Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 dhe menaxhimit të mjedisit natyror, si dhe përmes përkrahjes së zhvillimit shoqërorekonomik të bashkësisë. Ndonëse qasja e ndërtimit të kësaj strategjie, theksohet të jetë ndërtuar sipas modelit nga “poshtë-lartë”, mund të vihet në pikëpyetje nëse produkti final i kësaj strategjie është në të vërtetë përfaqësim i orientimit të qytetarëve, kur kemi parasysh se kjo strategji nuk është ndërtuar si rezultat i një diskutimi të gjerë publik dhe social mbi prioritetet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Esenca e ndërtimit dhe përpilimit të strategjive sipas teorisë ekonomike, qëndron në të kuptuarit dhe bashkë-vepruarit me konkurrencën 564 , prandaj hartimi i çdo strategjie duhet të ketë për bazë vlerësimin real të t’gjitha resurseve në dispozicion dhe krijimit të një ambienti të përshtatshëm për një zhvillim të qëndrueshëm rrethanat e ekonomisë së lirë të tregut. Sipas të dhënave të prezantuara në Strategji, ekonomia lokale bazohet në bujqësinë familjare, ndërsa sektori privat bazohet kryesisht në bizneset e vogla, përderisa sektori privat industrial është e bazuar kryesisht në fabrikën e tullave dhe atë të miellit. Shëndetësia ka kapacitete të kufizuara, sidomos për qendrat periferike. Arsimi është i organizuar në tre nivelet, atë parashkollor, fillor dhe atë të mesëm, ndërsa së fundmi kësaj komune i është shtuar edhe Qendra e Kompetencës që bazohet në një kurrikulë profesionale. Është me rëndësi të theksohet se sipas përshkrimit të kësaj strategjie, toka është e cilësisë më pak se mesatare dhe e ekspozuar ndaj erozionit dhe me pamundësi të përmirësimit për shkak të mungesës së ujitjes së qëndrueshme. Prodhimi bujqësor bazohet kryesisht në drithëra (78 % e tokës së kultivuar) dhe foragjere (18 % e tokës së kultivuar), gjë që tregon se ka mungesë të ujitjes. Madhësia e fermave është shumë e vogël, ku në një territor prej 18 000 Ha, shtrihen 7,700 sosh apo mesatarisht 2.3 ha. për fermë, që është shumë pak për një zhvillim profitabil ekonomik. Vetëm 10% e tokës së punueshme bën pjesë në kategorinë e parë (I), ndërsa pjesa tjetër në kategorinë III – IV, ndërsa nga të gjitha fermat, 99.6% janë mikroferma kurse vetëm 0.4% janë ferma të specializuara. Po kështu vlen të theksohet se në analizën SWOT potenciali njerëzor është konsideruar si përparësia më e rëndësishme që ka komuna, ndërsa dobësia më e madhe është qasja e kufizuar në arsimin cilësor. Megjithatë, në rangimin e temave, në një shkallë të vlerësimit prej 1-30 pikësh, prioritet kryesor i është dhënë bujqësisë me 27 pikë gjithsej, pastaj infrastrukturës rurale me 19 pikë, ndërsa menaxhimi i resurseve humane në kuadër të së cilit futet edhe arsimimi cilësor dhe ngritja profesionale është vlerësuar me 4 pikë 565 . Kjo mund të duket kontradiktore për arsye se përderisa thuhet se kualiteti i tokës dhe mungesa e hapësirës për shtrirjen e prodhimtarisë së produkteve bujqësore është mjaft e shprehur, në të njëjtën kohë, bujqësia dhe infrastruktura rurale mbeten dy prioritetet kryesore mbi të cilat është i përqendruar zhvillimi ekonomik lokal, dhe duke e minuar kështu përkushtimin ndaj ngritjes së arsimit dhe fushave të tjera ekonomike si mundësi konkrete për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Për më tepër, statistikat e Zyrës për Punësim në komunën e Skenderajt na japin shifra sipas të cilave thuhet se nga 21,562 qytetarë që janë të regjistruar të papunë dhe që janë në kërkim të punës, 12,247 janë të pakualifikuar apo 56.8% 566 . Disa të dhëna dhe interpretimi analitik i tyre 564 Porter, E. Michael “Five forces that shape strategy”, Harvard Business Review, January 2008, fq. 79. 565 SZHL, fq 29; 566 Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Skenderajt, 2005-2010, UNDP, Fq 28 ~ 617 ~

