Revista “Jeta Katolike” (1966) një shtyllë e fortë e fesë ... - Albemigrant

Revista “Jeta Katolike” (1966) një shtyllë e fortë e fesë ... - Albemigrant Revista “Jeta Katolike” (1966) një shtyllë e fortë e fesë ... - Albemigrant

tribunashqiptare.albemigrant.com
from tribunashqiptare.albemigrant.com More from this publisher
15.07.2013 Views

Revista “Jeta Katolike” (1966) një shtyllë e fortë e fesë dhe atdhetarizmit të kulluar shqiptar “Shekujt e parë letrarë shqiptarë, apo e thënë ndryshe, faza pararendëse e kulturës së shkruar shqipe, dallohet për një prani të gjithëpushtetëshme të autorëve klerikë katolikë…Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, nga 294 autorë që botuan të paktën një libër, 205 prej tyre ishin pjesëtarë rë komunitetit të krishterë shqiptarë…” 1 Me pendë dhe gjok kundër barbarizmave të huaja dhe servilizmit Është thënë dhe shkruar gjithnjë, se Shtypi Katolik mbarëshqiptar, ka qenë ndër shekuj shtyllë e atdhedashurisë dhe jo më pak kulture kudo. Këtë e dëshmojnë objektet e panumërta arkeologjike: skulpturë, pikturë, letrare, vepra të ndryshme arti të shpërndara anekend vendlindjes; dhe këtë e dëshmon në veçanti një histori e larë me gjakun e tij në shekuj. Ai iu kundërvu me pendë dhe gjoks barbarizmave të huaja dhe servilizmave të opurtunistëve të brendshëm në trojet shqiptare. Kjo ka qenë në shekuj dhe dekadat e porsakaluara arsyeja që Kleri katolik, u gjet i pari në shenjestrën e të pazotëve, që poshtëruan vendin tonë dhe e kthyen atë, sikurse benë edhe osmanët, nga një kopsht i lulëzuar feje dhe kulture në një gërmadhë rrënojash fizike e shpërtërore, gërmadhë vuajtesh dhe mjerimi. “Për të ripërtërirë lulëzimin e humbur, do të duhen dekada të tëra mundi dhe djerse, sepse brenda kësaj gërmadhe tragjike e do të thoja katastrofike, gjendet rinia e jonë e ikur në vendet e huaja, ndoshta për të mos u kthyer më.” 2 Të sjellësh ndër mend dhe të rreshtosh figurat e mëdha jo vetëm kulturore fetare, pot edhe morale, jo vetëm klerikale, por thjeshtë katolike, të kulturës së një vendi shumë të lartë është imperativi i çdo njeriu, që ka për zemër brumosjen e botës shpirtërore të fëmijëve e të rinjve tanë, ku Kisha me shtypin e saj ka qenë një fanar drite, jo vetëm në lëmin fetar por edhe atë kulturor e atdhetar. Kjo gjë duket e kjartë sapo të hapësh një antologji letërsie, qysh prej viteve 1934-1944, 1945-1990, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme diturie ndër shekuj, por edhe brymosën tokën e shenjtë në vendlindje me gjakun e tyre martir. Janë pikërisht Urdhëri i Jezuitëve, ata që zënë një vend nderi në publicistikën shqiptare. Qysh në ditët e para ata u ndeshën me Perandorinë e “pathyeshme” Turke, duke ndërtuar Seminarin dhe Kolegjen Saveriane në Shkodër më 1870, sollën në qytet, pa përfunduar ende mirë insitutet e mësipërme, një Shtypshkronjë “E Zojës së papërlyeme”, duke filluar pas pak edhe botimin e së përkohshmes “Elçija e Zemrës së Krishtit” (mars, 1891), me shpenzimet e vetë kuvendit. Etërit Françeskan, hapën Shtypshkronjën “At Gjergj Fishta”, që filloi botimet (fletore e libra) e veta me 1916, Shtypshkronja “Nikaj” (1910) e klerikut Don Ndoc Nikaj (1864-1951) 3 . 1 Prof.Dr.Stefan Çapaliku, “Krishtërimi ndër shqiptarë”, Tiranë, 1999 f.440-441. 2 Don Ndoc Nogaj, “Shtypi Katolik Shqiptar 1991 nëntor 2001”, Shkodër, 2001, f.6. 3 Don Ndoc Nikaj (1864-1951). Romancieri i parë arbëror (“Marcija”, 1889, “Dashunia e msheftë”, 1905), mban firmën e tij. Ai formoi me personalitetin origjinal, të denjë për Rilindjen Nacionale, por që u denigrua e anashkalua. Poeti, shkroi romanet: “Shkodra e rrethueme” (dy pjesë, 1913), “Tivari i marrun” (1915), “Bukurusha” (1918), “Ulqini i marrun” (1918), “Lulet në thes” (1918), “Burbuqja” (1920”, “Lulja e veshkun” (1920), të botuara në Shkodër. Ndër të tjera, janë në dorëshkrim: “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Një testament”, “Te shpella e murosun” etj. Me pranga në duart enciklopedisti Nikaj, do të shëtitej rrugëve të Shkodrës deri tek salla ku zhvillohet gjyqi kundër tij. Në moshën poeti e romancieri, publicisti e botuersi 82-vjeçare Don Ndoc Nikaj vdiq në burg, i dënuar nga rregjimi komunist pse ai kishte shkruar shqip dhe jo sllavisht të parën gazetë arbërore brenda vendit të tij. Për 50 vjet, shkroi 30 vepra të botuara e dorëshkrime, religioze, shkollore, publicistike, historike e letrare. Ishte drejtues i dy shtypshkronjave. Bashkëpunoi shumë me revistën “Albanica” të Faik Konicës. Për më shumë mbi këtë autor shih “Në pesëdhjetvjetorin e meshtarisë së D.Ndoc Nikajt” në “Hylli i Dritës”, Viti XIV, #7-8, 1938; Henrik Lacaj, “Dom Ndoc Nikaj (1864-1951)”, Shënime mbi jetën dhe veprat. Buletini Shkencor U.T., 1963, #1; Dr.Aurel Plasari: “Panteon i gjymtuar”, Nëntori, 1991, #4; Prof.Karl Gurakuqi: “Shkrimtarët shqiptar”, Vëll.II, 1941; Prof.Dr.Fatbardha Hoxha: “Ndoc Nikaj në letërsinë shqipe” në librin: “Fjala jonë” (Autorë dhe vepra të traditës), studime, Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2001,

