14.07.2013 Views

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

Lulëzimi Trëndafilave

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

L u l ëzimi i t r ën d a f il a v e

K ushtuar festës së vajzave nëntëvjeçare

arritjes së moshës kur adhurimi i Zotit

bëhet obligim

Librin e përgatiti: Beni Ahmedi

Përktheu: Valbona Horozova

Botuesi: Pena Islame

Shtypshkronja: Serpo Pegas Prizren

PARAFJALË

Në Emër të All-llahut Mëshiruesit-Mëshirbërsit

Selam fëmijë të dashur! A jeni mirë? Ju uroj arritjen tuaj në një

moshë më të madhe. Mirë se keni ardhur në gostinë e Zotit.

Fëmijë! A e dini që Zoti ju do shumë juve? Për këtë arsye tani e

tutje mund të bisedoni më lehtë me Të dhe rruga më e mirë për të

biseduar me Zotin e Madhëruar është falja e namazit.

Në të vërtetë fëmijë të dashur, dëshiroj t ju tregoj për një çështje

të rëndësishme.

Nga arsye se falja e namazit dhe agjërimi i ramazanit janë të

vështira për fëmijët e vegjël, Zoti ka thënë se deri në një moshë të

caktuar nuk jemi të obliguar që të falemi dhe të agjërojmë, por

mundemi që të ushtrojmë deri sa ta arrijmë atë kohë. Dhe, atëherë

mundemi dhe duhet që ta falim namazin dhe të agjërojmë.

A e dini me çfarë ngjanë kjo? Është i ngjashëm sikur provimi i

maturës, ku duhet që të mësojmë mirë gjatë tërë vitit shkollor dhe të

përgatitemi duke bërë ushtrime, me qëllimi që të tregojmë sukses në

provimin e maturës dhe të marrim notë kaluese.

Njeriu, kur të rritet, arrin në një moshë kur Zoti i thotë: Tani e

tutje Unë jam shoku yt i ngushtë dhe dëshiroj që të kryesh sa më shumë

vepra të mira dhe të largohesh prej veprave të këqija. Zoti i Madhëruar i

shënon të gjitha veprat tona dhe nëse kryejmë vepra të mira, Ai do të na

shpërblejë.

A e dini cila është ajo moshë? Për vajzat është mosha

nëntëvjeçare dhe për djemtë mosha pesëmbëdhjetëvjeçare.

Pra, tani kur e keni arritur këtë moshë dhe konsideroheni si të

rritur, çka duhet të bëni që Zoti t ju dojë më shumë?

Librin që po e lexoni tani ju tregon juve vajzave se çka duhet të

bëni tani e tutje. Inshaallah, në një rast tjetër do t ju ofroj libra të tjerë

për udhëtimin tuaj të mëtutjeshëm.

3

Hoxha Beni Ahmedi

Gëzimi i Fatimes

Atë natë Fatimja ishte shumë e gëzuar, për arsye se dëshironte

që të falte namazin për herë të parë pranë prindërve të saj, me qëllim që

ata të shihnin se vajza e tyre ka mësuar se si falet namazi. Fatimja nga

gëzimi i madh që kishte nuk dinte se çka të bënte. Së pari shkoi për të

marrë abdes, më pas u kthye dhe bëri gati sexhaden e namazit që të

falej. Ndërkohë, nëna

dhe babai kur e vërejtën

vajzën e tyre që ishte

përgatitur për të falur

namazin, iu afruan dhe u

ulën pranë saj. Fatimeja

u kthye nga Qabeja dhe

filloi që të falej. Në

fillim i dridhej zëri, më

pas pak nga pak filloi që

të qetësohej.

Namazi përfundoi dhe Fatimja qëndronte e ulur në gjunjë e

kthyer nga Qabeja. Ndërkohë, babai nga gëzimi i madh që kishte, u

ngrit menjëherë dhe shkoi në drejtim të Fatimes. E përqafoi në të dy

faqet. Më pas erdhi edhe nëna pranë saj. Ia kapi duart dhe i shikoi sytë e

Fatimes me një dashamirësi dhe nga sytë e saj ndriçonin lotët. Ajo natë

ishte një nga netët më të rëndësishme të jetës së Fatimes. Fatimja atë

natë kishte falur namazin për herë të parë.

4

Intervistë me dijetarin e shquar Karaeti:

Arritja e moshës së pjekurisë është fillimi i bashkëbisedimit të

njeriut me Zotin.

Atë ditë kisha vendosur që të merrja pjesë në fjalimin e zotëri

Karaetit ku do të fliste rreth namazit. Ai ka me vite të tëra që me gjuhën

e ëmbël të tij mban fjalime rreth çështjes së namazit. Dijetari Karaeti

asnjëherë nuk ndien lodhje dhe ka një dashuri të madhe ndaj Zotit dhe

namazit. Për këtë arsye fjalimet e tij depërtojnë thellë në zemër. Tani së

bashku do t i lexojmë fjalimet e ëmbla të dijetarit Keraeti rreth namazit

dhe pubertetit.

- Ju lutem flisni rreth festës së pubertetit:

Mbasi që Zoti i madhëruar i do

shumë njerëzit, Ai ua ka përcaktuar

atyre përgjegjësinë dhe adhurimin. Për

këtë arsye palloi dhe elefanti nuk e

arrijnë moshën e pjekurisë. Puberteti u

përket vetëm njerëzve.

Zoti i madhëruar ua ka

përcaktuar njerëzve pubertetin edhe atë

më së pari vajzave, kështu që ato duhet

ta ndiejnë veten të lumtura për atë që e

arrijnë më së shpejti në moshën e

pjekurisë.

Puberteti është fillimi i

bashkëbisedimit të njeriut me Zotin.

Namaz do të thotë falënderimi i Zotit;

namaz do të thotë të kujtuarit e Zotit.

Zoti i Madhëruar në Kur an thotë: Nëse më kujtoni Mua dhe Unë ju

kujtoj juve

Në qoftë se Zoti na kujton neve, në brendinë tonë do të burojnë

burimet e begatshme.

Në kohën kur dhëndri dhe nusja festojnë për vete, në të vërtetë

ata duan të thonë që ne jemi afër njëri - tjetrit. Në qoftë se për të

5

qëndruar pranë bashkëshortit duhet festuar, atëherë për të qëndruar me

Zotin duhet që të mbajmë festën më të madhe.

Vajzat e mia, inshallah përpiquni që në fillim të moshës së

pubertetit të mos bëni mëkate ndaj Zotit, babës, nënës, mësuesit, miqve

dhe komshiut. Përpiquni që të sillemi në atë mënyrë që Zoti kërkon prej

neve dhe është i kënaqur me atë sjellje. Në qoftë se bëni ndonjë mëkat,

menjëherë kërkoni falje nga Zoti, dhe kjo është një pikënisje e mirë që

gjenerata e ardhshme të jetë një gjeneratë e shkolluar, besimtare,

revolucionare dhe e mëshirshme.

Ju lutem flisni dhe rreth taklid-it:

Ashtu sikur që rrobat i dërgojmë te rrobaqepësi për t i qepur, si

dhe kur të sëmuremi shkojmë menjëherë tek mjeku për t u shëruar, për

çështjet fetare gjithashtu është e nevojshme që të shkojmë te njohësi i

saj. Njohësi i fesë është muxhtehidi dhe mbasi që feja është e

rëndësishme, atëherë atë duhet ta mësojmë nga ai person i cili është më

i dituri nga të gjithë të tjerët. Duhet që të shkojmë te njohësi i fesë, te

dijetari i cili është i drejtë, i pastër dhe nga të gjithë të tjerët më i dituri.

Kjo vepër quhet taklid dhe taklidi është i detyrueshëm. Mendja e

shëndoshë na thotë se duhet të bësh taklid, sepse gjithmonë duhet që t i

referohemi njohësit.

Cila është detyra e prindërit ndaj fëmijëve të tyre?

Teklifi duhet të jetë i ëmbël për fëmijën. Prindërit duhet të

veprojnë në atë mënyrë që namazi për fëmijën të jetë i ëmbël si dhe të

mos e detyrojnë atë. Këtë duhet ta bëjnë përmes mënyrave të ndryshme

p.sh. në dimër të përgatisin ujë të ngrohtë ose ta mbajnë të pastër

vendfaljen e namazit të tyre. Në Kuran thuhet: Kur të shkoni në xhami

vishuni bukur

Namazin duhet ta falim në xhami, të pastër dhe të kthyer në

drejtim të Qabesë. Qabeja është ndërtesa më e bukur që ekziston mbi

sipërfaqen e tokës. Uji dhe vendi ku falemi duhet të jenë të pastra. Në

namaz duhet ta përdorim atë që është e bukur dhe e pastër. Nëse peri i

rrobave tona është i personave të tjerë, namazi nuk është i vlefshëm.

Duhet të kërkojmë leje nga ana e pronarit për vendin ku marrim abdes

dhe falemi, përndryshe namazi konsiderohet i pavlefshëm.