KUMTESA Duke njohur faktin se zhvillimi i ekonomisë lokale është i lidhur me krijimin, mbajtjen dhe tërheqjen e bizneseve, kurse ato kontribuojnë 567 në të hyrave për familje si dhe në rritjen e konsumit; fuqizojnë rolin dhe ndikimin e furnizuesve dhe kontraktuesve të vegjël; nxisin dhe mundësojnë përfshirjen e komunitetit në negocimin me akterët lokal; dhe përmirësojnë mirëmbajtjen si dhe kanë një kujdes më miqësor në raport me ambientin. Në pyetjen e shtruar mbi identifikimin e modelit të preferuar, më të përshtatshëm dhe më të sigurt të organizimit të ekonomisë lokale, një shkallë prej 49.9 %, kanë preferuar organizimin e ekonomive bazuar në modelin e ndërhyrjes publike dhe rregullimit shtetëror, pasuar nga sektori privat 26.6% dhe partneriteti publiko-privat 24.1%. Në kushtet e një ekonomie të lirë të tregut, një përgjigjeje kaq e fuqishme pro ndërhyrjes publike në ekonominë lokale nuk mund të kalojë pa u vërejtur. Si rrjedhojë, në kontekstin e hartuesve të politikave lokale mund të ngritët një pyetje se “si mund të shpjegohet kjo kërkesë e lartë e qytetarëve për rregullimin e ekonomisë?” Natyrisht se përgjigjet mund të jenë reflektim i kërkesës për një model ekonomik që në radhë të parë ka gjasa të zbusë papunësinë e cila mbetet shumë e lartë dhe është brenga kryesore e qytetarëve. Përvoja që ata mbajnë mend në kushte të një punëzënie të lartë i referohet një sistemi ekonomik i cili, edhe pse me efikasitet të ultë, prapëseprapë krijonte vende punë. Duke qenë kryesisht një vend agrar dhe me një ekonomi të varur nga produktet që importohen, pa një të kaluar të qëndrueshme dhe të njohur për zhvillim ekonomik dhe gjenerim të mirash, mallrash dhe shërbimesh, është e kuptueshme që pronësia apo orientimi i menaxhimit të ekonomisë lokale bashkë me elementet përcjellëse të saj në duart e sektorit privat të shoqërohet me një dozë frike. Në anën tjetër, duke ditur se jo të gjitha format e ndërhyrjes së sferës publike në ekonomi janë të dështuara 568 , dhe përderisa një pritshmëri e lartë ekziston në mesin e qytetarëve pikërisht për “dorën e shtetit”, një gatishmëri e institucioneve lokale për të “rregulluar” ekonominë e Skenderajt, nuk do të duhej t’i ngjasonte punës dhe veprimtarisë së deritanishme të komunës si një institucion administrativ. Është e nevojshme që modeli i sjelljes së institucioneve lokale si “administratë” të zëvendësohet me modelin e sjellës si “administrues” duke ndërmarrë politika publike aktive që nxisin dhe promovojnë zhvillimin ekonomik lokal........ (Kjo pjesë është shkëputur nga hulumtimi në vazhdim e sipër me temë “Zhvillimi Ekonomik Lokal dhe Ndikimi në Mirëqenjën Sociale-Rasti i Komunës së Skenderajt”.) 567 ILO “Employment, Poverty Reduction and Local Development” Training Center, Training on local resource based approaches held in Bangkok, 23-27 April, 2007; 568 Për më gjerësisht, lexo Aurelia George Mulgan “Japan Interventionist’s State: Bringing Agriculture Back In” (Japanese Journal of Political Science 6, Cambridge University Press 2006), Marie Anchordouy, David Arase (2003), Richard Katz (1997), Yasusuke Murakami (1982) etj. ~ 618 ~

