20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Mendoj se individualitet e tilla letrare që prijnë me krijimet epiko-lirike me temën e

atdheut, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bilal Xhaferi, Fatos Arapi e tjerë, në kapërcyellin

brenda një shekulli të shtetit shqiptar, kanë treguar kujdes të veçantë edhe ndaj formave të

vjershërimit. Atdheu për këta është vetë: dhimbje dhe – varr! (Arapi F., Atdheu…, Në,

pikëllimi i dritave, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë, 1993,f. 76). Ndërsa

një vistër emrash të poetëve dhe krijuesve të tjerë, siç janë: Adem Isrefi, Vebi Skenderi, Vath

Koreshi, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Mimoza Ahmeti dhe Visar Zhiti, lista e të cilëve

Adriatik Kallullit sërish i duket e mangët, ky i fundit do të thotë se: përbëjnë kuota të

qëndrueshme, sepse me veprat e tyre më të mira e realizojnë vetveten si krijues dhe e

dëshmojnë letërsinë si tutje – tëhu atdheut, por edhe pasaportën dhe visat për të dalë jashtë

kufijve, edhe në mjediset ballkanike, edhe në qendrat e metropoleve evropiane. Është një

argument i fortë në mbrojtje të veprës së tyre që vëllezërit kosovarë dhe shqiptarët që jetojnë

në trojet e veta në Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu, madje edhe ata të diasporës, shkrimtarët që u

përmendën dhe të tjerë, i kanë bërë të tyre me kohë, i kanë ndjekur në antologji dhe vepra të

zgjedhura, u kanë kushtuar studime edhe monografi me analiza dhe interpretime që i

qëndrojnë kohës (Kallulli A.,Letërsia kalimtare dhe krijimtaria e qëndrueshme, f. 87). Tek e

fundit, siç shprehet një poet dhe filozof njëherësh, Lasgushi ynë që s’e kuptuam dhe as e

përkrahëm kur duhej: “... Të përmbysim vetëdijen kur na fton burim i jetës?! ... Të

mendojmë kaq errët mu në mes të së vërtetës?!... Ta mjerojmë kuvendimin me kaq helm e

kaq prishimë”, s’kemi bërë gjë tjetër veçse kemi mjeruar veten tonë , kuvendin tonë, por

letërsia është aty, e dëshmuar, e dokumentuar dhe e pohon vetveten kurdo që të jetë si e tillë

(Kallulli A.,Letërsia kalimtare dhe krijimtaria e qëndrueshme, f. 88). Kështu në disa raste

Mjeda, por më shpesh Asdreni dhe Hilë Mosi, vazhdojnë të shfaqin preokupimin e

atdhetarëve të mirë për vendlindjen, për politikën, larinë dhe identitetin (Dibra M., Soneti në

letërsinë shqipe të viteve ’30, f. 198).

R e z y m e

Çështja e identitetit në poezinë e sotme shqipe

Në poezinë bashkëkohore shqipe lirika e sotme është e hapur, ndërsa komunikimi i

poetit me lexuesin kërkon një analizë më të thellë dhe interpretim specifik. Fuqia e fjalës së

bukur e kesaj poeyie ngjyroset me domethëniet dhe kuptimet e ndryshme figurative. Te disa

poetë në Kosovë, poezia për nga tematika është retrospektivë e qenësimit të etnikumit

shqiptar në rrethana te caktuara historke,me synimin per te ndriçuar lidhjen e identitetit me

fushëveprimin e poezisë bashkëkohore. Kjo poezi mbështetet në konceptin esencial të

kuptimit poetik aq të rëndësishëm për identitetin e një kombi. Nisma e këtij pqasqyrimi

gjendet në procesin e këtyre krijimeve dhe në „kthimin kah gjuha poetike“.Vetë titujt poetikë

e përflasin këtë të vërtetë, ngaqë mënyra e ligjërimit gjuhësor del më i qartë, më i

lexueshëm dhe më i shfaqur, gjatë rrjedhës së procesit të krijimit. Koncepti i gjuhës poetike

si veprim dhe efekt është zhvilluar pavarësisht nga njëri tjetri, gjë që konstatohet edhe në

veprat e disa poetëve, siç janë ato të: Kadaresë, Podrimjes, Agollit, Shkrelit, Musliut dhe të

ndonjë tjetri, tek të cilët vërehet një fond i pasur gjuhësor, stilistik e modern.

Fjalë kyçe: identiteti, diskursi, kthimi ndaj gjuhës, loja gjuhësore, performanca, etika,

politika, dekonstruksioni, kritika psikoanalitike.

~ 98 ~

Recenzentë:

Dr. Akad. Ali Aliu

Prof. dr. Vebi Bexhet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!