Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Mr. Sc. Sherif DOBRA: PRODHIMI DHE EKSPORTI IMPERATIV PËR EKONOMINË E KOSOVËS Në prodhim krijohet vlerë e re; Pa pavarësi ekonomike nuk mund të ketë as pavarësi politike të Kosovës; Zhvillimi ekonomik i Kosovës në periudhën e pasluftës, gjegjësisht pas vitit 1999, mund të thuhet se është realizuar në masë shumë më të vogël se sa që ka qenë e dëshirueshme, e pritur e ndoshta edhe e mundur. Janë të kuptueshme rrethanat dhe trashëgimia e pavolitshme, mirëpo nuk mund të kuptohen se si për një kohë të gjatë kemi papunësi rekorede, varfëri në rritje, deficit tregtar enorm etj. Veprimet e pamjaftueshme dhe joadekuate, apo, më mirë të themi, mosveprimet e institucioneve të caktuara që kanë qenë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës, që nga vendosja e UNMIK-ut me të drejta të rezervuara në fushat më të rendësishme, e deri tek bartja e kompetencave tek Qeveria e Kosovës, kanë bërë që ekonmia e Kosovës, as për së afërmi të mos gjasojë në një ekonomi të organizuar. Analizuar „ex post“ mund të thuhet se nuk kishte pasur vendosmëri të duhur dhe vizion të qartë se ku do të jetë vendi i ekonomisë së Kosovës në ndarjen ndërkombtare të punës në kontekst të tranzicionit, integrimeve dhe globalizimit. Përderisa Kosova është shtet, ajo pa tjetër duhet faktorizohet edhe si ekonomi, duke u përcaktuar për modalitet zhvillimor, në harmoni me potencialet e saja dhe përparësitë krahasuese. Pra, mosmarrjen e masave adekuate për nxitjen e veprimtarisë prodhuese dhe të eksportit ka bërë që këto kategori jetike për çdo vend të mbesin në margjina. UNMIK-u më tepër ishte kujdesur nga viti në vit që ta sigurojë një buxhet në shuma modeste për nevoja të shpenzimeve publike, se sa që me largpamësi t’i vërë bazën një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Ekonomia e Kosovës po kalon një periudhë të gjatë tranzicioni, ku ende nuk ka konturat e një ekonomie të tregut, përkundrazi, ku baza e gjenerimit të të hyrave është e ngushtë, sikundër që është i ngushtë edhe tregu. Kur këtyre u shtohet fakti se ekonomia informale dhe korupcioni janë të pranishme në mënyrë permanente, atëherë gjendja mund të kuptohet. Problemet më të theksuara me të cilat Kosova vazhdon të ballafaqohet për më shumë se një dekadë, janë: norma tejet e lartë e papunësisë, me mbi 40 %, deficiti i lartë tregtar, rrjedhimisht varfëria e theksuar në një përqindje të madhe të popullatës, privatizimi i ndëmarrjeve shoqërore pa rezultate të dukshme, infrastruktura ekonomike ende jofunkcionale, mungesa e investimeve direkte etj. Ekonomia e Kosovës ka pasur dhe vazhdon të ketë varshmëri të madhe nga remitencat si dhe nga donacionet, kur është fjala për ndihmë finaciare dhe teknike. Ka shumë arsye dhe motive që të nxitet, ndihmohet dhe të promovohet prodhimi në mënyrë që të sjellë në treg produkte standarde. Kjo do të mundësonte zëvendësimin e produkteve të ~ 625 ~