KUMTESA

Duke njohur faktin se zhvillimi i ekonomisë lokale është i lidhur me krijimin, mbajtjen dhe

tërheqjen e bizneseve, kurse ato kontribuojnë 567 në të hyrave për familje si dhe në rritjen e

konsumit; fuqizojnë rolin dhe ndikimin e furnizuesve dhe kontraktuesve të vegjël; nxisin dhe

mundësojnë përfshirjen e komunitetit në negocimin me akterët lokal; dhe përmirësojnë

mirëmbajtjen si dhe kanë një kujdes më miqësor në raport me ambientin.

Në pyetjen e shtruar mbi identifikimin e modelit të preferuar, më të përshtatshëm dhe më të

sigurt të organizimit të ekonomisë lokale, një shkallë prej 49.9 %, kanë preferuar

organizimin e ekonomive bazuar në modelin e ndërhyrjes publike dhe rregullimit shtetëror,

pasuar nga sektori privat 26.6% dhe partneriteti publiko-privat 24.1%. Në kushtet e një

ekonomie të lirë të tregut, një përgjigjeje kaq e fuqishme pro ndërhyrjes publike në

ekonominë lokale nuk mund të kalojë pa u vërejtur. Si rrjedhojë, në kontekstin e hartuesve të

politikave lokale mund të ngritët një pyetje se “si mund të shpjegohet kjo kërkesë e lartë e

qytetarëve për rregullimin e ekonomisë?” Natyrisht se përgjigjet mund të jenë reflektim i

kërkesës për një model ekonomik që në radhë të parë ka gjasa të zbusë papunësinë e cila

mbetet shumë e lartë dhe është brenga kryesore e qytetarëve. Përvoja që ata mbajnë mend në

kushte të një punëzënie të lartë i referohet një sistemi ekonomik i cili, edhe pse me efikasitet

të ultë, prapëseprapë krijonte vende punë. Duke qenë kryesisht një vend agrar dhe me një

ekonomi të varur nga produktet që importohen, pa një të kaluar të qëndrueshme dhe të

njohur për zhvillim ekonomik dhe gjenerim të mirash, mallrash dhe shërbimesh, është e

kuptueshme që pronësia apo orientimi i menaxhimit të ekonomisë lokale bashkë me

elementet përcjellëse të saj në duart e sektorit privat të shoqërohet me një dozë frike. Në

anën tjetër, duke ditur se jo të gjitha format e ndërhyrjes së sferës publike në ekonomi janë të

dështuara 568 , dhe përderisa një pritshmëri e lartë ekziston në mesin e qytetarëve pikërisht për

“dorën e shtetit”, një gatishmëri e institucioneve lokale për të “rregulluar” ekonominë e

Skenderajt, nuk do të duhej t’i ngjasonte punës dhe veprimtarisë së deritanishme të komunës

si një institucion administrativ. Është e nevojshme që modeli i sjelljes së institucioneve

lokale si “administratë” të zëvendësohet me modelin e sjellës si “administrues” duke

ndërmarrë politika publike aktive që nxisin dhe promovojnë zhvillimin ekonomik lokal........

(Kjo pjesë është shkëputur nga hulumtimi në vazhdim e sipër me temë “Zhvillimi Ekonomik

Lokal dhe Ndikimi në Mirëqenjën Sociale-Rasti i Komunës së Skenderajt”.)

567 ILO “Employment, Poverty Reduction and Local Development” Training Center, Training on local

resource based approaches held in Bangkok, 23-27 April, 2007;

568 Për më gjerësisht, lexo Aurelia George Mulgan “Japan Interventionist’s State: Bringing Agriculture Back

In” (Japanese Journal of Political Science 6, Cambridge University Press 2006), Marie Anchordouy, David

Arase (2003), Richard Katz (1997), Yasusuke Murakami (1982) etj.

~ 618 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!