20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

3.9.Toskët përdorin dhanoren e tipit neve, juve edhe në vend të emërores na, ju, p.sh.

Neve shkojmë e vijmë pa frikë. Juve s’keni qenë dje në shkollë. Format e këtilla dialektore të

toskërishtes kishin depërtuar një kohë edhe në gjuhën letrare shqipe, mirëpo ishin qortuar si

forma të gabueshme dhe tani dalin gjithnjë e më rrallë.

3.10. Trajtat e dëftorit ky, kjo në kallëzore këtë, atë toskërishtja i ka të këtillë edhe

kur dalin vetë, por edhe kur shoqërojnë një emër, p.sh. këtë libër atë punë, ndërsa gegët e

kanë kétë punë, átë punë etj. d.m.th. nuk theksohet rrokja fundore por ajo parafundore.

3.11. Një dallim tjetër del tek imperfekti ( e pakryera) i foljeve, sepse toskërishtja e

ka imperfektin asigmatik punonja, punonje, punonte, punonjim, punonjit dhe punonjin

ndërsa në gegërishte e pakryera është gjithnjë sigmatike * , p.sh. punojsha, punojshe, punonte,

punojshim, punojshit dhe punojshin. Trajtat e imperfektit të toskërishtes ndëgjohen edhe në

të folmen e Malësisë së Mbishkodrës, thotë Rrota 93 .

3.12..Aoristi (koha e kryer e thjeshtë) në vetën e tretë shumës te foljet që mbarojnë

me l, ll, r, rr del i cunguar në mbaresën vetore të tij, p.sh. u shaktrruan e u therrë (khs. u

therrën). Kjo dukuri, sipas mendimit tonë, nuk është e përgjithshme për toskërishten dhe nuk

mund të quhet si karakteristikë e saj. Rrota 94 një trajtë të tillë e gjen te shkrimet e Fan Nolit,

por kjo te ky autor dhe tek autorët e tjerë toskë nuk kanë një përhapje të gjerë si e këtillë.

Sipas disa analizave, që kemi bërë, na del, se kjo formë foljore e së kryerës së thjeshtë del e

plotë si në të gjitha të folmet e tjera të gjuhës shqipe, pra: u therrën.

3.13. Koha e ardhme e tashme ndryshon në të folmet e gegërishtes dhe të

toskërishtes. Toskët e kanë gjithnjë të ardhmen me do plus lidhoren e tashme: unë do të

shkoj, ndërkaq, gegët e kanë të ardhmen e formuar me foljen ndihmëse kam, jam në kohën e

tashme dhe me paskajoren e foljes, unë kam me shkue. Edhe ky është një konstatim i

mbështetur i Rrotës 95 , të cilin do ta përfillin me konsekuencë të gjithë studiuesit e

mëvonshëm, të cilët do të marrin për t‘ i trajtuar dallimet dialektore midis gegërishtes dhe

toskërishtes.

3.15.Të folmet toske kanë edhe imperfektin e habitores, që mungon te gegët, unë

punuekësha, ti punuekëshe, ai punuekësh, ne punuekëshim, ju punuekëshit dhe ata

punuekëshin. Një trajtë e këtillë e habitores, konstaton Rrota 96 , gjindet në veprën e Pjetër

Bogdanit. Kjo, sipas tij, vërtetonte se dikur edhe të folmet e gegërishtes e kishin pasur të

rregullt një formë të këtillë gjuhësore, por e kishin humbur më vonë me kalimin e kohës dhe

me largimin gjithnjë e më të madh nga trajtat gjuhësore të toskërishtes.

* Imperfkti sigmatik e ka marrë emrin sipas shenjës grafike s të alfabetit grek, e cila në këtë alfabet

quhet sigma. Meqë s-ja dhe sh-ja janë shkronja të ngjashme, atëherë sigma quhet edhe sh-ja që del te

këto forma foljore të imperfektit (kohës së pakryer).

93 J. Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkodër 2005, f. 128

94 J. Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkodër 2005, f. 128

95 Po ai, po aty, f. 129

96 Po ai, po aty

~ 78 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!