KUMTESA importit me ato vendore, si hapi i parë dhe hapi tjetër do të ishte përpjekja për të nxjerrë produktet kosovare edhe në tregjet e jashtme. Por, këtyre doemos duhet t’i paraprijë strategjia e shtimit të eksportit. Sidoqoftë, prodhuesit kosovarë duhet ta kenë të qartë se tregu i jashtëm mund të arrihet vetëm me cilësi dhe standarde të pranueshme ndëkombëtarisht. Shtimi i aftësisë konkurruese si dhe vetë zhvillimi ekonomik e shoqëror duhet kuptuar si domosdoshmëri para antarësimit në Bashkimin Evropian. Bazuar në traditë, në Republikën e Kosovë bujqësia dhe industria do të duhej të ishin sektorë me rol vendimtarë në zhvilimin ekonomik./ 569 Bujqësia është konsideruar veçanërisht si sektor i rëndësishëm në fazën iniciale të zhvillimit, gjë që në Kosovë zhvillimit të bujqësisë, pas vitit 1999, nuk i është dhënë përkrahje. Ishte dashur të kalojnë më shumë se 10 vjet që një qeveri e Kosovës ( aktuale ) t’i jep mbështejet konkrete prodhimit primar bujqësor dhe blegtoral ( përmes subvencionimit). Anketat e bëra me qytetarë të Republikes së Kosovës, në fund të vitit 2011, kanë treguar se preokupimi kryesor i tyre aktualisht është papunësia dhe varfëria, atribute tipike të një vendi me ngecje në zhvillim ekonomik./ 570 Si ekspertët ndërkombëtarë edhe ata vendorë, kishin theksuar se nxitja e prodhimit vendor si dhe eksportit është domosdoshmëri dhe shans për intensifikimin e zhvillimit të përgjithshëm. Që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova kishte qenë treg i saj i sigurt dhe profitabil, e cila këtu i shiste prodhimet e veta me kualitet të dyshimtë dhe me çmime monopoliste, e me inercion të njëjtë kjo gjendje vazhdon deri sot. Pra, edhe sot po ngjet e njëjta gjë, me ndryshim se tani nuk jemi vetëm treg i saj, por edhe i shumë shteteve tjera. Është e kuptueshme që t’i pranojmë parimet e ekonomisë së tregut dhe të jemi për bashkëpunim me vendet e rajonit e të botës, por nuk është e kuptueshme që në Kosovë vetëm të sillen mallëra nga jashtë dhe ne të mos eksportojmë, apo kjo të jetë në sasi të papërfillshme. Për të qenë dhe më keq, ne nuk mbulojmë as nevojat tona me produkte vendore. Bilanci tregëtar tejet i pavolitshëm, siç është rasti me Kosovën, me vite e dekada është indikator i një sistemi ekonomik jofunksional, jokonkurrent dhe të paorganizuar. Në qoftë se koeficienti i mbulimit të importit me eksport, gjatë këtyre viteve, sillej nga 1,54 për të rritur memzi në 14,2 % siç është rasti me Kosovën/ 571 , kjo tregon mjaft dhe është alarm për krijuesit e politikës ekonomike. Kur kësaj i shtojmë faktin, se në vëllimin e përgjithshëm të importit, 40% e përbëjnë prodhimet bujqësore, është e qartë pse kemi normë kaq të madhe të papunësisë. Por le t’i paraqesim disa të dhëna në shuma absolute dhe relative të bilancit tregtar të Kosovës nga viti në vit. Tabela 1. Ecuria e importit dhe eksportit të mallrave në Kosovë, 2001-2011 (në 000,000 €) Vitet Eksporti Importi Bilanci tregtar Koefi. i mbuli. të importit me eksport 2001 10.6 684.5 - 673.9 1,54 2002 27.6 854.8 - 827.2 3,23 2003 35.6 973.2 - 937.5 3,66 569 / The agropocessing industry and economic development; 570 / UNDP, Economic development 571 / Folow of goods on external trade, të dhëna nga web-faqja e Entit të Statistikave të Kosovës-2005 ~ 626 ~

KUMTESA

importit me ato vendore, si hapi i parë dhe hapi tjetër do të ishte përpjekja për të nxjerrë

produktet kosovare edhe në tregjet e jashtme. Por, këtyre doemos duhet t’i paraprijë

strategjia e shtimit të eksportit. Sidoqoftë, prodhuesit kosovarë duhet ta kenë të qartë se tregu

i jashtëm mund të arrihet vetëm me cilësi dhe standarde të pranueshme ndëkombëtarisht.