Revista “Jeta Katolike” (1966) një shtyllë

e fortë e fesë dhe atdhetarizmit të kulluar shqiptar

“Shekujt e parë letrarë shqiptarë, apo e thënë ndryshe, faza pararendëse e kulturës së shkruar shqipe, dallohet

për një prani të gjithëpushtetëshme të autorëve klerikë katolikë…Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, nga

294 autorë që botuan të paktën një libër, 205 prej tyre ishin pjesëtarë rë komunitetit të krishterë shqiptarë…” 1

Me pendë dhe gjok

kundër barbarizmave të huaja dhe servilizmit

Është thënë dhe shkruar gjithnjë, se Shtypi Katolik

mbarëshqiptar, ka qenë ndër shekuj shtyllë e atdhedashurisë dhe jo më

pak kulture kudo. Këtë e dëshmojnë objektet e panumërta

arkeologjike: skulpturë, pikturë, letrare, vepra të ndryshme arti të

shpërndara anekend vendlindjes; dhe këtë e dëshmon në veçanti një

histori e larë me gjakun e tij në shekuj. Ai iu kundërvu me pendë dhe

gjoks barbarizmave të huaja dhe servilizmave të opurtunistëve të

brendshëm në trojet shqiptare.

Kjo ka qenë në shekuj dhe dekadat e porsakaluara arsyeja që

Kleri katolik, u gjet i pari në shenjestrën e të pazotëve, që poshtëruan

vendin tonë dhe e kthyen atë, sikurse benë edhe osmanët, nga një kopsht i lulëzuar feje dhe kulture në një

gërmadhë rrënojash fizike e shpërtërore, gërmadhë vuajtesh dhe mjerimi. “Për të ripërtërirë lulëzimin e humbur,

do të duhen dekada të tëra mundi dhe djerse, sepse brenda kësaj gërmadhe tragjike e do të thoja katastrofike,

gjendet rinia e jonë e ikur në vendet e huaja, ndoshta për të mos u kthyer më.” 2

Të sjellësh ndër mend dhe të rreshtosh figurat e mëdha jo vetëm kulturore fetare, pot edhe morale, jo

vetëm klerikale, por thjeshtë katolike, të kulturës së një vendi shumë të lartë është imperativi i çdo njeriu, që ka

për zemër brumosjen e botës shpirtërore të fëmijëve e të rinjve tanë, ku Kisha me shtypin e saj ka qenë një fanar

drite, jo vetëm në lëmin fetar por edhe atë kulturor e atdhetar. Kjo gjë duket e kjartë sapo të hapësh një antologji

letërsie, qysh prej viteve 1934-1944, 1945-1990, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme diturie ndër shekuj,

por edhe brymosën tokën e shenjtë në vendlindje me gjakun e tyre martir.

Janë pikërisht Urdhëri i Jezuitëve, ata që zënë një vend nderi në publicistikën shqiptare.

Qysh në ditët e para ata u ndeshën me Perandorinë e “pathyeshme” Turke, duke ndërtuar Seminarin dhe

Kolegjen Saveriane në Shkodër më 1870, sollën në qytet, pa përfunduar ende mirë insitutet e mësipërme, një

Shtypshkronjë “E Zojës së papërlyeme”, duke filluar pas pak edhe botimin e së përkohshmes “Elçija e Zemrës së

Krishtit” (mars, 1891), me shpenzimet e vetë kuvendit. Etërit Françeskan, hapën Shtypshkronjën “At Gjergj

Fishta”, që filloi botimet (fletore e libra) e veta me 1916, Shtypshkronja “Nikaj” (1910) e klerikut Don Ndoc

Nikaj (1864-1951) 3 .

1 Prof.Dr.Stefan Çapaliku, “Krishtërimi ndër shqiptarë”, Tiranë, 1999 f.440-441.

2 Don Ndoc Nogaj, “Shtypi Katolik Shqiptar 1991 nëntor 2001”, Shkodër, 2001, f.6.

3 Don Ndoc Nikaj (1864-1951). Romancieri i parë arbëror (“Marcija”, 1889, “Dashunia e msheftë”, 1905), mban firmën

e tij. Ai formoi me personalitetin origjinal, të denjë për Rilindjen Nacionale, por që u denigrua e anashkalua. Poeti,

shkroi romanet: “Shkodra e rrethueme” (dy pjesë, 1913), “Tivari i marrun” (1915), “Bukurusha” (1918), “Ulqini i

marrun” (1918), “Lulet në thes” (1918), “Burbuqja” (1920”, “Lulja e veshkun” (1920), të botuara në Shkodër. Ndër të

tjera, janë në dorëshkrim: “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Një testament”, “Te shpella e murosun” etj.

