Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant
Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant
Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij - Albemigrant
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Intervista Pierre-Pandeli Simsia tregon pasionin e tij

Fansi i Festivaleve: Si i mbaj mend mbi nje mijë këngë

Shkruar dhe intervistoi Dorina Topallaj

Pierre-Pandeli Simsia është një koleksionist i veçantë. është koleksionist këngësh. Ishte

vetëm 12 vjeç, kur pa në televizor për herë të parë Festivalin e Këngës, e deri 18 vite

më pas, ai do të "regjistronte" në memorien e tij çdo këngë. Dhe jo vetëm tekstin apo

boom-boomet e orkestrës, por edhe radhën e këngës në tre netët e Festivalit, veshjen e

këngëtarit dhe fatin e tij. Çarë do lloj kënge, nga viti 1972 deri në vitin 1990, por edhe

disa kenge me pare dhe pas kesaj periudhe gjendet më shpejt në "arkivin" e tij, sesa në

atë të Radio Televizionit Shqiptar. Tashmë Pierre-Pandeli është 46-vjeç he jeton në Nju

Jork së bashku me familjen e tij. Në një intervistë për gjeniu i këngës, rrëfen pasionin e

tij dhe dashurinë për festivalet.

Emri juaj është shumë i veçntë për të qenë emër shqiptar. Keni lindur në

Berat në vitin 1960, besoj shumë vetë jua kanë bërë pyetjen, cila është historia

e emrit tuaj?

Dorina, ne radhe te pare ju falenderoj Ju qe me krijoni mundesine per te dhene kete

interviste.

Une, sic po e thoni edhe Ju kam lindur ne Berat nga familje beratase.

Nese do shprehemi se shume vete mund te me kene bere kete pyetje per historine e

emrit tim, kjo pyetje besoj se nuk ekziston per amerikanet dhe Ameriken, por edhe

shqiptaret qe jetojne prej disa vitesh ne Sh.B.A. nuk u bene pershtypje emri i dikujt,

nese eshte i huaj apo vendes.
Ju thoni se emri im eshte shume i vecante per te qene shqiptar. Huazimi i emrave

shqiptare ne Shqiperi eshte i hershem, por ne 30 vjecarin e fundit morri nje pershpejtim,

sidomos nga ciftet e reja kur lindnin femijet e tyre. Ne emer te modernes u fshine emrat,

nese do t'i quajme edhe ato shqiptare te gjysherve per t'ia vene emrin femijeve te

porsalindur, duke u modifikuar ne emra te rinj. Keshtu raste ka plot po te permendim psh

emrat Nasi qe u kthye ne Nasjon, Vasil ne Vasjol, Nuri ne Ernur etj.

Nuk mund te them se emri im eshte shume i vecante kur, sic e thash edhe me siper,

historia e huazimeve ne Shqiperi eshte e hershme. Ne fund te viteve 70-te, kur ne

Shqiperi erdhi kengetarja greke Marinela, njerezit filluan t'ua vinin emrin vajzve te

porsalindur kete emer grek. Kur doli filmi Romeo dhe Zhulieta pjesa e madhe e femijeve

te lindur ne ate kohe u pagezuan me keto emra. Po ashu emrat e artisteve te huaj qe ne

i shihnim neper filma apo sportisteve te huaj hyne menjehere ne Shqiperi. Nje shoku im

ne vitet 80-te ia vuri emrin djalit te tij Biklen dhe mburej, se eshte emer anglez. Sot ne

Shqiperi gjen shume emrat te huaj evropiane apo edhe amerikane.

E vecanta ne emrin tim mund te them, eshte se shkruhet ne origjinal ashtu sic eshte,

pavaresisht se me therrasin Pjerr dhe sot emra Pjerr ne Shqiperi ka boll.

Une vij nga familje te hereshme me besim ortodoks, pavaresisht, se une i respektoj te

gjitha fete dhe e them se jam nder te paktet shqiptare qe shkoj ne te gjitha kultet fetare

dhe, pavaresisht se emrin e pagezimit ne dokument e kam Pandeli, por kam 9 vite ketu

ne Amerike. Jam qytetare amerikan tani dhe emrin Pierre (Pjerr) e kam te dokumentuar

dhe te ligjeruar ne te gjitha dokumentet amerikane, sepse emri Pandeli eshte i veshtire

per tu shqiptuar.