6

- Çka ndieni ju kur faleni?

Në qoftë se

ne e duam një njeri,

zemra jonë dëshiron

që të bisedojmë me

të. Personi i cili e

falë namazin shpreh

dashuri ndaj Zotit, e

do Atë dhe zemra e

tij dëshiron që të

bisedojë me Të.

Por, personi i cili

nuk e falë namazin,

nuk bisedon me

Zotin dhe kjo

nënkupton që

personi i tillë nuk e

do Zotin. Duhet të

theksojmë edhe këtë

se nuk duhet

biseduar me Zotin

duke nxituar dhe në mënyrë të shpejtë. Me Zotin e Madhëruar duhet

biseduar në mënyrë të qetë. Nëse e do një person, njeriu nuk nxiton

gjatë bisedës dhe bisedon me të në mënyrë të qetë. Prandaj, duhet të

falemi në mënyrë të qetë dhe të mos lëvizim trupin gjatë faljes.

Përveç faljes së namazit, është e preferuar edhe që të bëjmë

dhikr, apo ta përmendim Zotin mbas namazit. Veçanërisht dhikrin e Hz

Fatimetu Zehras (s.a.), e që bëhet duke thënë 34 herë Allahu Ekber, 33

herë Elhamdulilah dhe 33 herë subhanallah. Ne duhet që të falemi dhe

të bëjmë lutje në atë mënyrë që na është thënë dhe preferuar, ashtu sikur

që është pirja e ilaçeve në kohë të caktuar. Patjetër që ka një sekret në të

dhe që është e mundur që ne të mos jemi në dijeni për të.

7

Nëse keni për të shtuar diçka rreth fëmijëve ju lutemi

urdhëroni?

Ndonjëherë fëmijët nga unë kërkojnë që t ua lë ndonjë shënim

në blloqet e tyre dhe unë e bëjë këtë. Rekomandimet e mia për fëmijët

janë falja e namazit dhe respekti ndaj prindërve dhe shokëve. Më së pari

vjen falja e namazit, sepse feja duhet të jetë para së gjithash, feja është

dritë. Në qoftë se një person gjatë marrjes së abdesit pastron edhe

dhëmbët, një rekat i namazit të tij, llogaritet si 70 rekate. Namazi është

më i preferuar nëse falet menjëherë në fillimin e kohës së hyrjes së tij

dhe bashkërisht (me xhemat).

Sexhdeja e zgjatur

Gjethet jeshile të hurmave

fluturonin poshtë rrezeve të diellit

atë ditë kur nipi i vogël i I Dërguari

(s.a.a.)it, Hasani, erdhi në xhami.

Namazi me xhemat kishte filluar. Ai

në mënyrë të qetë kaloi rreshtat e

personave që po faleshin dhe shkoi

pranë të Dërguarit (s.a.a.). Në kohën

kur i Dërguari (s.a.a.) po bënte

sexhden, Hasani u ul sipër shpinës

së gjyshit dhe lëvizte sa andej sa

këndej. Pak pas kohe, Hasani ndjeu

lodhje dhe zbriti poshtë. I Dërguari

(s.a.a.) në mënyrë të qetë e

përfundoi namazin, më pas e

përqafoi nipin e vet në faqe dhe e uli

atë në prehrin e vet. Një nga shokët

e të Dërguarit (s.a.a.) bëri pyetje: O i Dërguari i Allahut: Pse e zgjate

sexhdenë e fundit të namazit? . I Dërguari (s.a.a.) iu përgjigj: Në

sexhde, Hasani më ishte ulur sipër shpinës dhe nuk doja që ta shqetësoja

atë. Prita derisa ai zbriti vetë poshtë .

8

Vaji i fëmijës

Qielli i qytetit të Medinës ishte i pastër dhe i kthjellët. I

Dërguari (s.a.a.) dhe shokët e Tij po faleshin në xhami ku mbizotëronte

qetësia. Pas leximit të teshehhudit të rekatit të dytë, i Dërguari (s.a.a.) u

ngrit në këmbë për rekatin e tretë. Papritmas në xhami u dëgjua vaji i

një fëmije. Një fëmijë i vogël ishte ulur pranë nënës së vet, e cila ishte

duke u falur, ndërkohë fëmija filloi të qajë dhe ta thërras atë. Të qarët e

fëmijës e shqetësoi pa masë të Dërguarin (s.a.a.). Rekatin e tretë dhe të

katërt të namazit e fali më shpejt sesa herëve të tjera. Kur përfundoi

namazi, një nga shokët e të Dërguarit (s.a.a.) erdhi afër tij dhe e pyeti:

O i Dërguari i Allahut! Përse e fale namazin më shpejt sesa herëve të

tjera? I Dërguari (s.a.a.) e ktheu kokën mbrapa dhe tha: A nuk e

dëgjove vajin e fëmijës? Desha që nëna e vet ta përqafojë atë sa më

shpejtë . Burri e lëvizi kokën dhe u fundos në detin plot dashuri të

shikimit të të Dërguarit (s.a.a.).

Engjëjt e Zotit

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) u kthye nga Qabeja për të falur një

namaz mustehab (të preferuar). Nipi i vogël i tij, Hysejni, vrapoi me

nxitim dhe qëndroi pranë të Dërguarit (s.a.a.). I Dërguari (s.a.a.) i ngriti

duart deri te veshët dhe tha Allahu

Ekber . Hysejni veproi sikur gjyshi i tij

dhe i vendosi duart prapa veshëve por nuk

mundi të thoshte Allahu Ekber . I

Dërguari (s.a.a.) përsëri i vendosi duart

tek veshët dhe tha: Allahu Ekber , por

Hysejni i vogël dhe këtë herë nuk mundi

të shqiptonte fjalët Allahu Ekber . I

Dërguari (s.a.a.) edhe pesë herë të tjera

radhazi tha Allahu Ekber . Herën e

shtatë, Hysejni filloi të lëvizte gjuhën dhe

në mënyrë të qetë mundi të shqiptonte

fjalët Allahu Ekber . Engjëjt e Zotit u

gëzuan kur dëgjuan zërin e Hysejnit dhe e

puthën atë në buzë. Atëherë, i Dërguari

(s.a.a.) e filloi namazin.

9

Gjethet e thata të pemës

Atë ditë, i Dërguari i Allahut (s.a.a.) ishte së bashku me

Selmani Farsiun në shkretëtirë dhe u ulën nën hijen e një peme të tharë.

Frynte një erë e ngrohtë e cila i merrte me vete bimët e shkretëtirës. I

Dërguari (s.a.a.) i mori në dorë degët e thata të pemës dhe i lëkundi ato.

Gjethet e verdha dhe të thata ranë mbi dheun e shkretëtirës. Selmani

shikoi i çuditur. I Dërguari (s.a.a.) tha: Nuk do pyesësh pse jam duke

vepruar në këtë mënyrë? Selmani filloi të buzëqeshë dhe tha:

Urdhëroni! . I

Dërguari i Allahut

(s.a.a.) iu përgjigj: Kur

njeriu merr abdes dhe e

falë namazin menjëherë

sapo të hyjë koha e tij,

do t i bien mëkatet

sikur gjethet e thata të

kësaj peme . Më pas,

lexoi këtë ajet

Kur anor: Dhe fale

namazin në dy skajet e

ditës, e edhe në orët e

afërta (me ditën) të

natës. S ka dyshim se

veprat e mira i shlyejnë

ato të këqijat. Kjo është

një këshillë për ata që

pranojnë këshillat .

Selmani lëvizi

kokën dhe rrudhat e

ballit, dhe të menduarit

e tij u bënë më të thella.

10

Pikat e shiut

Në territorin e Tusit mbizotëronte thatësira. Po kalonin ditë të

nxehta dhe të pa mëshirë dhe nuk pikonte asnjë pikë shiu nga qielli i

kaltër. E vetmja shpresë e njerëzve ishte shtëpia e Imam Rizasë (a.s.).

Një ditë Imami (a.s.) u tha njerëzve: Do të agjëroni tre ditë me radhë

dhe pas asaj do të falim së

bashku namazin e shiut . Pas

tre ditësh, në kohën kur lindi

dielli, njerëzit shkuan pas

Imamit (a.s.) jashtë qytetit.

Imami (a.s.) qëndroi para

njerëzve dhe e fali namazin e

përbashkët. Pas përfundimit

të namazit Imami (a.s.) i

ngriti duart lart drejt qiellit pa

re dhe tha: O Zot i

mëshirshëm! Zbrite shiun e

dobishëm të mëshirës Sate

mbi njerëzit . Papritur,

qiellin e mbuluan re të zeza

dhe pas pak kohe kudo u

dëgjua zëri i vetëtimës dhe

murmurimës. Shiu ngopi

plotësisht tokën shumë të etur

dhe sytë e njerëzve nga

gëzimi u mbushën me lot.

