14.07.2013 Views

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PARAFJALË

Në Emër të All-llahut Mëshiruesit-Mëshirbërsit

Selam fëmijë të dashur! A jeni mirë? Ju uroj arritjen tuaj në një

moshë më të madhe. Mirë se keni ardhur në gostinë e Zotit.

Fëmijë! A e dini që Zoti ju do shumë juve? Për këtë arsye tani e

tutje mund të bisedoni më lehtë me Të dhe rruga më e mirë për të

biseduar me Zotin e Madhëruar është falja e namazit.

Në të vërtetë fëmijë të dashur, dëshiroj t ju tregoj për një çështje

të rëndësishme.

Nga arsye se falja e namazit dhe agjërimi i ramazanit janë të

vështira për fëmijët e vegjël, Zoti ka thënë se deri në një moshë të

caktuar nuk jemi të obliguar që të falemi dhe të agjërojmë, por

mundemi që të ushtrojmë deri sa ta arrijmë atë kohë. Dhe, atëherë

mundemi dhe duhet që ta falim namazin dhe të agjërojmë.

A e dini me çfarë ngjanë kjo? Është i ngjashëm sikur provimi i

maturës, ku duhet që të mësojmë mirë gjatë tërë vitit shkollor dhe të

përgatitemi duke bërë ushtrime, me qëllimi që të tregojmë sukses në

provimin e maturës dhe të marrim notë kaluese.

Njeriu, kur të rritet, arrin në një moshë kur Zoti i thotë: Tani e

tutje Unë jam shoku yt i ngushtë dhe dëshiroj që të kryesh sa më shumë

vepra të mira dhe të largohesh prej veprave të këqija. Zoti i Madhëruar i

shënon të gjitha veprat tona dhe nëse kryejmë vepra të mira, Ai do të na

shpërblejë.

A e dini cila është ajo moshë? Për vajzat është mosha

nëntëvjeçare dhe për djemtë mosha pesëmbëdhjetëvjeçare.

Pra, tani kur e keni arritur këtë moshë dhe konsideroheni si të

rritur, çka duhet të bëni që Zoti t ju dojë më shumë?

Librin që po e lexoni tani ju tregon juve vajzave se çka duhet të

bëni tani e tutje. Inshaallah, në një rast tjetër do t ju ofroj libra të tjerë

për udhëtimin tuaj të mëtutjeshëm.

3

Hoxha Beni Ahmedi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!