E vecanta e emrit eshte edhe kjo, qe eshte e rendesishme per cilindo qytetar te kujtdo

vendi qofte dhe qe duhet te veprojne si Amerika.

Amerika ka nje rregull te ligjeruar, qe cilido qytetar, pasi mbush moshen 18 vjecare,

nese deshiron, ka te drejten e tij te nderroje emrin sipas deshires, sepse emri ekzistues

eshte vene nga prinderit, qe femijes edhe mund te mos i pelqeje. Ne rastin tim, mua me

pelqen shume emri qe kam Pandeli, perderisa edhe e ruaj se bashku me emrin Pierre,

(Pjerr), i cili eshte emer shume i dashur per mua.

Kush është Pierre-Pandeli Simsia? (edukimi, eksperienca e punës, familja, jeta

në emigrim)

Kam lindur ne qytetin e lashte dhe historik te Beratit, ne qytetin e magjishem 2400

vjecar me vlera te larta kulturore dhe arkitektonike.

Ndjehem i lumtur dhe me fat qe kam lindur ne ate familje beratase me tradita te

hereshme patriotike dhe qe jam trashegimtar i fisit te nderuar Simsia ne lagjen Gorrice

te Beratit.

Te paret e mi Petro Simsia ne vitin 1878 dhe me vone Jani Simsia ne vitin 1906 ngriten

sherbimin mjeko-farmaceutik ne qytetin e Berati.

Qe ne femijerine time te hereshme kam qene shume i apasionuar pas muzikes,

kengeve dhe letersise.

Kam pasur fatin e mire qe ne shkollen 8-vjecare te me jepnin lenden e letersise dy

mesuese teper te pegatitura ne kete lende, Elpiniqi Papa dhe Parashqevi Sahatciu. Ne

ate kohe kam qene nxenes qe me vleresonin me noten 10 ne hartime dhe kam qene ne

grupin e krijueseve te rinj, bashke me disa nxenes te tjere te dalluar ne shkolle.
Me vone, ne vitet e shkolles se mesme, dy mesuese te tjera te nderuara do vazhdonin

te me jepnin lenden e Letersise, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka.

Sic e kam thene edhe me pare, ne ato vite kam pasur shume talent te shkruaja poezi,

vjersha dhe sidomos te shkruaja tekste per t'u bere kenge, sepse kenga per mua ka

qene nje ushqim shpirteror qe me ka ushqyer dhe shoqeruar gjithe jeten time.

Kujtoj me respektin me te madh mesuese Zymen, kur pasi mbaronte mesimi, une i

tregoja vjershat e mija dhe, sigurisht ajo me vinte piketimin ku duhet te isha me i

kujdesshem. Eshte interesant fakti se, kur ne diskutonim per krijimet e mija, "shembej"

muri ndarres mesues-nxenes, madje mesuese Zyma ndjehej e lumtur se si nje nxenes i

saj kishte talent per te shkruar poezi dhe qe i kerkonte mendimin asaj.

Kam shume mall per Zyma Berishen, sepse ne fillim vitet 80-te u largua nga Shqiperia

per ne Kosove dhe i uroj gjithe te mirat te kete ne jete. Sa do deshiroj te me realizohet

nje takim me te...!

Ne ate kohe disa nga poezite e mija u morren dhe u bene kenge nga disa kompozitore,

si Asqeri Kadena, Fatmir Agalliu, madje me kete te fundit kemi fituar dy here cmime te

dyta ne festivalet e rretheve.

Ne rinine time kam luajtur ne instrumentin e trombes. Mesimet e para i kam marre nga i

talentuari Fatos Hazizi, qe per aresye te mallkuares biografi e keqe, nuk e mbajten ne

Orkestren e Radiotelevizionit Shqiptar, i cili ka qene dy here ne orkestren e festivaleve

te kenges si trombist. Ndersa nga mesuesit ne Tirane permend Muharem Berxolli,

Shpetim Qafleshi dhe Syrri Roji, te cilet i vleresoj per talentin e tyre te jashtezakonshem

dhe punen e tyre te palodhur.

