20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Manifestimi i tillë do të ishte reklamë shumë e mirë për produktet vendore si dhe një

promovim i tyre.

Në të vërtetë çka do të thotë prodhimi për një vend (shtet)? Do të thotë punësim i një numri

të konsiderueshëm të të papunëve, shtimi i aftësisë blerëse të popullatës për atë numër të të

punësuarish, shtim i numrit të njerëzve të cilët do të paguajnë tatim për buxhetin e Kosovës

(tatim në pagë), pakësim i presioneve të mundshme sociale, rritje e buxhetit, përmirësim i

bilancit tregtar, shtim i konsumit etj. Pra prodhimtaria është domosdoshmëri ekzistenciale e

njeriut, prandaj edhe e shoqërisë si tërësi. Çdo e mirë materiale që njeriu e përdor, për

mirëqenien e tij është rezultat i prodhimit, kudo që ai ndodhet. Ajo është diç e natyrshme.

Çdo gjallesë në ruzullin tokësor ka vetinë e shumimit dhe prodhimit të fryteve, madje edhe

pa kultivim të veçantë nga ana e njeriut.

Autori Ultër Llaker, në librin e tij “Evropa në kohën tonë“ pos tjerash shkruan:

“Britania e pas Luftës së Dytë Botërore duhej të eksportonte ose të vdiste”/ 581 . Këtu autori në

njëfarë mënyre paraqet rëndësinë e prodhimit dhe të eksportit për një vend, konkretisht në

këtë rast për Britaninë e asaj kohe, e cila megjithatë është konsideruar dhe vërtetë ishte djep

i revolucioneve shkencore-teknike. Kosova sot bënë të kundërtën e asaj që bëjnë apo

tentonin që ta bëjnë shtetet e zhvilluara dikur, por edhe sot, nuk ka strategji të zhvillimit të

prodhimit vendor dhe eksportit, por edhe kur hartohen nuk zbatohen me këmbngulësi të

duhur. Në të vërtetë, rendi i ri ekonomik botëror, pra integrimet dhe globalizimi nuk

nënkupton lënien anash të prodhimit vendor e as të eksportit, apo të shndërrimit të Kosovës

në treg të vendeve tjera. Që nga viti 1999, mund të thuhet se subjektet përgjegjëse për

zhvillimin ekonomik kanë pranuar rolin inferior të ekonomisë kosovare në këtë proces.

Është iluzore të mendohet për pavarësi të plotë pa zhvillim ekonomik, prodhim, shërbime

prodhuese, eksport etj. As personi fizik nuk është i pavarur nëse nuk krijon diç, apo nuk e ka

pavarësinë ekonomike e lëre më shteti. Popullata e Kosovës është dëshmuar se ka kulturë të

punës, ka aftësi ndërmarrëse, por mbetet që këtyre virtyteve t’u jepet rasti për zhvillim dhe

përparim të mëtutjeshëm. Kosova duhet të bëhet subjekt në ndarjen ndërkombëtare të punës.

Norma kaq e lartë e papunësisë, nënkupton mosaktivizim të faktorit më të rendësishëm

zhvillimor, pra resurseve humane, me dijen dhe përvojën e tyre. Kjo drejt për se drejti

reflektohet në humbjen e investimeve që Kosova bën në arsimim dhe aftësim të faktorit njeri.

Pse ? Mosangazhimi i të diplomuarëve për një kohë të gjatë bën që ata të largohen në vende

tjera, sidomos kuadrot deficitare e më të kërkuar siç janë ata të fushave të informatikës,

mjekësisë, inxhinierisë etj. gjë qe i bie se Kosova ka investuar në arsimin e tyre dhe vendet

tjera i marrin. E njëjta gjë ndodh edhe me ata që pas diplomimit për shumë vite nuk gjejnë

punë, me qenë se ata doemos, në një mënyre do e harrojnë profesionin. Për këta të fundit

duhet investuar pësëri në riarsimim apo riaftësim, para se eventualisht të aktivizohen në

profesionet e tyre.

Çka duhet të ndërmarrin autoritetet përgjegjëse për zhvillim më të hovshëm ekonomik

të Kosovës?

Identifikimi i shkaqeve që sollën deri te parametrat e pavolitshëm ekonomik

581 / Uolltër Lakër, Evropa në kohën tone, Tiranë 1996, f. 44

~ 631 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!