20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Emocionet bëjnë pjesë ndër rregullatorët më kryesorë të komunikimit njerëzor: ndikojnë në zgjedhjen

e bashkëbiseduesit, përcaktojnë mënyrat dhe mjetet e komunikimit. Jo çdo lloj emocioni, por

emocionet e qëndrueshme negative janë të tilla, që mund të ngrenë barriera psikologjike gjatë procesit

të komunikimit. Ndër këto emocione bëjnë pjesë ato, të shkaktuara nga vuajtjet, nga zemërimi, nga

neveria, nga përbuzja, nga frika dhe tmerri, nga turpi dhe nga ndjenja e fajit.

Vuajtja përjetohet si shkaktare e pikëllimit, si rënie e gjendjes shpirtërore, si shkaktare e vetmisë dhe e

tjetërsimit emocional të njeriut. Paraqitja jo verbale e vuajtjes manifestohet me vetullat e ngrysura apo

të ngritura lart, me rrudhjen e rrudhave të ballit, me lëshimin poshtë të çipit të buzëve, me zgjatjen e

fytyrës, me zërin ankues dhe me lotët. Shkak tipik për vuajtjen mund të jetë mungesa e suksesit në

mësime, dështimet në karrierë, në dashuri e të tjera. Gjatë komunikimit, vuajtja e shprish perceptimin

e botës që na rrethon, sepse gëzimi i tjetrit mund të shoqërohet me zilinë, mund ta acarojë ndjenjën e

egoizmit (keqardhja për veten), por mund të shkaktojë dhe altruizëm, për të mbytur brenda vetes fajin

që ndjen ndaj tjetrit (vihet re në marrëdhëniet pedagog nxënës).

Zemërimi lind si përgjigje ndaj pengesës që paraqitet në realizimin e një kërkese apo nevoje konkrete.

Reagimi kur ndërpritet një veprimtari argëtuese e zbavitëse, kur dëgjojmë fyerje, kur shkohet kundër

dëshirës që ke. Mësuesi e mban klasën pas mbarimit të mësimeve për të plotësuar një detyrë të lënë

pasdore, nxënësit zemërohen. Indinjimi mund të shoqërohet me fjalë fyese në adresë të ndaluesit, lind

konflikti. Zemërimi dëshmon për thellësinë e ndjenjës së përjetuar; sa më i fortë është zemërimi, aq

më e fortë është kërkesa për ta nxjerrë atë jashtë nesh. Zemërimi shoqërohet me ndryshime të caktuara

në pamjen e jashtme dhe me tronditje të brendshme.

Irritimi në varësi nga intensiteti mund të shkaktojë nervozizëm, nxehje, protestë, përdorim fjalësh të

shkëputura, mund të shoqërohet nga dridhja e buzëve, e duarve.

Neveria lind për shkak të mosrespektimit të higjienës nga bashkëbiseduesi, për shkak të sjelljes së tij

jo të mirë, por dhe të mungesës së autokontrollit. Në rastin e komunikimit duhet bërë çmos që të

mposhtet e të kapërcehet, duhet përqendruar vëmendja në brendinë e informacionit.

Përbuzja lind në situata të caktuara, kur partneri kryen akte jo të moralshme. Ndikon në uljen e

kontakteve të bashkëbiseduesve, prandaj dhe duhet kapërcyer. Mund të lindë edhe mbi bazën e

paragjykimeve raciale. Emocionet negative që lindin mbi këtë bazë nuk është e lehtë të kapërcehen,

por duhet të vihet në punë logjika dhe vullneti. Kërkohet zotësi për ta ndarë aktin që kërkon përbuzje

nga tërë personaliteti i partnerit. Si dukuri, përbuzja është shprehja demonstrative e epërsisë së njërit

bashkëbisedues mbi tjetrin. Është dhe zotësia për të mënjanuar emocione të tilla negative si zemërimi,

neveria, turpi, e të tjera.

Treshen zemërimi, neveria dhe përbuzja psikologët e kanë quajtur treshe armiqësore. Shprehen

përmes injorimit hapur të personit, me të cilin jemi në bashkëbisedim, apo përmes shpërfilljes së asaj

që ai komunikon.

Frika (tmerri) mund të shkaktohet nga faktorë biologjikë (rrezikim i jetës, i shëndetit), por edhe nga

faktorë socialë (frika nga humbja e të mirave materiale, frika nga privimi prej miqësisë, frika nga

kërcënimi i marrë prej tjetrit, frika nga nëpërkëmbja e vlerave intelektuale vetjake). Në rast se frika

provohet e përsëritur, lind rreziku i humbjes së qetësisë në përgjithësi. Shpesh frika paraqitet si

paralajmëruese e fatkeqësisë. Shembull tipik është frika që ndjen studenti përpara një pedagogu. I

ndodhur nën ndikimin e barrierës psikologjike dhe sociale, studenti i emocionuar nuk përgjigjet as për

gjëra, të cilat i zotëron mirë.

Turpi, faji dhe pendimi lindin si ndjenja reagimi ndaj të mos qenit dakord me atë që ndodh, si ndjenja

ngurrimi të vetë personit dhe të tjerëve rreth tij. Më shpesh një barrierë e tillë psikologjike në procesin

e komunikimit lind kur personi kritikohet apo lavdërohet tej mase. Në këtë kohë bashkëbiseduesi

ndihet i përhumbur, pulit sytë, skuqet dhe përpiqet të largohet që aty sa më parë. Si turpi, si faji janë

emocione tepër të fuqishme, të dhimbshme, të cilat është e vështirë që t’i fshehësh. Zakonisht vihen në

përdorim mekanizma të tillë mbrojtës si mohimi, ndrydhja e vetvetes, kompensimi me veprime të

tjera.

Barriera e humorit të keq. Zakonisht nuk veçohet në grup më vete, sepse përmban shumicën e

emocioneve që përmendëm më sipër, por duhet mbajtur parasysh, sepse reagimi intensiv emocional i

~ 605 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!