Meqenese une kam pasur nje pasion te madh per muzike dhe letersi, me vjen keq qe

nuk munda te vazhdoja specializimet per keto te dyja, sepse sic edhe dihet, ne ate kohe

nuk te conin ne shkolle atje ku deshiroje ti, por ku kishte nevoje atdheu. Profesioni im

eshte ekonomi financa te cilin edhe e kam ushtruar ne jete per disa vite, deri ne fillim

vitet 90-te.

Menjehere ne fillim vitet 90-te, kur cdo gje ne vendin tone po shkonte drejt shkaterrimit,

si shumica e shqiptareve edhe une u largova nga Shqiperia ne Evrope. Pervec puneve

te rrendomta atje, une gjeja kohe edhe te shkruaja, pavaresisht se me mungonin mjetet

elektronike qe kemi sot, kompjuteri. Une ato krijime te atyre viteve i rruajta deri sa erdhi

nje dite edhe i botova. Ne vitin 1996 e deri ne gjysmen e pare te vitit 1997 une nuk

mund te isha i shkeputur nga bashkeatdhetaret e mij qe jetonin ne Athine dhe qe

shkruanin e krijonin ne gazeten "Egnatia". U rreshtova edhe une midis tyre.

Jam i martuar. Bashkeshortja ime eshte nga qyteti i Durresit; kemi dy djem.

Ne fillimin e gjysmes se dyte te vitit 1997 une dhe familja ime (bashkeshortja dhe dy

djemte e mij 2 dhe 4 vjece) fluturuam drejt Nju Jorkut, Sh.B.A. si fitues te Llotarise

Amerikane. Dihen veshtiresite e fillimit per cdo te ardhur, por une kisha nje ender,

deshire, vazhdimin e shkolles, njohjen e diplomes nga Shqiperia dhe fale Zotit e

realizova ne kete vend dhe vetem ne kete vend te bekuar demokratik.

Në shoqërinë tuaj, njiheni si fans i Festivaleve të Këngës në RTSH para viteve

‘90. Sa është numri i teksteve të këngëve që dini për mendësh?

- Oh Dorina! Ti me pyet per festivalet dhe kenget e tyre ne ato vite. Me kengen ne

buze, me festivalet, me anketat muzikore te muajit, me koncertet e pranveres, une jam
itur. E thash edhe me siper. Kenget kane qene ushqimi im shpirteror. Kam lindur per

kenge dhe dua te vdes me kenge.Ju nuk mund ta imagjinoni shpirtin dhe ndjenjen time

per kenget e festivaleve dhe te gjitha kenget e tjera te bukura shqiptare. Dritherrohesha

nga emocionet para se te vinte festivali ne ditet e fundit te tij. Nuk mund ta pershkruaj

dhe Ju nuk mund ta imagjinoni dot ate cfare une kam ndjere, kur shihja perpara ekranit

te televizorit te hapej perdja e skenes se festivalit. Syte e mi ishin para ekranit, ndersa

shpirti im ishte atje, ne sallen e festivalit, ne skene, bashke me artistat, kengetaret. Kam

nje memorie teper te rralle, te mprehte dhe di shume kenge te muzikes se lehte

shqiptare, por edhe ato popullore. Nuk eshte mburrje, eshte fakt, kur te them per

memorien time te mprehte.Cdo skene te festivaleve, duke filluar qe nga Festivali i 11te(1972)

e deri ne Festivalin e 29-te(1990) une t'i pershkruaj me detaje te hollesishme

cdo skene festivali. Ndermjet shembujve te shumte qe une i kam shkruar ne internet, po

ju jap edhe disa te tjere. Psh. Askujt nuk mund t'i kujtohet sot qe kenga "Buka e duarve

tona" ne Festivalin e 14-te ishte e gjashta ne rradhe ne naten e dyte te konkurimit dhe

po e gjashta ne rradhe ne naten e trete ne kenget me te mira te festivalit. Per cfare po

them, mund te shihni e ta verifikoni ne arkiven e festivaleve ne RTV. Ose edhe nje tjeter.

