Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 konsiderohej e huaj. “Të lexosh, të dëgjosh, të shikosh një vepër të huaj, kjo do të thotë të marrësh mbi vete rrezikun që të vihesh përballë me një ligjërim që nuk të drejtohet ty në radhë të parë; do të thotë të mbash parasysh mundësinë se do të të duhet t’u përgjigjesh pyetjeve që nuk të janë bërë deri atëherë dhe që, për më tepër, ndofta nuk kanë të bëjnë fare me ty... Prandaj tekstit të huaj shpesh i duhet afruar në një mënyrë të veçantë, e cila heraherës e përligj paraprakisht prejardhjen e largët dhe e përkufizon si të tillë”. 74 Shembuj të tillë kemi plot në letërsi. Vepra e një shpure të tërë shkrimtarësh në Amerikën Latine u perceptuan nga lexuesit jashtë vendeve ku u shkruan këto vepra, në mënyrë krejt të kundërt nga perceptimi që iu bë këtyre krijimeve nga lexuesit brenda vendit apo rrethit shoqëror prej nga patën zanafillën këto vepra. Madje pikërisht në bazë të një reagimi të tillë receptiv kjo veprimtari veprash artistike mori edhe titullin paradoksal Realizëm magjik. Sepse ajo që një pjese të receptuesve i dukej mjaft reale, për pjesën tjetër kjo krijimtari nuk ishte gjë tjetër veçse ireale, imagjinative, magjike e mitologjike. Por jo vetëm autorët e Realizmit magjik, por edhe shumë të tjerë shkruan vepra të cilat u receptuan ndryshe brenda dhe ndryshe jashtë vendit të tyre nga lexuesit. Në Evropë një ndër rastet më të diskutuara është vepra “Procesi” e Franc Kafkës. Jo vetëm lexuesit e thjeshtë, por edhe kritikët kanë dhënë ide mjaft kontradiktore sa i përket interpretimit të saj. Milan Kundera me të drejtë shtron pyetjen; "si është e mundur që në Pragë romanet e Kafkës të ngatërrohen me jetën; dhe si është e mundur, prapë, që në Paris të njëjtat romane përcillen si shprehje hermetike e botës, ekskluzivisht subjektive të autorit?” 75 Faktor tjetër që ndikon në receptimin e veprës letrare është koha kur lexohet vepra. Përgjithësisht ka pasur studime dhe teori të shumta të cilat, përveç të tjerash, janë marrë edhe me ndikimin e kohës në leximin e veprës. A thua çdo moment leximi dhe interpretimi nënkupton një numër supozimesh për natyrën e kuptimit, të mirëkuptimit dhe komunikimit? Është e natyrshme që kuptimi të konceptohet si i tillë që del nga fjalët dhe shprehjet e tekstit që realizojnë autonominë semantike, por duke pasur parasysh natyrën e gjuhës sidomos asaj konotative, cila është garancia se domethënia që i ka dhënë autori veprës, të ketë të njëjtin kuptim gjatë leximit dhe të receptohet si e tillë? Vepra letrare pas daljes së saj nga pena e autorit bëhet aset publik dhe gjithashtu e ‘pavdekshme’, kjo i jep asaj mundësi të kalojë në duart e gjeneratave të tëra lexuesish. Sa mund të jenë mundësitë që receptimi i lexuesit të parë të veprës të jetë i pandryshueshëm nga receptimi që i bëjnë kësaj vepre lexuesit e mëpastajmë pas shumë e shumë vitesh apo shekujsh. Përgjithësisht shumica e teoricienëve këtë e shohin si të pamundur. Kjo lidhet jo vetëm me veprën në vetvete, por edhe me një sërë faktorësh të jashtëm siç janë: zhvillimet historike, shoqërore, politike, etj. Këta faktorë të jashtëm ndihmojnë te secili individ dhe në formimin e tij si karakter dhe si intelekt. Kur ky individ merr rolin e lexuesit, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme ai i ndërlidh proceset e tij psikologjike, ndihmë në formimin e kësaj psikologjie kanë dhënë edhe faktorët e jashtëm, me veprën. “Interpretimi nuk është kurrë të kuptuarit e diçkaje që na paraqitet, pa pasur asnjë njohuri paraprake, ai bazohet në ato çka ne (gjithmonë) dimë - të parakuptuarit tonë, i cili nuk mund të ndahet nga qenia jonë. Nuk mund t’i shpëtohet rrethanës historike të të kuptuarit, sepse kjo është baza ontologjike e qenies tonë në botë”. 76 Duke pasur parasysh interpretimet e ndryshme që i janë bërë në kohë të ndryshme një vepre letrare, dilemat dhe pyetjet e pafundme sa i përket këtyre interpretimeve si; 74 Yves Chevrel, Letërsia e krahasuar, Albin, Tiranë 2002, f. 16‐17. 75 Milan Kundera, Arti i romanit, Toena, Tiranë 2001, f. 118. 76 Ann Jefferson & David Robey, Teoria letrare moderne, Albas, Tiranë 2004, f. 182. ~ 69 ~

