20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

dhe menaxhimit të mjedisit natyror, si dhe përmes përkrahjes së zhvillimit shoqërorekonomik

të bashkësisë.

Ndonëse qasja e ndërtimit të kësaj strategjie, theksohet të jetë ndërtuar sipas modelit nga

“poshtë-lartë”, mund të vihet në pikëpyetje nëse produkti final i kësaj strategjie është në të

vërtetë përfaqësim i orientimit të qytetarëve, kur kemi parasysh se kjo strategji nuk është

ndërtuar si rezultat i një diskutimi të gjerë publik dhe social mbi prioritetet për një zhvillim

të qëndrueshëm ekonomik. Esenca e ndërtimit dhe përpilimit të strategjive sipas teorisë

ekonomike, qëndron në të kuptuarit dhe bashkë-vepruarit me konkurrencën 564 , prandaj

hartimi i çdo strategjie duhet të ketë për bazë vlerësimin real të t’gjitha resurseve në

dispozicion dhe krijimit të një ambienti të përshtatshëm për një zhvillim të qëndrueshëm

rrethanat e ekonomisë së lirë të tregut.

Sipas të dhënave të prezantuara në Strategji, ekonomia lokale bazohet në bujqësinë familjare,

ndërsa sektori privat bazohet kryesisht në bizneset e vogla, përderisa sektori privat industrial

është e bazuar kryesisht në fabrikën e tullave dhe atë të miellit. Shëndetësia ka kapacitete të

kufizuara, sidomos për qendrat periferike. Arsimi është i organizuar në tre nivelet, atë

parashkollor, fillor dhe atë të mesëm, ndërsa së fundmi kësaj komune i është shtuar edhe

Qendra e Kompetencës që bazohet në një kurrikulë profesionale. Është me rëndësi të

theksohet se sipas përshkrimit të kësaj strategjie, toka është e cilësisë më pak se mesatare

dhe e ekspozuar ndaj erozionit dhe me pamundësi të përmirësimit për shkak të mungesës së

ujitjes së qëndrueshme. Prodhimi bujqësor bazohet kryesisht në drithëra (78 % e tokës së

kultivuar) dhe foragjere (18 % e tokës së kultivuar), gjë që tregon se ka mungesë të ujitjes.

Madhësia e fermave është shumë e vogël, ku në një territor prej 18 000 Ha, shtrihen 7,700

sosh apo mesatarisht 2.3 ha. për fermë, që është shumë pak për një zhvillim profitabil

ekonomik. Vetëm 10% e tokës së punueshme bën pjesë në kategorinë e parë (I), ndërsa pjesa

tjetër në kategorinë III – IV, ndërsa nga të gjitha fermat, 99.6% janë mikroferma kurse vetëm

0.4% janë ferma të specializuara.

Po kështu vlen të theksohet se në analizën SWOT potenciali njerëzor është konsideruar si

përparësia më e rëndësishme që ka komuna, ndërsa dobësia më e madhe është qasja e

kufizuar në arsimin cilësor. Megjithatë, në rangimin e temave, në një shkallë të vlerësimit

prej 1-30 pikësh, prioritet kryesor i është dhënë bujqësisë me 27 pikë gjithsej, pastaj

infrastrukturës rurale me 19 pikë, ndërsa menaxhimi i resurseve humane në kuadër të së cilit

futet edhe arsimimi cilësor dhe ngritja profesionale është vlerësuar me 4 pikë 565 . Kjo mund të

duket kontradiktore për arsye se përderisa thuhet se kualiteti i tokës dhe mungesa e hapësirës

për shtrirjen e prodhimtarisë së produkteve bujqësore është mjaft e shprehur, në të njëjtën

kohë, bujqësia dhe infrastruktura rurale mbeten dy prioritetet kryesore mbi të cilat është i

përqendruar zhvillimi ekonomik lokal, dhe duke e minuar kështu përkushtimin ndaj ngritjes

së arsimit dhe fushave të tjera ekonomike si mundësi konkrete për zhvillim ekonomik të

qëndrueshëm dhe afatgjatë. Për më tepër, statistikat e Zyrës për Punësim në komunën e

Skenderajt na japin shifra sipas të cilave thuhet se nga 21,562 qytetarë që janë të regjistruar

të papunë dhe që janë në kërkim të punës, 12,247 janë të pakualifikuar apo 56.8% 566 .

Disa të dhëna dhe interpretimi analitik i tyre

564

Porter, E. Michael “Five forces that shape strategy”, Harvard Business Review, January 2008, fq. 79.

565

SZHL, fq 29;

566

Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Skenderajt, 2005-2010, UNDP, Fq 28

~ 617 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!