20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Shihet se numri i tërësishëm i nxënësve në Klinë në shtator 2011 ishte 10977. Sipas gjendjes

në shkolla, pa u bazuar në regjistrimet e FNV në entin social komunal dhe organizatat e

ndryshme që merren me fëmijët me nevoja të veçanta, dalin këto të dhëna:

Lloji i dëmtimit Niveli i shkollimit

FMU ML

1 Dëmtime intelektuale 17 3

2 Dëmtime në të folur komunikim dhe gjuhë 28 7

3 Vështirësi në të nxënë 45 2

- Me disleksi 19 -

- Me disgrafi 14 -

- Me diskalkuli 12 -

4 Dëmtime emocionale dhe sjellje 27 11

(të pavëmendshëm,hipëraktiv etj.)

5 Dëmtime të shumëfishta 9 9

Gjithsej më dëmtime 126 32

Këta janë fëmijët të cilët janë identifikuar në shkollat e komunës në të cilat nuk ka shërbime

specialistike arsimore që do të thotë se 1.7% të nxënësve kanë probleme në mësim dhe të

tjera dhe të cilët nuk marrin shërbim specialistik mësimor. Në anën tjetër nga shënimet e

entit social ku një pjesë e familjeve me fëmijë me nevoja të veçanta marrin ndihma sociale

sipas ligjit, dalin se janë, vetëm në Klinë, rreth 182 për të cilët, sipas të dhënave, nuk kanë

vijuar asnjëherë mësimet ose ato i kanë braktisur në fillim të shkollimit. Ky numër, që

paraqet rreth 1.9% të fëmijëve që vijojnë mësimin nëpër shkolla, edhe pse mendojmë se nuk

është real, tregon se përqindja e fëmijëve që nuk marrin ndihmë specialistike arsimore,

qofshin brenda shkollës, qoftë jashtë saj, arrin 3.5% gjë që për një shoqëri që tenton të jetë

‘inkluzive’ është e palejueshme. Duke e marrë parasysh se në Therandë ky numër është rreth

300 (që nuk vijojnë shkollimin por që janë të regjistruar në entin social për ndihma) atëherë

del se rreth 3.8% e nxënësve në këto komuna janë jashtë shkollave apo nuk i nënshtrohen

arsimit special. Në Has kemi arritur t’i identifikojmë vetëm fëmijët nëpër shkolla të cilët

kanë probleme në të nxënë por që nuk marrin ndonjë mbështetje arsimore të nevojshme 549 .

Të dhënat më të gjithanshme i kemi mbledhur në Therandë ku janë hulumtuar shkollat e

rregullta, klasat e bashkangjitura por edhe enti social dhe organizata Hendikos.

Në një situatë hipotetike kur do t’i krahasonim këto të dhëna dhe të njëjtat t’i aplikonim në

nivel vendi atëherë do të konstatonim se përqindja e përgjithshme e fëmijëve me nevoja të

veçanta të identifikuar që vijojnë dhe nuk vijojnë është diku rreth 3.7% që, shprehur me

numra, do të thotë rreth 16000 fëmijë të cilët, së paku, janë të privuar nga arsimimi qoftë i

rregullt, qoftë special. Në anën tjetër duke e marrë parasysh se në shkollim special i kemi

1179 nxënës del se gjithsej arsim special marrin vetëm 7.36% nga të gjithë

549 Këto të dhëna janë mbledhur vetëm në disa shkolla prandaj nuk besoj se e paraqesin gjendjen

reale në terren. Për këtë arsye nuk jemi bazuar aq shumë në ato shënime.

~ 609 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!