Duaja e natës

Hz Fatimja (a.s) ishte ulur në një qoshe të dhomës, e kthyer në

drejtim të Qabesë dhe po e falte namazin e natës. Zëri i saj hyjnor e

thyente qetësinë e natës. Djali i saj, Hasani, hapi sytë dhe e shikoi nënën

e vet që po këndonte kunutin . Nëna i kishte ngritur duart lart nga

qielli dhe po lexonte dua. Ajo i lutej Zotit të madhëruar për meshkujt

dhe femrat besimtare. I përmendi emrat e tyre dhe dëshiroi nga Zoti

11

mëshirë dhe bereqet. Hasani dëshironte të dëgjonte së çfarë lutje do të

bënte nëna e tij për vete, por ajo s bëri asnjë lutje për vete. Dalëngadalë

filloi që të zbardhej dita dhe Hasani u ngrit që të falte namazin e

sabahut. E përshëndeti nënën e vet dhe e pyeti: Nënë e dashur! Ti u

lute për të gjithë njerëzit kurse për vete s bëre asnjë lutje . Hz Fatimja

(a.s.), me sy të mëshirshëm dhe me një zë të përzemërt tha: Djali im i

dashuri! Së pari komshiu, më pas shtëpia .

Momentet e fundit

Ebu Besiri po ecte nëpër rrugët e qytetit të Medines. Me flokë

të thinjura dhe me sy të përlotura ai shkoi në shtëpinë e Imam Sadikut

(a.s.). Trokiti në derë dhe prapa derës e dëgjoi zërin e ulët të Ummi

Hamides, nëna e Imam Kazimit (a.s), e cila pyeti: Kush është? .

Matanë derës u dëgjua: Unë jam, Ebu Besiri . Ummi Hamideja e hapi

derën dhe e përshëndeti Ebu Besirin. Ebu Besiri ia ktheu përshëndetjen

dhe në mënyrë të qetë hyri brenda në shtëpinë e thjeshtë të Imam

12

Sadikut (a.s.). Dukej sikur akoma vinte era e namazit të Imamit (a.s.).

Ebu Besiri u ul në një qoshe të dhomës kurse Ummi Hamideja ishte ulur

në një qoshe tjetër, dhe ajo i tha: O Ebu Besir! Sa do të dëshiroje që të

kishe qenë këtu në momentet e fundit të jetës së Imamit? . Ebu Besiri

pastroi lotët nga sytë dhe pyeti: Në ato momente çka ndodhi? . Ummi

Hamide me zë të dridhur iu përgjigj: Në momente të fundit të jetës së

tij, Imam Sadiku shikoi fytyrën e çdonjërit prej nesh dhe tha: Shefati

ynë asnjëherë nuk do t i përfshijë personat që nuk i kushtojnë rëndësi

namazit! .

Sexhadet e lagura

Dielli po ndriçonte në

mes të qiellit të qytetit të Mekës.

Imam Bakiri (a.s.) së bashku me

shërbëtorin e vet, Eflehun, arriti

në qytetin e Mekes. Imami (a.s.)

me një dëshirë të madhe shkoi

në drejtim të Mesxhidil Haramit.

Gjoksin e vet e vendosi mbi

muret e shtëpisë së Zotit dhe

filloi të qante. Eflehu i tha

Imamit (a.s.): Zotëri! Njerëzit

ju shikojnë kështu që qani.

Bëjeni pak me zë më të ulët .

Imami (a.s.) me një zë të dridhur

tha: Përse të mos qaj me zë të

lartë përderisa të më mbulojë

mëshira e Zotit dhe të më shpëtoj në Ditën e Gjykimit . I tha këto dhe

filloi përsëri që të qante. Më pas bëri tavafin rreth Shtëpisë së Zotit dhe

pas vendit të Ibrahimit (a.s.) filloi që të falte namazin. Ai ishte sikur reja

e pranverës prej të cilit binin pikat e shiut mbi sexhaden e Imamit (a.s.).

13

Festa e adhurimit do të thotë të dashurosh më shumë Zotin

Duart e vogla të tyre i vendosin përballë fytyrës, bëjnë lutje dhe

nga Zoti kërkojnë dëshirat e tyre. Fytyrat e rrumbullakëta dhe të vogla

të tyre ndriçojnë. Gjatë faljes së namazit bëjnë lutje për prindërit e tyre,

i kujtojnë ditët e fëmijërisë së tyre dhe u vjen buzëqeshja. Por, tani e

tutje, si namazi ashtu dhe agjërimi janë bërë të detyrueshme për ato.

Sot, është festa e adhurimit të fëmijëve. Ata janë të gëzuar dhe

përgatiten për festën. Fëmijët në këtë moshë e ndjejnë më shumë Zotin

si dhe krijohen marrëdhënie më të mira dhe më të ngushta me Zotin.

Namazi është lidhja me Zotin dhe falënderimi ndaj Tij.

Fëmijët në këtë moshë mësojnë ndryshimin në mes mahremit

(të afërmit) dhe namaremit (jo të afërmit) si dhe faljen e namazit në

kohën e duhur. Namazin e falim që ta adhurojmë Zotin e Madhëruar.

Nëse nuk e adhurojmë Zotin e Madhëruar nuk kemi vepruar drejt. Zotin

e Madhëruar duhet adhuruar për arsye se na e ka dhënë shëndetin dhe

na ka falë nënën dhe babanë që na duan shumë. Kur falemi e ndjejmë

veten më pranë Zotit dhe njëkohësisht bisedojmë me Të. Personi që

falet nuk duhet që të gënjejë të tjerët si dhe të grindet me ata.

Festa e adhurimit është një ditë në të cilën shumë gjëra dhe

punë për ne bëhen të detyruara (vaxhib) si p.sh falja e namazit, agjërimi

i muajit të ramazanit dhe veshja e hixhabit. Me anë të faljes së namazit

falënderojmë Zotin e Madhëruar për begatitë që na i ka dhuruar.

14

Intervistë me fëmijët rreth festës së fillimit të pubertetit

A ju kujtohet festa e fillimit të pubertetit?

Në kohën kur kam arritur në moshën e pubertetit, nëna më

dhuroi një shami koke dhe sexhade, dhe më tha: Tani e tutje, namazi

është bërë i obligueshëm për ty, dhe duhet që të falësh namazin.

Cili është opinioni i juaj në lidhje me moshën e pubertetit?

Sipas mendimit tim, fëmijët në këtë moshë e ndjejnë më shumë

Zotin, si dhe krijohen marrëdhënie më të mira dhe më të ngushta me

Të.

Asja thotë: Sipas mendimit tim namazi është lidhja e njeriut me

Zotin, shprehja e shqetësimit dhe zhdukja e brengave; dhe në të njëjtën

kohë edhe shprehja e falënderimit ndaj Tij.

Arta thotë: Në kohën kur kam arritur në moshën e pubertetit,

kam mësuar shumë gjëra. Ndryshimin në mes mahremit (familjet e

afërta ku femra mund të dali përballë tyre dhe pa veshjen islame) dhe jo

mahremit (meshkujt e tjerë ndaj të cilëve femra nuk mund të dali

përballë tyre pa veshjen islame) si dhe faljen e namazin në kohën e

duhur.

Esmeralda rreth festës së fillimit të pubertetit thotë: Festa e

pubertetit është një ditë në të cilën shumë gjëra dhe punë për ne bëhen

obligim (vaxhib) si p.sh falja e namazit, agjërimi i muajit të ramazanit

dhe veshja e hixhabit.

Pse merr abdes para faljes?

Edina thotë: sepse duhet që të jemi të pastër para se të

bashkëbisedojmë me Zotin.

Pse duhet adhuruar Zotin e Madhëruar?

Zotin e Madhëruar e adhuroj sepse më ka dhuruar shëndetin dhe

më ka krijuar nënën dhe babën që më duan shumë.

15

Tesa në lidhje me namazin thotë: Namazin e falemi që ta

adhurojmë Zotin e Madhëruar. Nëse nuk e adhurojmë Zotin e

Madhëruar, nuk kemi vepruar drejt.

Çka ndieni kur faleni?

Kur falemi e ndjejë veten më pranë Zotit dhe në ndërkohë

bisedoj me Të.

Emira gjithashtu shprehet: Kur e fali namazin, nuk duhet që t i

gënjejë të tjerët dhe të grindem me shoqërinë

Pse nuk bisedoni me nënën dhe babën?

Edhe me prindërit bisedoj shumë, por ekzistojnë disa gjëra që

prindërit e mi nuk mund të më japin si p.sh shëndetin, që një gjë të tillë

e kërkoj nga Zoti i Madhëruar.

Çfarë kujtimi keni nga namazi?

Një herë isha duke u falur. Djali i hallës m u afrua pranë dhe më

foli, dhe unë u ktheva nga ai dhe e pyeta: Çka thatë ?

Merita shprehet: shumicën e kohës, e kujtoj Zotin e Madhëruar,

e falënderoj Atë për të gjitha begatitë që na i ka dhuruar, si dhe fali

namazin.

Në shtëpi po falja namazin ndërkohë vëllai im i vogël më hoqi

shaminë nga koka dhe u largua; dhe unë e ndërpreva namazin.

