Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Shpresa ISMAJLI: PARASHTESAT DHE PRAPASHTESAT E SHQIPES SË BUZUKUT DHE ASAJ TË SOTME Vepra e Buzukut, si libri i parë i shqipes së shkruar, ndër të tjera shërben edhe si vepër krahasimi, mbështetja mbi të cilën i jep të drejtë studiuesit të pohojë që dukuri të caktuara gjuhësore të shqipes që i gjejmë në veprën e Buzukut dëshmohen të paktën në shek. XVI. Kjo vepër është pasqyrë e një faze në rrugën e zhvillimit të shqipes, prej nga mund të ndiqet saktësisht historia e zhvillimit të saj. Vepra “Meshari” ka rëndësi edhe për studimet në fushën e formimit të fjalëve, për mënyrat, tipat dhe formantet fjalëformuese të shqipes së kohës. Në këtë kumtesë do të flasim për parashtesat dhe prapashtesat që gjenden në shqipen e Buzukut, ballafaqimin dhe krahasimin e tyre me ato të shqipes së sotme, për nga numri, prodhimtaria apo gjallëria. Ashtu si në shqipen e sotme, edhe në librin e Buzukut formantet parashtesore janë më të pakta në numër sesa formantet prapashtesore, të cilat edhe pse nuk janë aq të shumta, janë, veç kësaj, dhe më të dendura në përdorim sesa parashtesat. 100 Fjalët e prejardhura me parashtesa, në librin e Buzukut, vihen re kryesisht në fushën e mbiemrave dhe foljeve. Dihet që mjetet fjalëformues (parashtesat dhe prapashtesat) e te Buzuku janë relativisht të pakta, por ky fakt nuk do të thotë se kjo është gjendja e vërtetë e mjeteve fjalëformuese të shqipes së shek. XVI. 101 Me parashtesën a-, në një fazë të caktuar të zhvillimit të gjuhës, janë formuar përemrat dëftorë, disa ndajfolje të vendit e të mënyrës, si: aj, ata, i atillë, aty, andaj, ashtu, kështu( shtu), duke u dhënë kuptim deiktik të largësisë. Mirëpo në gjendjen e sotme të gjuhës a-, kë- e ndonjë tjetër nuk merren më si parashtesa. 102 Në gjuhën shqipe ka hyrë edhe parashtesa e huaj a-, e cila gjithnjë e më shumë po zëvendësohet me jo-. Me parashtesën ç-, në librin që kemi objekt studimi e ndeshim foljen çkushulloj, si edhe mbiemrin e emërzuar të çkushulluomitë. Kjo parashtesë mund të thuhet se sot del kryesisht si variant dialektor i sh-së, por në rastet kur parashtesa ç- ndiqet nga një zanore ose bashkëtingëllore sonante( l, ll, r, rr, m, n, nj, j) janë bërë normë trajtat me ç-. Me parashtesën çpër-( sot shpër-), e gjejmë foljen çpërthej. Sot është mjaft prodhimtare, formon shumë folje dhe emra prejfoljorë. Me k(ë)- gjemë foljen këqyrë, nga rrënjori qyrë (por haset edhe trajta qyrë). Po kështu gjejmë edhe fjalët: kaqë, ky, këjo, këshu, këha, këndej, këtillë, ( i tillë), këta, këtyre, kësaj, kështu, etj, por edhe këto fjalë në gjendjen e sotme të gjuhës këto fjalë nuk merren më si formime parashtesore. Me kaca- e hasim emrin kacadre, shtazë që i përngjan drenit. 103 100 E. Hysa dhe L. Xoxa, Vëzhgime për formimin e fjalëve te “Meshari” i Gjon Buzukut, në Seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, 22/1, f. 236 101 Po aty 102 Thomai, J. Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 147 103 Po aty ~ 81 ~