Po te them tre kenget e para te Festivalit te 15-te ne naten e pare.

E para ishte kenga "Partise", muzika Cesk Zadeja, e dyta "Vallja e festes se madhe"

muzika Reshat Osmani dhe e treta "Bisedon nje popull..." muzika Limoz Dizdari. Une

mund te shkoj edhe me thelle, nese te them se kam qene 7 vjec kur kam degjuar

radioposten, kerkesat e degjuesve, kur spikerja ka thene per kengen "Feste ne

Malesi"(Hidhni valle kendoni cika/ agronome na u kthye Mrika/ e ka rritur-o vete

malesia.../ se per kete kenge na kane ardhur ne redaksi 104 kerkesa dhe me kujtohet

shume mire vendi se ku kam qene kur e kam degjuar kete.

Ju me pyesni per numrin e teksteve te kengeve. Une nuk i kam numeruar, por ua them

me bindje te plote se di shume, shume, shume, pothuajse te gjitha kenget e cdo

festivali. Pastaj eshte nje periudhe e tere njezet vjecare qe une i kam ndjekur festivalet

dhe brenda kesaj periudhe kane qene edhe anketat muzikore te muajit, Koncertet e

Majit, pastaj Koncertet e Pranveres, festivalet e rretheve. Edhe nese them se di mbi

njemije kenge, kjo nuk eshte hiperbole, zmadhim. Eshte fakt i vertete qe une i di.

Si ju ka lindur dëshira për t’i mësuar tekstet e këngëve?

- Pak me pare dhash nje shembull per nje kenge ne moshen time 7 vjecare. Kjo

tregon se une i kam degjuar kenget qe i vogel. Prinderit e mi e kane pas dashur shume

muziken, sidomos babi kishte nje ze tenori ne te kenduar, por jeta e denoi...,

Ne familjen time ne jemi kater femije, dy vellezer dhe dy motra. Ne fillimvitet 70-te vellai

im Petraqi ka qene ushtar dhe fillimin me kenget e festivaleve e kam me dy motrat e

mija Xheni dhe Xhulieta pak me te rritura se une. Ne ate kohe ato pane Festivalin e 10te

te kenges ne televizor. Nje shoqes se tyre i dilte i ati me makine jashte shtetit dhe

kishte televizor ne shtepi .U kishte lene shume mbresa festivali, sidomos dueti Justina

Aliaj Sherif Merdani ne kengen "Ne mbremjen e vallezimit", levizjet e tyre ne skene.

Gjithashtu edhe kengetare dhe kenge te tjere si e bukura Rozeta Doraci. Ato, duke i

kenduar ato kenge ne ato vite, une kam qene 12 vjece, kendoja dhe une pas tyre.

Keshtu me kete fryme erdhi Festivali i 11-te, Festivali i pare per mua qe une e shikoja ne

televizor dhe e pash zhvillimin e tij ne te trija netet. Edhe tani ne kete cast, e kam teper
te fresket ate cfare une kam pare ne televizor, Festivalin e 11-te. Pavaresisht se jeta e

atij festivali ishte shume e shkurter, 3 muaj, per aresyet qe dihen, kenget e tija u mesuan

shume shpejt nga ne dhe kendoheshin edhe me vone, ne shtepi dhe ne shoqeri. Madje

per kujtimet nga ai festival me ka kerkuar ndihme shkrimtari Skifter Kellici per nje shkrim

te tijin qe i eshte botuar ne nje gazete, i cili edhe vete shkrimtari Kellici e permenend

emrin dhe ndihmen time ne ate shkrim, pavaresisht se une ne ate kohe kam qene

ndermjet moshes 12-13 vjecare.

