20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Rexhep OSMANI: JUSTIN RROTA PËR DIALEKTET E SHQIPES

1..Justin Rrota me mbrehtësi të një gjuhëtari të shquar kishte veneruar dallimet, që

dilnin midis dialekteve të shqipes dhe varianteve letrare të saj. Studimin e tij për dallimet

dialektore të gjuhës shqipe Rrota e botoi si shtesë në sintaksën e gjuhës shqipe më 1942. Kjo

temë e shtruar, për dallimet dialektore të gjuhës shqipe, nuk ka lidhje me sintaksën, si

nënsistem i gramatikës së shqipes, por ka të bëjë me dialektologjinë. Rrota në fillimi të këtij

shqyrtimi theksonte, se shqipja ka dy dialekte: gegërishten dhe toskërishten dhe disa

nëndialekte nga të cilat për gegërishten numëronte radhazi: nëndialektin e Kosovës, të

Malësisë së Mbishkodrës, të Krajës, të qytetit të Shkodrës, të Mirditës, të Pukës, të Matit etj.

Ndërsa në kuadër të dialektit të toskërishtes radhiste këto nëndialekte: çamërishten,

labërishten, nëndialektet e shqiptarëve të Italisë dhe të Greqisë.

2. Ndryshimet dialektore në fushë të fonetikës

2.1. Ndryshimet dialektore, konstaton me të drejtë Rrota 78 , janë më të theksuara në

fonetikë, ndërsa në gramatikë dhe në leksik ato vijnë e zvogëlohen dukshëm. Nga

ndryshimet që dalin në fushë të fonetikës ai fillimisht përmend hundorësinë e zanoreve ku në

gegërishte vëren zanoren a hundore, ndërsa në toskërishte kësaj i përgjigjet zanorja ë e

theksuar, e cila natyrisht nuk është dhe nuk mund të jetë e hundorëzuar. Te zanoret e tjera

hundorësia ekziston, por ajo është më pak e dallueshme. Të folmet e toskërishtes nuk kanë

zanore hundore, por kanë vetëm zanore gojore.

2.2. Të folmet e gegërishtes, thotë Rrota 79 , kanë edhe gjatësinë e zanoreve, d.m.th.

kanë kundërvënie të theksuar mirë midis zanoreve të shkurtra dhe të zanoreve të gjata. Kjo

në toskërishte nuk ndihet më. Kjo do të thotë se Rrota e dinte, që dikur edhe toskërishtja do

t’i ketë pasur zanoret e gjata, por tani nuk i ka. Në eliminimin e kundërvënieve midis

zanoreve të shkurtra dhe të atyre të gjata, sikurse edhe në eliminimin e hundorësisë në të

folmet e toskërishtes, një rol të rëndësishëm e ka luajtur greqishtja, e cila nuk i njeh këto

fenomene gjuhësore.

78

Justin Rrota, Sintaksi i shqipes, Shkodër, 2005, f.121

79

Po ai, po aty, f. 122

~ 73 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!