Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant

Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant

tribunashqiptare.albemigrant.com
from tribunashqiptare.albemigrant.com More from this publisher
14.07.2013 Views

Vleresoj shume Kozma Dushin, Sherif Merdanin, Frederik Ndocin, Luan Zhegun, Tonin Tershanen, Ema Qazimin, L. Theodhorin, Vace Zela, Irma Libohova. Nuk duhet harruar kengetari i suksesshem i atyre viteve Qemal Kertusha. Kanë kaluar kaq shumë vite, dhe ju ende i kujtoni varg për varg këto këngë si dhe detaje nga më të ndryshme të festivaleve deri tek veshjet e këngëtarëve. Mos keni mbajtur ditar gjatë atyre viteve? (Qesh) Po, kam mbajtur "ditar" gjate viteve dhe ky ditar eshte truri im, mendja ime. J'ua spjegova pak me siper per memorien time te mprehte dhe kjo me ka ndihmuar qe cdo gje kam pare, ta "shkruaj" ne "ditarin" e trurit tim. Kenget neper vite, jo vetem qe i kam degjuar, megjithese edhe degjimi i kengeve ne ate kohe ka qene me "tollona", kur na i transmetonte Radio Tirana ne ndonje emision te sajin, por une edhe i kam kenduar ato neper vite. Edhe nen ze i kendoj, kur jam vetem, sepse sic e thashe, kenga eshte ushqimi i shpirtit tim, pa te cilin nuk mund te jetoj dot. Kur degjoja kenget, pasi kisha mesuar tekstin e tyre, une perqendrohesha tek orkestracioni i kenges; psh. kur hynte flauti, oboi, korno, violina... Provoni te degjoni sot me vemendje kengen fituese te Festivalit te 11-te "Erdhi Pranvera", kenduar nga Tonin Tershana. Sa bukur tingellon flauti kur shoqeron kengen, sidomos ne fillimin e strofes se dyte. Ju vetë jeni anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në SHBA dhe madje keni nxjerrë në dritë librin « Le të jem unë Zamira …». Cilat janë raportet tuaja me letërsinë? Po, une jam anetar i Lidhjes se Shkrimtareve ne SH.B.A. dhe e them se kjo Lidhje eshte shume e rendesishme per ne krijuesit ne Diaspore. Lidhja e Shkrimtareve ka ne gjirin e vete emra qe i kane dhene Letersise Shqiptare si Naum Prifti, Rozi Theohari,Ramiz Gjini,Petraq Janko Pali, Mehill Velaj, por edhe emra te rinj te suksesshem dhe premues si Kozeta Zylo, Gjeto Turmalaj, Gjeke Marinaj, Klajd Kapinova, Agim Bacelli Merita Bajraktari, etj. Maredheniet me koleget e mij krijues jane te shkelqyera. Njehere ne vit Lidhja ben takimin e saj me krijuesit dhe organizon nje konkurs me librat e botuar. Kete vit takimi do te behet ne Cikago. Lidhja luan nje rol te rendesishem ne jeten tone ketu ne SH.B.A. Here pas here organizohen aktivitete te ndryshme, promovime librash, ku ne njihemi dhe takohemi me njeri tjetrin. Ne veren e vitit 2005 m'u botua libri "Le te jem une Zamira..." nga Shtepia Botuese "Arberia". Libri pati sukses dhe u prit mire si ne Shqiperi edhe ketu ne SH.B.A. Sic e thashe me pare, krijimet e mija te hereshme i kisha te rruajtur ne dokument, por ishin disa aresye qe nuk u botuan me pare. Nje nga aresyet ishte edhe sponsporizimi. Fola pak me pare per letersine dhe dashurine per te. Letersia, ashtu si edhe kenga kane qene dhe jane te pandare me mua ne jeten time. Me pelqen te lexoj shume, madje edhe kur jam ulur ne tryezen e ngrenies me vjen te kem liber te lexoj gjate ngrenies. Kam dashur te kem raporte te ngushta me Letersine, qe ne rinine time, por atehere nuk na botoheshin shkrimet tona, sepse ishin njerezit e vecante dhe te besuar ata, qe duhet te "krijonin" dhe t'u botoheshin krijimet e tyre. Po j'u jap dy shembuj. Ne vitin 1983 kam