Edhe pse festivalet e tjere pasardhes nuk kishin frymen e festivalit te 11-te ne i prisnim

me shume kenaqesi, sepse ishin te vetmet aktivitete kulturore artistike qe na benin te

cliroheshim nga monotonia e jetes se zymte. Askush nuk ka te drejte sot ta mohoje kete

fakt, sepse edhe prinderit tane, sidomos nenat tona, shpejtonin te mbaronin punet e tyre

ne shtepi, pergatitjet per Vitin e Ri, qe te shikonin festivalin. Madje edhe diten e

neserme, diskutimet e te gjitha moshave ishte me pyetje pergjigjet rreth festivalit dhe

kengeve te tij.

Cila është kënga që ju ka pëlqyer më shumë dhe këngëtarja që vlerësoni më

shum?

E veshtire t'i pergjigjem kesaj pyetje, sepse cdo kenge ka vleren dhe bukurine e vete,

ashtu edhe kengetaret kane zerin dhe menyren e tyre te te kenduarit. Nuk mund te

vecoj kengen qe me ka pelqyer, sepse ato jane nje numer i shumte dhe eshte veshtire

per t'i ndare.

A mund te ndahet kenga "Te dua o det" kenduar nga Tonin Tershana? qe edhe pse ka

pothuajse 40 vjete qe eshte kenduar, kur e degjon edhe sot, te duket gjithmone me e re.

Mund te ndahet kenga "Djaloshi dhe shiu" nga kenga tjeter pas 16 vjetesh e kompozuar

po nga i njejti kompozitor Agim Krajka "C'lumturi na dha kjo jete" ne Festivalin e 20-te?

Mund te ndahet kenga "Njerezit e agimeve" nga kenga "Vajze moj, lule moj"? Mund te

vecohen kenget e Flamur Shehut "Agimet tona", kenduar ne Fest. 20-te nga duetet

Theodhori-Tershana, Kondakci-Ceka,"Emrin ty kush nuk ta di",Irma Libohova, "Kur

flasin zemrat' Bashkim Alibali, "Askush s'do ta besoje" Anita Bitri? Cilen kenge mund te

ndash nga ato te kenduara nga Frederik Ndoci, "Toka e Diellit" apo "Ne bijte e Lirise"?

"Ne cdo zemer njehere troket" apo "Pranvera do lule shume"? e keshtu me radhe.

Ju nuk mund ta imagjinoni cfare ndjeja une ne shpirtin tim kur degjoja kenget. Psh. kur

degjoja kengen "Shqiperi o vendi im", kompozuar nga Avni Mula dhe kenduar nga Ema

Qazimi. Po flas per muziken dhe jo per tekstin e saj. Kur mbaronin vargjet e fundit te

strofes se pare: "...Te na thote s'e kemi nene, s'e nuk jemi pa atdhe, pa atdhe" dhe

pastaj vazhdon orkestra me tingujt e saj booom, booom, pastaj vazhdon perseri kenga:

"Brez pas brezi larg atdheut.... Ato boom boom-et e orkestres frymore me jepnin nje

trazim te paimagjinushem shpirteror.

Sa per kengetaret qe me kane pelqyer, ne fillim ka qene Justina Aliaj, por edhe kjo e

pati fatin e Fest. 11-te dhe e "zhduken" nga skena. Alida Hisku ka qene "vajza" e

shtepise sone, "motra" jone. E kemi pelqyer shume si kengetare, aq sa edhe jemi

perlotur kur e denuan. Nena ime e ka dashur shume Aliden dhe e kemi thene shpesh,

do ishte deshperuar shume, kur te mesonte per denimin e Alides. Ajo nuk e mesoi kurre

denimin e saj, se vdiq me pare se Alida te denohej.

Une i perkas atij brezi kengetaresh, qe kane qene me plot kuptimin e fjales kengetare.
Vleresoj shume Kozma Dushin, Sherif Merdanin, Frederik Ndocin, Luan Zhegun, Tonin

Tershanen, Ema Qazimin, L. Theodhorin, Vace Zela, Irma Libohova. Nuk duhet harruar

kengetari i suksesshem i atyre viteve Qemal Kertusha.

Kanë kaluar kaq shumë vite, dhe ju ende i kujtoni varg për varg këto këngë si

dhe detaje nga më të ndryshme të festivaleve deri tek veshjet e këngëtarëve. Mos

keni mbajtur ditar gjatë atyre viteve?

