Nese dikush sot kerkon te krijoje tekst kenge, duhet te krijoje poezi, te ktheje syte nga "mbreterit" e teksteve te kenges shqiptare si: Agim Shehu, Sadik Bejko, Zhuliana Jorganxhi, Fatos Arapi, Betim Muco, Shaban Murati, Natasha Lako, Xhevahir Spahiu, Gjoke Beci, Arben Duka, Jorgo Papingi, Bardhyl Londo etj. Me vjen mire qe kompozitore te suksesshem si Osman Mula, Luan Zhegu dhe ndonje tjeter, jo vetem qe e kane vazhduar traditen e tyre, por edhe e kane rritur nivelin e tyre krijues. Kengetaret sot ne skene duhet te jene pergjegjes perpara publikut ne interpretimin e tyre te kenges. Jeni baba i dy fëmijëve, po ata a kanë të njëjtin pasion si ju? Une kam dy djem. Djali i madh ne kete vit shkon ne klasen e tete dhe djali tjeter ne klasen e gjashte. Cuditerisht, pasioni tek ata eshte i ndare, njeri me letersine dhe tjetri me muziken. Djali i madh ka prirje per letersine, megjithese ne klasen e peste m'u duk se do vazhdonte ne rrugen e instrumentit te trompes, sepse u aktivizua per tre vjete me banden e shkolles.. Duke me pare mua, qe nje pjese te mire te kohes e shpenzoj ne kompjuter ne te shkruar mundohet edhe ai ne vetvete te krijoje dicka. Vitin qe kaloi me imagjinaten e <strong>tij</strong> kishte shkruar nje krijimin e <strong>tij</strong>, nje minitregim, mund te them. Ishte interesant, se jo vetem mesuesi u cudit me imagjinaten e <strong>tij</strong> cfare ai kishte krijuar, por edhe drejtuesit e shkolles, te cilet nuk harruan ta kujtojne duke e falenderuar ne festimin e mbarimit te shkolles qe u zhvillua ne prani te nxenesve dhe prinderve te shumte. Djali tjeter, duke pare edhe ai, mundohet te shkruaje vjersha per moshen e <strong>tij</strong> dhe ka dershire qe ato te behen kenge. Njehere i tha Frederik Ndocit: "Na i meso edhe neve studion tende ku i incizon kenget, qe te shkojme edhe ne atje kur te rritemi...(Qesh) Shpesh here merr mikrofonin loder qe kemi ne shtepi dhe kendon duke imituar kengetaret te ndryshem amerikane, meqenese e flasin gjuhen angleze dhe i dine tekstet e kengeve. Para pak kohesh nje reviste amerikane ne Nju Jork ka shkruar dicka per Ju. Mund te na thoni si u ndjete, kur e pate veten tuaj edhe me fotografine tuaj ne ate reviste? Sigurisht, c'do njeri te ishte ne vendin tim do ndjehej i lumtur, ashtu sic edhe u ndjeva une. Ishte befasuese per mua, kur ne pune me vjen nje grua, Jennifer Hunley. Me prezantohet si gazetare me letren e identifikimit te saj te gazetares dhe gjate bisedes me te me kerkoi nje interviste. Ne fund me beri edhe fotografi, fotografi, e cila shoqeroi shkrimin e saj ne reviste. U cudita pak gjate bisedes me te, sepse dinte dicka rreth krijimtarise time dhe rreth librit tim: "Le te jem une Zamira...". Me kishte pare rastesisht ne nje kanal televiziv te Nju Jorkut, kur une jepja nje interviste ne televizionin "Kultura Shqiptare". Une vertete u ndjeva shume i lumtur dhe kete lumturi ma shtonin jo vetem shoket e kompanise ku une punoj kur me uronin, por edhe banoret perreth. Vinin e me uronin, duke me dhene edhe revisten. Isha dhe jam i lumtur edhe per vete faktin tjeter se u ndjeva krenar si shqiptar ne mes te
Nju Jorkut, ne mes te amerikaneve. E kunderta e asaj qe ndodh ne vende te ndryshme ne Evrope, ku shqiptaret ndjejne perbuzjen e vendesave. Intervistoi Dorina Topallaj