14.07.2013 Views

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vaji i fëmijës

Qielli i qytetit të Medinës ishte i pastër dhe i kthjellët. I

Dërguari (s.a.a.) dhe shokët e Tij po faleshin në xhami ku mbizotëronte

qetësia. Pas leximit të teshehhudit të rekatit të dytë, i Dërguari (s.a.a.) u

ngrit në këmbë për rekatin e tretë. Papritmas në xhami u dëgjua vaji i

një fëmije. Një fëmijë i vogël ishte ulur pranë nënës së vet, e cila ishte

duke u falur, ndërkohë fëmija filloi të qajë dhe ta thërras atë. Të qarët e

fëmijës e shqetësoi pa masë të Dërguarin (s.a.a.). Rekatin e tretë dhe të

katërt të namazit e fali më shpejt sesa herëve të tjera. Kur përfundoi

namazi, një nga shokët e të Dërguarit (s.a.a.) erdhi afër tij dhe e pyeti:

O i Dërguari i Allahut! Përse e fale namazin më shpejt sesa herëve të

tjera? I Dërguari (s.a.a.) e ktheu kokën mbrapa dhe tha: A nuk e

dëgjove vajin e fëmijës? Desha që nëna e vet ta përqafojë atë sa më

shpejtë . Burri e lëvizi kokën dhe u fundos në detin plot dashuri të

shikimit të të Dërguarit (s.a.a.).

Engjëjt e Zotit

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) u kthye nga Qabeja për të falur një

namaz mustehab (të preferuar). Nipi i vogël i tij, Hysejni, vrapoi me

nxitim dhe qëndroi pranë të Dërguarit (s.a.a.). I Dërguari (s.a.a.) i ngriti

duart deri te veshët dhe tha Allahu

Ekber . Hysejni veproi sikur gjyshi i tij

dhe i vendosi duart prapa veshëve por nuk

mundi të thoshte Allahu Ekber . I

Dërguari (s.a.a.) përsëri i vendosi duart

tek veshët dhe tha: Allahu Ekber , por

Hysejni i vogël dhe këtë herë nuk mundi

të shqiptonte fjalët Allahu Ekber . I

Dërguari (s.a.a.) edhe pesë herë të tjera

radhazi tha Allahu Ekber . Herën e

shtatë, Hysejni filloi të lëvizte gjuhën dhe

në mënyrë të qetë mundi të shqiptonte

fjalët Allahu Ekber . Engjëjt e Zotit u

gëzuan kur dëgjuan zërin e Hysejnit dhe e

puthën atë në buzë. Atëherë, i Dërguari

(s.a.a.) e filloi namazin.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!