(Qesh) Po, kam mbajtur "ditar" gjate viteve dhe ky ditar eshte truri im, mendja ime.

J'ua spjegova pak me siper per memorien time te mprehte dhe kjo me ka ndihmuar qe

cdo gje kam pare, ta "shkruaj" ne "ditarin" e trurit tim.

Kenget neper vite, jo vetem qe i kam degjuar, megjithese edhe degjimi i kengeve ne ate

kohe ka qene me "tollona", kur na i transmetonte Radio Tirana ne ndonje emision te

sajin, por une edhe i kam kenduar ato neper vite. Edhe nen ze i kendoj, kur jam vetem,

sepse sic e thashe, kenga eshte ushqimi i shpirtit tim, pa te cilin nuk mund te jetoj dot.

Kur degjoja kenget, pasi kisha mesuar tekstin e tyre, une perqendrohesha tek

orkestracioni i kenges; psh. kur hynte flauti, oboi, korno, violina... Provoni te degjoni sot

me vemendje kengen fituese te Festivalit te 11-te "Erdhi Pranvera", kenduar nga Tonin

Tershana. Sa bukur tingellon flauti kur shoqeron kengen, sidomos ne fillimin e strofes se

dyte.

Ju vetë jeni anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në SHBA dhe madje keni nxjerrë

në dritë librin « Le të jem unë Zamira …». Cilat janë raportet tuaja me letërsinë?

Po, une jam anetar i Lidhjes se Shkrimtareve ne SH.B.A. dhe e them se kjo Lidhje eshte

shume e rendesishme per ne krijuesit ne Diaspore. Lidhja e Shkrimtareve ka ne gjirin e

vete emra qe i kane dhene Letersise Shqiptare si Naum Prifti, Rozi Theohari,Ramiz

Gjini,Petraq Janko Pali, Mehill Velaj, por edhe emra te rinj te suksesshem dhe premues

si Kozeta Zylo, Gjeto Turmalaj, Gjeke Marinaj, Klajd Kapinova, Agim Bacelli Merita

Bajraktari, etj.

Maredheniet me koleget e mij krijues jane te shkelqyera. Njehere ne vit Lidhja ben

takimin e saj me krijuesit dhe organizon nje konkurs me librat e botuar. Kete vit takimi do

te behet ne Cikago.

Lidhja luan nje rol te rendesishem ne jeten tone ketu ne SH.B.A. Here pas here

organizohen aktivitete te ndryshme, promovime librash, ku ne njihemi dhe takohemi me

njeri tjetrin.

Ne veren e vitit 2005 m'u botua libri "Le te jem une Zamira..." nga Shtepia Botuese

"Arberia". Libri pati sukses dhe u prit mire si ne Shqiperi edhe ketu ne SH.B.A.

Sic e thashe me pare, krijimet e mija te hereshme i kisha te rruajtur ne dokument, por

ishin disa aresye qe nuk u botuan me pare. Nje nga aresyet ishte edhe sponsporizimi.

Fola pak me pare per letersine dhe dashurine per te. Letersia, ashtu si edhe kenga kane

qene dhe jane te pandare me mua ne jeten time. Me pelqen te lexoj shume, madje edhe

kur jam ulur ne tryezen e ngrenies me vjen te kem liber te lexoj gjate ngrenies.

Kam dashur te kem raporte te ngushta me Letersine, qe ne rinine time, por atehere nuk

na botoheshin shkrimet tona, sepse ishin njerezit e vecante dhe te besuar ata, qe duhet

te "krijonin" dhe t'u botoheshin krijimet e tyre. Po j'u jap dy shembuj. Ne vitin 1983 kam
cuar per botim nje vjershe ne gazeten "Drita" te titulluar "Gjyshes", asnje ngjashmeri me

vargjet e kenges se gjyshes kenduar nga Vace Zela. Vargjet i krijova duke shprehur ate

ndjenje dhe mall per gjyshen time(nena e babit) qe na ka rritur, qe ne ate kohe kishte

disa vite qe nuk jetonte. Vjershen ia kam derguar me poste dhe pas disa ditesh me vjen

pergjigjja negative. Vargjet fillonin: "Me kujtohet gjyshja ime e mire, kur me ne prane

zjarrit rrinte..." Pas disa javesh ate vjershe e lexova ne nje shtyp tjeter, por me disa fraza

te shtuara dhe e kishin titulluar "Gjyshja ime e mire". Sigurisht, autori ishte dikush tjeter.

