20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

3.Kosova,tranzicioni dhe aktivitetet eksportuese pas vitit 1999

Ndërtimi i sistemit të ekonomisë së hapur është domosdoshmëri e kohës,sepse si vend i

vogël dhe ekonomikisht i pazhvilluar, Kosova është e detyruar të orientohet në ekonomin e

hapur drejt tregut të jashtëm.Vet liberlaizimi i tregtisë në Kosovë orienton vemendjen në tri

drejtime si që janë: racionalizimi dhe zëvendësimi i importit, lehtësimet në tregti, dhe

promovimi i eksportit . 589

Në praktikën e zhvillimit ekonomik ndeshemi me modele alternative të ekonomisë së hapur

ndaj tregut,modele këto që kërkojnë përshtatje konform përvojave ndërkombëtare të vendeve

në zhvillim e sidomos të vendeve të rikrijuara si që janë Kroacia, Slovenija, Estonia etj.

Ndërtimi i ekonomisë së hapur ndaj tregut të jashtëm në Kosovë,ballafaqohet me probleme

të trashëguara zhvillimore, gjatë krijimit të strukturave të menaxhmentit të ri, aktivizimin e

kapitalit privat në ndërtimin e institucioneve të ekonomis së tregut etj.

Pra, problemet kryesore në këtë rast janë :problemi me pronësinë e pa transformuar, shkalla

e ulët e zhvillimit dhe papunësia e madhe, pamundësia e plotë e vetëfinancimit, trendi i gjatë

kohor i recesionit, vëllimi dhe shkalla e dobët e cilësisë së prodhimit, shkalla dhe struktura e

pavolitshme e eksportit, bilanci tregtar dhe i pagesave i pavolitshëm,ballafaqimi sfidues me

korrupsionin dhe kontrabandën etj

Kështu që biznesi kosovar edhe sot e kësaj dite përballet me probleme të brendshme të

natyrës financiare -mungesa e kapitalit ,pastaj mungesa e theksuar e shërbimeve të

marketingut dhe aktiviteteve të tjera promovuese, duke u mbështetur ekskluzivisht në shitjen

përsonale ,pasoj esë cilës është mospasja e shërbimit të marketingut në strukturën e tyre

organizative. 590

Përvoja dhe teoria botërore nuk njeh ndonjë vend të mbyllur dhe të zhvilluar njëkohësisht.

Kështu Kosova përmes hapjes ndaj tregut të jashtëm,përmes politikave që mbështesin fushat

që tërheqin investimet e jashtme dhe atyre sektorëve që prodhimet e tyre i kanë të orientuara

për eksport, ka shans që të niset drejt rrugës zhvillimore ekonomike të ndjekur nga “Tigrat e

vegjël aziatik”(Singapori,Koreja Jugore,Hong Kongu,Tajvani etj) 591 por me orientim të

veçantë drejt konsolidimit të ekonomisë eksportuese kosovare.

Hapja ndaj ndikimeve tekniko-teknologjike dhe shkencore, Kosovës i mundëson që t’i

identifkojë,analizojë,shfryëzoj potencialet dhe prioritetet e veta komparative si shansë e

mirë për inkuadrim në proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane,të cilat janë bërë sot

realitet i zhvillimeve botërore,problem kyq dhe synim afatgjatë i rendit të ri botëror. Për

Kosovën do të ishte me interesë të bëhet pjesë të gjitha intëgrimeve rajonale ekonomike

perveq CEFTA-as, edhe e UE,EFTA,APEC etj,por jo vetëm formalisht .

Prandaj,vlen të përmendet p.sh. marrëveshja e CEFTA-s vazhdon të mos implementohet në

tërësi, pasi që eksportet e prodhuesve të Kosovës vazhdojnë të bllokohen nga Serbia dhe

Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që ekspertët bëjnë thirrje që të fillojë dialogu me Brukselin

për zgjidhjen e kësaj çështje, ose të merren masat e reciprocitetit. 592

589

Strategjia e integruar e eksportit e UNCTAD-it,(Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe

Tregti), 2009, fq.28

590

Veli Lecaj,”Roli i promocionit në nxitjen e zhvillimit ekonomik të Kosoves”,Punimi i magjistraturës ,Prishtinë

,shtator ,2008,fq.98.

591

http://www.osce.org/publications/eea/2006/07/19786_640_sq.pdf

592

www.Kosovapress,Prishtinë, 3 gusht 2010 Koha 10:57

~ 639 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!