20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Lexuesi aktiv, pavarësisht përgatitjes së tij teorike letrare, i qaset veprës më ndryshe

se ai pasiv. Për shkak të traditës së tij të leximit, ky lexues receptimin e veprës ka mundësi ta

bëjë më të plotë. Kërkesat e tij ndaj veprës i kalojnë caqet e kënaqësisë estetike që të ofron

ajo. Për të është më e thjeshtë të kalojë shtresimet kuptimore dhe të sprovohet në zbërthimin

e kodeve gjuhësore që ngërthehen në vepër. Ky lexues shkon përtej zhvillimit të ngjarjeve,

përtej fateve të personazheve dhe mundohet të perceptojë atë çka e bën këtë vepër

universale.

Lexuesi pasiv mjaftohet me kënaqësitë estetike që i përcjell vepra. Ajo çka i

intereson këtij lexuesi është lidhja e bukur e fjalëve, rrjedha e ngjarjeve e fatet e

personazheve. Kërkesat e tij ndaj veprës janë të thjeshta; ajo duhet të ngjallë tek ai një

reaksion estetik dhe emocione, ky lexues kërkon për vete të kalojë një kohë të mirë leximi, të

relaksohet gjatë leximit e me anë të këtij leximi të mos shkaktojë ndërlikime mendimesh e

lodhje psikologjike.

Por kemi edhe një lexues i cili receptimin e veprës, duke u nisur nga profesioni i tij,

e bën në një mënyrë më të veçantë, kritikun e letërsisë. Duhet pasur parasysh se “Kritika

letrare nuk është vetëm gjykim për vlerën e veprave të caktuara letrare dhe arsyetimi i këtyre

gjykimeve. Kritika letrare merret edhe me mënyrën e hyrjes në vlerat letrare dhe kështu luan

rolin ndërmjetësues në mes veprës dhe lexuesit. Me analizën e veprave të caktuara, me

gjykimet sintetike mbi autorë të caktuar, epoka e të tjera, që në kritikat letrare janë të

pranishme shpesh, ajo takohet me historinë dhe teorinë e letërsisë”. 72 Në një farë mënyre

receptimi i veprës nga lexuesi kritik është i një tjetër natyre, supozohet që ai duhet të jetë

objektiv në atë që parashtron dhe të mbështetet në fakte shkencore. Megjithatë në letërsi

qasja ndaj veprës shpeshherë mund të jetë sa objektive aq edhe subjektive. Këtë e tregojnë

shembujt e shumtë të përplasjes së mendimeve midis shumë kritikëve sa i përket kritikave që

mund të kenë bërë për një vepër të njëjtë. Madje ka mjaft raste kur edhe i njëjti kritik

receptimin e një vepre të njëjtë e ka bërë ndryshe kur e ka lexuar për herë të parë dhe

ndryshe pasi e ka rilexuar atë.

Zhan – Pol Sartri perceptimin e veprës letrare e lidh me preferencat e lexuesit

“meqenëse liritë e autorit dhe të lexuesit kërkojnë dhe emocionojnë nëpërmjet botës, ne

mund të themi gjithashtu se është zgjedhja e autorit për një aspekt të caktuar të botës që

vendos për lexuesin dhe reciprokisht duke zgjedhur lexuesin vendos për subjektin. Kështu të

gjitha krijimet përmbajnë në vetvete fytyrën e lexuesit për të cilin janë destinuar”. 73 Sartri të

jep të kuptosh se mënyra e receptimit të veprës varet nga destinimi i saj për lexuesin, pra

receptimi i saj sa i përket kuptimit apo keqkuptimit të krijimit lidhet me rrethin e caktuar të

lexuesve për të cilët ajo shkruhet dhe preferencat e këtij të fundit. Receptimi i veprës letrare

varet edhe nga mjaft faktorë të tjerë, intererferenca e të cilëve është e pashmangshme dhe me

mjaft ndikim.

Vendi ku shkruhet një vepër letrare është njëri nga këta faktorë, i cili ndikon në

receptimin e asaj vepre. Vepra duke lindur brenda një grupi shoqëror të caktuar është mëse

normale që së pari dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i drejtohet grupit të organizuar shoqëror,

prej të cilit ka dalë, ashtu siç është më se e natyrshme që ky i fundit receptimin e kësaj vepre

ta bëjë në mënyrë tjetër, qoftë kjo mënyrë e çuditshme, e veçantë apo e ndryshme nga

receptimi që mund t’i bëjë pjesa tjetër e lexuesve, për të cilët vepra në fjalë mund të

72 Milivoj Solar, Hyrje në shkencën për letërsinë, SHBLU, Tiranë 2001, f. 23.

73 Zhan – Pol Sarti, Ç’është letërsia, Deas, Tiranë 1998, f. 54.

~ 68 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!