C'te beja? Ku ta kerkoja te drejten?

Shembulli tjeter eshte ky: As vete nuk e di pse ia dergova ate shkrim gazetes "Zeri i

Popullit", kur ne Berat ishte gazeta lokale e qytetit. Ne Kalane e Beratit dikur ka qene

Kisha e Shen Gjergjit, por me shembjen e kulteve fetare, ajo kishe u shnderua ne pike

turistike. Nga ajo ndertese mes pishave te gjelbera, sic eshte edhe vete kalaja e lashte

shikohet Berati si ne pellembe te dores. Ne shkrim pershkruaja se si qytetaret beratas

mundohen te thyejne monotonine e jetes qe, edhe pse rruga per t'u ngjitur ne Kala eshte

malore, ata shkojne, shijojne ajrin e paster dhe ambientet e bukura te asaj ndertese,

kalojne nje mbremje te kendeshme...

Edhe kete shkrim nuk ma pranuan dhe me vone, dikush shkruajti nje "reportazh" nga

pika turistike e kalase, ku shume fraza ishin te mijat...

Me letersine jam gjithmone i pandare. Vazhdoj te shkruaj edhe pse kohen e kam te

kufizuar, por me mire eshte te besh nje ore me pak gjume, se sa te humbasesh nje

frymezim qe te vjen. Pervec librit me tregime "Le te jem une Zamira...", une kam shkruar

edhe tregime te ndryshme, disa prej tyre mund t'i lexoni edhe ne internet.

Sapo me eshte botuar nje liber tjeter, roman, po nga e njejta shtepi botuese "Arberia"

dhe se shpejti do te jem perseri per ta promovuar kete liber.

Po pas viteve ‘90-te, a i keni ndjekur festivalet, apo ju ka ikur pasioni për të

mësuar tekstet e këngëve?

Jo, pas viteve 90-te nuk i kam ndjekur festivalet dhe kjo ne fillim nuk ishte e lehte per

mua, sepse po shkeputesha nga ajo pjese e jetes qe me shoqeroi per vite e vite me

radhe ne femijerine dhe rinine time. Po me mungonte ushqimi shpirteror qe me ushqeu

per shume kohe dhe ate mungese u mundoja ta zevendesoja duke rikujtuar kenget e

viteve te shkuara.

Me vone kur u njoha me kenget e festivaleve, nepermjet kasetave filmike, sidomos te

fillimviteve 90-te u deshperova shume, jo vetem me kenget, por edhe me interpretimet,

veshjet, levizjet e kengetareve ne skene...

Kenget nuk kendoheshin drejtpersedrejti nga kengetaret, por te regjistruara dhe kur

degjoja strofen e dyte te kenges qe fillonte dhe kengetari harronte te hynte ne kenge,

ose hynte me vonese, sa humor me jepte aq edhe dhimbje. Te pakten festivalet e

Dhjetorit nuk duhet te katandisen ne nje gjendje te tille.

Kengetaret ne festivale sot kane mahnine kush te dale sa me i, e, zhveshur ne skene,

madje kane arritur deri aty, sa kane dale edhe zbathur, pa kepuce. Veshja, paraqitja e

jashteme e kengetareve sot ne skenat e festivaleve eshte per te ardhur keq, sepse pa

dashur kthehen edhe ne karnavale.

