20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

përmes këtij procesi krijohen kushte për një adresim më të afërt të kërkesave, ofertave dhe

tregut në të cilin këto të dyja përmbushin nevojat e njëra-tjetrës. Si rrjedhojë, planifikimi i

zhvillimi ekonomik lokal ka mbetur paksa i hijezuar nga perceptimi i decentralizimit politik

dhe nuk është futur në agjendë të temave me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik

të Republikës së Kosovës. Kjo ka pasur për pasojë investimet joracionale (pa analiza të

kërkesave dhe mundësive të komuniteteve përkatëse) dhe pa një fokus të qartë të lidhur me

perspektivë afatgjatë dhe të qëndrueshme. Po kështu duhet pranuar se modeli i procesit të

privatizimit nuk është shkëputur nga “dilema e privatizimit pa kriter” kurse procesi i

organizimit dhe menaxhimit nuk ka arritur që të shkëputet nga “modeli socialist” në veçanti

lidhur me zhvillimin e iniciativës, inovacioneve, familiarizmit, burokracisë, etj. Qarkullimi i

idesë se rritja ekonomike e qëndrueshme do të mund të mbështetët në shfrytëzimin e

përparësive krahasuese, siç qarkullojnë disa propozime të ekonomistëve dhe të një pjese të

opinionit publik, e që ka të bëjë me atë që Kosova të jetë eksportues i madh i energjisë për

rajon, shpesh është bërë pa një analizë kost-benefit, si në kuptim të punësimit, të ardhurave,

rritjes ekonomike apo edhe të mirëqenies shoqërore.

Si rezultat i tranzicionit politik, ekonomik e social, shteti nuk ka arritur që të definoj qartë

rolin e vet në ekonomi, qoftë si rregullator, qoftë si planifikues i politikave apo edhe si nxitës

i zhvillimit. Politikat e zhvillimit ekonomik janë vështruar kryesisht përmes politikave

afatmesme buxhetore pa një strategji zhvillimore ku do të ishin të përcaktuar sektorët

strategjik dhe objektivat përkatëse strukturore dhe zhvillimore. Po kështu komuniteti lokal

(komunat si entitete shtetërore) nuk kanë arritur që të adresojnë kërkesat e tyre zhvillimore

duke u mbështetur në resurset e tyre reale. Duke aprovuar apriori parimet e ekonomisë së lirë

të tregut, zhvillimi lokal është mbështetur kryesisht në iniciativën private, e cila duke marrë

parasysh të kaluarën, nuk ishte në gjendje që të bëjë një ndryshim rrënjësor në strukturën e

trashëguar ekonomike, në punësim dhe në mirëqenie në përgjithësi. Poashtu në menyrë që të

ketë një planifikim të mirëfilltë të shfrytezimit të resurseve ekzistuese në lokalitete, përmes

së cilave do të gjenerohej punësimi, zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit të

përgjithshëm dhe mirëqenjës sociale, institucionet lokale dhe komuniteti i biznesit nuk i kanë

kushtuar rendësi të gjeturave shkencore që janë në funksion të zhvillimit lokal, praktikë kjo e

suksesëshme e vendeve të zhvilluara.

Dilemat e zhvillimit të ekonomisë së Skenderajt

Komuna e Skenderajt është një ndër komunat më të varfra të Kosovës, me karakteristika të

një urbanizmi të vonë, një strukture sociale me arsimim të ultë, dhe me një ekonomi shumë

modeste. Pas luftës të viteve 1998-99, qyteti dhe fshatrat kanë pranuar asistencë të formave

të ndryshme nga një numër organizatash qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare, të cilat i

janë qasur kësaj komune në vazhdën e rindërtimit të vendit. Ndonëse disa tregues tradicional

të zhvillimit ekonomik kanë shënuar përmirësim të dukshëm, në veçanti ato që kanë të bëjnë

me infrastrukturën e rrugëve dhe të telekomunikacionit, apo aspektet administrative që kanë

të bëjnë me fillimin e punës së bizneseve, megjithatë procesi i ndërtimit të një baze të

qëndrueshme për zhvillim ekonomik të lokalitetit dhe zhvillimit të bizneseve, sipas

vlerësimit preliminar mbetet akoma i varur nga shumë faktorë të tjerë ekonomik dhe

shoqëror të cilët kërkojnë trajtim të veçantë. Teoritë bashkëkohore shkencore rekomandojnë

se për të bërë një planifikim të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik lokal, nuk mund të

anashkalohen trendët e përgjithshme ekonomike e sociale që prekin zhvillimin lokal,

~ 615 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!