20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Mustafa IBRAHIMI 1 : GJENDJA DHE PERSPEKTIVA E ETNOLINGUISTIKËS

SHQIPTARE

~ 87 ~

1 Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Universiteti i Evropës Juglindore

Tetovë - Maqedoni

Punimi shqyrton marrëdhëniet e ndërsjellë të gjuhës në raport me kulturën e një

etnosi, e njohur si etnolinguistikë, një shkencë e re ndërdisiplinore të gjuhësisë, e cila

përmban njohuri gjuhësore, historike dhe kulturore të një populli. Edhe pse në botën

shkencore ka arritur të zhvillohet dhe të sjell metoda dhe terma të reja, në kushtet e një

shqipeje të pambrojtur si duhet nga institucionet dhe të izoluar për gjysmë shekulli,

etnolinguistika shqiptare nuk arrijnë të paraqitet si disiplinë që sot e do koha dhe të arrijë t'i

mbulojë gjerë dhe thellë problemet ndërdisiplinore gjuhësore që ka shqipja. Megjithatë në

këtë punim do të jepet një pasqyrë e studimeve në raportin gjuhë dhe kultura e një etnosi,

duke ndjekur me vëmendje veprimtarinë e dijetarëve shqiptarë, me botimet dhe shkrimet e

shumta si prijës të prurjeve teorike e të dhënave kulturore, dialektologjike, folklorike,

shoqërore etj., duke mundësuar që etnolinguistika si shkencë të degëzohet në disa fusha

tematike të interesimit. Kjo mund të jetë një shtysë dhe nxitje për studiuesit e ardhshëm.

1. Përkufizimi për etnolinguistikën

Studimi i raportit gjuhë dhe kulture nuk ka përgjigje të shkurtë dhe të qartë. Termi

kulture është aq i gjerë, sa që nuk ekziston një disiplinë e vetme që mund ta shpjegojë.

Përkufizim më të saktë të këtij raporti mund të shihet tek etnolinguistika, megjithatë edhe ky

term kërkon shpjegime të shumta, sepse etnolinguistika kështu e menduar, është shkencë

interdisiplinare kurse metodologjia e saj është e ndërlikuar dhe përbëhet prej disa etapash

dhe shumë fushash.

1.1 . Termi etnolinguistikë dhe pikëpamjet e saj

Etnolinguistika është një term i përdorur shpesh në studimet etnike, në disiplina të tilla

si antropologji dhe linguistikë dhe komunikimit ndërkulturor, e cila merret me studimet e

gjuhës në lidhje me studimin e grupeve etnike dhe kulturës së tyre. Etnolininguistika është

një nder disiplinat me te reja gjuhësore, te zhvilluara kohëve te fundit; e pikërisht; në vija të

përgjithshme, ajo mund të studiojë: përshëndetjet, doket, zakonet, traditat, ritualet, magjitë,

syri i keq, urimet, mallkimet, traditat dasmore, lindja, vdekja etj. Ky raport midis gjuhës dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!