Shtimi i aftësisë konkurruese si dhe vetë zhvillimi ekonomik e shoqëror duhet kuptuar si

domosdoshmëri para antarësimit në Bashkimin Evropian. Bazuar në traditë, në Republikën e

Kosovë bujqësia dhe industria do të duhej të ishin sektorë me rol vendimtarë në zhvilimin

ekonomik./ 569 Bujqësia është konsideruar veçanërisht si sektor i rëndësishëm në fazën

iniciale të zhvillimit, gjë që në Kosovë zhvillimit të bujqësisë, pas vitit 1999, nuk i është

dhënë përkrahje. Ishte dashur të kalojnë më shumë se 10 vjet që një qeveri e Kosovës (

aktuale ) t’i jep mbështejet konkrete prodhimit primar bujqësor dhe blegtoral ( përmes

subvencionimit).

Anketat e bëra me qytetarë të Republikes së Kosovës, në fund të vitit 2011, kanë treguar se

preokupimi kryesor i tyre aktualisht është papunësia dhe varfëria, atribute tipike të një vendi

me ngecje në zhvillim ekonomik./ 570

Si ekspertët ndërkombëtarë edhe ata vendorë, kishin theksuar se nxitja e prodhimit vendor si

dhe eksportit është domosdoshmëri dhe shans për intensifikimin e zhvillimit të përgjithshëm.

Që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova kishte qenë treg i saj i

sigurt dhe profitabil, e cila këtu i shiste prodhimet e veta me kualitet të dyshimtë dhe me

çmime monopoliste, e me inercion të njëjtë kjo gjendje vazhdon deri sot. Pra, edhe sot po

ngjet e njëjta gjë, me ndryshim se tani nuk jemi vetëm treg i saj, por edhe i shumë shteteve

tjera. Është e kuptueshme që t’i pranojmë parimet e ekonomisë së tregut dhe të jemi për

bashkëpunim me vendet e rajonit e të botës, por nuk është e kuptueshme që në Kosovë vetëm

të sillen mallëra nga jashtë dhe ne të mos eksportojmë, apo kjo të jetë në sasi të

papërfillshme. Për të qenë dhe më keq, ne nuk mbulojmë as nevojat tona me produkte

vendore. Bilanci tregëtar tejet i pavolitshëm, siç është rasti me Kosovën, me vite e dekada

është indikator i një sistemi ekonomik jofunksional, jokonkurrent dhe të paorganizuar. Në

qoftë se koeficienti i mbulimit të importit me eksport, gjatë këtyre viteve, sillej nga 1,54 për

të rritur memzi në 14,2 % siç është rasti me Kosovën/ 571 , kjo tregon mjaft dhe është alarm

për krijuesit e politikës ekonomike. Kur kësaj i shtojmë faktin, se në vëllimin e përgjithshëm

të importit, 40% e përbëjnë prodhimet bujqësore, është e qartë pse kemi normë kaq të

madhe të papunësisë. Por le t’i paraqesim disa të dhëna në shuma absolute dhe relative të

bilancit tregtar të Kosovës nga viti në vit.

Tabela 1. Ecuria e importit dhe eksportit të mallrave në Kosovë, 2001-2011

(në 000,000 €)

Vitet Eksporti Importi Bilanci tregtar Koefi. i mbuli.

të importit me

eksport

2001 10.6 684.5 - 673.9 1,54

2002 27.6 854.8 - 827.2 3,23

2003 35.6 973.2 - 937.5 3,66

569 / The agropocessing industry and economic development;

570 / UNDP, Economic development

571 / Folow of goods on external trade, të dhëna nga web-faqja e Entit të Statistikave të Kosovës-2005

~ 626 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!