KUMTESA Me lë- gjejmë disa folje, si: lëkundunë (khs. për-kund, sh-kund) 104 ; lëpij( lyinjënë) në ç’rast parashtesa bën dallim kuptimor të fjalës së formuar nga folja pi. Kjo parashtesë nuk është më prodhimtare. Me mbas- gjejmë dy ndajfolje të kohës: mbasandaj dhe mbaskëndaj. Me m(ë)-/mb(ë)- i gjemë foljet mbukuroj dhe mplak; mbiemrat i mplakunë, i mbegatë dhe ndajfoljen mpari. Me parashtesën n-( kryesisht pa kurrfarë funksioni) gjemë 7mbiemra: e ngënjyeme, e ngënjyeshime, i ndhezunë, i nveshunë, i nvram, i nthellë, i nvranëtë; 18 folje: nçili, nvram, ngënjej, nfshehunë, nkuqunë, ngjall, nfal, ndhezunë, nlidhunë, , nginjunë, nkrijuom, nxirr, nthej, nlem, nçuo, nveshunë, nflini, nkrijuom; e 2 ndajfolje: nçuom, nvrap. Nuk vepron më. Me ndë- e gjejmë fjalën ndënate-ja. Me ndër- ndajfoljen ndërmjed. Kjo parashtesë, sot, është mjaft prodhimtare në formimin e disa emrave, mbiemrave e foljeve. Me parashtesën pa- në Mesharin e Buzukut na dalin 25 fjalë: i pamort, i paplang, i pashtëpi, i papushim, i pabesë, i paçmuom, i padrejtë, i padenjë, i paditunë, i pafrujt, i pagojë, të pakrështena, i paligji, të pandigluom, i pafe, të pamasë, të pabujtunë, të palana, të pashërbëtoresë, e pakeqe, e pamartuome, të panierëz, të papërmortshime, të pashërbëtyrë, i panjohunë dhe vetëm një ndajfolje: padhimshim. Edhe sot është shumë prodhimtare, pothuajse nga çdo pjesore mund të formohen mbiemra me pa-, më pak prodhimtare është në formimin e emrave dhe ndajfoljeve. Me për- na dalin 17 folje: përdredh, përglatunë, përfaronj, përkujdesunë, përbuz, përdaj, përlëvdoj, përzuna, përpjekunë, përgëzoj, përkatëno, përderdhi, përlëftoj, përtham, përpijtë, përze (me kuptimin pres, pranoj) 105 , përzien, përgjigj, përvëluotë; 14 ndajfolje: përherë, përmal, përfondi, përpara, përmbrapa, përjashtëna, përbrenda, përndanë, përmënishim, përhirshim, përmbapa, përposh, përkaq, përsipër, 6 mbiemra: i përgjykuom, i përfaruam, e përdame, i përkatënuom, i përmëshirshim, të përvutë, i përgjegjunë, i përhirshim, dhe 2 parafjalë përmbi dhe përqark. Në gjuhën e sotme, parashtesa për- është bërë shumë produktive. Me pranë te Buzuku e gjemë vetëm emrin pranverë, por edhe sot nuk është aktive, e gjejmë në 2 a 3 fjalë (pranëvendosje, pranëvënie). Me parashtesën sh- gjejmë emrin shkushullim, antonimi i emrit ngushëllim; foljet shkatërronjë dhe shkul. Te Buzuku e hasim edhe fjalën i shtëmanktë, që ka si bazë fjalën i majtë. Në disa të folme të gegërishtes, kjo parashtesë te fjala i shtëmankëtë/ i shtëmajtë me anë të sinkopës u thjeshtua në sh-, i shmajtë. 106 Parashtesa sh -sot është aktive, sidomos në formimin e foljeve me kuptim të përkundërt. Me shpër- na del në folja shpërblenë (me), emër shpërbles-i, por edhe si mbiemër i shpërblenë. Sot është mjaft prodhimtare, në formimin e emrave prejfoljorë dhe foljeve. Me të- formohen emrat: tëlyen, tfurkthi, tambëlth( fshikëza e vnerit) dhe ndajfolja tepër(epër). Nuk është aktive në shqipen e sotme. Me tu- ( që mendohet të jetë variacion i të, me ndërrim të ë-së në u në pozicion para theksit 107 ) janë formuar ndajfoljet si tumir dhe tukeq . Sot nuk vepron më. 104 Libri i cituar, f. 163 105 Çabej, E. Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1988, f . 82 106 Mulaku, R. Parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe në shkrime të vjetra, Prishtinë 1998, f. 66 107 Libri i cituar, f. 183 ~ 82 ~

KUMTESA

Me lë- gjejmë disa folje, si: lëkundunë (khs. për-kund, sh-kund) 104 ; lëpij( lyinjënë) në

ç’rast parashtesa bën dallim kuptimor të fjalës së formuar nga folja pi. Kjo parashtesë nuk

është më prodhimtare.

Me mbas- gjejmë dy ndajfolje të kohës: mbasandaj dhe mbaskëndaj.

