20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

gjuhësore dhe kritereve të gojtarisë në folklorin e viseve të Veriut (Zhugra 2001); Strukturat

e këngëve të kreshnikëve, vlerat e antroponimeve në poemën "Lahuta e Malësisë (Shih më

gjerë artikujt e Gj.Shkurtajt), etj. Punimet e tyre karakterizohen me përpjekjet që problemi

etnolinguistik (qoftë leksikor aose frazeologjik) të shqyrtohet në kontekste tëndryshme

folklorike, me çka rëndësi të veçantë u kushtohet pyetjeve etnologjike. Asnjë nga autorët nuk

përdor metodën e krahasimit me kulturat tjera të afërt apo të largët, dhe as që u jep ndonjë

rëndësi arealeve etnolinguistike.

Zhvillim më të madh në fushën e etnolinguistikës kemi në vitet e nëntëdhjeta, edhe

pse nuk mund të themi se kemi studime të organizuara apo të flitet për një shkollë

etnolinguistike shqipe. Gjatë kësaj periudhe në kombinim me metodat tjera gjuhësore, çasja

etnolinguistike paraqitet në punimet e disa studiuesve si te Gjovalin Shkurtaj, Osmani, T.;

Pepa, S., Nexhip Mërkuri, Zhugra, A., Shpuza J. etj.

Meqë në hapësirat shqiptare, ende nuk mund të flasim për ndonjë studim

etnolinguistik, dhe meqë çdo autor ka qëndrim individual, në këtë punim do të sjell një

pasqyre e studimeve të autorëve të ndryshëm shqiptar që kanë prek apo trajtuar tema nga

fusha e etnolinguistikës.

2.2. Eqrem Çabej: Etnolinguistika dhe etimologjia

Perspektivën e saj të veçantë, etnolinguistika e gjen edhe në hulumtimet etimologjike.

Nga ana tjetër etimologët rrallë e përdorin metodën etnolinguistike, ata para së gjithash këtë

metodë e përdorin për të plotësuar qëndrimet e ndryshme etimologjike, si një lloji digresioni

etnolinguistik ose fusnote. Raporti i etimologjisë ndaj etnolinguistikës, më tepër ka të bëj me

nevojën e etimologjisë për tu hapur në kontekst gjuhësor dhe jashtëgjuhësor. Një qëndrim të

tillë shpreh edhe filologu shqiptar Eqrem Çabej, i cili në shkrimet e tij flet qartë, se:

"etnografia është e caktuar të thotë fjalën e vet në këtë çështje, por në anën tjetër është

dëshmia autoritative e gjuhës, si një element vendimtar në përcaktimin e një kulture”.

Babai i gjuhësisë shqiptare, përveç që konsiderohet si njëri ndër etimologët më të

mëdhenj, Çabej mund të radhitet edhe në mesin e studiuesve të një orientimi etnolinguistik

dhe këtë e dëshmojnë shumë fakte.

Eqrem Çabej hap perspektiva të reja për zhvillimin e etimologjisë dhe

etnolinguistikës. Dukuritë kulturore i vështron në sinkroni dhe në diakroni, por edhe në

raport krahasues me elementet ekzistuese te popujt dhe gjuhët e tjera, pra marrëdhëniet

reciproke që mund të kushtëzonin njëra-tjetrën, për të arritur në këtë mënyrë të paraqesë

strukturën e kulturës sonë në përgjithësi dhe përcaktimin e veçorive kulturore etnike.

Në mesin e punimeve të shumta të Eqrem Çabejt, janë të shumta ato që ndihmojnë në

mënyrë të mirëfilltë dhe domethënëse shkencën e etnologjisë,siç janë punimet: "Disa

eufemizma të shqipes ", "Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik

në dritën e gjuhës e të emrave të vendeve ", "Disa figura të besimeve popullore shqiptare

", "Disa aspekte të kulturës popullore shqiptare në vështrim gjuhësor " si dhe "Zakone

dhe doke të shqiptarëve ".

Por,mund të themi se përveç këtu, edhe një numër shumë më të madh punimesh e

trajtesash gjejmë elemente që ndriçojnë edhe fenomene të ndryshme kulturore, siç është psh.

sqarimi i fjalëve të ndryshme në fjalorin etimologjik, me ç'rast gjatë një analize të një fjale

zbulohen shtresime të ndryshme kulturore apo qoftë ndoshta edhe vetëm një evolucion

kulturor përbrenda një fenomeni dhe një emërtimi.

~ 90 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!