Me pranga në duart enciklopedisti Nikaj, do të shëtitej rrugëve të Shkodrës deri tek salla ku zhvillohet gjyqi kundër tij.

Në moshën poeti e romancieri, publicisti e botuersi 82-vjeçare Don Ndoc Nikaj vdiq në burg, i dënuar nga rregjimi

komunist pse ai kishte shkruar shqip dhe jo sllavisht të parën gazetë arbërore brenda vendit të tij. Për 50 vjet, shkroi 30

vepra të botuara e dorëshkrime, religioze, shkollore, publicistike, historike e letrare. Ishte drejtues i dy shtypshkronjave.

Bashkëpunoi shumë me revistën “Albanica” të Faik Konicës. Për më shumë mbi këtë autor shih “Në pesëdhjetvjetorin e

meshtarisë së D.Ndoc Nikajt” në “Hylli i Dritës”, Viti XIV, #7-8, 1938; Henrik Lacaj, “Dom Ndoc Nikaj (1864-1951)”,

Shënime mbi jetën dhe veprat. Buletini Shkencor U.T., 1963, #1; Dr.Aurel Plasari: “Panteon i gjymtuar”, Nëntori, 1991,

#4; Prof.Karl Gurakuqi: “Shkrimtarët shqiptar”, Vëll.II, 1941; Prof.Dr.Fatbardha Hoxha: “Ndoc Nikaj në letërsinë

shqipe” në librin: “Fjala jonë” (Autorë dhe vepra të traditës), studime, Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2001,

Më mbas do të dalin organet e njohura, si: “Laimtari i Shcypenies” (Roma, 1904, L’Araldo d’Albania),

“Shcyptari” (Napoli, 1904-1906), “Kalendari i Soknise “Dija” (Ëien, 1907, 1908, 1910), “Dashamiri”(Trieste,

1908), “Koha” (Shkodër, 1910), “Bashkimi” (Sh., 1910), “Kalendari i Pjesëshem” (Sh., 1910), “Kalendari i

Vjetës-Vepra Pijore” (Sh., 1912-1927), “Fjala e T’in’ Zoti”, Hora e t’Arbareshavet (1912), “Zani i Shna Ndout”

(Sh., 1912), “Besa Shqyptare” (Sh., 1913), “Shqypnia e Re” (Shkodër, 1913), “Hylli i Dritës” (Sh., 1913-1944,

1993, 2006), “Taraboshi” (Sh., 1913), “Lajmtari i Zemers T’J.Krishtit” (Sh., 1914), “Perparimi” (Sh., 1914),

“Greethi” (Sh., 1914), Kalendari “Shqypja” (1915), “Zani i Shkoders” (1915), “Posta e Shqypniës” (Sh., 1916),

“Zoja e Shkoders Drita e Shqypniës” (Sh., 1917), “Grueja Shqyptare” (Sh., 1920), “Koha”, “Bashkimi”, “Besa

Shqyptare” dhe Zani i Shkodrës” (Sh., 1910-1921, fletore të themeluar nga Don Ndoc Nikaj), “Shkolla e Re”

(Sh., 1921), “Vjeti Shkolluer” (Sh., 1921-1925), “Fletorja Zyrtare e Klerit katolik të Shqypnis” (Sh., 1923), “Ora

e Maleve” (Sh., 1923), “Brezi i Ri” (Sh., 1925) “Zani i Popullit” (Sh., 1925), “Gazeta e Sportit” (Sh., 1925),

“Jehu i Sh’Luigjit” (Sh., 1926), “Fjala e Zotit” (Sh., 1928), “Ora e Shqypnisë” (Ëien, 1928), “Shqypnija e

Ilustrueme” (Sh., 1928), “L.E.K.A.” (Sh., 1929-1944), “Kalendari per të gjith” (Sh., 1932-1933), “Bija Katolike”

(Sh., 1934), “Zgjimi Djelmnis” (Sh., 1934), “Aurora Consurgens” (Sh., 1936), “Cirka” (Sh., 1936), “Drita”

(Tiranë, 1936), “Zani i Shkodres” (Sh., 1937), “Kalendar” (Sh., 1937), “Kumbona e së Diellës” (Sh., 1938-1944,

1992), “Fjala e Shenjtë” (Durrës, 1938), “Nën Hije të Shën Pjetrit” (Tiranë, 1939), “Hylli” (Prizrend, 1939),

“Rrezja e Rrethit” (Sh., 1939), “Kalendari Meterologjik Mujuer për vjetin perishtup 1940” (Sh., 1940),

“Shkëndija” (Tiranë, 1940), “Ascendere” (Tiranë, 1940), “Avdiuvante Ipso” (Sh., 1941), “Kalendari Dioçezan i

Sapës” (Sh., 1944), “Shejzat” (Le Pleiadi, Roma, 1957-1975), “Albania Libre” (Italy, 1957), “Jeta Katholike

Shqiptare” (New York, 1966), “Albanian Catholic Bulletin” (Santa Clara, Califonia USA, 1980-1994), “Drita”

(Ferizaj, Kosovë) “Lidhja” (Cosenza, Itali, 1980), “Mbas Teje” (Sh., 1991), “Rrezja e Jonë” (Sh., 1991),

“Informailalbania” (Bari, 1998), “Jehona e së Diellës” (Sh., 1991), “E Ardhmja” (Tiranë, 1992), “Drejt Jetës”

(Sh., 1993), “Familja e Krishterë” (Sh., 1993), “Shpresa” (Prishtinë, 1993), “Rrezja” (Bishtazhin, Kosovë,

1994), “Acta Provinci/e S.Annuntiationis B.V.M. in Albania” (Sh., 1995), “Konopi” (Itali, 1996), “Rrezja e

Dritës” (Sh., 1996), “Zëri i Shën Nikollës” (Velezh, Kosovë, 1994), “Kisha dhe Jeta” (Tiranë, 1996), “Zani i

Katundeve” (Sheldi, Shkodër, 1997), “Phoenix” (Sh., 1997), “Fjala e Paqes” (Sh., 1999), “Lajmëtari i Paqes”

(Sh., 1999), “Edhe një hap për Paqe” (Sh., 2000), “Zani i Shna Ndout” (Tuz, 2000), “Kuvendi” (2000, Detroit,

USA), “Shpresa” (Prishtinë, 2001), “Fjala e jonë” (2006, Torino, Italy).

