20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

H Y R J E

KUMTESA

Zatriqi është vendbanim i Komunës së Rahovecit (Dukagjin, Kosovë). Aty janë

zbuluar petrograme që janë temë e kësaj kumtese. Ato, me gjasë, janë vërejtur edhe më

herët, por në mungesë njohurish, nuk janë konsideruar si diçka me vlerë. Popullata vendësi

po i quante “Sharenica” 62 Kur dikush që i ka pa, do të ketë shfaqur mendimin se mund të

jenë gjetje arkeologjike me vlerë, madje ndoshta me vlerë të madhe kulturore dhe historike,

ishte kërkuar ndihma e profesor Emanuel Amatit, nga Italia.

Prof. dr. Emanuel Amati, është arkeolog italian, petrograf, specialist për shkrimet e

lashta. Ai, pasi kishte vizituar vendin ku gjendeshin gjurmë të shkrimit në Zatriq e Aqarevë,

kishte shfaqur mendimin se ishte fjala për petrograme, që janë të ngjashme me ato të

zbuluara në Vinçë, në bregun e Danubit, afër Beogradit në fillim të shek. XX dhe se i takojnë

të ashtuquajturës Kulturë danubiane, e cila është e lashtë midis 5000-8000 vjet para erës së

re. Sipas njohuRive shkencore të shek. XX, ajo është më e lashtë se kultura egjiptiane 63 dhe

ajo sumeriane 64 e Mesopotamisë, që deri në fund të shek. XIX, konsideroheshin si kulturat e

njohura më të lashta.

Profesori italian Amati, kishte shfaqur bindjen e thellë, se ishte fjala për zbulimin

arkeologjike me të rëndësishëm në Kosovë dhe më gjerë, e cila ka vlera që maten me ato të

zbulimeve të ngjashme në Evropë dhe Azi, prandaj ai ka një vend të rëndësishëm edhe në

suaza të trashëgimisë kulturore evropiane e botërore.

I. SHFAQJA DHE ZHVILLIMI I VIZATIMEVE NË SHPELLA

DHE I SHKRIMEVE TË PARA TË LASHTA

1. Vizatimet e kafshëve në shpellat e Evropës

Dihet se prej periudhës së akullnajave qeniet humanoide jetonin në shpella, të cilat u

ofronin strehim e mbrojtje nga kafshët e egra dhe të ftohtit. Me kohë, në ato shpella ata

vizatuan figura të thjeshta, e më vonë edhe mjaft pasqyruese dhe me ngjyra, sa mund të

konsiderohen veprat e para të artit të njeriut në lashtësi. Për ato vizatime për nevoja praktike,

ose edhe religjioze, janë shfaqur mendime të ndryshme të ekspertëve.

62 “Sharenica” (sllav. - larëza, vizatime). Në realitet fjala është për shkëmbin në faqen e

sipërme të të cilit gjenden vizatime enigmatike, petroglife, siç quhen në fushën e historisë së

shkrimeve të lashta.

63 Kultura egjiptiane - e lashtë më se 3200 vjet p. e. së re (sipas M. E. “Prosvete”, Bgd., I,

1986, fq. 720).

64 Po aty, vëll. III - Sumerët, njëri prej popujve më të lashtë, prejardhja e të cilit nuk dihet.

Rreth 5000 vjet para erës së re është vendosur në jug të Mesopotamisë. Në mijëvjeçarët IV

dhe III, zhvilloi një kulturë të lartë; Akad. Radivoje Pešic, Vinçansko nismo, Beograd, 985.

~ 60 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!