Një ditë isha duke u falur dhe bëra sexhde tre herë. Shoqja më

qeshi dhe mua më zuri e qeshura.

Arlinda që dëshiron të bëhet aktore thotë: Me anë të faljes së

namazit e falënderojë Zotin e Madhëruar për të gjitha këto begati të

mira që m i ka dhuruar.

Një ditë të muajit ramazan isha duke u falur dhe nëna ime po e

përgatiste iftarin. E ndjeva erën e ushqimit, e ndërpreva namazin

përgjysmë dhe shkova në drejtim të kuzhinës.

Një ditë isha duke u falur dhe shoqja më shtyri nga mbrapa, dhe

mua m u prish namazi.

16

Një ditë isha duke u falur dhe motra ime e vogël erdhi, më mori

sexhaden e namazit në të cilën po falesha dhe iku. Por, tani edhe ajo

falet.

Afërdita thotë: Një ditë isha duke u falur dhe vajza e hallës sime

më thirri. Unë iu përgjigja me urdhëro dhe e prisha namazin.

Kush ju nxit për faljen e namazit?

Nëna dhe motra ime.

Albana thotë: Mua gjyshja më ka mësuar që të falem.

Andrra shprehet: Namazi i parë të cilin e kam falur, ka qenë pas

festës së pubertetit. Për këtë më ka nxitur shumë nëna.

Çka i thoni Zotit?

O Zot i Madhëruar, Ty të falënderoj për të gjitha këto begati që

mi ke dhënë dhe Të dua fort.

Valdetja dëshiron nga Zoti që fëmijët mos të kryejnë vepra të

këqija.

A e falni namazin e sabahut?

Në mëngjes ngrihem për faljen e namazit, por një herë isha

duke e falur namazin e mëngjesit dhe gjatë faljes më zuri gjumi.

Natën falem, por për namazin e sabahut më vjen gjumi.

A keni kryer ndonjë vepër të keqe deri më tani?

Një herë mora me vete në shkollë tespihët e babit, i cili i kishte

kujtim nga babai i vet. Tespihët m u zgjidhën nga peri dhe mësuesja m i

rregulloi ato.

A e doni më shumë prindërit apo Zotin?

E dua shumë si Zotin ashtu dhe prindërit.

Zoti na ka krijuar neve, dhe është krijuesi ynë, Zotin e dua më

shumë se ç do gjë, por mamin dhe babin gjithashtu i dua shumë.

17

Me cilën fjalë e filloni namazin?

Namazin e filloj me fjalën Allahu Ekber , që do të thotë: Zoti

është më i Madhi .

Çka bëni kur faleni?

Qëndroj në këmbë, nuk lëvizi dhe shikoj mbi sexhade.

Çka ke dëshirë që të bëhesh në të ardhmen?

Dëshiroj që të bëhem shkrimtare.

Çka kërkoni nga Zoti kur faleni?

Nga Zoti kërkoj që të i zhduki të gjitha të këqijat.

18

Çka keni ditur për festën e pubertetit?

Miranda shprehet: Festa e pubertetit iu bën të ditur fëmijëve që

tani e tutje duhet kryer gjërat që i ka obliguar feja si p.sh falja e

namazit, agjërimi i ramazanit si dhe shumë vepra të tjera.

Kam ditur disa informacione rreth festës së pubertetit, por nuk

kanë qenë të plota. Ditën e festës, një dijetar na mbajti një fjalim dhe na

foli për çdo gjë, duke filluar nga obligimi që na është ngarkuar tani e

tutje si dhe urdhrat fetare që duhet t i zbatojmë që të fitojmë kënaqësinë

e Zotit.

Çka ndieni kur faleni.

Kur falem ndjehem e qetë dhe në qoftë se jam e shqetësuar ose

e zemëruar qetësohem.

Çfarë kujtimi keni nga namazi i parë?

Sapo kisha mësuar që të falja namazin. Namazin e parë të

sabahut e kam falur së bashku me prindërit. Nga dritarja po shikoja

jashtë dhe ndjeva një kënaqësi. Fjeta në gjumë dhe kur përsëri u zgjova

për herë të dytë që të shkoja në shkollë, përsëri ndjeva një kënaqësi.

Të gjithë fëmijët ishin të zënë me rregullimin e shamisë. Pak

nga pak afrohej dreka. Tani është koha që ta falin namazin e drekës,

mbasi që para dy ore kishin festuar festën e pubertetit. Dhe, tani që kanë

hyrë në moshën e pubertetit, tani duhet që ta falënderojnë Zotin e

madhëruar për të gjitha begatitë që ua ka dhënë. Dikush me zë të lartë

tha Allahu Ekber .

19

Një ditë me dëborë

Ishte kohë e ftohtë. Reshjet e dëborës binin nga qielli dhe çatitë

e shtëpive ishin të mbuluara nga dëbora e bardhë. Zehraja po shkonte në

shkollë. Rruga ishte rrëshqitëse por në atë kohë u paraqit një vajzë e

moshës së saj dhe në dorë mbante bukë. Ajo kishte blerë bukë për

mëngjes. Papritur i rrëshqiti këmba dhe u rrëzua mbi dëborë. Zehraja

vrapoi me nxitim dhe e ndihmoi atë. E mori bukën që i kishte rënë mbi

dëborë dhe ishte lagur pak dhe ia dha vajzës në dorë. Vajza e vogël e

shikoi atë me një dashuri të madhe dhe me një buzëqeshje i tha asaj: Ju

faleminderit, u treguat e sjellshme .

Burimi i pastër

Një burrë, i lodhur dhe i mbuluar i tëri me pluhur, po shkonte

në drejtim të burimit. Pluhuri ia kishte mbuluar plotësisht flokët dhe

fytyra i dukej e bardhë. Uji i pastër i burimit ndriçonte nën dritën e

qiellit dhe i ndriçonte sytë e burrit. Kur arriti te burimi, u ndal dhe mori

një frymë të thellë. U zhvesh dhe rrobat i vendosi pranë një dege peme.

Më pas u fut në ujin e burimit. Uji i burimit, ishte i pastër dhe i freskët

dhe burri ndjeu një kënaqësi trupore.

Pas pak kohe, Zehraja filloi që të buzëqeshte dhe në brendësi të

shpirtit ndjeu kënaqësi.

Mendja dhe zemra jonë na thotë që kundrejt ç do mirësie dhe

përkrahjeje duhet të jemi falendërues Prandaj, në qoftë se ne falemi, ajo

është për shkak të shprehjes së falënderimit tonë ndaj Zotit të

Madhëruar, sado pak, kundrejt miliona përkrahjeve dhe begative të Tija

ndaj neve. Mendoni sado pak rreth këtyre ajeteve Kuranore:

-Thuaj: Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do

t ju sjellë ujë mbitokësor (burimor)?

-Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk

falënderoni?

-Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të

shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë) .

-....Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi

ta copa nga qielli..... .

Fatmirësisht, me mëshirën e Zotit:

20

-Uji mbitokësor është i rrjedhshëm mbi tokë.

-Uji i pijshëm është i ëmbël.

-Pemët lulëzojnë në stinën e pranverës.

-Dhe, toka na ka ofruar vendstrehim me rregull dhe qetësi.

Burri doli nga uji, ishte pastruar plotësisht nga pluhuri. I pastër

dhe i gëzuar u nis drejt fshatit.

Një ditë, I Dërguari (s.a.a.) i dashur i Zotit u kthye në drejtim të

shokëve dhe tha: Paramendoni sikur që para shtëpive tuaja është një

përrua i rrjedhshëm dhe ju çdo ditë laheni pesë herë në të. Në këtë rast a

do t ju mbetet në trupin tuaj ndonjë vend i papastër?

Shokët iu përgjigjën: Jo

I Dërguari i Allahut përsëri tha: Pesë vaktet e namazit brenda

një dite kanë po këtë efekt. Me faljen e pesë vakteve të namazit brenda

një natë dhe dite, Zoti i zhduk të këqijat dhe mëkatet nga trupi i njeriut

dhe e pastron atë .

Sytë e përlotur

Asnjëherë nuk e harroj. Para disa viteve kur isha në klasën e

tretë dhe me shokët luaja futboll, një nga fëmijët thërriti me zë të lartë

nga një rrugicë: Fëmijë! Ka humbur një fëmijë i vogël dhe është duke

qarë! E ndërpremë lojën dhe të gjithë së bashku shkuam pranë saj. Pamë

një vajzë të vogël që kishte flokë të zeza e të bëra gërshet dhe sytë iu

21

ishin skuqur nga të qarët e shumtë. Ajo ishte e lodhur dhe vetëm

përsëriste fjalët: Nëna, nëna ime ku është?

Unë thashë: Ta dërgojmë atë në një xhami që me anë të

altoparlantit nga minarja ta shqiptojnë emrin e saj dhe ndoshta prindërit

e saj mund të gjenden . Fëmijët e pranuan mendimin tim dhe të gjithë

së bashku shkuam në drejtim të xhamisë. Gjatë rrugës, njëri prej

fëmijëve i bleu akullore vajzës së vogël, por ajo nuk e pranoi akulloren

dhe duke qarë tha: Unë dëshiroj nënën time! . Me shumë vështirësi e

kuptova që vajza e vogël quhej Merjeme.

