Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 përmes këtij procesi krijohen kushte për një adresim më të afërt të kërkesave, ofertave dhe tregut në të cilin këto të dyja përmbushin nevojat e njëra-tjetrës. Si rrjedhojë, planifikimi i zhvillimi ekonomik lokal ka mbetur paksa i hijezuar nga perceptimi i decentralizimit politik dhe nuk është futur në agjendë të temave me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Republikës së Kosovës. Kjo ka pasur për pasojë investimet joracionale (pa analiza të kërkesave dhe mundësive të komuniteteve përkatëse) dhe pa një fokus të qartë të lidhur me perspektivë afatgjatë dhe të qëndrueshme. Po kështu duhet pranuar se modeli i procesit të privatizimit nuk është shkëputur nga “dilema e privatizimit pa kriter” kurse procesi i organizimit dhe menaxhimit nuk ka arritur që të shkëputet nga “modeli socialist” në veçanti lidhur me zhvillimin e iniciativës, inovacioneve, familiarizmit, burokracisë, etj. Qarkullimi i idesë se rritja ekonomike e qëndrueshme do të mund të mbështetët në shfrytëzimin e përparësive krahasuese, siç qarkullojnë disa propozime të ekonomistëve dhe të një pjese të opinionit publik, e që ka të bëjë me atë që Kosova të jetë eksportues i madh i energjisë për rajon, shpesh është bërë pa një analizë kost-benefit, si në kuptim të punësimit, të ardhurave, rritjes ekonomike apo edhe të mirëqenies shoqërore. Si rezultat i tranzicionit politik, ekonomik e social, shteti nuk ka arritur që të definoj qartë rolin e vet në ekonomi, qoftë si rregullator, qoftë si planifikues i politikave apo edhe si nxitës i zhvillimit. Politikat e zhvillimit ekonomik janë vështruar kryesisht përmes politikave afatmesme buxhetore pa një strategji zhvillimore ku do të ishin të përcaktuar sektorët strategjik dhe objektivat përkatëse strukturore dhe zhvillimore. Po kështu komuniteti lokal (komunat si entitete shtetërore) nuk kanë arritur që të adresojnë kërkesat e tyre zhvillimore duke u mbështetur në resurset e tyre reale. Duke aprovuar apriori parimet e ekonomisë së lirë të tregut, zhvillimi lokal është mbështetur kryesisht në iniciativën private, e cila duke marrë parasysh të kaluarën, nuk ishte në gjendje që të bëjë një ndryshim rrënjësor në strukturën e trashëguar ekonomike, në punësim dhe në mirëqenie në përgjithësi. Poashtu në menyrë që të ketë një planifikim të mirëfilltë të shfrytezimit të resurseve ekzistuese në lokalitete, përmes së cilave do të gjenerohej punësimi, zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit të përgjithshëm dhe mirëqenjës sociale, institucionet lokale dhe komuniteti i biznesit nuk i kanë kushtuar rendësi të gjeturave shkencore që janë në funksion të zhvillimit lokal, praktikë kjo e suksesëshme e vendeve të zhvilluara. Dilemat e zhvillimit të ekonomisë së Skenderajt Komuna e Skenderajt është një ndër komunat më të varfra të Kosovës, me karakteristika të një urbanizmi të vonë, një strukture sociale me arsimim të ultë, dhe me një ekonomi shumë modeste. Pas luftës të viteve 1998-99, qyteti dhe fshatrat kanë pranuar asistencë të formave të ndryshme nga një numër organizatash qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare, të cilat i janë qasur kësaj komune në vazhdën e rindërtimit të vendit. Ndonëse disa tregues tradicional të zhvillimit ekonomik kanë shënuar përmirësim të dukshëm, në veçanti ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën e rrugëve dhe të telekomunikacionit, apo aspektet administrative që kanë të bëjnë me fillimin e punës së bizneseve, megjithatë procesi i ndërtimit të një baze të qëndrueshme për zhvillim ekonomik të lokalitetit dhe zhvillimit të bizneseve, sipas vlerësimit preliminar mbetet akoma i varur nga shumë faktorë të tjerë ekonomik dhe shoqëror të cilët kërkojnë trajtim të veçantë. Teoritë bashkëkohore shkencore rekomandojnë se për të bërë një planifikim të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik lokal, nuk mund të anashkalohen trendët e përgjithshme ekonomike e sociale që prekin zhvillimin lokal, ~ 615 ~

