20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

një “unë” të krijuesit që di të identifikohet me fatin e njerëzve të thjeshtë. Në rrëfimin lirik të

unit të këtij poeti në të shumtën e rasteve do të inkuadrohet një shpirt i dramatizuar poetik.

Eqrem Basha e të tjerë, tek të cilat vepra poetike ekziston si një abstrakt gjuhësor stilistik

modern (Letërsia me shembuj për klasën IV të shkollave të mesme, 1996, f. 11). Në

veprat e tyre ndizej një zjarr i brendshëm shpirtëror që për herë të parë fliste shqip me një

petk të ri gjuhësor. Ndërsa në letërsinë bashkëkohore të artit modern, ishte M. Camaj ai që i

hapi rrugë interpretimit të aktit foljor si mjet krijimtarie të subjektit të identitetit të shfaqur në

çështjet etike-poetike letrare. Çështja e interaksionit të pragmatizmit, poezia kah mesi i

viteve ’60 dhe fillimi i viteve ’70, pas krijimit të një klime pak a shumë liberale politike, tek

një mori krijuesish që patën defiluar një dekadë më parë, në veprat e tyre poetike sillnin një

gjuhë tjetërfare nga ajo që ishim mësuar të lexonim. Në këto vepra ndizej një zjarr i

brendshëm shpirtëror që për herë të parë fliste shqip me një petk të ri gjuhësor. Tek këta

krijues është bërë e domosdoshme rrjedha frytëdhënëse e procesit poetik, sidomos risia e

ngjyrimit gjuhësor me premisa të brendshme stilistike dhe figurative, gjatë së cilës janë

vërejtur një numër pikash të përbashkëta në qasjet e këtyre poetëve. Poetët për shembull,

fillojnë të marrin fizionominë e çlirimit të shpirtit njerëzor dhe nisin të profilizohen llojet e

ndryshme të artit të tyre poetik. Bie fjala në poezinë e B. Musliut, është zhvilluar faza e

mendimit të tij poetik, në të cilën bëhet një sintezë në mes reales dhe imagjinares, në të cilën

shihet dhe preket ajo që sugjerohet. Ne mendojmë se këta janë problemet gjuhësore dhe

filozofike në përgjithësi që kanë ndikuar vetvetiu në cështjen e identitetit në poezinë shqipe

në tërësi. Ndërsa në koncepcionet e emrave dhe emërtimeve – në të cilat janë përfshirë

kategoritë e lojës gjuhësore pa rregulla të forta, sepse këta kanë pasur vetëm rëndësi

stabilizimi të përkohshëm – ngaqë janë treguar si themel i deklaruar ose jo, të qasjeve të

shumta të teorive bashkëkohore letrare. Këtu fjalën e kemi tek dekonstrukcionet e

ndryshme, te teoritë psikoanalitike ose të lindura dhe tek ato politike. Vërejmë se në disa prej

krijimeve poetike ndeshim në një mënyrë disa prej teorive të përmendura, kuptohet në

mënyrën e tyre specifike, ku është manifestuar problemi i lidhjes reciproke të emrave dhe

identiteteve. Duke i hetuar në mënyrë të qartë pikat e përbashkëta gjatë gjithë qasjeve të

përmendura, arrijmë në përfundimin se secili identitet poetik është një konstrukt diskurziv, i

formësuar në të sotmen përmes gjuhës së stabilizuar e cila e përshkruan gjendjen e

subjekteve të forta ose esenciale. Kjo do të thotë se subjektet janë fragmentuar dhe marrin

pozicione subjektive plurale, kurse, identiteti kulturor (klasor, gjinor, politik, etnik...) ka

qenë kaherë apo përkohësisht i stabilizuar me „pikën e qepur“ t vargut poetik. Procesi i cili e

ka mundësuar këtë përforcim të përkohshëm të rëndësisë së krijimtarisë poetike, duke qenë i

lidhur me relacionet e forcës poetike-letrare dhe politikës kulturale. Kjo forcë kaherë nuk

ka qenë stabile ose statike, sepse çdoherë kanë dalë në rrafshet e ndryshme të përditshmërisë,

poetë të rinj dhe produktiv të cilët me poezitë e tyre kanë ndikuar në krijimin e subjektit të

identitetit. Vetë „forca e emërtimeve“, krijimit të subjektit ose përjashtimeve, i ka takuar

bindjes politike, ndërsa mungesa e fuqisë krijuese është arsyetuar me „emërtimin“ e

subjektit. Identiteti i poetit dhe poezisë së tij në shoqërinë shqiptare ka funksionuar në atë

masë ashtu siç kanë funksionuar lojërat gjuhësore. Këtu nuk e kemi fjalën për të kritikuar

ashpër pozitat ku ndodhemi sot, por për të interpretuar dhe për të argumentuar

kompleksitetin e procesit tonë letrar gjatë një faze kur liria e individit ishte edhe më e paktë,

ashtu si liria prej gaforreje të cilën e përmend Migjeni te poezia “Të lindet njeriu” (Migjeni,

Vepra, Shtëpia Botuese N. Frashëri, 1989, f. 87).

~ 97 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!