Me m(ë)-/mb(ë)- i gjemë foljet mbukuroj dhe mplak; mbiemrat i mplakunë, i

mbegatë dhe ndajfoljen mpari.

Me parashtesën n-( kryesisht pa kurrfarë funksioni) gjemë 7mbiemra: e ngënjyeme,

e ngënjyeshime, i ndhezunë, i nveshunë, i nvram, i nthellë, i nvranëtë; 18 folje: nçili, nvram,

ngënjej, nfshehunë, nkuqunë, ngjall, nfal, ndhezunë, nlidhunë, , nginjunë, nkrijuom, nxirr,

nthej, nlem, nçuo, nveshunë, nflini, nkrijuom; e 2 ndajfolje: nçuom, nvrap. Nuk vepron më.

Me ndë- e gjejmë fjalën ndënate-ja.

Me ndër- ndajfoljen ndërmjed. Kjo parashtesë, sot, është mjaft prodhimtare në

formimin e disa emrave, mbiemrave e foljeve.

Me parashtesën pa- në Mesharin e Buzukut na dalin 25 fjalë: i pamort, i paplang, i

pashtëpi, i papushim, i pabesë, i paçmuom, i padrejtë, i padenjë, i paditunë, i pafrujt, i

pagojë, të pakrështena, i paligji, të pandigluom, i pafe, të pamasë, të pabujtunë, të palana, të

pashërbëtoresë, e pakeqe, e pamartuome, të panierëz, të papërmortshime, të pashërbëtyrë, i

panjohunë dhe vetëm një ndajfolje: padhimshim. Edhe sot është shumë prodhimtare,

pothuajse nga çdo pjesore mund të formohen mbiemra me pa-, më pak prodhimtare është në

formimin e emrave dhe ndajfoljeve.

Me për- na dalin 17 folje: përdredh, përglatunë, përfaronj, përkujdesunë, përbuz,

përdaj, përlëvdoj, përzuna, përpjekunë, përgëzoj, përkatëno, përderdhi, përlëftoj, përtham,

përpijtë, përze (me kuptimin pres, pranoj) 105 , përzien, përgjigj, përvëluotë; 14 ndajfolje:

përherë, përmal, përfondi, përpara, përmbrapa, përjashtëna, përbrenda, përndanë,

përmënishim, përhirshim, përmbapa, përposh, përkaq, përsipër, 6 mbiemra: i përgjykuom, i

përfaruam, e përdame, i përkatënuom, i përmëshirshim, të përvutë, i përgjegjunë, i

përhirshim, dhe 2 parafjalë përmbi dhe përqark. Në gjuhën e sotme, parashtesa për- është

bërë shumë produktive.

Me pranë te Buzuku e gjemë vetëm emrin pranverë, por edhe sot nuk është aktive, e

gjejmë në 2 a 3 fjalë (pranëvendosje, pranëvënie).

Me parashtesën sh- gjejmë emrin shkushullim, antonimi i emrit ngushëllim; foljet

shkatërronjë dhe shkul. Te Buzuku e hasim edhe fjalën i shtëmanktë, që ka si bazë fjalën i

majtë. Në disa të folme të gegërishtes, kjo parashtesë te fjala i shtëmankëtë/ i shtëmajtë me

anë të sinkopës u thjeshtua në sh-, i shmajtë. 106 Parashtesa sh -sot është aktive, sidomos në

formimin e foljeve me kuptim të përkundërt.

Me shpër- na del në folja shpërblenë (me), emër shpërbles-i, por edhe si mbiemër i

shpërblenë. Sot është mjaft prodhimtare, në formimin e emrave prejfoljorë dhe foljeve.

Me të- formohen emrat: tëlyen, tfurkthi, tambëlth( fshikëza e vnerit) dhe ndajfolja

tepër(epër). Nuk është aktive në shqipen e sotme.

Me tu- ( që mendohet të jetë variacion i të, me ndërrim të ë-së në u në pozicion para

theksit 107 ) janë formuar ndajfoljet si tumir dhe tukeq . Sot nuk vepron më.

104

Libri i cituar, f. 163

105

Çabej, E. Studime gjuhësore, VI, Prishtinë, 1988, f . 82

106

Mulaku, R. Parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe në shkrime të vjetra, Prishtinë 1998, f.

66

107

Libri i cituar, f. 183

~ 82 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!