KUMTESA autoritetin e kujt duam të pranojmë? Atë të lexuesve të parë, të lexuesve nëpër kohë, gjykimet e tashme teorike, etj, atëherë mund të vijmë në përfundimin se ndoshta vizioni i autorit për të ardhmen nuk është vërejtur nga lexuesit e kohës së tij, por pastaj a nuk mund të vijmë në të njëjtin përfundim edhe për lexuesit e tjerë? Gadameri dilemave të tilla iu përgjigj me anë të argumenteve të tij, argumente këto, që në një mënyrë apo një tjetër u pranuan nga shumica e teoricienëve që u morën me teorinë e receptimit, natyrisht të shoqëruara me teoritë e tyre shtesë. Sipas tij “ interpretimi i letërsisë së kaluar shtrihet në dialogun ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes. Orvatja jonë për të kuptuar një vepër mund të varet nga pyetja, të cilën rrethimi ynë kulturor na lejon ta bëjmë. Në të njëjtën kohë ne përpiqemi të zbulojmë pyetjen që ngre vet vepra. Perspektiva jonë e tashme përfshin marrëdhëniet me të kaluarën, por në të njëjtën kohë e kaluara mund të rroket vetëm përmes perspektivave të kufizuara të së tashmes”. 77 Perspektivat e receptimit të një teksti varen pashmangshmërisht dhe nga gjinia të cilës i përket ky tekst. Natyra e secilit tekst që përfaqësohet brenda një gjinie të caktuar, ka karakteristikat e veta dhe si e tillë secila nga këto gjini përmes tekstit që e përfaqëson jep mundësi të ndryshme për receptimin e këtij të fundit. Le të marrim si shembull prozën, romanin. Duke pasur parasysh se struktura e romanit niset nga rrumbullakësimet e motiveve, nga lidhjet e këtyre motiveve për të formuar temën dhe duke mos harruar se në roman gjatë këtij procesi shpjegimet bëhen deri në detaje, mundësitë për të krijuar kuptime shumëfishe janë më të vogla se sa, bie fjala, p. sh. kur kemi të bëjmë me poezinë. Kjo nuk do të thotë se gjatë leximit të një romani nuk mund të kemi receptime të ndryshme, por për shkak të ndërtimit të romanit mundësitë janë më të vogla po të krahasohet me poezinë lirike. Por duke qenë se romani është vepër artistike dhe veçori e tij nuk është vetëm përdorimi i gjuhës, por përdorimi i gjuhës figurative, atëherë është e natyrshme që kjo gjuhë të vilet nga lexuesit në mënyra të ndryshme receptive. Kjo aftësi e bën këtë zhanër edhe më të çmuar. Pavarësisht ndërtimit të temave, zbërthimit të motiveve, trajtimit të ideve, thurjes së intrigave, dhënies në tërësi deri në detajin më të vogël të çdo pjesë të tij përbërëse, ai ka përsëri aftësinë të na surprizojë në çdo receptim që i bëjmë gjatë leximeve, rileximeve, kohë pas kohe, vend pas vendi. Veprat e shkruara në poezi lirike, janë të thurura në mënyrë të tillë që autori të identifikohet plotësisht me krijimin, pra autori e shkruan poezinë nga pozicioni i vetës së parë, unë, pozicion ky me të cilin jo vetëm artikulohet autori, por edhe me të cilin lexuesi identifikohet që në fillim të leximit. Receptimi i tekstit lirik, duke pasur parasysh se rrjedh nga një realitet shpirtëror, subjektiv dhe i drejtohet një bote subjektive siç është ajo e secilit lexues, bëhet gati i paparashikueshëm. Kjo ndodh sepse poezia lirike nuk realizohet mbi themelin e lidhjeve kuptimore të drejtpërdrejta, por duke përdorur kuptimet dhe sugjerimet që shtrohen me fuqinë e gjuhës. Dhe nëpërmjet lidhjeve asociative që krijojnë fjalët fitohen kuptime të cilat të lidhura me përvojat e lexuesit receptohen krejtësisht në mënyrë unike prej secilit receptues. Nga ana tjetër drama pavarësisht se është vepër letrare nuk mund të shikohet në pozitë të njëjtë me poezinë dhe prozën. Megjithëse është letërsi, drama është e lidhur ngushtë me teatrin dhe shprehja e saj e plotë del vetëm kur ajo vendoset në skenë. Por edhe pse teksti i dramës shkruhet për t’iu kumtuar publikut, edhe pse ky tekst kërkon për interpretim 77 Stefan Çapaliku, Letërsia e interpretuar, Arbri, Tiranë 1998, f. 81. ~ 70 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

konsiderohej e huaj. “Të lexosh, të dëgjosh, të shikosh një vepër të huaj, kjo do të thotë të

marrësh mbi vete rrezikun që të vihesh përballë me një ligjërim që nuk të drejtohet ty në