Shërbëtori i vjetër i xhamisë me anë të mikrofonit disa herë tha:

Është gjetur një vajzë e vogël me emrin Merjem. Luten prindërit e saj

që të vijnë sa më parë në xhami . Vajza e vogël qante dhe kërkonte

nënën e vet, dhe në fund ajo e ndërpreu të qarët sepse nëna e saj i erdhi!

Vajza vrapoi në drejtim të nënës dhe u qetësua kur e përqafoi atë.

Edhe ne gjithashtu jemi si kjo fëmijë e vogël dhe gjatë gjithë

jetës shkojmë pas një njeriu apo gjësendi që të gjejmë qetësi. Ajo gjë

nuk mund të jetë paraja, pozita, forca, bukuria dhe gjëra tjera materiale.

Sepse, një pjesë e njerëzve i posedojnë këto gjëra, por prapëseprapë nuk

kanë qetësi dhe gjithnjë janë të shqetësuar e të brengosur. Në Kuranin e

Madhëruar thuhet: Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun,

zemrat e tyre qetësohen, pra ta dini se me të përmendur Allahun

zemrat qetësohen .

Dhe, namazi është rruga më e mirë për të arritur në qetësi.

Të përgatitemi për falje të namazit

Veprimi i parë për të falur namazin është marrja e abdesit.

Imam Bakir (a.s.) ka thënë: Namazi pa abdes, nuk është namaz .

Rroba të bukura

Në kohën kur Imam Hasani (a.s.) dëshironte që të falte

namazin, i vishte rrobat më të bukura. E pyetën atë: Pse gjatë faljes së

namazit i vishni rrobat më të bukura?". Imami u përgjigj: Zoti është i

bukur dhe e do bukurinë. Për këtë arsye, unë i veshi rrobat më të bukura

kur falem dhe i lutem Zotit . Gjatë faljes së namazit rrobat e falësit

duhet të jenë të pastra dhe hallall, është e preferuar që rrobat të jetë me

ngjyrë të bardhë dhe të pastër si dhe të kenë erë të mirë.

22

Yjet mbi tokë

Gjatë faljes së namazit, vendi i faljes së namazit duhet të jetë i

pastër dhe hallall. Vendi më i preferuar për të falur namazin është

xhamia. I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: Xhamitë janë shtëpitë e

Zotit mbi tokë. Ashtu sikur që yjet janë ndriçues për banorët e tokës,

ashtu edhe xhamitë janë ndriçues për banorët e qiellit .

Shikimi domethënës

Personi i cili falet duhet të drejtohet kah Qabeja. Qabeja është

sekreti i unitetit të myslimanëve. Kur të gjithë myslimanët e rruzullit

tokësor drejtohen nga Qabeja, atëherë krijohet një pamje e bukur.

Qabeja e madhëruar është shtëpia e cila ndodhet në qytetin e Mekes.

Në fillim të

Islamit, kur i

Dërguari i Allahut

(s.a.a.) nuk ishte

shpërngulur ende ne

Medine,

trembëdhjetë vite të

tëra e falte namazin

në drejtim të (Bejtul

- Mukadesit). Pas

shpërnguljes në

qytetin e Medinës,

populli Jehud filloi

që t i ngacmonte myslimanët dhe duke i përqeshur atyre u thoshin: Në

qoftë se feja e Muhammedit është fe e ndarë në vete, atëherë përse nuk

posedon një Qabe të ndarë, por e falë namazin në drejtim të Qabesë

sonë (Bejtul Mukadesit)? Këto thënie e shqetësuan pa masë zemrën e

pastër të Dërguari (s.a.a.).

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) në mes të natës zgjohej nga gjumi,

dilte jashtë nga shtëpia dhe shikonte drejt qiellit të natës. Ai ishte në

pritje të shpalljes së Zotit. Një natë zbriti ajeti nga ana e Zotit xh.sh:

Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne

gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabeja) që ti e do

atë . (sure Bekare - 144).

23

Në vitin e parë të shpërnguljes, i Dërguari i Allahut (s.a.a.) me

anë të ftesës së Ummi Besherit kishte shkuar në mes fisit Beni Salim në

pjesën perëndimore të qytetit të Medinës. Në kohën kur i kishte falur dy

rekatet e para të namazit të drekës në drejtim të Bejtul Mukadesit

(Qabesë së parë), zbriti urdhri i Zotit për t u kthyer në drejtim të Qabes.

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) pjesën tjetër të namazit e fali në drejtim të

Qabesë dhe që nga ajo kohë ajo u bë kibleja e përhershme e

myslimanëve.

Ezani i parë

Ezani dhe ikameti

janë dy gjëra të

rëndësishme dhe të

pëlqyeshme të namazit. Në

një hadith thuhet: Ezani

është i vetmi zë që arrin

tek qiejt . Kur Engjujt e

Zotit e dëgjojnë zërin e

ezanit, ata thonë: Ky

është zëri i pasuesve të

Muhammedit . Më pas,

deri në përfundim të ezanit

dhe ikametit, kërkojnë nga

Zoti që t i falë falësit e

namazit.

Dielli ndriçonte në

mes të qiellit të kaltër. Një

frymë e lehtë po frynte mbi degët e pemëve të hurmave. Atë ditë kur

Xhebraili (a.s.) i zbriti të Dërguarit (s.a.a.), Imami Aliu (a.s.) ishte pranë

tij. Xhebraili (a.s.) ia këndonte ezanin dhe ikametin me një zë të qetë

për të Dërguarin (s.a.a.). Fytyra e të Dërguarit (s.a.a.) ndriçonte nga

gëzimi. Ai u kthye nga Imam Aliu (a.s.) dhe e pyeti:

- A e dëgjove edhe ti zërin e Xhebrailit?.

- Po, o i Dërguari i Allahut.

24

- A i mësove përmendësh ato?

- Po, o i dërguar i Allahut - I Dërguari (s.a.a.) i vendosi duart

mbi supet e Imam Aliut (a.s.) dhe me dashamirësi i tha:

- Thirre Bilallin dhe mësoja atij ezanin dhe ikametin!

Pas një ore, kur Bilalli kishte mësuar se si thirrej ezani, e thirri

ezanin e parë nga minarja e xhamisë së Medinës.

Është e preferuar që falësi i namazit para namazit ta shqiptojë

ezanin, pra të thotë:

4 herë - Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi)

2 herë - Eshhedu-en la ilahe il-lall-llah, (Dëshmoj që nuk ka

Zot tjetër përveç Allahut)

2 herë - Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah,

(Dëshmoj që Muhammedi është i dërguari i Allahut)

2 herë - Esh-hedu enne Alijjen uelijull-llah, (Dëshmoj që Aliu

është i afërmi i Allahut)

2 herë - Hajje ales-selah, (Nxitoni për në namaz)

2 herë - Hajje alel felah, (Nxitoni për në shpëtim)

2 herë - Hajje ala hajril amel, (Nxitoni për në veprën më të

mirë)

2 herë - Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi)

2 herë - La ilahe il-lall-llah, (Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut)

Është më e preferuar që pas ezanit, falësi i namazit ta shqiptojë

ikametin, pra të thotë:

2 herë - Allahu Ekber

2 herë - Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah

2 herë - Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah

2 herë - Esh-hedu en-ne alijen velijull-llah

2 herë - Haj-je ales-selah

2 herë - Haj-je alel felah

2 herë - Haj-je ala hajril emel

2 herë - Kad kametis-salah, (përgatituni për faljen e namazit).

2 herë - All-llahu Ekber

1 herë - La ilahe il-lall-llah.

25

Si ta falim namazin?

Namazi fillon me Allahu Ekber . Kur falësi i namazit thotë

Allahu Ekber, për të janë të ndaluara veprat e tilla si: ngrënia, pija, të

folurit dhe disa të tjerë. Prandaj ky tekbir quhet tekbiretul -ihram .

Fjala Allahu Ekber ka një botë të tërë kuptimesh. Nëse ndonjëri ka dije

dhe beson me zemër në thellësinë e kuptimit të shprehjes Allahu

Ekber , asnjëherë nuk do të shkojë pas veprave të këqija e të shëmtuara

dhe do të ndiejë kënaqësinë e përkujtimit të Zotit. Allahu Ekber do të

thotë: Allahu është më i madhi se ç do gjë tjetër mbi rruzullin

tokësor . Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: Në kohën kur shqipton Allahu

Ekber, duhet që të gjitha gjërat tek vetvetja të jenë të vogla, përveç

Zotit .

