20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Përveç kësaj, rrjedhja e eksportit të Kosovës është penguar nga masat dhe instrumentet e

aplikuara në politikat tregtare të vendeve të tjera; eksportuesit Kosovar ishin detyruar të

ndeshen me ngarkesa tarifore (për shembull, taksat transit), si dhe me ngarkesat jo-tarifore

(të tilla si subvencionet). Veçanërisht këto të dytat kanë qenë revalente, dhe kanë marrë

forma nga më të ndryshmet. 600

Ndër arsyet kryesore të efikasitetit të dobët tregtar janë:

-statusi i sapo zgjedhur politik i Kosovës,

-ekonomi e trashëguar me kompani dhe industri pothuajse në kolaps pas shkatërrimeve dhe

vjedhjeve ,

-komplikimet dhe vonesat e shumta gjatë procesit të privatizimit të kompanive shoqërore,

-të qenurit e Kosovës shumë kohë jashtë iniciativave regjionale ekonomike,

-prezenca në mas të madhe e ekonomisë joformale,

-orientimi i ndërmarrjeve te sapoformuar private pas luftës kryesisht në tregti,

-ambienti jo i sigurt për investime ,

- kufizimet kreditore dhe normat e larta të kamatës,

- mungesën e informatave,

-përkrahjen e dobët institucionale

-prezenca e dukurive negative në ekonomi si krimi organizuar dhe korrupsioni ,

- politika tatimore jo favorizuese për prodhimin vendor dhe norma uniforme e doganave

dekurajuese për zhvillimin e bizneseve prodhuese në Kosovë

-institucionet jo funksionale për sigurimin e cilësisë dhe ekspertizave ,

- problemet e brendshme të firmave në Kosovë(mungesa e kapitalit,mungesa e përvojës për

bërje biznesi në tregjet e ndërkombëtare)

- marketingu dhe aktivitetet promovuese të dobëta

-problemi i qarkullimit të lirë të personave.

-ekonomia jo 601 formale

-masat dhe instrumentet e aplikuara në politikat tregtare të vendeve tjera etj 602 .

Këto probleme, të cilat që nga fillimi kanë qenë të lidhura me realitetin e ri kosovar në

korrelacion me politikat jo integrale ekonomike dhe institucionet joefikase kanë ndikuar në

zhvillimin jo efikas të sektorit privat të ndërmarrjeve, sektor ky i cili do të duhej të bartte

barrën kryesore të eksportit.

Por ekonomia e Kosovës me faktorët e vetë të prodhimit ;burimet natyrore jo të pakta,

burimet njerëzore ndër me të rejat në rajon e më gjerë dhe me potencialin e vet prodhues ,ka

një mundësi reale për mbështetje të zhvillimit ekonomik,njëherit shfrytëzimi racional dhe

efikas i këtyre faktorëve kërkohet që ekonomia kosovare sa më shpejt të inkuadrohet në

rrjedhat bashkëkohore ekonomike dhe në proceset integruese me vendet e Ballkanit, Evropës

dhe më gjerë.

600 MTI,Poltika Tregtare e Kosovës,2009,fq.14

601 Në bazë të EC (2008) ekonomia joformale në Kosovë llogaritet sipas disa vlerësimeve 30% të BPV-së në

Kosovë, apo 700 milion € në vit (The European Commission Liaison Office to Kosovo press release of 27

August 2008)

602 Pasi që Kosova nuk i kontrollon të gjtiha pikat edoganore të saj,me që një pjesë e kufirit të Kosovës në veri

sot e kësaj dite mbetet jashtë kontrollit doganor dhe tatimor kosovar në masë të madhe.Kjo krijon mundësin

që përmes kësaj pike kufitare të pa mbikëqyrur nga organet kosovare të realizohet evazioni fiskal.

~ 645 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!