Numëri i Parë i

Revistës “Jeta Katolike” (New York, 1966)

Revista “Jeta Katholike Shqiptare” (Albanian Catholic Life) si organ shtypi, që në hyrje përcakton, se

është organ i Lidhjes Katholike Shqiptaro-Amerikane në New York. Redaktorët e parë ishin: Dr.Çesk Ashta e

Kolë Çuni, ndërsa drejtor përgjegjës Rev.Joseph J.Oroshi, D.D. Adresa e parë e revistës është: 261 South

Broadëay Tarrytoën, N.Y., U.S.A. Më poshtë në faqen e dytë thuhet, se dorëshkrimet dhe nëse nuk botohen nuk

kthehen. Karakterin demokratik dhe lirinë e debatit e shohim në përcaktimin se: “Artikujt me karakter polemik,

duhet të nënshkruhen me emen.”, një shembull ky për mediat “demokratike” shqiptare të shekullit XXI.

Në ballinë bie në sy dy shtegtarët arbër, që shoqërojnë me vështrimin e tyre ikjen në Genazzano (Itali) të

Fugurës së Shenjtë të “Zojës së Shkodrës”, mbas masakrave barbare të pushtuesve turq mbi popullsinë vendase.

Kjo vepër relgjioze e artistike njëherësh, gjendet sot në tavanin pranë elterit të Kishës Katolike “Zoja e

Shkodrës” (1998) në Harsdale New York. Revista në fjalë, në #1, viti I (1966), ka 26 faqe. Bie në sy në gjithë

buletinin mungesa e gërmes ë.

Ajo hapet me editorial-in e shkruar nga drejtori përgjegjës Imzot Dr.Zef Oroshi, me pseudonimin Zodiaku.

Ai, mbasi bën një përshkrim të shkurtër të përsekutimit të intelektualëve shqiptarë në Shqipëri në vitet e errëta të

komunizmit ateist, shton se përballë masakrave elita intelektuale në emigracion përkujton frytet dritëdhënëse të

lëme të ndryshme të diturisë, duke përshkruar revistat që botoheshin në Shkodër, gjatë kohës që vetë meshtari

Oroshi ishte student në shkollën private katolike. Me një nostalgji të veçantë kleriku Oroshi, kujton dy pleqtë të

veshur me kostume tradicionale vendase, që shëtisnin derë më derë, për të shpërndarë me një krenari e zë të lartë

revistat: “Hylli i Dritës”, “L.E.K.A.” etj.

Autori Zodiaku, shkruan: “Natyrisht dhe per kete, megjithse do te dale tremujor dhe pa kurrfare mtese

f.64-68.

epersijet, na mungojnë mjetet dhe, ne rrethanat e sotshme, deri diku dhe pendat, sepse, secili asht i mbethyem ne

tavoline ose fabrike me punen nga e cila nxjerr jetesen e perditshme. Meshtaret shqiptare, dhe ata qe kane mbete

gjalle dhe jetojne ne boten e lire, jane te shkaperderdhun e te lidhun me pune aty ku i ka hjedhe rrethana

historike, nen urdhnin e auktoritetevet fetare vendase. Megjithate, derisa ndjetin e kemi te mire, me te gjitha

flijimet personale qe parashifen, kemi uzdaje te plote se disa penda ma prodhueset nder ambjente te e sidomos

meshtarevet e te katholikevet kane me na mungue… Sot per sot “Lidhja Katholike Shqiptare Amerikane” e New

York-ut ka caktue me e qite per nji vjete buletinin. Nese bamiresija, simpathija dhe penda e intelektualvet do te

na perkrahin, u premtojme lexuesavet se grupit t’yne nuk do t’i mungojne vullndesa e flijimevet personale dhe e

punes vullnedtare per vijimin e tij.” (f.2)

Artikulli vijues, në faqet 3-5, është shkruar nga P. Andreë Nargaj, O.F.M., Ph.D., duke i lënë vendin më

pas shkrimit redaksional: “Rruga e Jonë”. Një përkthim interesant, është bërë nga Prof. Martin Camaj të titulluar:

“Adhurimi i Tre Dijetareve nga Lindja”. Ndërsa Kolë Nikoll Bajraktari, përshkruan atmosferën e Krishtlindjeve

dhe vijon me poezinë “Keshendellat”. Kol Çuni, në shkrimin e parë jep përshkrimin e Presidentit “John

F.Kennedy: Babe Familjet e Besimtare i Vertete”. Prof.Mhill Marku, paraqitet për lexuesit mërgimtarë me

analizën: “Gjuha Shqipe ne Amerike” dhe më poshtë ka ofruar një poezi nga Pader Gjergj Fishta. Zef Pashko

Deda, trajton marrëdhëniet mes Vatikanit e Ëashingtonit dhe Papa Pali VI, ndërsa për Gonxhe Bojanxhiun e

veprimtarinë e saj në dobi të të varfërve, At Dr.Zef Oroshi, u tregon shqiptarëve ne mërgim për bijën e harruar në

tokën e të parëve në Shqipëri.

