20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof. dr. Hamit XHAFERI 1 : ÇËSHTJA E IDENTITETIT NË POEZINË E SOTME

SHQIPE

1 Universiteti i Evropës

Juglindore – Tetovë, MAQEDONI

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe

Letërsia bashkëkohore shqipe në kuadër të saj edhe poezia, që krijohet në Shqipëri,

në Kosovë, tek shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi, ndër arbëreshët e Italisë dhe gjithandej

në Diasporë, gjeografikisht është krijuar në mënyrë të veçantë dhe e shkëputur nga trungu

letrar. Këtë shkëputje apo copëzim në të shkuarën jo aq të afërme e thelloi edhe më shumë

ideologjizmi i fuqizuar në dy krahët e rëndësishëm, në Shqipëri dhe në trojet etnike shqiptare

në ish Jugosllavi, duke e shtrënguar këtë letërsi të të njëjtit komb dhe trung gjuhësor të

shkruhet dhe krijohet në dy trajta të ndryshme stilistike, teorike dhe gjuhësore. Kur dihet

mirëfilli se shumë kohë më parë, në veprat poetike të De Radës, të Asdrenit, të Mjedës dhe

Nolit ka qenë i pranishëm një ekstrakt i tillë gjuhësor stilistik modern, kur gjithashtu edhe

poezia e Lasgusht është një poezi e mirëfilltë dhe moderne. Ndonëse, për mua letërsia

bashkëkohore nismën e saj e ka që nga viti 1912 e këtej. Menjëherë pas Luftës së Dytë

Botërore, letërsia shqipe do të rigjallërohet me anë të një nisme të re letrare që do të zgjasë

deri në vitet e gjashtëdhjeta, kur në të vërtetë pa zhurmë dhe qetë nisin të esëllohen tiparet

përmbajtësore letrare shqiptare, me shqetësime të mëdha, duke e duruar cenzurën e egër të

monizmit.

Studimi i poezisë shqiptare nëpër kohë dhe veprimtaria poetike në përgjithësi, ka për bazë

lulishten e muzës së poezisë, disa nga lulet më të bukura, sa të larmishme në ngjyresa dhe

aroma, aq edhe shëmbëllyese në rrënjën që e kanë ushqyer: vetëdijen e brendshme poetike,

kënaqësinë, shqetësimin, përzemërsinë dhe pezmin. Fati i disa poetëve tanë ka qenë zëmadh

në historinë e letërsisë shqipe. Kritikët dhe studiuesit shqiptar u kanë kushtuar vëmendje të

veçantë autorëve me vlera të mirëfillta letrare, sidomos disa prej poetve tanë disident dhe të

anatemuar, të cilët gjatë kohëve në veprimtarinë e tyre kanë kaluar pazhurmë. Këta poetë

brenda këtij njëqindvjetori përmes poezive kanë qëmtuar si bleta me lule, vargje të bukura

për të pasuruar sado pak vizionin e thesarit poetik të krijuar në kohë, duke kënduar me

vetëdije e zë të ëmbël, ngadonjëherë me tone shpërthyese. Në këtë kumtesë përfaqësohen

disa nga poetët me kuptimin e tyre më të gjerë, që janë shquar me traditën e pasur poetike.

Një vend të rëndësishëm zë poezia e tyre, e cila lulëzimin më të theksuar e ka shënuar brenda

periudhës njëqindvjeçare të formimit të shtetit shqiptar. Prej mjaft poezive të vëna në tryezë,

kanë dalë vetiu në sipërfaqe ato që këndojnë me një tingëllim të sinqertë e prekëse vetëdijen

e dyfishtë të shpresës e të zhgënjimit. Ideja fataliste mbi brishtësinë e asaj që është

ngazëllyese, e bukur, e pafajshme, është derdhur në vargje me një thjeshtësi sugjestive dhe

me lirizëm të hollë. Në këto poezi janë dëgjuar e kënduar notat e dhembjes, trishtimit, që

jehojnë herë me zë të dobët e të mekur, aty-këtu të thekshme si një kambanë që shoqëron në

një procesion të gjatë ëndrrash dhe shpresash ngazëllyese. Në këtë drejtim një mori poetësh

bashkëkohorë krijojnë vëllime të ndryshme poetike, që e ndjekin metodologjinë krijuese e

~ 95 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!