14.07.2013 Views

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Teshehhud

Teshehhudi është një prej vaxhibeve të namazit të cilin duhet ta

lexojë falësi i namazit mbasi ta përfundojë rekatin e dytë të namazit si

dhe në fund të namazit, mbas rekatit të tretë dhe të katërt. Pasi që të ketë

ngritur kokën nga sexhdeja e dytë e rekatit të dytë, ai do të qëndrojë

ulur dhe do të shqiptojë: Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah vahdehu la

sherike leh , që do të thotë: Unë dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç

Allahut të Madhëruar dhe për Atë nuk ekziston ndonjë shok . Pastaj

thotë: ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu , që do

të thotë: Dhe unë dëshmoj që Muhammedi është robi i Tij dhe i

dërguar i Tij . Pastaj, vazhdon duke thënë:

Allahum-me sal-li ala Muhammed ve ali Muhammed

nënkupton: O Allah! Lavdëroje Muhammedin dhe familjen e

Muhammedit .

Një pemë në xhennet

Pas leximit të teshehudit, falësi do ta vazhdojë namazin duke e

falur rekatin e tretë dhe të katërt të namazit. Duke qëndruar në këmbë

do të lexojë tri herë tesbihate erbaen. Atë do ta shqiptojë në këtë

mënyrë: Subhanellahi vel hamdulil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vallllahu

ekber ose në vend të saj mund ta lexojë vetëm suren Hamd.

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: Çdo kush që e lexon

tesbihate erbaen, Zoti i madhëruar për çdo lexim të tij do të mbjellë nga

një pemë në xhennet . Njëri nga shokët tha: Atëherë, në xhennet do të

kemi pemë të shumta . I Dërguari (s.a.a.) tha: Po. Por, ruajuni që të

mos dërgoni zjarr dhe t i djegë të gjitha pemët. Ai zjarr nuk është asgjë

tjetër veçse mëkati dhe refuzimi i urdhrave të Zotit .

Tre selamet

Pas leximit në teshehhud, falësi i namazit dërgon tre selame

duke thënë:

Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetull-llahi ve

berekatuhu.

Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin.

Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!