20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

nevoja dhe domosdoshmëria për gërshetimin e këtyre dy drejtimeve, pra edhe e aplikimit të

metodave të ndërsjella në hulumtimin e kulturave të ndryshme, me qëllim të kuptimit sa më

të saktë të popujve të ndryshëm. Si rrjedhojë e kësaj, në hapësirën amerikane, ashtu si edhe

në shtetet tjera etnolinguistika dallohej nga studimet antropologjike dhe etnografike të

bashkësive vendase, siç janë p.sh. taksonomia e bimëve, sëmundjet, terminologjia e

farefisit, emrat e ngjyrave dhe tabutë gjuhësore.

Pikëpamje të ngjashme, por megjithatë tjera kishte edhe linguistika etnografike apo

kontekstuale angleze, përfaqësues kryesor të së cilës ishin antropologu Bronislav Malinovski

dhe linguisti John Firth, të cilët hulumtuan ndikimin e kontekstit civilizues në

gjuhë. 132 Hap shumë të rëndësishëm në gërshetimin e aplikimit të metodave bëri antropologu

i njohur francez Claude Levi-Strauss, i cili shfrytëzoi strukturalizimin e zbuluar nga

linguistët në hulumtimet e mëtejshme të tij antropologjike, duke e përdorur atë sidomos në

studimin e miteve, por edhe në lëmi të tjera si p.sh. në analizimin e marrëdhënieve gjinore

(fisnore). Pra, siç shihet, kjo metodë hulumtuese ishte mjaft e popullarizuar edhe në Evropë,

kështu që një teori të ngjashme e përpunoi edhe R. Mesinger dhe e quajti "Fjalët dhe

sendet" 133 përkrahës të së cilës ishin edhe Norbert Jokli dhe nxënësi i tij Eqrem Çabej. 134

Në botën sllave, rrethi i studimeve etnolinguistike zgjerohet edhe më tej, tani më me

termin etnolinguistikë kuptohet edhe raporti midis gjuhës dhe kulturës tradicionale, sidomos

asaj shpirtërore, krijimtarisë popullore, e cila përfshinë mitologjinë dhe religjionin, besimet,

rritet, folklorin dhe artin. 135 Kështu etnolinguistika ndërlidhet me një numër të madh të

fushave shkencore, nga etnologjia dhe etnopsikologjia deri te dialektologjia, etimologjia dhe

historia e gjuhës. Mund të përfshihen edhe terminologji tjera popullore të profesioneve si

dhe fushave tjera – të themi, studimi i shprehjeve gjuhësore të subkulturave

bashkëkohore dhe zhanreve paraletrare, tifozërisë sportive, kompozimet e reja të

muzikës popullore e deri te nekrologjitë. (Čolović 2000 dhe libra tjera të tij)

2. Formulimi i problemit

2.1. Etnolinguistika shqiptare

Përdorimi i kësaj disipline gjuhësore, në hapësirat shqiptare u paraqit me shume

vonesë në krahasim me shkollat tjera botërore dhe paraqitet në dekadën e fundit të shek.XX.

Megjithatë, dijetarët shqiptarë kanë marrë role që lidhen jo vetëm me gjykimin e gjuhëtarit e

etnolinguistit, por edhe me atë të etnologut. Si pasojë e një pune pasionante e të organizuar,

është mbledhur një lëndë e begatë eufemistike. Eufemizmat janë trajtuar fillimisht nga

mjeshtri i shqipes, Çabej, por pas viteve 90 u bënë objekt gjykimi i gjuhëtarëve e

dashamirëve të gurrës popullore shqipe, si: Pasqyrimi i eufemizmave në letërsinë gojore dhe

artistike (Osmani-Pepa 1995-1996); Etnolinguistika ne veprën e Çabejt ( Zhurga 2003);

Disa eufemizma të shqipes (Çabej 1976:17); Vëzhgim për emrat familjarë të shqiptarëve

(Shpuza:1998); Sisteme e struktura, raporte (Sejdiu 2002); Rreth normave të sjelljes

132

Po aty.

133

Mark Tirta: Franc Nopça- studiues i mirënjohur i etnokulturës shqiptare, Kultura Popullore 1-

2,1993,Tiranë, f.155.

134

E. Çabej, Studime Gjuhësore I, Parathënie f. VIII.

135

Pasqyrë më të gjerë jep Tolstoj, N.I (1995). Jezik slovenske kulture. Niš: Prosveta, sidomos në

titullin „Etnolingvistika u krugu humanističkih disiplina“, 31-46.

~ 89 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!