Në luftën e Hendekut gjatë hapjes së gropave myslimanët

hasën në një gur të fortë. Guri ishte aq i fortë sa që kazma u thye ndërsa

guri nuk u thye. I Dërguari i Allahut (s.a.a.) u afrua dhe i ra disa herë

gurit. Pas çdo rënieje kërcente ndonjë shkëndijë dhe I Dërguari (s.a.a.)

shqiptonte tekbirin. Edhe shokët gjithashtu shqiptonin tekbirin njëzëri

derisa guri u copëtua. Shokët e pyetën të Dërguarin (s.a.a.) për arsyen e

thënies së tekbirit. I Dërguari i Allahut (s.a.a.) i vështroi shokët dhe me

një besim të plotë u tha: Unë kam parë rrënimin e kështjellave Romake

dhe Iraniane në dritën e shkëndijave të gurit .

Si të themi tekbiretul-ihramin?

Falësi i namazit gjatë shqiptimit të tekbiretul-ihramit duhet që

t i çojë lart të dy duart deri te lartësia e veshëve, në atë mënyrë që kur

t i ketë vendosur duart afër veshëve, të ketë përfunduar tekbirin.

Gjatë thënies së tekbirit, gishtat e dorës së falësit të namazit

duhet të jenë të bashkuar dhe të jenë të ngritura lart. Shputat e dorës

duhet të jenë të kthyera në drejtim të kibles.

26

Nëna e Kuranit

Falësi i namazit pas shqiptimit të tekbiretul ihramit duhet që ta

lexojë suren Fatiha. Në qoftë se kjo sure nuk lexohet në namaz, namazi

konsiderohet i pavlefshëm. Emri i tjetër e sures Fatiha është Ummul

kitab (Nëna e Kuranit), ose Fatihetul kitab (Çelësi i Kuranit).

Kjo sure përmban shtatë ajete dhe sipas thënies së të Dërguarit

(s.a.a.) kjo është sureja më e mirë e Kuranit. Sureja Hamd është e

vetmja sure që të mësuarit e saj është i obligueshëm për çdo mysliman.

Së paku gjatë një dite duhet që ta lexojë dhjetë herë në namazet e veta.

Sureja Hamd fillon me Bismil-lahir-rahmanir-rahim

27

që do

të thotë: Në emër të Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë .

Ashtu sikur që çdo shtet e ka flamurin e vet kombëtar, emri i

Zotit është flamuri i myslimanëve. Është e preferuar që falësi i namazit

Bismil-lahir-rahmanir-rahimin ta shqiptojë me zë të lartë.

Elhamdulil-lahi rab-bil-alemin do të thotë: Falënderimi i

takon vetëm Allahut, Zotit të botëve

Er-rahmanir-rahim

do të thotë: Bamirësit të përgjithshëm,

Mëshirëbërsit . Rahman do të thotë: të gjithë i do ndërsa Rahim

do të thotë: besimtarët gjithmonë i do . Këto dy atribute janë shenjë e

bamirësisë dhe mëshirës së Zotit.

Maliki jevmid-din

Gjykimit .

do të thotë: Sunduesi i Ditës së

Ij-jake neabudu ve ij-jake nestein do të thotë: Vetëm Ty

të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë .

Ihdines-siratal mustekim

që do të thotë: Udhëzona për në

rrugën e drejtë .

Në Kuranin e madhëruar është folur rreth rrugës së drejtë:

Rruga e drejtë është rruga e Zotit . (Sure Hud, ajeti 56).

Rruga e drejtë është po ajo rrugë e të dërguarve . (Sure Jasin,

ajeti 4).

Rruga e drejtë është rruga e adhurimit të Zotit . (Sure Ali

Imran, ajeti 101).

Siratal-ledhine enamte alejhim, gajril magdhubi alejhim

veled-dalin , që do të thotë: Jo në rrugën e atyre që kundër veti e

tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten .

Kalaja e madhe

Falësi i namazit, pas këndimit të sures Hamd, duhet që të lexojë

një nga suret tjera të Kuranit. Prej sureve tjera, sureja e tevhidit është

sureja më e preferuar e Kuranit. Sureja e tevhidit është një sure e

shkurtër por ka një domethënie shumë të madhe.

Bismil-lahir-rahmanir-rahim do të thotë Në emër të

Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë .

Kul huvall-llahu ehad

do të thotë: Thuaj: Ai, Allahu është

Një dhe i Vetmi!

Në një hadith thuhet: Besimi është si një kala e madhe që porta

e saj është tevhidi dhe njësia e Zotit .

All-llahus-samed që do të thotë: Allahu është Ai që çdo

krijesë i mbështetet për çdo nevojë .

Lem jelid ve lem juled që do të thotë: As s ka lindur kë, as

nuk është i lindur .

Ve lem jekun lehu kufu-ven ehad që do të thotë: Dhe Atij

askush nuk i është i barabartë .

Sikur sorrë

Një nga shtyllat e namazit, është rukuja, që do të thotë: nëse e

lemë mënjanë ose bëjmë dy ruku njëra pas tjetrës (me vetëdije apo pa

vetëdije) namazi është i prishur. Në ruku, falësi i namazit përkulet deri

në gjunjë përballë madhështisë së Allahut dhe thotë: Subhane

rabbijel adhim ve bi hamdih , që do të thotë: Lavdëroj Allahun tim

të madh, dhe e konsideroj të pastër nga çdo e metë . Ose themi tri herë:

Subhan all-llah që do të thotë: Allahu është i pastër nga çdo e

metë .

Një ditë i Dërguari i Allahut (s.a.a.) ishte ulur në xhami dhe po

bisedonte me shokët e tij. Papritur, një burrë hyri në xhami me nxitim

dhe filloi që të falej. Ai rukun dhe sexhden e kryente me nxitim. I

Dërguari i Allahut (s.a.a.) u tha shokëve të tij: Ai vetëm çukit sikur

sorra. Nëse ai ikën nga kjo botë me këtë namaz, nuk ka vdekur duke

besuar në fenë time . Po! I Dërguari i Allahut (s.a.a.) dëshironte që

myslimanët ta falin namazin e tyre mirë dhe në rregull.

Pas rukusë, falësi i namazit qëndron drejtë në këmbë. Më pas

bie në sexhde përballë Zotit, që është më i larti se të gjithë. Ballin e

28

vendos përmbi dhe, gur, dru të pastër apo të ngjashme si këto dhe bën

sexhde. Më së shumti është e preferuar që të bëjmë sexhde mbi dheun e

Qabesë. Falësi i namazit në sexhde thotë: Subhane rabbijel eala ve bi

hamdih

që do të thotë: E lavdëroj Zotin e Madhëruar i cili është më i

lartësuari dhe i cili është i pastër nga çdo e metë . Falësi i namazit në

ruku dhe sexhde i bën tesbih Zotit, që do të thotë: E lavdëron Zotin

e Madhëruar nga çdo e metë .

Në një ditë, një tufë harabelash duke cicëruar kaluan pranë

Imam Sexhadit (a.s.). Imami (a.s.) u kthye nga të pranishmit dhe tha:

Çdo mëngjes, zogjtë i bëjnë tesbih Zotit të madhëruar .

Kunuti

Kunuti është i pëlqyeshëm në të gjitha namazet. Falësi i

namazit mundet që t i lutet Zotit me çfarë gjuhe që dëshiron ai. Të dy

duart i ngre lart dhe i vendos përballë fytyrës. Shputat e dorës i kthen në

drejtim të qiellit. Duart i vendos pranë njëra-tjetrës dhe përveç gishtit të

madh të dorës, gishtat e tjerë i bashkon. Gjatë leximit të duas ai shikon

në shputat e dorës. Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: Çdo lutje që

shqiptohet me gjuhë është e mirë .

Është më e preferuar që të përdorim dua nga Kurani i

madhëruar, si p.sh. kjo dua: Rab-bena atena fi dunja haseneten ve fil

ahireti haseneten ve kina adhaben-nar . Është e pëlqyeshme me e

zgjatë kunutin. Ebuzer Gaffari, një nga shokët e të Dërguarit (s.a.a.), e

pyeti të Dërguarin (s.a.a.): Cili namaz është më i miri? . I Dërguari

(s.a.a.) iu përgjigj: Namazi i cili kunutin e ka më të gjatë .

Të mësojmë disa dua nga I Dërguari (s.a.a.)

-O Zot! Më bën prej atyre që të falënderojnë dhe që janë të

durueshëm.

-O Zot! Më sjell mua të ardhme të mirë në të gjitha veprat.

-O Zot! Më bën të dashur diturinë, fuqinë, urtësinë, bukurinë,

dhe devotshmërinë si dhe më sjell një të ardhme të bukur.

-O Zot! Unë nga Ty dëshiroj udhëzim, devotshmëri, dëlirësi

dhe modesti.

-O Zot! Ashtu sikur që trupin tim e ke krijuar të bukur ashtu

edhe karakterin tim bëje të bukur.

