100

vizitorë, kontrollimi është bërë në bashkëpunim

dhe koordinim të ngushtë me organet

përgjegjëse të sigurisë të vendosura

në pallatin e ish-Rilindjes.

Zyra e Administratës dhe Personelit në

kuadër të MAP-it, me qëllim që administrata

publike të funksionojë në mënyrë sa

më efektive dhe efikase dhe të ofrimit të

shërbimeve sa më të mira për qytetarët

në fillim të vitit ka formuar zyrën pritëse,

shkrimoren për qarkullim të dokumenteve,

e cila tani e tutje do të jetë unike si për

palët ashtu edhe për vetë Ministrinë. Kjo

ka rezultuar me përgjigje shumë më të

shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve dhe

ka shkurtuar në masë të madhe rrugën

e komunikimit. Që prej themelimit të

saj janë protokolluar rreth 5179 kërkesa

(lëndë) nga burime të ndryshme dhe janë

pranuar në formë postare rreth 864 zarfe.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë

mbajtur dhe menaxhuar 290 kërkesa për

shfrytëzim të sallave.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit për Shërbimin

Civil, MAP-i përmes personelit të

tij, ka bërë përgatitjen dhe shndërrimin e

kontratave me afat në akt-emërime për 68

nëpunës të vet, ka publikuar tetë konkurse,

prej të cilëve është bërë rekrutimi i nëntë

nëpunësve civilë të rinj, ndërsa moshën

e pensionimit e kanë arritur tre nëpunës.

Këto ndryshime kanë bërë që numri

i nëpunësve civilë në kuadër të MAP-it (pa

agjencitë) të jetë 250 të organizuar sipas

strukturës së paraqitur.

Objektivat për vitin 2013

Zyra e Administratës dhe Personelit do të

vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët,

në veçanti për institucionet e Kosovës,

duke u përgjigjur shpejt në kërkesat për

bartje të inventarit të ndryshëm me pajisjet

e transportit të rëndë dhe ofrimin e

hapësirave të mundshme për vendosjen e

materialeve zyrtare në depot që i menaxhon.

Përgatitja e bazës së të dhënave për

azhurnimin dhe klasifikimin e dosjeve

18 - 19

fizike për nëpunësit e MAP-it, si dhe do

të menaxhohet sistemi i vijueshmërisë në

punë;

Në koordinim me institucionet

përgjegjëse do të vazhdojë ofrimi i shërbimeve

për sigurinë e objekteve qeveritare;

Për Ministrinë do të ofrohen shërbime

për mbarëvajtjen normale të rrjedhës së

punëve si në transport, logjistikë e shërbime

të tjera sipas përgjegjësisë;

Në përputhje me Udhëzimin administrativ

për përdorimin e automjeteve qeveritare,

do të plotësohet me anëtarë të

rinj dhe do të rifunksionalizohet njësia për

menaxhimin e tyre përmes strategjisë së

re të veprimit;

Implementimi i projekteve të parapara

në Planin e Prokurimit.

Instituti i Kosovës

për Administratë

Publike

Instituti i Kosovës për Administratë

Publike (IKAP), ofron një platformë

për ndarjen e perspektivave, krijimin e

rrjeteve dhe kultivimin e ndjenjës së qëndrimit

dhe qëllimit të përbashkët, që i

bashkon të gjithë shërbyesit civilë.

Qëllimi i përgjithshëm i themelimit të

IKAP-it është të mbështesë Qeverinë e

Kosovës dhe Shërbimin Civil të Kosovës,

duke punuar për aftësimin e punonjësve

të administratës publike nëpërmjet programeve

cilësore të trajnimit.

IKAP-ja ka arritur të bëhet një institut i

standardeve ndërkombëtare për sa i përket

operimit, strukturës, politikave, llogaridhënies

dhe kapacitetit për të aftësuar

dhe zhvilluar Shërbimin Civil të Kosovës.

Përmes ofrimit të trajnimeve kualitative,

aktiviteteve për aftësimin e nëpunëseve

civilë, hulumtimeve dhe shkëmbimit të

njohurive përmes teknologjisë informative,

IKAP-ja synon të ngritët në një

qendër moderne të trajnimit, që do të jetë

gjenerator i prodhimit të kapaciteteve të

reja profesionale dhe intelektuale që ndihmojnë

krijimin e një administrate publike

moderne dhe funksionale, me qëllim të

ndërtimit të shërbimit civil i cili do të jetë

efikas, i përgjegjshëm dhe në shërbim të

qytetarëve.

Duke i vënë njerëzit, idetë, përvojat dhe

hulumtimet bashkë në një ambient mësimnxënie,

instituti po e përmbush rolin e

katalizatorit për të menduarit udhëheqës.

IKAP-ja është një promovues i vlerave që

përkojnë me zhvillimet e fundit të administratës

sipas standardeve ndërkombëtare,

në përkrahje të një qeverisjeje të mirë,

synon të jetë një vend forum që në vazhdimësi

krijon ide dhe strategji të reja për

zhvillim të administratës publike.

Përgatiti: NL Company SH.P.K, www.nlcompany.eu

BULETIN INFORMATIV NR.1 01 - 02

Adresa:

Ministria e Administratës Publike

Ndërtesa e ish - Rilindjes

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

http://map.rks-gov.net

Tel: +381 (0) 38 213-000

Fax: +381 (0) 38 211-900

E-mail: info-map@rks-gov.net

BULETIN INFORMATIV NR.1

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!