20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Me –të, kurrajtë, përapëtë. Me prapashtesën –të dhe me paranyjëzim janë formuar 8

mbiemra te Buzuku: i artë, i errëtë, i shtëmankëtë, i unëtë, e drujtë, të shumëtë, të parëtë, i

mëndafshtë.

Me –ti, lodërti, tregëti, shkretëti, dhunëti.

Me –tyrë, shëmbëlltyrë, shërbëtyrë.

Prapashtesa –të dhe me paranyjëzim është shumë prodhimtare, -ti dhe –tyrë nuk

veprojnë më.

Me prapashtesën –th, janë formuar emrat tambëlth dhe tfurkth. Edhe kjo parashtesë

është aktive në shqipen e sotme, formon emra me kuptim zvogëlimi a përkëdhelie.

Me –(ë)z(ë) janë formuar 8 fjalë: vashëzat njomëzatë, grishëzë, duorzëtë, barkëzë,

napëzë; mbiemri të vogjëlizëtë; ndajfolja pakëzë. Edhe në shqipen e sotme është mjaft

aktive.

Siç mund të shihet, në librin e parë shqip, parashtesat më prodhimtare janë –për (me

43 formime) dhe –pa (me 25) pastaj vijnë n- (7), z- (6), m(ë)- (5), sh-(4), shpër- (3), mbas-

(2), etj. Disa nga këto parashtesa, gjatë zhvillimit të shqipes janë gjallëruar shumë e janë bërë

shumë prodhimtare, disa kanë mbetur më pak produktive, e disa e kanë humbur krejtësisht

prodhimtarinë dhe nuk janë më aktive në shqipen e sotme. Por, siç dihet, gjatë kësaj kohe,

shqipja e zgjeroi dhe shumëfishoi numrin e parashtesave, produktivitetin, përdorimin dhe

funksionin e tyre. Po përmendim: jo-, mos-, para-, prapa-, kundër-, sipër-, pas, nën-, mbi-,

ndër-, ndaj-, prej-, bashkë-, pan-, tej-, sapo-, porsa-, prej-, lart-, poshtë-, sipër-, stër, ultra-,

a-, anti-, super-, auto-, poli-, bio-, gjeo-, etj.

Ndërsa nga prapashtesat më prodhimtarja në veprën e Buzukut është prapashtesa –o

(37), pastaj –i (29), -ës (24), -im (13), -tar (11), -(ë)z(ë) (8), -shim (5), -or(-uor) (5), -imë (4),

-(ë)no (4), -tor (-tuor) (4), -isht 4, -ti (4), -më (3), -ar (3), -esë (3), -ë (3), etj.

Në veprën e Buzukut, me prapashtesim dhe paranyjëzim së bashku, formohen një

numër i madh mbiemrash. Kështu, me nyjëzim dhe prapashtesën -m janë formuar 35

mbiemra, nyjëzim dhe –shim 15, me nyjëzim dhe –ë kemi 10, me nyjëzim dhe –të kemi të

formuar 8 mbiemra.

Gjuha shqipe gjatë shekujve të zhvillimit të saj, përveç që zgjeroi kuptimet,

funksionet dhe përdorimin e këtyre prapashtesave, u pasurua me shumë të tjera, e

rrjedhimisht edhe me shumë formime të reja fjalësh. Po përmendim disa parashtesa që nuk

gjenden te Buzuku: -ak, -as, -al,- it,- iot, -ist,- ik,- ian, -ant,- anik,- ent,- esk,- oz, -ier, -je,-

ishte, -iv, -urina, -aç, -ashkë, -ishte/-ishtë, -in(ë), -(ë)tirë, -ajë-/najë,- llëk, -izëm,- azh, -ual, -

urë,- ush,- ushkë, -ikë, -içkë, -ko, -acak, -acuk, -lluq, -alec,- aman, -arash, -avec, etj.

~ 85 ~

Recenzentë :

Prof.dr. Ragip Mulaku

Prof.dr. Shefkije Islamaj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!