cuar per botim nje vjershe ne gazeten "Drita" te titulluar "Gjyshes", asnje ngjashmeri me vargjet e kenges se gjyshes kenduar nga Vace Zela. Vargjet i krijova duke shprehur ate ndjenje dhe mall per gjyshen time(nena e babit) qe na ka rritur, qe ne ate kohe kishte disa vite qe nuk jetonte. Vjershen ia kam derguar me poste dhe pas disa ditesh me vjen pergjigjja negative. Vargjet fillonin: "Me kujtohet gjyshja ime e mire, kur me ne prane zjarrit rrinte..." Pas disa javesh ate vjershe e lexova ne nje shtyp tjeter, por me disa fraza te shtuara dhe e kishin titulluar "Gjyshja ime e mire". Sigurisht, autori ishte dikush tjeter. C'te beja? Ku ta kerkoja te drejten? Shembulli tjeter eshte ky: As vete nuk e di pse ia dergova ate shkrim gazetes "Zeri i Popullit", kur ne Berat ishte gazeta lokale e qytetit. Ne Kalane e Beratit dikur ka qene Kisha e Shen Gjergjit, por me shembjen e kulteve fetare, ajo kishe u shnderua ne pike turistike. Nga ajo ndertese mes pishave te gjelbera, sic eshte edhe vete kalaja e lashte shikohet Berati si ne pellembe te dores. Ne shkrim pershkruaja se si qytetaret beratas mundohen te thyejne monotonine e jetes qe, edhe pse rruga per t'u ngjitur ne Kala eshte malore, ata shkojne, shijojne ajrin e paster dhe ambientet e bukura te asaj ndertese, kalojne nje mbremje te kendeshme... Edhe kete shkrim nuk ma pranuan dhe me vone, dikush shkruajti nje "reportazh" nga pika turistike e kalase, ku shume fraza ishin te mijat... Me letersine jam gjithmone i pandare. Vazhdoj te shkruaj edhe pse kohen e kam te kufizuar, por me mire eshte te besh nje ore me pak gjume, se sa te humbasesh nje frymezim qe te vjen. Pervec librit me tregime "Le te jem une Zamira...", une kam shkruar edhe tregime te ndryshme, disa prej tyre mund t'i lexoni edhe ne internet. Sapo me eshte botuar nje liber tjeter, roman, po nga e njejta shtepi botuese "Arberia" dhe se shpejti do te jem perseri per ta promovuar kete liber. Po pas viteve ‘90-te, a i keni ndjekur festivalet, apo ju ka ikur pasioni për të mësuar tekstet e këngëve? Jo, pas viteve 90-te nuk i kam ndjekur festivalet dhe kjo ne fillim nuk ishte e lehte per mua, sepse po shkeputesha nga ajo pjese e jetes qe me shoqeroi per vite e vite me radhe ne femijerine dhe rinine time. Po me mungonte ushqimi shpirteror qe me ushqeu per shume kohe dhe ate mungese u mundoja ta zevendesoja duke rikujtuar kenget e viteve te shkuara. Me vone kur u njoha me kenget e festivaleve, nepermjet kasetave filmike, sidomos te fillimviteve 90-te u deshperova shume, jo vetem me kenget, por edhe me interpretimet, veshjet, levizjet e kengetareve ne skene... Kenget nuk kendoheshin drejtpersedrejti nga kengetaret, por te regjistruara dhe kur degjoja strofen e dyte te kenges qe fillonte dhe kengetari harronte te hynte ne kenge, ose hynte me vonese, sa humor me jepte aq edhe dhimbje. Te pakten festivalet e Dhjetorit nuk duhet te katandisen ne nje gjendje te tille. Kengetaret ne festivale sot kane mahnine kush te dale sa me i, e, zhveshur ne skene, madje kane arritur deri aty, sa kane dale edhe zbathur, pa kepuce. Veshja, paraqitja e jashteme e kengetareve sot ne skenat e festivaleve eshte per te ardhur keq, sepse pa dashur kthehen edhe ne karnavale. Nje mahni tjeter e kengetareve sot eshte ajo e te vetequajtureve kantautor, ku pervec muzikes se zhurmeshe qe krijojne kane edhe nje tekst te papranueshem per nje kenge.

