14.07.2013 Views

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gëzimi i Fatimes

Atë natë Fatimja ishte shumë e gëzuar, për arsye se dëshironte

që të falte namazin për herë të parë pranë prindërve të saj, me qëllim që

ata të shihnin se vajza e tyre ka mësuar se si falet namazi. Fatimja nga

gëzimi i madh që kishte nuk dinte se çka të bënte. Së pari shkoi për të

marrë abdes, më pas u kthye dhe bëri gati sexhaden e namazit që të

falej. Ndërkohë, nëna

dhe babai kur e vërejtën

vajzën e tyre që ishte

përgatitur për të falur

namazin, iu afruan dhe u

ulën pranë saj. Fatimeja

u kthye nga Qabeja dhe

filloi që të falej. Në

fillim i dridhej zëri, më

pas pak nga pak filloi që

të qetësohej.

Namazi përfundoi dhe Fatimja qëndronte e ulur në gjunjë e

kthyer nga Qabeja. Ndërkohë, babai nga gëzimi i madh që kishte, u

ngrit menjëherë dhe shkoi në drejtim të Fatimes. E përqafoi në të dy

faqet. Më pas erdhi edhe nëna pranë saj. Ia kapi duart dhe i shikoi sytë e

Fatimes me një dashamirësi dhe nga sytë e saj ndriçonin lotët. Ajo natë

ishte një nga netët më të rëndësishme të jetës së Fatimes. Fatimja atë

natë kishte falur namazin për herë të parë.

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!