20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Së dyti: Kanë stimuluar dhe kanë “prodhuar” shtresa parazite apo stërshitës (kontrabandë).

Kjo kishte krijuar rrethana që malli nga prodhuesit (e jashtëm) e deri tek blerësit e fundit të

kalojë nëpër disa duar, me ç’rast shtesat tregtare apo marzhën siç thuhet, të gjithë këtyre

ndërmjetësuesve ua paguajnë blerësit e fundit (konsumatorët). Kështu, mallrat e konsumit

me një kualitet mesatar, e në shumë raste dhe të dobët, ishin më të shtrenjtë se në shumë

vende përendimore. Në të vërtetë, me qenë se qytetari i Kosovës realisht merr pagë disa herë

më të ulët se të punësuarit në ato vende, çmimet e mallrave të cekura, për të, ishin shumëfish

më të larta.

Së treti: Rritja në vazhdimësi e numrit absolut të të papunëve si dhe norma e papunësisë, dhe

jo vetëm kaq, por dhe rritja e varfërisë në përmasa shqetësuese. Pos kësaj edhe struktura e të

punësuarëve edhe sot e kësaj dite është tejet e pavolitshme, me qenë se, siç dihet pjesa

dërmuese e tyre janë punëtorë në sferën joprodhuese të cilët mbahen nga buxheti..

Së katërti: Struktura e të hyrave buxhetore ka qenë e pavolitshme, pasi që siç dihet

pjesëmarrje më të madhe në formimin e buxhetit të konsoliduar të Kosovës kanë doganat,

gjegjësisht tatimet në kufij, e jo tatimet e brendshme, gjë që nuk është praktikë me vendet e

zhvilluara. Pos kësaj, baza tatimore ka qenë e ngushtë, pos tjerash edhe për faktin se numri i

të papunëve ka qenë i madh, ndësa një sasi e konsiderushme e buxhetit është shpenzuar për

skema sociale.

Gjendjes së tanishme të ekonomisë së Kosovës i kanë kontribuar dhe shumë faktorë dhe

rrethana tjera, si: privatizimi gati i dështuar (pak ndërmarrje të privatizauara sot kryejnë

funkcionin e tyre me kapacitet optimal dhe në kushte të biznesit bashkëkohor), investimet

direkte të pamjaftueshme etj.

Ku qëndron përparësia e veprimtarisë prodhuese?

Në bazë të literaturës ekonomike por dhe njohurive praktike është e ditur se vlera e re

krijohet kryesisht në prodhim dhe në shërbime prodhuese ( në prodhimin e produkteve të

ndryshme dhe atë me shkallë sa më të lartë të finalizimit si dhe në shërbime prodhuese etj.),

ndërkaq në tregti realizohet ajo vlerë e re e krijuar/ 578 .Në literaturën ekonomike, por edhe në

vjetarë të ndryshëm statistikorë, në të cilët në njërën apo formën tjetër analizohet zhvillimi

ekonomik/ 579 i një vendi, doemos hasen nocionet: prodhim industrial, prodhim bujqësor,

strukturë e prodhimit, shërbime prodhuese, shtimi i eksportit, investime direkte etj. Pra,

është gjë e rëndomtë që kur flitet për zhvillim ekonomik, para se gjithash mendohet në

prodhim/ 580 . Këtu te ne në Kosovë, aktualisht, jo vetëm që nuk ishte bërë asgjë në stimulimin

e prodhimit, por rrallëherë zihen në gojë fjalët prodhim dhe eksport në çfarëdo konteksti.

Ndërmarrja e veprimeve të para konkrete në subvencionimin e prodhimit primar bujqësor e

blegtoral, nga ana e Qeverisë së Kosovës është një ogur i mirë për farmerët dhe për

ardhmërinë e sferës së prodhimit kosovar. Kohë të gjatë ishte bërë dominante ideja se ne do

jemi shoqëri e shërbimeve, se do përparojmë nga ndihmat, se të gjithë duhet të merren me

tregti dhe se vetëm aty është profiti etj. Manifestimet e ndryshme të organizuara në formë të

panaireve, të quajtur si java e biznesit kosovar, apo të ngjashme, ndoshta më mirë do të ishte

që të organizohen dhe të quhen, java e prodhimeve kosovare, ku do të ftoheshin kryesisht

prodhuesit vendorë, pa pretenduar që të mohohet roli i tregtisë si degë ekonomike.

578 / R.J. Teoria e tregut dhe e çmimit; Pr. 1996, fq. 306

579 / Zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike kanë shpejgime që dallojnë njera nga tjetra.

580 / Economia 1-2, 2003, faqe 97

~ 630 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!