20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

përvojat e vendëve të zhvilluara sipas së cilave, planifikimi i zhvillimit ekonomik që pikë

nisje e ka lagjen, lokalitetin, komunën apo regjionin, paraqet bazë për një zhvillim të

qëndrueshëm ekonomik dhe një alternativë të domosdoshme për ngritjen dhe fuqizimin

ekonomik, social dhe politik të qytetarëve dhe komunitetit në përgjithësi.

Zhvillimi Ekonomik Lokal në Kosovë

Para se të interpretojmë të gjeturat e studimit, është me rendësi që të theksohet se zhvillimi

ekonomik lokal definohet në më shumë sesa një interpretim të vetëm. Arsyeja për këtë është

për faktin se si diciplinë shkencore është relativisht shumë e re 553 , ndërsa rastet e studimit të

kësaj fushe tradicionalisht e kanë interpretuar zhvillimin ekonomik lokal brenda kornizave

abstrakte të makro-çështjeve dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi e jo të natyrës specifike

që ai paraqet 554 . Në kontekstin më universal, zhvillimi ekonomik lokal mund të përmblidhet

si “rritje e standardit të përgjithshëm të jetës dhe mirëqenies në një lokalitet të caktuar” 555 .

Në mënyrë më praktike, definimi që i bën Banka Botërore këtij procesi, e përshkruan

zhvillimin ekonomik lokal si “tërësinë e mekanizmave dhe mundësive që kanë qeveritë

lokale, sektori privat dhe ai jo profitabil, si dhe komuniteti për të punuar së bashku me

qëllim të përmirësimit të ekonomisë lokale 556 ”, definim ky që është mjaft i pranuar

përgjithësisht dhe shërben si një bazë teorike për të ndërtuar platforma më konkrete në teren.

Përveç këtij definimi, ekzistojnë edhe përshkrime më të ngushta apo specifike. Në këtë rast,

ne kemi adaptuar definimin e mëposhtëm, sipas së cilit “zhvillimi ekonomik lokal, është një

proces kompleks që krijohet nga shkrirja dhe fuzionimi i ndërmarrësisë, edukimit dhe

aftësive të komunitetit, të drejtuara në mënyrë të konsiderueshme edhe nga forcat e

tregut.” 557

Në kontekstin tonë, Kosova gjatë procesit të shtet-ndërtimit është karakterizuar me një

agjendë mjaft komplekse si pasojë e rrethanave historike të njohura. Duke pasur parasysh

tendencat për të rivendosur një paqe të qëndrueshme në mes të realitetit të shtetit të pavarur

të Kosovës dhe minoritetit serb, Bashkësia Ndërkombëtare e angazhuar në Kosovë 558 dhe

institucionet tjera janë përkujdesur që akoma pa u konsoliduar shteti në kuptim nacional, i

njëjti t’i nënshtrohet një procesi të decentralizimit politik, në fokus të së cilit ishte krijimi i

qendrave administrative, kryesisht për banorët serbë që jetonin në Kosovë. Natyrisht se në

kuptimin modern të demokracisë, decentralizimi paraqet një aspekt të zhvillimit demokratik

dhe një indikator që përfshirja e shtetit në orientimin e jetës së qytetarëve kushtimisht është

minimale. Në këto raste, boshllëku që lë mungesa e shtetit, plotësohet (hipotetikisht) nga

qytetaria aktive dhe veprimtaria komunitariste e qytetarëve në fushën politike, ekonomike,

sociale dhe kulturore.

Megjithatë, rrethanat dhe kritikat me të cilat është përcjellur procesi i decentralizimit në

Kosovë, ka bërë që reputacioni i tij dhe proceseve bartëse të mos prodhojnë një mendim, se

553

Shih Ed.Rowe, James “Theories of Local Economic Development: Linking theory to practice”, Ashgate,

2009.

554

Rowe, James Ed. “Theories…, fq 4

555 st

Greenwood, T. Daphne and Richard P.F Holt ”Local Economic Development in the 21 Century: Quality

of Life and Sustainability” M.E Sharpe Inc. 2010, Fq.6

556

http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/TOPICS/EXTURBANDEVELOPMENT/EXTLED/0,,conten

tMDK:20185186~menuPK:399161~pagePK:148956~piPK:216618~theSitePK:341139,00.html;

557

Rowe, J. Ed. “Theories of Local Development ..” fq 6;

558

Në kontekstin e paraqitur, Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë nënkupton prezencën e Misionit të Kombeve

të Bashkuara (UNMIK) e rregulluar me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

~ 614 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!