KUMTESA përfshirë këtu globalizmin, internacionalizimin e tregtisë si dhe ndryshimin e dinamikës së punë-zënies 559 . Në formulimin preliminar të qasjes së hulumtimit të zhvillimit ekonomik lokal të Skenderajt, kemi aprovuar qasjen tradicionale dhe atë bashkëkohore që ka të bëjë me kushtet ekonomike dhe shoqërore që ofron ky lokalitet për nxitjen e krijimit të bizneseve të reja, mbajtjes së bizneseve ekzistuese dhe tëreqjes së biznesve nga lokalitetet e tjera dhe më gjerë si gjenerator të prodhimit, punësimit dhe të rritjes së mirëqenies. 560 Megjithatë, realiteti ekzistues i Skenderajt dhe ndoshta i të gjitha komunave të tjera të Kosovës, është i lidhur me faktin se: 1) Komunat me marrjen e kompetencave të reja 561 pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, janë ballafaquar me mungesë të kuadrit profesional që do të mund të implementonte funksionet jo vetëm administrative legale por edhe vetë “administrimin” e zhvillimit ekonomik, brenda kuadrantit të shtrirjes 562 ; 2) Dokumentet strategjike nga të cilat do të duhej të derivonin të gjitha planet për zhvillim lokal, janë të ndërtuara kryesisht mbi planifikimin “nga zyra” dhe jo mbi një bazë të “kërkimit profesional e shkencor”; dhe 3) Strategjitë për zhvillimin ekonomik lokal, pavarësisht rëndësisë që kanë, asnjëherë nuk janë materializuar tërësisht në aspektin financiar në mënyrë që të prodhojnë efektet e pritura, si pasojë e investimeve elektorale që udhëheqësit e komunave i kanë premtuar gjatë procesit zgjedhor. Duke kuptuar natyrën komplekse të procesit si pasojë e elementëve të përmendura më lartë, dhe me qëllim të analizës së hollësishme të planifikimit dhe aktiviteteve ekonomike, kemi hulumtuar ndaras fushën ekonomike, sociale dhe atë të qytetarisë aktive, duke ndjekur njëherazi praktikën tashmë të zakonshme të kombinimit të metodave shkencore, me theks të veçantë atë empirike, korrelative, krahasuese dhe vlerësuese, si dhe me një qasje epistemologjike të kombinuar pozitiviste dhe interpretuese. Qëllimi i hulumtimit ka qenë që t’i kontribuohet disiplinës shkencore të zhvillimit ekonomik lokal përmes trajtimit të modeleve të planifikimit që zbatohen në Kosovë, përkatësisht në rastin tonë të studimit, në komunën e Skenderajt, si dhe futjes në agjendën e rëndësisë së kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore për procesin e zhvillimit ekonomik lokal. Fokusi i studimit ka qenë teorik por edhe praktik, duke e trajtuar teoritë e zhvillimit ekonomik lokal si procese ekonomike, sociale dhe publike (politike), si dhe në analizën dhe krahasimin e tyre me rastin e hulumtimit tonë. Për të krijuar një bazë logjike hulumtuese, kemi shfrytëzuar dokumentin e “Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal të Skenderaj 2005-2010” 563 , realizmi i të cilës ka pas për qëllim “krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin shoqëror, ekonomik e kulturor të bashkësisë”, përmes zhvillimit të infrastrukturës rurale dhe kushteve të mira për zhvillimin e biznesit; modernizimit të bujqësinë; përmirësimit të mundësive për punësim; përmirësimit 559 Rogerson, M. Christian “Pro Poor Interventions for Local Economic Development: The case of sectorial targeting” University of Witwatersrand, Johannesburg, 2002, fq 3; 560 Blakely, J. Edward and Nancy Green Leight “Planning Local Economic Development” SAGE, 2010, fq. 256 561 Ligji Nr.03/L-040 Mbi Vetëqeverisjen Lokale, aprovuar me 20.02.2008 562 Trajtimi i “kuadrantit të shtrirjes dhe fuqisë” është mjaft prezent në fushën dhe teorinë politike. Trajtimi i plotë të ketij aspekti mund të gjindet tek F. Fokuyama “Ndertimi i Shtetit: Qeverisja dhe rendi boteror në shek XXI” 2004; 563 Strategjia Zhvillimore Lokale (më tutje në tekst SZHL) është një dokument i përpiluar me ndihmën e Komisionit Evropian në vitin 2008. Ky document mund të gjindet në: http://www.logincee.org/file/22451/library ~ 616 ~

KUMTESA

përfshirë këtu globalizmin, internacionalizimin e tregtisë si dhe ndryshimin e dinamikës së

punë-zënies 559 .

