20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr. Muhamet PECI 1 : ARTI LETRAR DHE LEXUESI SI KATEGORI ESTETIKE

1

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit

Bashkë me letërsinë ka lindur edhe nevoja për interpretimin e saj. Gjatë shekujve

janë zhvilluar edhe metoda të ndryshme studimi, të cilat në qendër të tyre kanë pasur

zhvillimin e një qasjeje të caktuar sa i përket interpretimit apo analizës së veprës letrare. Por

nga ana tjetër nuk duhet harruar se, pavarësisht të gjithave, vepra letrare është një sistem

kodesh gjuhësore, mesazhe këto që i dedikohen receptuesit, pra lexuesit. “Poetikat moderne

të veprës së hapur mbështeten në parimin se ekziston një raport specifik midis veprës dhe

lexuesit, të cilit, sipas këtij këndvështrimi, autori i ka dhënë të drejtën për ta interpretuar

veprën në mënyrën e vet. Në një farë mënyre krijohen dy struktura artistike; njëra e lexuesit

e tjetra, më e qëndrueshmja e autorit”. 70 Megjithatë e parë nga perspektiva e jashtme, vepra

letrare ka vetëm një receptues, lexuesin, sepse në fund të fundit, autori në këtë rast mund të

marrë pa frikë rolin e emituesit. Edhe nëse autori zgjedh të interpretojë veprën e tij, kjo nuk

do te thotë që interpretimi i tij është i vetmi dhe më i sakti, këtë nuk e lejon vetë gjuha e

veprës së tij, e cila pasuron dhe ndryshon pandërprerë kuptimin thjeshtë leksikologjik duke

gjeneruar kuptime të reja nëpërmjet përplasjes dhe kondensimit të “shtresave” të saj. P.sh.

gjatë analizës së njërës nga veprat e Gabriel Garsia Markesit, “Gjeneralit nuk ka kush t’i

shkruajë”, në shkolla, nxënësit gjelin luftarak të gjeneralit e interpretuan si simbol të popullit

kolumbian. Ndërkohë që vetë nobelisti u shpreh mjaft i habitur nga ky fakt dhe përfundoi me

fjalët “Të them të drejtën në disa raste gjatë shkrimit të kësaj vepre kam dashur t’ia heq

kokën gjelit dhe ta fusja për t’u zier në tenxhere, por tani jam shumë i lumtur që nuk e

paskam bërë.”

Duhet pasur parasysh se receptimi i veprës letrare varet nga shumë faktorë. Një ndër

faktorët e parë është vetë receptuesi, pra lexuesi. “Sipas terminologjisë së teorisë së

receptimit lexuesi ‘konkretizon’ veprën letrare, e cila nuk është më shumë se një sëri pikash

të zeza të radhitura në një faqe. Pa pjesëmarrjen e vazhdueshme dhe aktive nga ana e lexuesit

vepra letrare nuk do të ekzistonte”. 71

Mund të konsiderohet se ekzistojnë dy kategori receptuesish; e para është lexuesi i

cili i qaset veprës letrare për përfitime estetike, pra kënaqësi shpirtërore, kjo kategori ka

nënkategoritë e veta, por do të mjaftohemi me dy: lexuesi aktiv dhe ai pasiv dhe e dyta është

lexuesi kritik, ky i fundit mund të quhet edhe profesional, sepse përgatitet profesionalisht për

analizimin e veprave letrare.

70 Floresha Dado, Teoria e veprës letrare – Poetika, SHBLU, Tiranë 2003, f. 49.

71 Terry Eagleton, Hyrje në teorinë e letërsisë, Camaj‐ Pipa, Shkodër 2005, f. 59.

~ 67 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!