20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

njërit prej bashkëbiseduesve në mënyrë të pavullnetshme indukton gjendje të caktuara në humorin e

partnerit. Kjo sepse humori është ngjitës, ai përçohet nga njëri partner te tjetri. Tek shfaqim fyerjen

tonë, ne induktojmë te partneri ndjenjën e fajit, tek krenohemi, induktojmë zilinë, tek krekosemi,

induktojmë dëshirën që dhe partneri të krekoset. Emocionet negative të partnerit, si rregull, bëhen

shkak për përjetime negative nga ana e tij, e kjo mund të shoqërohet prej vështirësimit të komunikimit,

sepse indukton dëshirën për kufizimin e kontakteve me njeriun për ne të pakëndshëm.

Më të prekshëm nga emocionet negative janë njerëzit që kanë vetëvlerësim më të lartë apo më të ulët.

Kjo sepse reagimi i këtyre ndaj mossukseseve është i fuqishëm. Ata që e kanë të ulët vetëvlerësimin,

priren për nga mohimi i gjendjes reale, duke dashur që të renditen përbri atyre që e kanë të ngritur

ndjenjën e vetëvlerësimit. Njerëzit me nivel të lartë vetëvlerësimi priren për nga lartësimi i sedrës së

tepërt të tyre. Këto veçori është e domosdoshme që të mbahen parasysh jo vetëm gjatë komunikimit

ndërmjet individëve, por dhe në çdo lloj tjetër komunikimi. Në çdo rast individë të ndryshëm japin

shenja të caktuara, që dëshmojnë për shkallën e vetëvlerësimit apo për shkallën e mungesës së

vetëvlerësimit të personit të tyre. Meqë mënjanimi i shfaqjeve në të dyja rastet nuk është punë e lehtë

(duhet thënë se ai është faktikisht i pamundur), atëherë duhet punuar që të pranohen ashtu si paraqiten

dhe komunikimi të vazhdojë sa më normalisht.

Duhet theksuar se barrierat psikologjike në përgjithësi i nënshtrohen me shumë vështirësi mënjanimit,

sepse lidhen me veçoritë e individualitetit të bashkëbiseduesve. Shumë shpesh vihet re mungesa e

dyanshme e dëshirës për të hyrë në kontakt. Është vënë re se barrierat psikologjike përfundojnë me

prishjen e çdo lloj marrëdhënieje ndërmjet bashkëbiseduesve. Nuk duhet harruar se barrierat

psikologjike që lidhen me kuptimet janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Mospranimi i

komunikimit me një individ shoqërohet prej shtrembërimit të vetë informacionit. Moskuptimet e çdo

lloji mund të shoqërohen prej emocioneve negative të qëndrueshme, për shembull, prej frikës e

tmerrit, prej ndjenjës së fajit dhe të zemërimit e të tjera.

~ 606 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!