20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

rastet, kur ka ndodhur midis dy zanoreve). Ky fenomen është shumë i vjetër dhe përfshin

periudhën e hershme të zhvillimit të shqipes, madje edhe të mëmës së saj. Fenomen fonetik i

rotacizmit ka përfunduar para ardhjes së sllavëve në Ballkan, pasi që në huazimet sllave të

tipit sanë (khs. seno) nuk del fare, por ruhet e pandryshuar bashkëtingëllorja ndërzanore n.

Disa prapashtesa, thotë Rrota 84 , të foljeve në toskërishte dalin me rotacizëm, ndërsa në

gegërishte përfundojnë me –m, p.sh. shqyer-shqyem, sharë-shamë, lerë-lemë etj. Në këto

raste të folmet e gegërishtes në këto pozita do ta kenë pasur një bashkëtingëllore të tipit n,

sepse vetëm ajo ka mundur të pësonte rotacizëm. Bashkëtingëllorja m kurrë nuk është

rotacizuar.

2.9. Grupet e bashkëtingëlloreve kl, gl, konstatonte Rrota 85 , kanë pasur reflektime të

ndryshme në dialektet e gjuhës shqipe. Kështu edhe sot në të folmet e çamërishtes dhe në të

folmet e arbëreshëve të Italisë mund të hetohet grupi i vjetër i bashkëtingëlloreve kl, gl, p.sh.

klumshtë, klaj, tue klenë, gluhë e glatë, i nglan s’ ëmës etj. Këto grupe bashkëtingëlloresh,

vërente Rrota, në të folmet e toskërishtes janë zbutur në q, gj, p. sh. qumshtë, qaj, tue qenë,

gjuhë e gjatë, i ngjan së ëmës etj. Të folmet e gegërishtes i kanë grupet k-j, g-j, p.sh. kjaj,

kjumshtë, tue kjenë, giuhë e giatë, i gian s’ amës etj. Duhet menjëherë të thuhet, se grupet kj,

gj nuk janë karakteristike për të folmet e gegërishtes, por vetëm për grupin e kufizuar të të

folmeve të gegërishtes veriperen-dimore, në të folmet e tjera të gegërishtes këto grupe kanë

përfunduar në k, g, p.sh. kushtë, kaj, tue kanë, guhë e gatë, i ngan së amës etj.

2.10. Një ndryshim tjetër i radhës ka të bëjë me grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd,

ng, ngj, të cilat në të gjitha të folmet e toskërishtes ruhen shumë mirë, ndërsa në të folmet e

gegërishtes ato janë asimiluar në bashkëtingëllore të thjeshta. Duhet të thuhet, megjithëkëtë,

se në një numër të kufizuar të folmesh këto grupe ruhen të plota. Kemi pasur rast t’i

ndëgjojmë në disa të folme të disa fshatrave në rrethinën e Mitrovicës, si bie fjala në

Suhodoll. Nuk e dimë se a janë ruajtur këto grupe bashkëtingëlloresh në këtë të folme apo

janë rikrijime të vonshme. Kjo mundësi e dytë na duket shumë më e mundshme. Kemi gjetur

materiale dialektore që vërtetojnë, se edhe e folmja e Elbasananit, e cila në Komisinë Letrare

të Shkodrës ishte ngritur në nivel të gjuhës standarde, nuk i ka ruajtur të plota grupet e

bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, por i ka asimiluar në bashkëtingëllore të thjeshta. Në

rastet e këtilla në Komisinë Letrare të Shkodrës më 1916-18 janë marrë parasysh të folmet e

toskërishtes, të cilat i ruajnë mirë këto grupe bashkëtingëlloresh.

2.11. Të folmet e toskërishtes gati regullisht i shurdhojnë bashkëtingëlloret fundore,

kur ato dalin të zëshme. Edhe kur janë në trup të fjalës para një bashkë-tingëlloreje të

pazëshme, bashkëtingëlloret e zëshme bëhen të pazëshme në të folmet e toskërishtes.

Gegërishtja i ruan shumë mirë bashkëtingëlloret e zëshme në fund të fjalës, p.sh. brez-bres,

mend-ment, gardh-garth, plumb-plump, zog-zok, djeg-djek etj. Te këta shembuj format e

para me bashkëtingëllore të zëshme janë të gegërishtes, ndërsa ato me bashkëtingëllore të

pazëshme të toskërishtes.

84 J. Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkodër 2005, f. 123

85 J. Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkodër 2005, f. 124

~ 75 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!