20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc Bislim LEKIQI 1 : MOTIVIMI I BURIMEVE NJERËZORE NË PUNË NË

KUSHTET E EKONOMISË KOSOVARE

1 Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit – UBT

Hyrje

Tentimi për gjetjen e përgjigjes në pyetje se pse të punësuarit tregojnë sjellje dhe rezultate të

ndryshme në punë, i shpie menaxherët në rrugën e kërkimit se çka i motivon të punësuarit që

ata i menaxhojnë. Secili menaxher ka për synim të zotëroi situatën me të punësuarit nën

mbikëqyrje, por motivimi për punë është një nga fushat më misterioze në fushën e

menaxhimit sepse në motivimin në punë, përpos aftësive të menaxherit dhe kushteve të

punës, ndikojnë edhe faktor të tjerë, të cilët e bëjnë situatën edhe më të ndërlikuar. Se sa

është e komplikuar çështja e motivimit për punë, dëshmon fakti se asnjëra nga teoritë e

motivimit nuk arrin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të definoi çështjen e motivimit

për punës. Për këtë arsye, menaxherët, në harmoni me synimet dhe mundësitë e ndërmarrjes,

aftësitë e tyre menaxhuese, rrethanave të ndikuara nga mjedisi, e sidomos në bazë të

karakteristikave të individuale të të punësuarve aplikojnë forma të ndryshme të motivimit të

burimeve njerëzore, me synim motivimin e tyre sa më të lartë.

Bazuar në kushtet e ekonomisë Kosovare, hulumtimi kërkon përgjigje në dy lloj pyetjesh:

ato të cilat përfshijnë faktorët që ndikojnë direkt dhe indirekt në motivimin e punëtorëve në

punë me nivel ndikimi dhe grupi i dytë i pyetjeve që kanë të bëjnë me informata shtesë

personale për të anketuarin. Ky kombinim na jep informata të shumta për hulumtimin e

nivelit të motivimit në punë bazuar në moshë, gjini, arsimim, përvojë punë etj.

Objektivi kryesor: Analiza e gjendjes aktuale e motivimit në punë e të punësuarve në

ndërmarrjet përpunuese.

Metodat

Për përgatitjen e këtij materiali u studiua literature në fushën e menaxhimit të burimeve

njerëzore me theks të posaçëm në motivim (posaçërisht ajo në gjuhën gjermane), u

shfrytëzuan studime të mëparshme në këtë fushë si dhe është kryer një hulumtim në janar

2012, duke përfshirë ndërmarrjet përpunuese të cilat kanë 4 e më shumë të punësuar në

Komunën e Ferizajt - Kosovë.

Përzgjedhja e mostrës

Duke u fokusuar në objektivat e studimit, është menduar që mosterizimi për të punëtorit, të

përdoret zgjedhja empirike paraprake që ka të bëjë me zgjedhjen e individëve para se të

pyeten. Kështu individët janë konsideruar njëlloj përfaqësues te popullimit. Kjo mënyrë u

përzgjodh për faktin se anketimi është bërë nga vetë studiuesi. Kështu mënjanohet mangësia

e kësaj mënyre dhe konkretisht fakti që anketuesit janë të gabueshëm.

~ 619 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!