20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

sumi specifik i tyre, trajtohen ato eufemizma, që paraqiten, siç shprehet ai, në punë të vogla

të jetës së përditshme (psh. procesi i të shuarit), për vezët, për lypset (dukuri sociale), për

krypën si dhe eufemizmat nga sfera seksuale.

Gjovalin Shkurtaj : etnolinguistika dhe folkloristika

Edhe linguistika antropologjike mund të ndihmoje folkloristikën. Zakonisht

hulumtimet në terren janë bazuar në pyetësorin e A. Plotnikova (1996), i cili tekstin folklorik

e shqyrton vetëm nëse është ritual, magjik apo demonologjik

Këtu hulumtohen edhe aspekte të tjera të kulturës tradicionale (metorologija Kombëtare,

mjekësi, mjekësi veterinare, bindjet për kafshë, etj) . Një nga studiuesit, i cili pjesën më të

madhe të kohës ua ka kushtuar studimeve dukurive të gjuhës së sotme shqipe, së pari si

dialektolog dhe si studiues i problemeve të kulturës së gjuhës, të sociolinguistikës dhe

etnolinguistikës është prof. Gjovalin Shkurtaj. Në këta njëzet vjetët e fundit, është

përkushtuar gati krejt problemeve të marrëdhënieve gjuhë-shoqëri, duke u pykëzuar

thekshëm në dukuri të sociolinguistikës, etnografisë së të folurit të shqipes.. Duke marrë

parasysh se etnologuistika është shkencë, e cila merret, në mënyrë më të përgjithësuar, me

studimin e kulturës së popujve, pra për objekt ka njeriun dhe unieversumin e tij, atëherë

është i kuptueshëm dhe madje shumë i arsyeshëm gërshetimi i interesave, i aplikimit të

metodave dhe i mënyrës së trajtimit të këtyre objekteve mes shkencave të ndryshme

shoqërore. Në veprën Onomastikë dhe etnolinguistikë, studiuesi Gjovalin Shkurtaj studion

pikërisht këto çështje, në mesin e tyre: Shqyrtime paraprake rreth etnonimisë shqiptare:

bigëzimet Albania:Shqipëria, arbën/arbër-shqiptar; Gegëria, Toskëria; Emrat e njerëzve

(antroponimet) dhe bigëzimi i tyre në forma zyrtare dhe jozyrtare; Shqyrtime

sociolinguistike për emrat e farefisnisë dhe emrat vetjakë të shqipes; Përshëndetjet dhe

urimet në gjuhën shqipe; Perëndimi dhe lindja në sociotipin shqiptar; Vlera etnolinguistike

të epikës heroike shqiptare, Pseudonimet në letrat shqipe etj.

Mjaft me interes është studimi mbi bigëzimin e emërtimeve të etnonimit, si: Albani

dhe Shqipëri, dhe variantet tjera nga popujt e ndryshëm Albaner, Albanci, Arnaut, Arvanit,

Arbanash, duke theksuar se kjo dukuri nuk është vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por

edhe për popuj të ndryshëm në botë. Me interes si etnonime janë edhe dy ndarjet e mëdha të

shqiptarëve sipas dy arealëve dialektore kryesore gegëria dhe Toskëria.

Autori sjell edhe shumë studime dhe përpjekje për të paraqitur laramanin dhe veçoritë

e formimit të emrave vetjakë, duke i studiuar emrat e vjetër vendas, emrat fetarë, historik etj.

Një dukuri me interes për etnolinguistikën shqiptare përbën edhe sinonimia e emrave

familjarë e farefisnorë të përfituar nga trysnia shoqërore e kulturore. P.sh. për fjalën vjehërr,

vjehrra, ndesh edhe sinonime tjera, si nana e nuses, krushka (nga familja e djalit), nana e

mirë (nga dhëndëri) etj. Emërtimet e farefisnisë dhe përgjithësisht të marrëdhënieve

familjare, Shkurtaj i ka shqyrtuar gjerësisht si dukuri mjaft të rëndësishme shoqërore e

etnokulturore.

Në përgjithësi në studimet e shumta etnolinguistike të prof. Gjovalin Shkurtajt, janë

gërshetuar tema të ndryshme në raportin gjuhë, kulturë etnos që prekin periudha të ndryshme

kohore, me të cilat karakterizohen rrymat e ndryshme në metodologji të punës, si me:

historinë, me gjeografinë, me sociologjinë dhe gjuhësinë e përgjithshme apo linguistikën etj.

~ 92 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!