20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

cila nuk ka të bëjë me modernitetin. Gjatë krijimtarisë së tyre do të ndiqet parimi krijues i

realizmit, bile ai i realizmit socialist. Në poezinë bashkëkohore shqipe është krejt e

zakonshme të thuhet se nisma e mirëfilltë të jetë në vitet shtatëdhjeta, kur fillon procesi i

kulmimit të vlerave artistike letrare të nisura më herët që nga Lufta e Dytë Botërore e më

pas, ku paraqitet me një ngjyrim gjuhësor me pohime paraprake të brendshme, kur lirika

moderne është më e hapur, ndërsa lidhja e poetit me lexuesin është më e lehtë. Fuqia e fjalës

së bukur artistike është ngjyrosur me domethëniet dhe kuptimet e ndryshme. Këto janë

poezi që, tek lexuesi zgjojnë prirje të logjikës dhe vetëdijes, që janë të fshehura diku thellë

në qenien e tij. Pra, janë poezi të çliruara nga fjalët dhe shprehjet shungulluese. Në

antologjitë e poezisë sonë shpesh gjejmë tablo poetike që fillon me hënën, yjet, burimet,

lulet, fluturat, fërfëllëzën, dëborën, mallin për fshatin, për tymin e oxhakut... Të gjitha këto

krijojnë sfondin poetik persiatës, ku lëviz vrtëdija e nostalgjisë dhe dashurisë...Këto poezi

dallohen me notat filozofike, didaktike, që janë karakteristikë themelore e urtësisë sonë

popullore. Në to zë vend të veçantë dashuria, nostalgjia, kurbeti, largimi, fërfëllima e një

humori mendjehollë për të dalë nga situatat e vështira sentimentale. Të gjitha këto derdhen

në vargje me një lirizëm të mptehtë, njësoj si me bukurinë e legjendës së bujshme shqiptare.

Marrë në përgjithësi tek disa poetë në Kosovë, poezia tematikisht është retrospektivë

e qeniesimit të etnikumit shqiptar në këtë truall, duke u orvatur të ndriçojë lidhjen ndërmjet

kuptimit të emrit dhe identitetit, duke e pozicionuar këtë marrëdhënie në fushëveprimin e

letërisë bashkëkohore. Poezia mbështetet në konceptin esencial, në kuptimin e rëndësishëm

të identitetit, në stabilizimin poetik të rrëfimit të shkurtër dhe në ndërtimin e pandërprerë të

poezisë si pasqyrim. Nisma e këtij pqasqyrimi gjendet në procesin e krijimeve poetike e

veçanërisht në „kthimin kah gjuha poetike“. Shtrohet pyetja me cilën gjuhë poetike bëhet i

autorizuar poeti shqiptar në krijimet e veta dhe si është bartur roli dhe mëkëmbja e identitetit

të tij poetik. Përgjigjja është se vetë titujt poetikë e përflasin këtë të vërtetë, ngaqë modusi i

rrëfimit gjuhësor del më i qartë, më i lexueshëm dhe më i shfaqur, gjatë rrjedhës së vetë

procesit të krijimit. Koncepcioni i gjuhës poetike si veprim dhe efekt është zhvilluar,

pavarësisht njëri nga tjetri. Veprat poetike tek disa prej poetëve tanë sillnin një gjuhë

tjetërfare, si për shembull te I. Kadare krijues i të gjitha llojeve dhe zhanreve letrare. Poezia e

tij sublimon në vete përvojat më të avancuara poetike ku bashkëjetojnë prirja narrative dhe

lehtësia e komunikimit me lexuesin, me vizionin intelektual e filozofik të poetit. A. Podrimja

poet me një krijimtari të qëndrueshme dhe të përhershme, është përfaqësuesi më tipik i

poezisë së sotme shqiptare. Në brendinë e poezisë së tij do të mbarsen, muzat shpirtëruese

nga kohërat e mëparshme (epike dhe dramatike) të Kosovës. Kjo poezi bën fjalë për ndjenjën

e ngrohtë dhe fisnike që të frymëzon me lirikën dedikuar njeriut kosovar dhe kohërave të

trazuara. Ndërsa D. Agolli, është madhështi e pandryshueshme në poezi, njëri prej

personaliteteve më dinamike e më kreative, i cili depërton në thellësinë e shpirtit të njeriut

shqiptar, në enterierin e vetëdijes. Nuk ka shkruar vetëm poeti vargje, por edhe vargjet e tij e

kanë shkruar poetin. A. Shkreli veçohet me kohë si poet popullor, që këndon krenarinë dhe

fatin fatkeq të popullit duke ia qarë hallin në fatkeqësinë. Shqetësimet personale të tij bëhen

polivalente dhe me vlerë kombëtare. B. Musliu qëndron në kreun e poezisë shqiptare

moderne, e dalë në mes të viteve ’60. Poezia e tij është hermetike po aq sa është edhe

moderne. Tematikisht është retrospektivë e qeniesimit të etnikumit shqiptar në këtë truall. A.

Islami një krijues produktiv i poezisë lirike dhe asaj me primesa epike. Është poet i

shqetësimeve të mëdha,me vokacion të ndjenjës së thellë të dashurisë ndaj trollit, vendlindjes

dhe mllefit të së keqes. Din Mehmeti dallohet me lirikën e drejtpërdrejtë, me frymëzime, me

~ 96 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!