20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

2..3. Zanoren ë të patheksuar, e cila ndodhej para një bashkëtingëlloreje të zëshme të

tipit n, nj, m, r, rr, l, ll toskët e shqiptojnë si ë, ndërkaq te gegët, thotë ky, del si zanore e,

p.sh. Nji shembell i shkelqyeshem. Kjo është një karakteristikë ekskluzive e të folmes së

Shkodrës me rrethinë, ku përfshihen edhe të folmet e tjera të gegërishtes veriperëndimore,

por nuk del në të folmet e tjera të gjuhës shqipe. Prandaj si e këtillë kjo dukuri gjuhësore nuk

mund të konsiderohet si dallim konfrontues midis dy kryedialek-teve të shqipes, por është

një fenomen i kufizuar dialektor, që del vetëm në të folmen e Shkodrës me rrethinë. Këtë

asokohe Rota nuk e dinte, sepse nuk kishte të dhëna për to.

2.4. Një dallim tjetër ndërdialektor Rrota 80 e sheh edhe te grupet e tipit va, vo nga të

cilët i pari ishte i toskërishtes dhe tjetri i gegërishtes, p.sh. varri, vaji, vatra të toskërishtes

dhe vorri, voji, votra në të folmet e dialektit të gegërishtes. Këtë veçori dialektore do ta

konstatojnë gjithnjë të gjithë historianët e shqipes dhe do ta paraqesin në veprat e tyre.

2.5. Zanoren y, thotë Rrota 81 , të folmet e toskërishtes e zbusin në i, siç bën edhe

Mirdita. Kjo është pjesërisht e saktë, sepse kjo zanore alternohet (y>i) në toskërishten

veriore, por jo edhe në labërishte e çamërishte. Madje në gegërishte ky ndryshim ndodh te të

folmet e gegërishtes qendrore, që fillojnë me Matin e Mirditën e përfundojnë në rrethinën e

Shkupit, duke përfshirë Dibrën, Strugën, Gostivarin dhe Tetovën me rrethina. Fenomeni

është i përgjithshëm dhe ka përfshirë të gjitha fjalët që dikur dilnin me zanoren y.

2.6.Ndryshimi tjetër, që vërente pater Justini 82 , ka të bëjë me grupet e zanoreve të

tipit ue-ua, të cilat janë të shpërndara në dialekte në mënyrë të saktë e precize. I pari del te të

gjitha të folmet e dialektit të gegërishtes në sistemin emëror dhe në sistemin foljor, ndërsa i

dyti në dialektin e toskërishtes. Rrota nuk e shënonte faktin, se diftongu i dikurshëm ue, që

del në të folmet e gegërishtes dhe sot është si grup vokalik, nuk është ruajtur me

konsekuencë në të folmet e dialektit të gegërishtes, por ka përfunduar në zanoren u (kënduekëndu:).

Ndërkaq, grupin zanor ie të gegërishtes ai e gjente të jetë në toskërishte në diftong

të mirëfilltë - je, p.sh. diell-djell. Në gropën e Shkodrës, thoshte Rrota, ky grup zanoresh

është monoftonguar plotësisht.

2.7. Dialekti i gegërishtes, thotë Rrota 83 , ka aftësi që të shqiptojë pa vëshirësi grupe

të bashkëtingëlloreve edhe kur janë më tepër se dy sosh, ndërkaq toskërishtja në këto raste

fut në funksion zanoren ë, si zanore mbështetëse, në shumicën e rasteve, kur dalin dy e më

tepër bashkëtingëllore njera pas tjetrës, p.sh. pleqësi, pleqëri, Shqipëri etj. Madje dy fjalëzat:

qi e nji, në toskërishte, thotë Rrota, dalin me ë (khs. që e një). Këto venerime të këtij

gjuhëtari të shquar dalin plotësisht të mbështetura dhe të argumentuara bindshëm.

2.8. Një fenomen ekskluzivisht dialektor, që i takon vetëm të folmeve të dialektit të

toskërishtes është rotacizmi * (shndërrimi i bashkëtingëllores n në bashkëtingë-lloren r në

80

Po ai, po aty

81

J. Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkoder 2005, f. 122

82

Po ai, po aty

83

Po ai, po aty, f. 123

Ky fenomen e ka marrë emrin rotacizëm në bazë të emrit të shkronjës rrota, siç quhet shkronja r në

alfabetin e greqishtes. Prej andej me këtë emër është përhapur në të gjitha gjuhët.

~ 74 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!