radhë të parë; do të thotë të mbash parasysh mundësinë se do të të duhet t’u përgjigjesh

pyetjeve që nuk të janë bërë deri atëherë dhe që, për më tepër, ndofta nuk kanë të bëjnë fare

me ty... Prandaj tekstit të huaj shpesh i duhet afruar në një mënyrë të veçantë, e cila heraherës

e përligj paraprakisht prejardhjen e largët dhe e përkufizon si të tillë”. 74 Shembuj të

tillë kemi plot në letërsi. Vepra e një shpure të tërë shkrimtarësh në Amerikën Latine u

perceptuan nga lexuesit jashtë vendeve ku u shkruan këto vepra, në mënyrë krejt të kundërt

nga perceptimi që iu bë këtyre krijimeve nga lexuesit brenda vendit apo rrethit shoqëror prej

nga patën zanafillën këto vepra. Madje pikërisht në bazë të një reagimi të tillë receptiv kjo

veprimtari veprash artistike mori edhe titullin paradoksal Realizëm magjik. Sepse ajo që një

pjese të receptuesve i dukej mjaft reale, për pjesën tjetër kjo krijimtari nuk ishte gjë tjetër

veçse ireale, imagjinative, magjike e mitologjike. Por jo vetëm autorët e Realizmit magjik,

por edhe shumë të tjerë shkruan vepra të cilat u receptuan ndryshe brenda dhe ndryshe jashtë

vendit të tyre nga lexuesit. Në Evropë një ndër rastet më të diskutuara është vepra “Procesi”

e Franc Kafkës. Jo vetëm lexuesit e thjeshtë, por edhe kritikët kanë dhënë ide mjaft

kontradiktore sa i përket interpretimit të saj. Milan Kundera me të drejtë shtron pyetjen; "si

është e mundur që në Pragë romanet e Kafkës të ngatërrohen me jetën; dhe si është e

mundur, prapë, që në Paris të njëjtat romane përcillen si shprehje hermetike e botës,

ekskluzivisht subjektive të autorit?” 75

Faktor tjetër që ndikon në receptimin e veprës letrare është koha kur lexohet vepra.

Përgjithësisht ka pasur studime dhe teori të shumta të cilat, përveç të tjerash, janë marrë edhe

me ndikimin e kohës në leximin e veprës. A thua çdo moment leximi dhe interpretimi

nënkupton një numër supozimesh për natyrën e kuptimit, të mirëkuptimit dhe komunikimit?

Është e natyrshme që kuptimi të konceptohet si i tillë që del nga fjalët dhe shprehjet e tekstit

që realizojnë autonominë semantike, por duke pasur parasysh natyrën e gjuhës sidomos asaj

konotative, cila është garancia se domethënia që i ka dhënë autori veprës, të ketë të njëjtin

kuptim gjatë leximit dhe të receptohet si e tillë? Vepra letrare pas daljes së saj nga pena e

autorit bëhet aset publik dhe gjithashtu e ‘pavdekshme’, kjo i jep asaj mundësi të kalojë në

duart e gjeneratave të tëra lexuesish. Sa mund të jenë mundësitë që receptimi i lexuesit të

parë të veprës të jetë i pandryshueshëm nga receptimi që i bëjnë kësaj vepre lexuesit e

mëpastajmë pas shumë e shumë vitesh apo shekujsh. Përgjithësisht shumica e teoricienëve

këtë e shohin si të pamundur. Kjo lidhet jo vetëm me veprën në vetvete, por edhe me një sërë

faktorësh të jashtëm siç janë: zhvillimet historike, shoqërore, politike, etj. Këta faktorë të

jashtëm ndihmojnë te secili individ dhe në formimin e tij si karakter dhe si intelekt. Kur ky

individ merr rolin e lexuesit, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme ai i ndërlidh proceset

e tij psikologjike, ndihmë në formimin e kësaj psikologjie kanë dhënë edhe faktorët e

jashtëm, me veprën. “Interpretimi nuk është kurrë të kuptuarit e diçkaje që na paraqitet, pa

pasur asnjë njohuri paraprake, ai bazohet në ato çka ne (gjithmonë) dimë - të parakuptuarit

tonë, i cili nuk mund të ndahet nga qenia jonë. Nuk mund t’i shpëtohet rrethanës historike të

të kuptuarit, sepse kjo është baza ontologjike e qenies tonë në botë”. 76

Duke pasur parasysh interpretimet e ndryshme që i janë bërë në kohë të ndryshme

një vepre letrare, dilemat dhe pyetjet e pafundme sa i përket këtyre interpretimeve si;

74 Yves Chevrel, Letërsia e krahasuar, Albin, Tiranë 2002, f. 16‐17.

75 Milan Kundera, Arti i romanit, Toena, Tiranë 2001, f. 118.

76 Ann Jefferson & David Robey, Teoria letrare moderne, Albas, Tiranë 2004, f. 182.

~ 69 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!