Nje mahni tjeter e kengetareve sot eshte ajo e te vetequajtureve kantautor, ku pervec

muzikes se zhurmeshe qe krijojne kane edhe nje tekst te papranueshem per nje kenge.
Nese dikush sot kerkon te krijoje tekst kenge, duhet te krijoje poezi, te ktheje syte nga

"mbreterit" e teksteve te kenges shqiptare si: Agim Shehu, Sadik Bejko, Zhuliana

Jorganxhi, Fatos Arapi, Betim Muco, Shaban Murati, Natasha Lako, Xhevahir Spahiu,

Gjoke Beci, Arben Duka, Jorgo Papingi, Bardhyl Londo etj.

Me vjen mire qe kompozitore te suksesshem si Osman Mula, Luan Zhegu dhe ndonje

tjeter, jo vetem qe e kane vazhduar traditen e tyre, por edhe e kane rritur nivelin e tyre

krijues.

Kengetaret sot ne skene duhet te jene pergjegjes perpara publikut ne interpretimin e

tyre te kenges.

Jeni baba i dy fëmijëve, po ata a kanë të njëjtin pasion si ju?

Une kam dy djem. Djali i madh ne kete vit shkon ne klasen e tete dhe djali tjeter ne

klasen e gjashte.

Cuditerisht, pasioni tek ata eshte i ndare, njeri me letersine dhe tjetri me muziken.

Djali i madh ka prirje per letersine, megjithese ne klasen e peste m'u duk se do

vazhdonte ne rrugen e instrumentit te trompes, sepse u aktivizua per tre vjete me

banden e shkolles.. Duke me pare mua, qe nje pjese te mire te kohes e shpenzoj ne

kompjuter ne te shkruar mundohet edhe ai ne vetvete te krijoje dicka. Vitin qe kaloi me

imagjinaten e tij kishte shkruar nje krijimin e tij, nje minitregim, mund te them. Ishte

interesant, se jo vetem mesuesi u cudit me imagjinaten e tij cfare ai kishte krijuar, por

edhe drejtuesit e shkolles, te cilet nuk harruan ta kujtojne duke e falenderuar ne festimin

e mbarimit te shkolles qe u zhvillua ne prani te nxenesve dhe prinderve te shumte.

Djali tjeter, duke pare edhe ai, mundohet te shkruaje vjersha per moshen e tij dhe ka

dershire qe ato te behen kenge. Njehere i tha Frederik Ndocit: "Na i meso edhe neve

studion tende ku i incizon kenget, qe te shkojme edhe ne atje kur te rritemi...(Qesh)

Shpesh here merr mikrofonin loder qe kemi ne shtepi dhe kendon duke imituar

kengetaret te ndryshem amerikane, meqenese e flasin gjuhen angleze dhe i dine tekstet

e kengeve.

Para pak kohesh nje reviste amerikane ne Nju Jork ka shkruar dicka per Ju.

Mund te na thoni si u ndjete, kur e pate veten tuaj edhe me fotografine tuaj ne ate

reviste?

Sigurisht, c'do njeri te ishte ne vendin tim do ndjehej i lumtur, ashtu sic edhe u ndjeva

une. Ishte befasuese per mua, kur ne pune me vjen nje grua, Jennifer Hunley. Me

prezantohet si gazetare me letren e identifikimit te saj te gazetares dhe gjate bisedes

me te me kerkoi nje interviste. Ne fund me beri edhe fotografi, fotografi, e cila shoqeroi

shkrimin e saj ne reviste.

U cudita pak gjate bisedes me te, sepse dinte dicka rreth krijimtarise time dhe rreth librit

tim: "Le te jem une Zamira...". Me kishte pare rastesisht ne nje kanal televiziv te Nju

Jorkut, kur une jepja nje interviste ne televizionin "Kultura Shqiptare".

Une vertete u ndjeva shume i lumtur dhe kete lumturi ma shtonin jo vetem shoket e

kompanise ku une punoj kur me uronin, por edhe banoret perreth. Vinin e me uronin,

duke me dhene edhe revisten.

Isha dhe jam i lumtur edhe per vete faktin tjeter se u ndjeva krenar si shqiptar ne mes te
Nju Jorkut, ne mes te amerikaneve. E kunderta e asaj qe ndodh ne vende te ndryshme

ne Evrope, ku shqiptaret ndjejne perbuzjen e vendesave.

Intervistoi Dorina Topallaj