Revista në #1 të saj, ka kronikën shoqërore, zgjedhjet e reja të Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, si

dhe stafin e shtypit, në të cilën janë emrat: Loro Stajka, Ndue Gjon Markaj, Nikoll Melyshi, Kol Nikoll

Bajraktari, Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Zef Hasani, Fran Sokoli, Lodovik M.Bajraktari. Ajo që është më

interesantja, është se në revistë janë të shënuar meshët përkujtimore dhe mesha për deshmorët e Atdheut, duke u

quajtur tradicionalisht më vonë si Meshë Nacionale çdo 28 Nëntor, kur është edhe kremtimi i Shpalljes së

Pavarësisë. Revista falënderoi të gjithë për pagesën e rregullt të antarësisë, me anën e së cilës krijohet mundesia

e vijimësisë së saj.

Mons Dr.Zef Oroshi

mbante Shtypshkronjën e revistës “Jeta Katolike” në makinën e vet

Intervistë me aktivistin e hershëm dhe ish-Kryetarin e

Këshillit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, publicistin veteran Tonin Mirakaj

Z.Tonin, revista “Jeta Katolike” sot po feston 40-vjetorin e daljes së numërit të parë të saj. Si ndieni ju

pas një përvoje të pasur publicistike?

Falëminderit për intervistën, por dua qysh në fillim të theksoj, se kontributi im dhe pararendësve të mi ka

qenë modes, por shumë i vështirë për kohën kur ne ishim të pakët si komunitet dhe pa asnjë eksperiencë. Eshtë

për t’u admiruar inisiativa e kurorëzuar sot me sukses, për të perkujtuar 40-vjetorin e fillimit të revistës “Jeta

Katolike”. Mendoj, se kjo është ngjarja më e rëndësishme në jetën e komunitetit katolik shqiptar të New York-ut,

mbas formimit të Lidhjes Katolike Shqiptare-Amerikane. Sigurisht që është hera e parë, që një komunitet shënon

ditëlindjen e një organi të shtypit të vet, çka tregon respektin dhe rëndësinë e e nevojshme, domosdoshme dhe të

përhershme, që merr shtypi për jetën e një bashkësie emigrantësh.

Cilat ishin disa nga mjetet e informimit të kohës që bënë sensibilizimin e organizimit të komunitetit

shqiptar në Amerikë në fillim të vitëve ’60 në Amerikë?

Kur u formua Lidhja Katolike, me inisiativën e meshtarëve Mons Dr.Zef Oroshit, At Prof.Dr.Andrea

Nargaj O.F.M. dhe e një grupi të vogël shqiptarësh, të vetmet mjete komunikimi qe kishim këtu në gjuhën

shqipe, ishin gazetat “Shqiptari i Lirë” organ i Komitetit “Shqipnia e Lirë”, me editor njërin nga intelektualet e

njohur Prof. Nexhat Peshkopia dhe “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që botohej ne Boston (sot

New York, ku janë edhe zyrat e Federatës) me editor Dr.Athanas Gega. Ishte gjithashtu emisioni radifonik, që

emetonte “Zëri i Shqiptarëve të Lirë”, që jepej një gjysmë ore në javë, ishte burim informacioni dhe lidhje mes

shqiptarëve të shpërndarë në udhët e vështira të emigracionit. Këto mjete të pakta komunikimi, përkrahën

forminin e Lidhjes, dhe botuan çdo lajm, që ne dërgonim mbi aktivitetet që zhvilloheshin në komunitetin katolik.

Ata botonin edhe lajme mbi aktivitetet e komitetëve të tjera fetare Orthodokse e Muslimane, që vepronin ne New

York e gjetkë në Amerikë.

A ishte e vështirë të bashkëpunonin shqiptarët, falë temperamentit të ndryshëm, mentalitetit, diferencës së

trevave, kulturave dhe shkollave nga vinin prej trojeve etnike shqiptare?

Sigurisht, është e natyrshme, se sikurse çdo nacionalitet tjetër që vjen në një shtet shumë të madh, ku

përfshihen mijëra kultura, zakone, tradita, gjuhe, mentalitete etj. edhe shqiptarët nuk bënin përjashtim. Asoke më

sëshumti mbizotëronin emigrantët politikë dhe ato ekonomikë që kishin ardhur shumë vite më parë. Njohja e

bashkëatdhetarëve me njeri tjetrin më sëshumti ishte e rastësishme, sepse ne nuk ishim të organizuar, sikurse

mund të thuhet për komunitetet e tjera që kishin shekuj që ishin vendosur në ShBA. E kësisoj edhe fillimi i

Lidhjes Katolike nuk qe i lehtë. Bisedonim për punë të mëdha, por mundësit i kishim fare të vogla. Edhe ata pak

antarë të Lidhjes, nuk ishin të gjithë të vendosur në një drejtim. Shumica prej nesh, mendonim sesa të çlirohet

Shqipëria nga komunizmi, do të kthehemi në vendlindje. Disa të tjerë shpreheshin, se nuk është nevoja të

ndërtojmë Kishë, e disa shtonin se jemi përkohësisht në këtë vend?

Por gjithsesi ju mblidheshit dhe mendonit për të ardhmen e komunitetit tuaj?