Në formulimin preliminar të qasjes së hulumtimit të zhvillimit ekonomik lokal të Skenderajt,

kemi aprovuar qasjen tradicionale dhe atë bashkëkohore që ka të bëjë me kushtet ekonomike

dhe shoqërore që ofron ky lokalitet për nxitjen e krijimit të bizneseve të reja, mbajtjes së

bizneseve ekzistuese dhe tëreqjes së biznesve nga lokalitetet e tjera dhe më gjerë si

gjenerator të prodhimit, punësimit dhe të rritjes së mirëqenies. 560 Megjithatë, realiteti

ekzistues i Skenderajt dhe ndoshta i të gjitha komunave të tjera të Kosovës, është i lidhur me

faktin se: 1) Komunat me marrjen e kompetencave të reja 561 pas shpalljes së pavarësisë së

Republikës së Kosovës, janë ballafaquar me mungesë të kuadrit profesional që do të mund të

implementonte funksionet jo vetëm administrative legale por edhe vetë “administrimin” e

zhvillimit ekonomik, brenda kuadrantit të shtrirjes 562 ; 2) Dokumentet strategjike nga të cilat

do të duhej të derivonin të gjitha planet për zhvillim lokal, janë të ndërtuara kryesisht mbi

planifikimin “nga zyra” dhe jo mbi një bazë të “kërkimit profesional e shkencor”; dhe 3)

Strategjitë për zhvillimin ekonomik lokal, pavarësisht rëndësisë që kanë, asnjëherë nuk janë

materializuar tërësisht në aspektin financiar në mënyrë që të prodhojnë efektet e pritura, si

pasojë e investimeve elektorale që udhëheqësit e komunave i kanë premtuar gjatë procesit

zgjedhor.

Duke kuptuar natyrën komplekse të procesit si pasojë e elementëve të përmendura më lartë,

dhe me qëllim të analizës së hollësishme të planifikimit dhe aktiviteteve ekonomike, kemi

hulumtuar ndaras fushën ekonomike, sociale dhe atë të qytetarisë aktive, duke ndjekur

njëherazi praktikën tashmë të zakonshme të kombinimit të metodave shkencore, me theks të

veçantë atë empirike, korrelative, krahasuese dhe vlerësuese, si dhe me një qasje

epistemologjike të kombinuar pozitiviste dhe interpretuese. Qëllimi i hulumtimit ka qenë që

t’i kontribuohet disiplinës shkencore të zhvillimit ekonomik lokal përmes trajtimit të

modeleve të planifikimit që zbatohen në Kosovë, përkatësisht në rastin tonë të studimit, në

komunën e Skenderajt, si dhe futjes në agjendën e rëndësisë së kërkimeve dhe hulumtimeve

shkencore për procesin e zhvillimit ekonomik lokal. Fokusi i studimit ka qenë teorik por

edhe praktik, duke e trajtuar teoritë e zhvillimit ekonomik lokal si procese ekonomike,

sociale dhe publike (politike), si dhe në analizën dhe krahasimin e tyre me rastin e

hulumtimit tonë.

Për të krijuar një bazë logjike hulumtuese, kemi shfrytëzuar dokumentin e “Strategjisë për

Zhvillimin Ekonomik Lokal të Skenderaj 2005-2010” 563 , realizmi i të cilës ka pas për qëllim

“krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin shoqëror, ekonomik e kulturor të

bashkësisë”, përmes zhvillimit të infrastrukturës rurale dhe kushteve të mira për zhvillimin e

biznesit; modernizimit të bujqësinë; përmirësimit të mundësive për punësim; përmirësimit

559

Rogerson, M. Christian “Pro Poor Interventions for Local Economic Development: The case of sectorial

targeting” University of Witwatersrand, Johannesburg, 2002, fq 3;

560

Blakely, J. Edward and Nancy Green Leight “Planning Local Economic Development” SAGE, 2010, fq.

256

561

Ligji Nr.03/L-040 Mbi Vetëqeverisjen Lokale, aprovuar me 20.02.2008

562

Trajtimi i “kuadrantit të shtrirjes dhe fuqisë” është mjaft prezent në fushën dhe teorinë politike. Trajtimi i

plotë të ketij aspekti mund të gjindet tek F. Fokuyama “Ndertimi i Shtetit: Qeverisja dhe rendi boteror në

shek XXI” 2004;

563

Strategjia Zhvillimore Lokale (më tutje në tekst SZHL) është një dokument i përpiluar me ndihmën e

Komisionit Evropian në vitin 2008. Ky document mund të gjindet në: http://www.logincee.org/file/22451/library

~ 616 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!