29

Teshehhud

Teshehhudi është një prej vaxhibeve të namazit të cilin duhet ta

lexojë falësi i namazit mbasi ta përfundojë rekatin e dytë të namazit si

dhe në fund të namazit, mbas rekatit të tretë dhe të katërt. Pasi që të ketë

ngritur kokën nga sexhdeja e dytë e rekatit të dytë, ai do të qëndrojë

ulur dhe do të shqiptojë: Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah vahdehu la

sherike leh , që do të thotë: Unë dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç

Allahut të Madhëruar dhe për Atë nuk ekziston ndonjë shok . Pastaj

thotë: ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu , që do

të thotë: Dhe unë dëshmoj që Muhammedi është robi i Tij dhe i

dërguar i Tij . Pastaj, vazhdon duke thënë:

Allahum-me sal-li ala Muhammed ve ali Muhammed

nënkupton: O Allah! Lavdëroje Muhammedin dhe familjen e

Muhammedit .

Një pemë në xhennet

Pas leximit të teshehudit, falësi do ta vazhdojë namazin duke e

falur rekatin e tretë dhe të katërt të namazit. Duke qëndruar në këmbë

do të lexojë tri herë tesbihate erbaen. Atë do ta shqiptojë në këtë

mënyrë: Subhanellahi vel hamdulil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vallllahu

ekber ose në vend të saj mund ta lexojë vetëm suren Hamd.

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: Çdo kush që e lexon

tesbihate erbaen, Zoti i madhëruar për çdo lexim të tij do të mbjellë nga

një pemë në xhennet . Njëri nga shokët tha: Atëherë, në xhennet do të

kemi pemë të shumta . I Dërguari (s.a.a.) tha: Po. Por, ruajuni që të

mos dërgoni zjarr dhe t i djegë të gjitha pemët. Ai zjarr nuk është asgjë

tjetër veçse mëkati dhe refuzimi i urdhrave të Zotit .

Tre selamet

Pas leximit në teshehhud, falësi i namazit dërgon tre selame

duke thënë:

Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetull-llahi ve

berekatuhu.

Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin.

Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu

30

Namazin duhet ta falim vetëm për Zotin

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: Vlera e veprave është në

qëllimin dhe nijetin e tyre . Prandaj, gjatë faljes së namazit qëllimi dhe

nijeti duhet të jenë vetëm fitimi i kënaqësisë dhe i pëlqimit të Zotit, ose

me fjalë tjera: duhet që të këndojmë Zotin për Zotin . Këtë e quajnë

sinqeritet.

Imam Aliu (a.s.) ka thënë: Veprat e juaja kryeni sinqerisht për

Zotin, derisa ta arrini lumturinë

Namazi i fundit

Ishte dreka e ashurës. Dëgjohej zëri i kuajve dhe gjuajtjet e

shpatave. Shokët e paktë të Imam Hysejnit (a.s.) ishin radhitur përballë

ushtarëve të Ubejdullahut. Papritur Ebu Themame, njëri nga shokët e

Imam Hysejnit (a.s.), shikoi nga qielli. Më pas ai shkoi pranë Imam

Hysejnit (a.s.) dhe i tha: O Imam Hysejn! Tu bëfsha kurban! Tani

dëshiroj që të shkoj në sheshin e luftës, por para se të shkoj kam dëshirë

që të falem me imametin tënd .

Ah! Kishte ardhur koha e namazit të drekës. Imami (a.s.) me një

buzëqeshje shikoi Ebu Themamen dhe tha: Më solle ndërmend kohën e

namazit, Zoti inshallah të bën prej falësëve të namazit! Mbasi që është

koha e namazit kërkoni nga ata që të largohen mënjanë nga lufta, derisa

ta falim namazin . Hasini që ishte një ushtar nga mesi i ushtrisë së

Ubejdullahit i dëgjoi fjalët e Imamit (a.s.). I hipur mbi kalë doli më

përpara dhe me buzë në gaz tha: Namazi i juaj nuk është i pranuar tek

Zoti i madhëruar! . Habib ibn Mudhahir, një burrë i vjetër nga mesi i

shokëve të Imam Hysejnit (a.s.) u zemërua dhe ia futi frikën duke i

thënë:

Tu preftë gjuha, o i mallkuar! A po mendon se namazi i

familjes së të Dërguarit (s.a.a.) nuk është i pranuar ndërsa namazi i

personave alkoolistë sikur ju është i pranuar?

Mbas këtyre fjalëve Habib bin Medhahiri dhe Hasini u ngritën

për të luftuar. Hasini i tha: Do të vdesësh! . Habib bin Medhahir ia

ktheu: La havle ve la kuvete il-la bil-lah . U dëgjua zëri i të qeshurës

së ushtrisë të Ubejdullahut.

Hasini i zemëruar, i shtrëngoi dhëmbët dhe i hipur mbi kalë

shkoi në drejtim të Habib bin Medhahirit duke i thënë: Ty do të vras .

31

Papritur shpata e Habib bin Medhahirit u ngulit në gjoksin e Hasinit dhe

trupi e tij ra mbi tokë. Vdis o i mallkuar! .

Atëherë, Imam Hysejni (a.s.) dhe shokët e tij filluan ta falin

namazin. Said bin Abdullah dhe Zuheir bin Kein qëndruan para Imamit

(a.s.) dhe falësve të namazit me qëllim të mbrojtjes së tyre prej

shigjetave të armikut. Duhet që të qëndrojmë këtu përderisa Imami

(a.s.) dhe e shokët e tij të jenë të sigurt gjatë faljes . Ushtria e

Ubejdullahit filloi që të gjuajë. Është rasti më i mirë që të tregojmë

pamëshirësi ndaj tyre. Së pari duhet sulmuar personat të cilët janë në

rreshtat e parë të namazit.

Shpirti jonë është kurban për nipin e të Dërguarit (s.a.a.).

Papritur një shigjetë ra mbi gjoksin e Said bin Abdullahit dhe

filloi që të rrjedhë gjak nga trupi i tij. Ah! O Zot më jep forcë derisa ta

mbroj jetën e nipit të të Dërguarit (s.a.a.) . Në kohën kur përfundoi

namazi, Imami (a.s.) shkoi tek Said bin Abdullahi dhe e mbështeti

gjoksin e vet mbi gjoksin e tij.

O nipi i të Dërguarit të Zotit, a plotësova detyrën time? . U

dëgjuan krahët e engjëjve në shkretëtirën e Qerbelasë. Pas namazit, kjo

ishte pamja më e bukur e flijimit dhe e shprehjes së dashurisë që është

paraqitur në shkretëtirën e Qerbelasë nga ana e Imam Hysejnit (a.s.) dhe

të shokëve të tij.

Po! Po, Ti do të hysh më parë se unë në xhennetin premtues .

Atëherë, Imam Hysejni (a.s.) u kthye nga shokët dhe tha: Dyert e

xhennetit janë hapur. Xhenneti, në të cilin rrjedhin lumenjtë dhe ka

pemë të gjelbër. Dhe, I dërguari i Allahut bashkë me shokët e tij janë

duke na pritur .

32

Engjëjt e qiellit

Ishte koha e drekës. Duke kaluar përmes gjetheve të hurmave,

rrezet e diellit kishin ndriçuar çatinë dhe ambientin e xhamisë. I

Dërguari i Allahut (s.a.a.) qëndronte në mihrabin e xhamisë dhe po e

falte namazin. Fytyra e Imam Aliut (a.s.) ndriçonte në mesin e të gjithë

personave që ishin duke u falur. Në atë kohë, një burrë i vjetër, i lodhur

dhe me rroba të vjetra e të leckosura hyri në xhami. Ai ishte shumë i

dobët. Hodhi një vështrim rreth e përqark dhe me dhembshuri tha:

Më ndihmoni!Unë jam një plak që kam nevojë .

Por, askush nuk i kushtoi vëmendje fjalëve të tij. Burri i vjetër

shkoi më përpara dhe papritur vërejti një burrë i cili e kishte zgjatur

unazën në drejtim të tij. Burri i vjetër arriti tek ai, e mori unazën nga ai

burrë që ia kishte zgjatur dorën dhe ngadalë u largua nga xhamia. Ai

burrë i cili ia kishte dhënë unazën nga gishti ishte Imam Aliu (a.s.). Pas

faljes së namazit, i Dërguari (s.a.a.) u ngrit në këmbë dhe në mes të

fjalimit të Tij këndoi ajetin e velajetit: Miku (i afërmi) i juaj është

vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin

dhe japin zeqatin duke bërë ruku . (Sure Maide ajeti 55).

Më pas ktheu kokën kah Imam Aliu (a.s.) dhe buzëqeshi.

Falësit e namazit e kuptuan që ky ajet Kuranor kishte zbritur për hir të

sinqeritetit dhe mirësisë së Imam Aliut (a.s). Pra, ai falës që nuk ishte i

pavëmendshëm ndaj të varfërve.

33

Intervistë me dijetarin e shquar Beheshti

Zoti i madhëruar i do shumë fëmijët

Çka keni për të thënë për fëmijët që kanë fyrë në moshën e

përgjegjësisë ndaj Zotit?