Por është e vërtetë. Kjo ishte gjëja më normale që bënim. Pavarësisht mendimeve të kundërta, ne

mblidheshim çdo ditë diele, herë në një Kishë herë në një tjetër, kur na lajmëronin meshtarët, se do të vinin për

të celebruar një meshe. Mbas meshet, i “binim legenit” me muhabet e mendime gjithfarësh derisa lodheshim, e

mandej merrnim trenin e ktheheshim ne vendbanimet tona. Nuk kishim problem parkimi, nga se gjithsej kishim

dy makina asokohe. Njerën e kishte Don Zefi prej Oroshit dhe tjetrën mirditori Gjon Cupi.

Meshtarët shqiptarë Mons Oroshi dhe At Nargaj, shërbenin në kishat amerikane dhe gjatë kohës së pakët

të lirë takoheshin me shqiptarët. Mungesa e takimeve të shpeshta a e pengoi qëllimin e krijimit të Lidhjes?

At Prof.Dr.Andrea Nargaj, ishte professor i Liturgjisë në “St. Joseph’s College” në qytetin Ëindham, të

shtetit Main. Ndërsa Mons Dr.Zefi Oroshi, u punësua në Institutin “St.Vincent de Paul, në Terrytoën, si professor

i gjuhës latine. Këtu ishte afër me ne. Duhet kuptuar, se meshtarët tanë, sikurse të gjithë të tjerët, asokohe duhej

të punonin për të siguruar jetën. Lëmosha që mblidhnim, ishte 10-20 dollarë, e gjysmën e lënim në Kishën ku

thuhej mesha, e gjysmën tjetër priftit ose fratit, për shpenzimet e udhëtimit.

Mons Zef Oroshi vinte pas përvojës që kishte pasur në Kuvendin e Jezuitëve në Shkodër, ku shtypi katolik

asokohe jepte tonin e publicistikës dhe shkencës bashkëkohore shqiptare. Sa ndikoi kjo përvojë në krijimin e

shtypit në Amerikë?

Po është e vërtetë, se Mons Oroshi, vinte pas një përvojë të pasur, sepse ai vetë kishte qenë nxënës i poetit

të ëmbëlsisë Don Ndre Mjedja dhe “poetit nacional” At Gjergj Fishta. Por Dom Zefi (siç e thërrisnim ne

asokohe) ishte optimist, se Lidhja do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, do të kemi shtypin, Kishën tonë e me

kohë gradualisht do të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Me 28 shtator 1962, hapem fushatën e pare, ku u

premtuan rreth $4,000, për t’u përdorë (dikur) për blerjen e një Qendre, që mund të kthehej në Kishe. Kjo ishte

një ëndërr asokohe, që një ditë u bë realitet. Sidoqoftë, kjo ishte gjendja ekonomike e komunitetit tonë. Dikush

qeshte me planet tona, dikush tallej nder kafet e Allen Street-it, por kishte edhe nga ata, që gjithmonë jepnin

shprese, se qellimet tona fisnike e atdhetare do te realizohen.

Si mundi të binte shqiptarët për ta mbështetur në rrugën e prelatëve pararendës të trinomit “Fe-Atdhe-

Përparim”, më të cilën ishin edukuar shumë barinj shpirtërorë shqiptarë gjatë shekujve?

Dom Zefi këmbëngulës, u kujtonte të gjithëve, sesi Amerika është e përbërë nga emigrantë prej gjithë

vendeve të Botës, dhe se shumica e atyre që vijnë në Amerikë, qëndrojnë në Amerikë. U sillte gjithmonë

shembuj prej nacionalitetëve të tjera, si: italianët, ebrejt, francezët, gjermanët, irlandezët, grekët, polakët etj., të

cilët kishin të njëjta mendime e deshira, siç i kemi edhe ne, por me kohë janë shkri në shoqërinë amerikane. U

tregonte, sesi i kanë ndertuar Qendrat e tyre fetare e kulturale, që u shërbejnë, për të ruajtur fenë, gjuhën,

kostumet e traditat me vlerë, nga prejardhja e tyre, dhe sesi edhe ne duhet të vihemi asaj rruge. Nëqoftëse e duam

fenë, qe kemi, kulturën e traditat tona, qe duhet të ruhen, atëherë duhet të organizohemi, të ndihmojmë njeri -

tjetrin, dhe kur të vijë koha, mund të ndihmojmë edhe vendlindjen. Bazat, që u vune asokohe, nxjerrja e lejeve

juridike e dioçezane, sollën suksese të vazhdueshme, që më vonë u kunorezuan me blerjen e Qendrës Katolike,

ndërtimin e Kishës “Zoja e Kshillit t’Mirë”, formimin e famullisë së parë katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e

Shkodrës” dhe ndërtimin e Kishës së re në Hatsdale, për të cilën jemi të lumtur e kryelartë ne katolikët dhe

shqiptarët në përgjithësi.

Si lindi idea për krijimin e shtypit katolik për pasqyrimin e aktiviteteve fetare, kultorore dhe nacionale të

komunitetit shqiptar në Amerikë?

Kishin kaluar tre vjet nga formimi i “Lidhjes Katholike Shqiptare” dhe ende nuk kishim shtyp tonin, në të

cilin mund të publikonim aktivitetet tona, planet e projektet, që kishim për të ardhmen, megjithse vazhdimisht

bisedonim për ketë çështje. Kuvende të mbajtura në organizimet tona, nga personalitete të shquara të mërgatës

mbeteshin pa u botuar. Nevoja me pasë një Revistë, ndihej për ditë e më shumë. Në fillim të vitit 1966, Dom Zef

Oroshi, me një grup të vogël bashkëpuntorësh, vendosi të botoj një të përkohshme, dhe e pagëzoi me titullin:

“Jeta Katholike Shqiptare”, englisht “The Albanian Catholik Life”. Në vitin e parë, u botuan 4 numëra, që

shënojnë lindjen e kësaj reviste.

