20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof. Dr. Sc. Sejdi REXHEPI 550 dhe Altin N. ADEMI 551 : DILEMAT DHE

MUNDËSITË E ZHVILLIMIT LOKAL(Rasti i Skenderajt)

Hyrje

Në fillim të vitit 2007, kur tregjet financiare shënuan rënien graduale dhe fillimin e “krizës

globale” zhvillimi i ekonomisë botërore akoma shihej në një kontekst të tërësisë, krahasuar

me shumën e pjesëve përbërëse të saj. Zhvillimi ekonomik i bazuar në një rrjet të gjerë

korporatash të shtrira në shumë vende, megjithatë tregoi se maksima se “çfarëdo që është e

mirë për biznesin, është e mirë edhe për shtetin” të mos ishte e vërtetë, për arsye se rënia e

një biznesi në një vend, ndikoi në rënien zinxhirore të bizneseve në vende tjera.

Ndonëse ekonomia botërore në tre dekadat e fundit shënoj një rritje të konsiderueshme edhe

falë procesit të globalizmit (integrimi e shpejtoj rritjen e Bruto Produktit Botëror prej 3.2%

në periudhën 1988-1997 dhe prej 4.4% nga 1988-2008 552 ), megjithatë zhvillimi ekonomik në

tre dekadat e fundit është promovuar me të madhe edhe përmes alternativave të tjera, në

mesin e së cilave një vend të veçantë zë valorizimi dhe futja në funksion e resurseve

ekonomike lokale.

Në shikim të parë emërtimi “zhvillim ekonomik lokal” në rrethanat e ekonomisë së Kosovës

na duket si një koncept i njohur dhe shpesh i dëgjuar, jo vetëm në ambientet publike si pjesë

e debateve të përditshme zhvillimore por edhe si pjesë e procesit të zhvillimit ekonomik,

ndonëse pa tërhequr ndonjë vëmendje të veçante. Së fundmi, ky proces ka filluar të trajtohet

edhe në ambientin shkencor, përderisa në vendet e zhvilluara që bartin statusin e zhvillimit

modern ekonomik, çështja e zhvillimit ekonomik lokal, tashmë përbën një disiplinë të tërë

shkencore dhe një nocion aplikativ të lidhur me politikën ekonomike dhe atë publike.

Megjithatë, në një shikim më të hollësishëm, shtrohen pyetjet se a mundemi në të vertetë ta

vizuelizojmë zhvillimin ekonomik lokal? Kush janë akteret në këtë proces dhe si na shërben i

njëjti për zhvillimin dhe avancimin tonë ekonomik, social e kulturor? Si mund ta masim

zhvillimin ekonomik lokal? etj.

Në këtë studim, jemi përpjekur të sjellim sfondin e procesit të zhvillimit ekonomik lokal në

komunën e Skenderajt, me ç’rast gjatë hulumtimit jemi përpjekur që tërthorazi të përgjigjemi

në pyetjet e sipërshtruara. Njëherit, përmes rastit tonë të studimit, kemi kuptuar që zhvillimi

ekonomik lokal është një proces më kompleks sesa që e kemi menduar dhe përceptuar në

fillim dhe se formati i tij definohet nga shumë faktorë, nderveprimi i të cilëve nuk mund të

kontestohet në mënyrë që të arrihen rezultatet e pritura nga ky proces, gjë që e konfirmojnë

edhe

550 Prof Dr.Sc Sejdi Rexhepi, Fakulteti Filozofik, Universiteti I Prishtinës,

551 Msc. Altin N. Ademi, Instituti për Politika Ekonomike Lokale, IPEL

552 Blakely, J. Edward and Nancy Green Leight “Planning Local Economic Development” SAGE, 2010, fq.2;

~ 613 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!