Mosha nëntë vjeçare për vajzat është moshë e gëzimit dhe e

pjekurisë. Në fenë tonë kanë thënë në disa raste mund të festohet. Një

rast i tillë është kur të lind fëmija, pastaj rasti tjetër është martesa dhe

një rast tjetër është kur fëmija ta pranojë përgjegjësinë. Në këto raste

ftoni edhe të tjerët. Gjatë pranimit të përgjegjësisë dhe kryerjes së

detyrave duhet festuar. Dhe, pas përfundimit të detyrës gjithashtu duhet

festuar. Sikur që i festojmë dy festat e mëdha të Islamit. Njëra është

festa e fitër bajramit që vjen pas përfundimit të agjërimit dhe tjetra është

festa e kurban bajramit që festohet pas kryerjes së haxhit.

Kur fëmijët e arrijnë moshën e pubertetit duhet që ta festojnë,

sepse pranojnë një përgjegjësi dhe dëshirojnë që të pohojnë se ne jemi

duke filluar adhurimin e Zotit me dëshirë, vullnetarisht dhe me dashuri.

34

Fëmijët të cilët kanë arritur në moshën e pubertetit duan që ta fillojnë

Bismil-lahin, që do të thotë: "O Zot Unë jam krijuar për Ty, Ti je

kujdestari im, unë dëshiroj që t i dëgjoj fjalët e Tua dhe në bazë të

fjalëve të Tua ta planifikoj jetën time". Bismil-lahir-rahmanir-rahim do

të thotë: "O Zot, në ato vepra të cilat nuk e di se çfarë të ardhme kam,

jam mbështetur në ndihmën Tënde". Ato vajza të cilat kanë arritur në

moshën e pubertetit këto fjalë ia thonë Zotit të Madhëruar.

Cila është përgjegjësia e prindërve?

Prindërit kanë përgjegjësi për përgatitjen e fëmijëve të tyre për

të arritur në moshën e pjekurisë. Njëjtë sikur që për fluturimin e

aeroplanit çdo gjë duhet të jetë gati, me kusht që nisja e tij të jetë e

mundshme. Prindërit në shtëpi duhet që ta përgatisin dhe të bëjnë të

mundur rrethanat për arritjen e fëmijëve të tyre në moshën e pjekurisë.

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: "Që në moshën tre vjeçare

për fëmijën duhet bërë të mundshme faljen e namazit". Prindërit kanë

mundësi që me anë të metodave të mira t i ftojnë fëmijët e tyre në

moshën e pjekurisë. Kjo ftesë duhet që të jetë e kuptueshme dhe e

bukur. Prindërit duhet të jenë në dijeni që falja e namazit me detyrim jo

vetëm që nuk i afron fëmijët pranë Zotit por përkundrazi i largon ata

nga Ai.

Në fenë tonë thuhet: Në fe nuk ka detyrim .

Ne dëshirojmë që fëmija e jonë ta fali namazin vetë me dëshirë

dhe një gjë e tillë nuk bëhet me anë të forcës dhe dhunës. Edukimi i

fëmijës për faljen e namazit ka rrugë dhe këtë rrugë prindërit duhet që ta

mësojnë. I Dërguari i Allahut (s.a.a.) ka thënë: Në kohën kur një i ri,

në kohën e namazit merr abdes dhe e falë namazin, Zoti i madhëruar i

thërret engjëjt dhe thotë: O engjëjt e Mi. Ejani dhe shikoni se çfarë

pamje e bukur është kjo! .

Nëse mundemi që në moshën fëmijërisë ta vendosim në zemrat

e fëmijëve bërthamën e namazit, në atë mënyrë që vetë ta falin namazin

dhe të ndjejnë kënaqësi në vetmi nga namazi, atëherë kemi kryer një

vepër shumë të madhe.

35

Rreth asaj se nga kush mund të kërkojmë ndihmë?

Rregullat e fesë duhet që t ua mësojmë fëmijëve pak nga pak.

Rregullat e fesë duhet që t i mësojmë prej një njohësi, njëjtë sikur që

kur të sëmuremi shkojmë te mjeku për të u shëruar. Këto rregulla duhet

që t i mësojmë nga muxhtehidi, si p.sh të lejuarat, të palejuarat, veprat

të cilat duhet kryer dhe ato të cilat nuk duhet kryer. Prindërit e kanë për

detyrë që të zgjedhin një muxhtehid i cili duhet që të jetë më i dijshmi

dhe më i drejti nga të tjerët. Dhe këtë t ua prezantojnë fëmijëve të tyre.

Si duhet stimuluar fëmijët për faljen e namazit?

Para shumë vitesh, një njeri i pasur kishte bërë vakëf në një

xhami disa pemë të arrave dhe bademeve për fëmijët të cilët vinin në atë

xhami. Në fillim fëmijët vinin në xhami për hir të arrave dhe bademeve,

por pak nga pak me kalimin e kohës, ata vinin për hir të pronarit të

arrave dhe krijuesit të arrave dhe në fund u dhanë pas xhamisë dhe

namazit.

Pra, mund të themi që stimulimi mund të ketë shumë efekte.

Përveç stimulimit, veprimi praktik mund t i nxis fëmijët për faljen e

namazit. Pra, duhet mundësuar që fëmijët t i vërejnë prindërit e tyre në

kohën e faljes së namazit dhe ata vetvetiu do ta falin namazin.

Kush e ka realizuar festën e parë të moshës së ngarkimit me

përgjegjësi ndaj Zotit?

Festën e parë të ngarkimit me përgjegjësi ndaj Zotit e ka

mbajtur për vete një dijetar i shquar i quajtur Ibn Tavus nga banorët e

një nga qytetit të Irakut të quajtur Hil-li . Ai organizoi festë kur arriti

në moshën e pubertetit, moshë e cila u ngarkua me përgjegjësi ndaj

Zotit, njerëzve iu dha ushqim, dhe nga ajo kohë e më tutje e përsëriti një

gjë të tillë.

Në qiellin e kaltër

Të gjithë njerëzit e mëdhenj dhe udhëheqësit e fesë Islame gjatë

gjithë jetës së tyre i kanë kushtuar rëndësi të madhe faljes së namazit

dhe marrëdhënieve me Zotin. Imam Homejni (r.a.) gjithashtu që nga

36

ditët e ëmbla të fëmijërisë deri në momentet e fundit të jetës së tij kishte

dashuri ndaj namazit. Këtu do të përmendim katër kujtime nga jeta e

Imamit:

Kujtimi i parë:

Ishte koha e drekës dhe qielli ishte i pastër. Zogjtë cicëronin

nëpër degët e pemëve dhe Imami sapo kishte filluar faljen e namazit të

drekës. Nipi i vogël i Imamit me të parë gjyshin e vet që po falej i shkoi

pranë, bëri ruku sikur Imami dhe më pas ra në sexhde. Kur mbaroi

namazi Imami buzëqeshi, e puthi nipin në ballë dhe i tha: Të lumtë! Të

lumtë! . Pastaj, Imami mori dy libra për fëmijë që ishin të vizatuara plot

me piktura të bukura ia dha nipit dhe tha: Kjo është dhuratë ime për

ty .

Kujtimi i dytë:

Ishte pranvera. Zogjtë fluturonin herë andej e herë këndej.

Imam Homejni po ecte në oborrin e tij dhe me syze në sy po lexonte

gazetën. Në atë kohë, nipi i Imamit erdhi në oborr. Imami e thirri atë

dhe i tha: A e ke falur namazin e drekës dhe të ikindisë? Ai uli kokën

poshtë dhe u përgjigj: Jo . Imami me dashamirësi i tha: Shko dhe fale

namazin sa më shpejtë që mos të pakësohet shpërblimi, për arsye se

namazi në kohën e vet, ka shumë sevape . Nipi i Imamit buzëqeshi dhe

pa u vonuar shkoi për ta falur namazin.

37

PARAFJALË 3

Gëzimi i Fatimes 4

Intervistë me dijetarin e shquar Karaeti: 5

Sexhdeja e zgjatur 8

Vaji i fëmijës 9

Engjëjt e Zotit 9

Gjethet e thata të pemës 10

Pikat e shiut 11

Duaja e natës 11

Momentet e fundit 12

Sexhadet e lagura 13

Festa e adhurimit do të thotë të dashurosh më shumë Zotin 14

Intervistë me fëmijët rreth festës së fillimit të pubertetit 15

Një ditë me dëborë 20

Burimi i pastër 20

Sytë e përlotur 21

Të përgatitemi për falje të namazit 22

Yjet mbi tokë 23

Shikimi domethënës 23

Ezani i parë 24

Si ta falim namazin? 26

Si të themi tekbiretul-ihramin? 26

Nëna e Kuranit 27

Kalaja e madhe 28

Sikur sorrë 28

Kunuti 29

Të mësojmë disa dua nga I Dërguari (s.a.a.) 29

Teshehhud 30

Një pemë në xhennet 30

Tre selamet 30

Namazin duhet ta falim vetëm për Zotin 31

Namazi i fundit 31

Engjëjt e qiellit 33

Intervistë me dijetarin e shquar Beheshti 34

Në qiellin e kaltër 36

38

This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com.

The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!