Si u mirëprit dalja e revistës dhe a morët përgëzime e nxitje për të vijuar udhën e re në të cilën po ecnit të

sigurtë?

Duhet të dimë, se gjithmonë Selia e Shenjtë dhe famullitë në të gjithë botën i kanë kushtuar e kushtojnë

rëndësi edukimit katekistik të besimtarëve, për të vijuar jetën si të krishterë të mirë, për të cilën predikon edhe

Libri i Shenjtë-BIBLA. Numërat e parë të Jetës Katolike, u pritën mirë nga mërgata shqiptare në Amerikë e

Europë. Për këtë ngjarje të rëdësishme të komunitetit tonë në Amerikë, shkruan revistat e gazetës në diasporën

tonë, si gazetat “Shqiptari i Lirë”, “Dielli”, revistat “Shejzat” e “Koha e Jonë” etj. Filluan të vijnë letra

përkrahëse, urime e ndihma në të holla. Shkrimtarë e publicistë të njohur derguan artikuj me karakter fetarë,

kulturorë, kombeëtarë, enciklopedik, që pasuronin revistën. Dom Zefi, qe nga numëri i parë, hapi rubrikën “Log

Kuvendit”, në të cilën trajtonte subjekte fetare, shoqërore, gjuhësore e gramatikore. Ai filloj të botoj pjesë nga

Ungjilli në gjuhën shqipe, që ishin pjesë e përkthimit të tij. At Prof.Dr.Andrea Nargaj O.F.M., i cili, kishte një

mendje te pasur me kulturë të gjerë klasike dha kontribut shumë të çmuar me shkrimet e tij.

A mund të thoni disa nga pendat e publicistikës dhe krijimtarisë letrare, që ruajnë nënshkrimin nëpër faqet

e revistës?

Oh, janë të shumtë, por unë po përmend vetëm disa që më kujtohen tashti për tashti. Ne numërat e vitëve

të para, gjinden shkrime nga penda e njohura, si: Pater Paulin Margjokaj O.F.M., që jetonte në Graz të Austrisë,

Prof.Karl Gurakuqi nga Italia, Prof.Zef Nekaj e Prof.Mhill Marku, të dy këta mësues në shkollën ushtarake

amerikane në Monteray të Kalifornisë. Prof. Rexhep Krasniqi, njeri nga përkrahësit më të çmuar, qe kemi pase

prej fillimit, Kole Bib Mirakaj, Tajar Zavalani (gazetar në radio Londra BBC), Lec Shllaku (editor i revitës

“Koha e Jonë” Francë) etj., të cilët, e shtuan shumë rëndësinë e revistës sonë në pikëpamje fetare, kombëtare,

kulturore, letrare e shoqerore.

Nga shfletimi i koleksioneve të shumta në shtëpinë tuaj, shoh se ju keni shkruar në disa gazeta e revista të

komunitetit shqiptar në diasporë. A mund të thoni sesi u pritët tek lexuesit?

Mbi aktivitetet tona këtu, ishim një grup i vogël, që i ndieri Zef Pashko Deda, na quente “delitante”, ku

përfshinte edhe vehten e tij. Këta përgatisnin raporte të aktivitetëve të Lidhjes në raste të ndryshme si kremtime,

mbledhje, lista të fushatave, rubrikën “levizje demografike” etj. Edhe “delitantet” shkruanin ndonjë artikull.

Sigurisht, shkrimet tona nuk afroheshin me ato të shkrimtarëve që permenda më lart. Fillimi i revistës ka qenë i

zorshëm nga fakti, se mungonte gjithçka. Çdo shkrim që vinte, duhej rishkruar, e nuk kishim njerëz që zotëronin

daktilografinë, e nuk kishim as makinë shkrimi të pershtateshme. (Nuk kishte kampjutera asokohe). U hap një

fushate fondmbledhëse, ku u dhuruan rreth $400, me të cilat, u ble një makinë daktilografike I.B.M. Kjo e bëri të

mundur një përmirësim të dukshëm në përgatitjen e revistës. Imzot Oroshi, me të drejtë kërkonte punë sa më të

mirë nga bashkëpunëtorët, të cilëve vazhdimisht u kujtonte thënjen: “Ç’ka shkruhet, mbetet”.

Meqenëse nuk kishit një vend të caktuar, sikurse më kanë thënë, Imzot Oroshi i mbante pajisjet e shtypit e

koleksionin e botuar të revistës në makinë, sikur donte të thoshte se revista “Jeta Katolike” do të mbijetojë!?

Po është e vërtetë. Meqenëse nuk kishim një vend tonin, makina e shkrimit, dosjet me korrespondence e

koleksioni i revistës, mbaheshin ne trankun e makinës së Dom Zefit, dhe puna bëhej here në një vend e herë në

një tjetër. Kështu vazhdoj përgatitja e revistës deri sa u ble Qendra në 4221 Park Avenue, në Bronx New York.

Revista sot festoj ditëlindjen e 40-vjetorit të saj. Një plejadë e tërë shkrimtarësh, publicistësh dhe

dashamirë të artit e kulturës shqiptare, tashmë janë futur në fondin e artë të historikut të Kishës Katolike

Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York. A mendoni, se duhet gradualisht hedhur dritë mbi jetën e veprën në

sherbim të fesë dhe komunitetit shqiptar si shenjë nderimi dhe respekti për to?