Vleresoj shume Kozma Dushin, Sherif Merdanin, Frederik Ndocin, Luan Zhegun, Tonin

Tershanen, Ema Qazimin, L. Theodhorin, Vace Zela, Irma Libohova. Nuk duhet harruar

kengetari i suksesshem i atyre viteve Qemal Kertusha.

Kanë kaluar kaq shumë vite, dhe ju ende i kujtoni varg për varg këto këngë si

dhe detaje nga më të ndryshme të festivaleve deri tek veshjet e këngëtarëve. Mos

keni mbajtur ditar gjatë atyre viteve?

(Qesh) Po, kam mbajtur "ditar" gjate viteve dhe ky ditar eshte truri im, mendja ime.

J'ua spjegova pak me siper per memorien time te mprehte dhe kjo me ka ndihmuar qe

cdo gje kam pare, ta "shkruaj" ne "ditarin" e trurit tim.

Kenget neper vite, jo vetem qe i kam degjuar, megjithese edhe degjimi i kengeve ne ate

kohe ka qene me "tollona", kur na i transmetonte Radio Tirana ne ndonje emision te

sajin, por une edhe i kam kenduar ato neper vite. Edhe nen ze i kendoj, kur jam vetem,

sepse sic e thashe, kenga eshte ushqimi i shpirtit tim, pa te cilin nuk mund te jetoj dot.

Kur degjoja kenget, pasi kisha mesuar tekstin e tyre, une perqendrohesha tek

orkestracioni i kenges; psh. kur hynte flauti, oboi, korno, violina... Provoni te degjoni sot

me vemendje kengen fituese te Festivalit te 11-te "Erdhi Pranvera", kenduar nga Tonin

Tershana. Sa bukur tingellon flauti kur shoqeron kengen, sidomos ne fillimin e strofes se

dyte.

Ju vetë jeni anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në SHBA dhe madje keni nxjerrë

në dritë librin « Le të jem unë Zamira …». Cilat janë raportet tuaja me letërsinë?

Po, une jam anetar i Lidhjes se Shkrimtareve ne SH.B.A. dhe e them se kjo Lidhje eshte

shume e rendesishme per ne krijuesit ne Diaspore. Lidhja e Shkrimtareve ka ne gjirin e

vete emra qe i kane dhene Letersise Shqiptare si Naum Prifti, Rozi Theohari,Ramiz

Gjini,Petraq Janko Pali, Mehill Velaj, por edhe emra te rinj te suksesshem dhe premues

si Kozeta Zylo, Gjeto Turmalaj, Gjeke Marinaj, Klajd Kapinova, Agim Bacelli Merita

Bajraktari, etj.

Maredheniet me koleget e mij krijues jane te shkelqyera. Njehere ne vit Lidhja ben

takimin e saj me krijuesit dhe organizon nje konkurs me librat e botuar. Kete vit takimi do

te behet ne Cikago.

Lidhja luan nje rol te rendesishem ne jeten tone ketu ne SH.B.A. Here pas here

organizohen aktivitete te ndryshme, promovime librash, ku ne njihemi dhe takohemi me

njeri tjetrin.

Ne veren e vitit 2005 m'u botua libri "Le te jem une Zamira..." nga Shtepia Botuese

"Arberia". Libri pati sukses dhe u prit mire si ne Shqiperi edhe ketu ne SH.B.A.

Sic e thashe me pare, krijimet e mija te hereshme i kisha te rruajtur ne dokument, por

ishin disa aresye qe nuk u botuan me pare. Nje nga aresyet ishte edhe sponsporizimi.

Fola pak me pare per letersine dhe dashurine per te. Letersia, ashtu si edhe kenga kane

qene dhe jane te pandare me mua ne jeten time. Me pelqen te lexoj shume, madje edhe

kur jam ulur ne tryezen e ngrenies me vjen te kem liber te lexoj gjate ngrenies.

Kam dashur te kem raporte te ngushta me Letersine, qe ne rinine time, por atehere nuk

na botoheshin shkrimet tona, sepse ishin njerezit e vecante dhe te besuar ata, qe duhet

te "krijonin" dhe t'u botoheshin krijimet e tyre. Po j'u jap dy shembuj. Ne vitin 1983 kam

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!