Sigurisht, kjo i përket brezit të emigrantëve të rinj, që kanë lindur dhe rritur në Amerikë dhe atyre që pas

vitëve ‘90, kanë ardhur nga trojet enike shqiptare dhe po jetojnë e punojnë në ShBA. Duhet t’i kujtojmë me

nderim e pervujturi puntoret e pare që bënë të mundur botimin e revistes “Jeta Katolike” (1965-2005), që

gjendën në jetën e amshuar, Mons Dr.Joseph Oroshin, At Prof.Dr.Andrea Nargaj O.F.M., redaktorët e parë Kol

Çuni e Çesk Ashta, puntorin e palodhur Zef Pashko Deda, të cilët, në kondita të rënda, nuk kursyen kohën as

mundin për të realizuar botimin e revistës “Jeta Katolike”. Me ardhjen e vazhdueshme të emigrantëve shqiptarë

nga Mal i Zi, dhe vende të tjera, erdhën edhe talente e vullnetarë të rinj. Mark K. Shkreli e Ndoc Vulaj, u

aktivizuan pa vonesë. Në #4 të vitit 1969, Mark K.Shkreli, e filloj punën e tij për revistën me shkrimin “Shkolla

e parë”. Në vitin 1970, zgjidhet në Këshillin Botues, e në vitin 2006, është kryeredaktor i revistës “Jeta

Katolike”. Me ardhjen e të përndershmit Don Rrok Mirdita, pranë Qendres me 1973, revista shënon një

përmirësim të dukshëm, si në paraqitje ashtu edhe në përmbajtje.

Dhe sot çfarë mendoni për revistën?

Revista vazhdoj të botohet deri në fund të vitit 1978, dhe u ndërpre përkohësisht, por kjo “perkohesisht”,

ishte mjaft e gjatë, ndonëse nevoja ishte shumë e madhe për vazhdimin e saj. Në vitin 1995, Don Pjetër Popaj, At

Prof. Dr. Andrea Nargaj dhe Këshilli i Kishës, vendosën rifillimin e revistës. U zgjodh Këshilli Botues, me

drejtor përgjegjes të përndershmin Don Pjetër Popaj, redaktor poetin Z. Luigj Cekaj, drejtor teknik Z.. Gjovalin

Nikçi, dhe antarë At Prof.Dr.Andrea Nargaj, Prel Sinishtaj, Mark K.Shkreli, Marijan Cubi, Tonin Mirakaj, Simon

Vukli e Pashko Camaj. Këta përgatiten e botuan numrin e parë të ridaljes Kallnuer-Mars 1996. Prej asokohe

revista po vijon të botohet. Me kalimin e kohës, Këshilli Botues ndryshon. Largohet Gjovalini, e me vonë Luigj

Çekaj, unë e ndonjë tjetër. Për fat erdhi shkrimtari e studiuesi Z.Klajd Kapinova, i cili, me shkrimet e tij, e

pasuroj dukshëm revisten. Në art dizenjo mjeshtri Z.Ismer Mjeku, po luan rol të rëndësishëm në paraqitjen

teknike të revistes e ngritjen e saj në një standart të lartë professional. Shkrimet e Don Pjeter Popaj dhe Don

Nikolin Pergjini, gjithëmonë me permbajtje teologjike, qe lidhen me jeten t’one te perditeshme, zënë vend nderi

dhe kane rëndësi të posaçme. Gjatë kohës që ishte në mesin tonë, i ndjeri At Prof.Dr.Andrea Nargaj dha

kontribut të çmueshëm me shkrimet e tij. Z.Mark K.Shkreli, perveç rolit të editor-it të revistës, me përkthimet e

tij të karakterit fetar, po plotëson përmbajtjen e saj, me një ushqim shpirtnor për lexuesin. Meriton të përmendet

kontributi i çmuarshëm i Z.Simon Vuklit si redaktor i gjuhës angleze, me shkrime plot kuptim e pjekuri, ç’ka

tregon njohjen e ngjarjeve për të cilat shkruan. Mbas rifillimit, revista ka pasur fat të ketë përkrahje e shkrime

nga personalitete të shquara. Ndër e këta Prof.Sami Repishti, aktivist i njohur e përkrahës i çmueshëm i

komunitetit e i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Z.Bardhyl Ukcamaj studiues i historisë, poeti disident Z.Anton Cefa,

studiuesi i mirënjohur i komunitetit Z.Idriz Lamaj, poeti Z.Luigj Cekaj, poeti i talentuar Gjek Marinaj, publicisti

Tom Mrijaj, gazetarja Mimoza Daici, Gjeto Turmalaj etj. Në historinë veprave tona letrare, revista “Jeta

Katolike”, do të zërë një vend të nderi e krenarie, përkrah emrave të atyre që e bënë të mundur fillimin e botimin

e saj, te atyree që e përkrahën dhe të atyre që po e botojnë sot, do të kujtohen me respektin që meritojnë.

Po mesazhi juaj sot në ditëlindjen e revistës?

Mund të flitet gjatë rreth revistës “Jeta Katolike”, vlerës së saj fetare, kombëtare, vlerës shoqërore për

famullin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, por kjo nuk mund të bëhet në 10 minuta. Jam perpjek te përmend personat

kryesor, që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj vepre, për të cilën jemi mbledhë në këtë festë. Nuk zvoglohet

aspak rëndësia e ngjarjeve as e personave, që nuk i permend në këtë intervistë. Edhe një herë në shenjë

mirënjohje e falënderimi, uroj drejtuesin e revistës të përndershmin Don Pjetër Popaj, editor Z.Mark K.Shkreli

dhe të gjithë pjesëtarëve të Kshillit Botues.

albemigrant.com | Tribuna Shqiptare | Kosova | Lajme/News|

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!